Turizem

Festa tradicionale e Kaninës, një takim brezash mes traditës dhe të resë

Kanina, fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme mbi qytet, organizon festën e tij.

Festa e Kaninës 2018, vjen në kalanë e Kaninës në një nga zonat më të mrekullueshme dhe historike të Vlorës,më datë 15 gusht.

Në kalanë shekullore turistë dhe qytetarë do të argëtohen me ritmet e muzikës popullore vlonjate, këngë polifonike, valle si dhe me gatimet tradicionale të zonës.Kjo festë gjithashtu bën të mundur dhe takimin e brezave pasi do të ofrojë një program të larmishëm për çdo grup moshë.

Fshati i Kaninës ndodhet 3 km larg qytetit bregedtar të Vlorës. Në këtë fshat ndodhet edhe kalaja e Kaninës, e cila është ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s.

Kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skëndërbeu ndaj pushtuesve turq./atsh

Festa tradicionale e Kaninës, një takim brezash mes traditës dhe të resë Read More »

Rrëshqitje te “Rana e Hedhun”, aktivitete sportive në plazhin e mrekullueshëm

Jo vetëm pushime pranë detit të Shëngjinit por edhe aktivitete sportive dhe zbavitëse për turistët.

Rana e Hedhun është kthyer në një pikë takimi për pushuesit e Shëngjinit, në një aktivitet sa zbavitës aq edhe sportiv.

Kështu, për të dytin vit radhazi,  Bashkia Lezhë organizoi aktivitetin rrëshqitje pranë ”Ranës së Hedhun” ku të shumtë ishin pushuesit që përfituan të bëheshin pjesë e këtij sporti.

Specialistët e sportit dhe të turizmit në bashkinë e Lezhës shfrytëzuan potencialin e zonës për aktivitete plot adrenaline por edhe promovimin e  turizmit.

Plazhi i mrekullueshëm, Rana e Hedhun, është i mbrojtur mirë nga erërat e asaj zone ndërsa pushuesit e zgjedhin për qetësinë që ofron, mungesën e ndërtimeve por edhe për pastërtinë e rërës dhe ujit.

Ky plazh është quajtur kështu për shkak të peizazhit të tij me kodra të larta me pamje nga deti dhe të mbuluara me rërë. Sporti më i praktikuar? Rrëshqitni në dunat e rërës!

Ky plazh është përzgjedhur edhe nga revista italiane ”greenMe”, si një prej plazheve më të bukura që nuk duhet lënë pa u vizituar. /atsh

Rrëshqitje te “Rana e Hedhun”, aktivitete sportive në plazhin e mrekullueshëm Read More »

Arkëtohen 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura nga bizneset në zonat turistike

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë bizneseve dhe operatorëve turistikë që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor dhe detyrimet, që rrjedhin prej tij.

Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura janë arkëtuar nga subjektet, që operojnë në zonat turistike.

Gjithashtu nga organet tatimore janë kontraktuar 306 tatimpagues debitorë, të cilëve iu është kërkuar të përmbushin detyrimet tatimore dhe të shlyejnë pagesat e prapambetura.

Mbarëvajtja e këtij sezoni është në interes të ekonomisë, të fluksit të turistëve, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike./a

Arkëtohen 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura nga bizneset në zonat turistike Read More »

”Culture Trip”, kantinat më të mira të verës në tokën e shqiponjave

”Për dashamirësit e verës, Shqipëria është parajsë” me këto fjalë e nis artikullin websiti ndërkombëtar mbi eksplorimin e kulturave botërore ”Culture Trip”.

Websiti ka bërë një mini guidë me vendet ideale për të shijuar një gotë verë të mirë dhe mbi të gjitha shqiptare.

Vendi, me klimën e tij të mirë dhe pozicionin strategjik pranë Detit Mesdhe, është vendi i përsosur për shumë varietete të rrushit. Disa kantina u hapin dyert vizitorëve dhe ofrojnë turne udhëzues me gjysmën e çmimit të fqinjëve të afërt.

Zbuloni kantinat më të mira të verës në Tokën e Shqiponjave.

Vera shqiptare

Shqipëria ka një nga traditat më të vjetra të prodhimit të verës në Europë, që daton nga Epoka e Bronzit. Gjatë periudhave romake dhe bizantine, prodhimi i verës në vend u rrit ndjeshëm, edhe pse nën sundimin otoman kishte një rënie në prodhim. Gjatë diktaturës komuniste, kishte disa kantina operative dhe vende të prodhimit të rrushit të menaxhuar vetëm nga regjimi jo nga pronarë privatë. Varietetet më të zakonshme të rrushit shqiptar janë: Kallmeti, Shesh, Debin, Vranac dhe Vlosh, ndër të tjera. Toka e Shqiponjave mund të ndahet në katër rajone të mëdha të verës, duke përfshirë zonat bregdetare, rajonin kodrinor qendror, rajonin malor lindor dhe malet.

Kantina shqiptare për të vizituar

Kantina e Çobos

Punishtja Çobo është një kantinë familjare që ndodhet pranë qytetit të Unescos ,Berat , i cili mund të vizitohen para ose pas turneut veror. Familja Çobo organizon turnetë e bodrumeve në anglisht, italisht dhe shqip, duke u treguar vizitorëve procesin e prodhimit të verës dhe duke treguar anektoda interesante rreth origjinës së historisë së familjes dhe verërave të tyre. Pas turit, vizitorët shijojnë një gotë verë me një përzgjedhje të djathrave shqiptare dhe ullinjve vendas.

Kantina Kallmeti

E vendosur 11 km larg qytetit të Lezhës, Kantina Kallmeti është e fshehur në zonën kodrinore të Kallmetit, e njohur në Shqipëri për traditën e vjetër të kultivimit të rrushit. Kantina Kallmeti u themelua në vitin 2006 nga dy vëllezër me një dashuri të madhe për tokën e tyre dhe një pasion të madh për verë të mirë. Veraria prodhon pije raki dhe vaj ulliri gjithashtu. Gjëja më e mirë për të bërë këtu, pas turneut, është të blej një shishe Kallmet Prestige, produktin e tyre premium, e bërë me një rrush të kultivuar në këtë terren ranor.

Kantina Arbëri

Një kantinë tjetër e bukur për të zbuluar në rrethinën e Lezhës është Kantina Arbëri. Vizita e punishtes ofron mundësinë për të shijuar disa varietete të rrushit shqiptar Kallmet. Shëtisni ndër vreshta dhe admironi pamjet mahnitëse natyrore të këtij rajoni të paprekur shqiptar.

Kantina Kokoman

E vendosur në mes të Tiranës dhe qytetit bregdetar të Durrësit, kantina Kokomani është e famshme për të qenë shtëpia e rrushit autokton të Sheshit, një nga më të mirat në Shqipëri. Kantina Kokomani prodhon verë të kuqe dhe të bardhë, tri lloje të verës me cilësi të lartë të njohur si Sheshi i Zi, Sheshi i Bardhë dhe Shën Mhill, të shquar për aromën e tyre të veçantë.

Ku të pini verë dhe të shijoni ushqime të shkëlqyera shqiptare

Për ata që preferojnë të ulen në një tryezë të rehatshme, të pijnë verë të shkëlqyer lokale dhe të shijojnë ushqim të shijshëm shqiptar, ka dy vende që nuk mungojnë gjatë turneu veror në Shqipëri , Mrizi i Zanave dhe Uka Farm.

Mrizi i Zanave

Vendosur në fshatin Fishtë, pranë Lezhës, Mrizi i Zanave është restoranti dhe shtëpia më e famshme në Shqipëri. Mrizi I Zanave është vendi për të gjithë ata që duan të shijojnë ushqime të shkëlqyera tradicionale shqiptare të përgatitura në mënyrë moderne.
Kuzhinieri Altin Prenga përdor produkte të freskëta sezonale nga kopshti i tij ose që bleu nga fermerët lokalë për të realizuar kryeveprat e kuzhinës, të tilla si lëngje me kërpudha dhe krem fermentues, një makaronë tipike të veriut të Shqipërisë .Restoranti ndodhet në një mjedis të mrekullueshëm natyror të rrethuar nga kodra të gjelbra. Mos harroni të porositni një shishe Kallmet Prestige për të shoqëruar drekën tuaj.

Uka Farm

Uka Farm është një restorant i vendosur në periferi të Tiranës, i themeluar në vitin 1996 nga ish ministri i Bujqësisë, Rexhep Uka. Ai filloi një program interesant të prodhimit bujqësor dhe sot biri i tij Flori, i cili është kuzhinier i restorantit të hapur në vitin 2014, përgatit enët e shkëlqyera të bëra me perime organike, djathrave dhe mishit lokal dhe verërave të prodhuara nga kantina Uka. Nëse keni provuar shumë vera të kuqe, sigurohuni që të porositni verën e bardhë të prodhuar këtu./atsh

”Culture Trip”, kantinat më të mira të verës në tokën e shqiponjave Read More »

Festa tradicionale e Kaninës, një takim brezash mes traditës dhe të resë

Kanina, fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme mbi qytet, organizon festën e tij.

Festa e Kaninës 2018, vjen në kalanë e Kaninës në një nga zonat më të mrekullueshme dhe historike të Vlorës,më datë 15 gusht.

Në kalanë shekullore turistë dhe qytetarë do të argëtohen me ritmet e muzikës popullore vlonjate, këngë polifonike, valle si dhe me gatimet tradicionale të zonës.Kjo festë gjithashtu bën të mundur dhe takimin e brezave pasi do të ofrojë një program të larmishëm për çdo grup moshë.

Fshati i Kaninës ndodhet 3 km larg qytetit bregedtar të Vlorës. Në këtë fshat ndodhet edhe kalaja e Kaninës, e cila është ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s.

Kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skëndërbeu ndaj pushtuesve turq./atsh

Festa tradicionale e Kaninës, një takim brezash mes traditës dhe të resë Read More »

Vlorë-Sarandë, 5 538 persona shkelën kufirin në 24 orët e fundit

Drejtoria e Policisë së Vlorës bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se gjatë 24-orëve të fundit në pikën kufitare të portit Vlorë dhe të portit të Sarandës janë regjistruar 5 538 persona, të cilët kanë shkelur kufirin shqiptar.

Sipas Drejtorisë së Policisë Vlorë mësohet se të gjitha sportelet kanë qenë në gatishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtjen e situatës në këtë periudhë të vitit, ku fluksi është i shtuar dhe për shkak të sezonit turistik.

Sipas kësaj policie, gjithsej në Kufirin e DVKM Vlorë (Pika kufitare Porti Vlorë dhe Sarandë) kanë hyrë 5 538 shtetas shqiptar e të huaj dhe kanë dalë 3 484 shtetas shqiptar e të huaj./atsh

Vlorë-Sarandë, 5 538 persona shkelën kufirin në 24 orët e fundit Read More »

Shqipëria, destinacioni i korçerave të luksit

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion i kroçerave të luksit, shkruan revista italiane “ItalianNetwor” e specializuar në informacione ekonomike dhe të natyrave të ndryshme për sipërmarrjet italiane që duan të investojnë në Shqipëri.

Kompania luksoze e udhëtimeve në det, “Oceania Cruises”, kohët e fundit ka blerë një anije të re, “Sirena”, për të cilën zhvilloi një ceremoni në portini e Barcelonës.

Pas bekimit, ashtu siç e meritonte, kumbarja Claudine Pepin, vajza e kuzhinierit të famshëm francez Jacques Pepin, preu, siç e kërkon tradita, shiritin që lëshoi një shishe me shampanjë “Moet & Chandon” në drejtim të anijes. Pas thyerjes së shampanjës vijoi një mori copëzash letrash me ngjyrë që binin nga qielli.

Përveç Claudine, në këtë ceremoni speciale morën pjesë edhe Frank Del Rio, drejtor i përgjithshëm i “Norwegian Cruise Line Holdings”; Jason Montague, president i “Oceania Cruises”; Jacques Pepin, babai i Claudine dhe drejtori ekzekutiv i kuzhinës në bord të anijes. Me një kapacitet prej 684 pasagjerë, “Sirena” është një anije që i përket projektit ku bëjnë pjesë tragetet “Regatta”, “Insignia” dhe “Nautica” dhe ofron shërbime me pesë yje, si për shembull ka katër restorante të klasit të parë, gjashtë sallone dhe bare elegante dhe shumë të pëlqyer.

Para se të hynte në shërbim, anija zhvillon një rindryshim radikal prej 35 ditësh me vlerën e rreth 50 milionë dollarëve, duke ndryshuar të gjitha hapësirat publike dhe kabinat duke përshtatur ambientet dhe shërbimet me nivelin që ofron “Oceania Cruises”.

Në bordin e “Sirena” u shtuan dy restorante të reja të specializuar, “Tuscan Steak” dhe “Red Ginger”. Për më tepër, me qëllimin që të ofrojë eksperiencën më të mirë në kulinari, restoranti kryesor, “Jacques Bistro” ofron një menu ekskluzive me disa prej pjatave më të famshme të gatuara nga dora e shefit Jacques Pepin.

Përse “Sirena” është e rëndësishme për Shqipërinë?

Durrësi, Kruja, Berati dhe Tirana janë destinacionet turistike të kroçerës “Sirena”. Pasi mbërritën në portin e Durrësit, 659 pasagjerët e parë u nisën me autobusë drejt këtyre destinacioneve që janë vende historike dhe muze.

Anija, që ka në bord turistë nga 24 vende të botës, nga SHBA-ja, Zelanda e Re, Britania e Madhe, Belgjika, Kanadaja, Tajlanda, Australia etj., ishte nisur nga porti grek “Argostoli.

Itinerari i “Sirena” përfshin 12 porte, Maltën, Greqinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Italinë. Turi i par përfundoi më 9 gusht në Venecia. Kjo anije, që mban flamurin e ishujve Marshall, e gjatë 181 metra, viziton brigjet shqiptare për herë të dytë. /atsh

Shqipëria, destinacioni i korçerave të luksit Read More »

Delfinët nuk e “lëshojnë” anijen me turistë në Sarandë(VIDEO)

Një tufë delfinësh kanë qenë miq të udhëtimit të një grupi turistësh përgjatë detit Jon këto ditë të nxehta.

Një kamerat amatore e sjell nga turistët të cilët udhëtonin me një anije turistike kanë filmuar delfinët që po lëviznin në të njëjtin drejtim me anijen, duke i shoqëruar ata gjatë udhëtimit në afërsi të Kepit të Qefalisë, pranë gjirit të Kakomesë.

Turistët kanë mbetur të mrekulluar nga spektali i ofruar prej delfinëve të cilët kanë qenë shumë miqësor gjatë kohës që shoqëronin anijen./report tv

Delfinët nuk e “lëshojnë” anijen me turistë në Sarandë(VIDEO) Read More »