Turizem

VLORË, SHËRBIMI I URGJENCËS GJATË SEZONIT TURISTIK, KATËR AUTOAMBULANCA LËVIZËSE NË SHËRBIM TË PUSHUESVE .

[sgmb id=”1″]

Shërbimi i urgjencës gjate sezonit turistik, kater autoambulanca levizese ne sherbim te pushuesve. Dy autoambulanca qendrojne prane zonave bregdetare, ndersa dy ambulanca te tjera do te jene ne levizje ne qytet dhe pergjate zones se bregdetit.

Referuar problematikave apo rasteve kur eshte dashur ndihma e shpejte ndaj pushuesve, kete sezon turistik Vlora ka menduar zgjidhjen e shpejte duke ofruar sherbimin levizes te ambulancave.

Te pajisura me mjetet e ndihmes se shpejte dhe mjek e infermier, por edhe medikamentet e nevojshme, autoambulanca levizese jane nje ndihme per pushuesit, ndersa mjekete pranojne se prania e tyre pergjate vijes bregdetare qendron gjate gjithe dites.

Duket se zgjidhja per kete sezon turistik, ofron edhe me shume siguri tek pushuesit te cilet pranojne se prania e ambulances prane plazhit eshte zgjidhja e duhur per kete sezon turistik.

Prania e ambulances levizese pergjate vijes bregdetare nje siguri me shume per pushuesit, nderkohe qe ky sherbim eshte i pranishem gjate gjithe vijes bregdetare dhe gjate gjithe dites.

VLORË, SHËRBIMI I URGJENCËS GJATË SEZONIT TURISTIK, KATËR AUTOAMBULANCA LËVIZËSE NË SHËRBIM TË PUSHUESVE . Read More »

Turizmi:Bota ka vendet e preferuara në çdo shtet, mësoni cilat janë në Shqipëri .

[sgmb id=”1″]

Vouchercloud, aplikacioni europian më popullor i blerjeve online, ka ndërtuar grafikë informues që tregojnë tërheqjet e turistëve për çdo vend duke u bazuar mbi të dhënat e TripAdvisor. Vendet janë ndarë sipas kategorive: historik, natyror, fetar dhe turistik.

Sipas hartës Shqipëria tërheq më së shumti turistët me kategorinë e vendeve historike, veçanërisht me Parkun Arkeologjik të Butrintit. Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, shkruan Monitor.

Serbia dhe Kosova, tërheqin gjithashtu me kategorinë e vendeve historike. Beogradi me kështjellën e qytetit, ndërsa Kosova me muzeun Etnografik.

Mali i Zi dhe Maqedonia tërheq turistët me atraksionet natyrore, përkatësisht me Gjirin e Kotorrit dhe liqenin e Ohrit.

Greqia, e cila sipas hartës kategorizohet tek vendet turistike, si atraksion kryesor të turistëve ka muzeu e Akropolit.

Çfarë po tërheq më shumë në botë?

Cili do të mendonte se turi në studiot ku është xhiruar Harry Potter do të tejkalonte turet në Big Ben apo në Kullën e Londrës si atraksion kryesor? Gjithashtu edhe në Francë, Musee d’Orsay ka tejkaluar Kullën Eifel në listën e atraksioneve kryesore. Bukuritë natyror në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, më ujëvarat e shumta që janë destinacionet më të frekuentuara të Kanadasë, Brazilit, Paraguait, Gujanës dhe Xhamajkës.

Turizmi:Bota ka vendet e preferuara në çdo shtet, mësoni cilat janë në Shqipëri . Read More »

Revista amerikane: Shqipëria, një nga 15 destinacionet më të mira në botë për tu vizituar!

[sgmb id=”1″]

Revista prestigjioze amerikane e rendit Shqipërinë, si një nga 15 destinacionet më të mira në mbarë botën, në një listë ku përfshin edhe emra me traditë në fushën e industrisë së turizmit siç janë Izraeli, Koreja e Jugut, Japonia, Egjipti, Peruja, India e Meksika.

Revista “Travel + Leisure” e ka cilësuar Shqipërinë si destinacionin më të lartë në mbarë botën, duke sugjeruar që ajo të jetë destinacioni numër një për t’u konsideruar për pushimet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Renditja bazohet në progresin e bërë në raportin e fundit të “Tourism Competitiveness” nga Forumi Ekonomik Botëror për këtë vit, ku Shqipëriaështë ngjitur me 8 vende, duke e bërë atë si nga 15 destinacionet, që kanë regjistruar përparimin më të madh në dy vitet e fundit.

Riviera shqiptare dhe Gjirokastra janë dy nga destinacionet kryesore për t’i vizituar. Industria e Turizmit ka pësuar një rritje të shpejtë në vitet e fundit, duke tërhequr më shumë se 4 milionë turistë dhe duke fituar rreth 1.5 miliardë euro.

Më parë, Shqipëria u vlerësua si nga 17 destinacionet më të mëdha botërore që duhet vizituar gjatë vitit 2017 nga “CNN”, duke e futur Shqipërinë me emra të mëdha, si Amerikën, Kanadanë, Francën, Danimarkën, Kinën dhe Australinë.

Revista amerikane: Shqipëria, një nga 15 destinacionet më të mira në botë për tu vizituar! Read More »

Pushtohen brigjet e Shqipërisë nga pushuesit.

[sgmb id=”1″]

Zgjedhjet nuk i kanë penguar aspak qytetarët që në këtë ditë të nxehtë ku temperaturat arrijnë deri në 35 gradë celsius, t’i drejtohen bregdetit pavarësisht se e diela ka qene dite zgjedhjesh.

 Plazhi i Durrësit ka qenë përzgjedhja e shumë qytetarëve, veçanërisht nga Tirana, nga Durrësit, por edhe nga Librazhdi për të kaluar fundjavën.

 Disa prej tyre kishin votuar që në mëngjes per t’iu drejtuar me pas destiancioneve te përzgjedhura.

 E njëjta situatë është paraqitur edhe në qytetin e Vlorë, ku pushuesit kane zgjedhur bregdetin e jugut.

Pushtohen brigjet e Shqipërisë nga pushuesit. Read More »