Turizem

Qyteti shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në 30 qytete në botë ! Ja cili …

Në artikujt tanë ju kemi informuar vazhdimisht mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë, por ndryshe nga sugjerimet e tjera kësaj here duhet ta ktheni busullën nga Shqipëria jonë e bukur, më saktë Berati. Agjencia japoneze për turizmin “JATA” ka publikuar listën e qyteteve më të bukur në botë ku në vendin e dytë është edhe qyteti i Beratit, i cili është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që posedon.

Duke bërë një përshkrim te Beratit, JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.
Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres.

Qyteti shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në 30 qytete në botë ! Ja cili … Read More »

Një shëtitje në fshatrat e Vlorës !Pamjet fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik !

Pamje fantastike: Një shëtitje në fshatrat e Vlorës

Këto pamje fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik. Në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë. Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës. Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të crregullt, me perimetër rreth 270 metra.

Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortikimi. Kjo është një zonë me vlera të vecanta monumentale vecanërisht në prehistori me shpella karstike të cilat paraqesin shumë interes për historianët dhe spelologët.

Vlen të përmenden 70 shpellat karstike të Velcës nga të cilat njëra prej tyre është monument kulture i kategorisë së parë si dhe shpella në lagjen Hysaj në Ramicë e cila ka qënë e shfrytëzuar si spital partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore ku janë kryer dhe operacione të vështira kirurgjikale me mjete primitive. Emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë: Vendi i Fiqve.

Në këtë zonë me bukuri mahnitëse rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak shkruan në vitin 1923: Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike.

Po kështu në fshatrat Ramicë dhe Matogjin janë vërejtur shtëpi me dy kate me vlera të vecanta ndërtimore si banesat e vëllezërve Dervishaj në Ramicë dhe banesa e sit Musaraj në Matogjin. Matogjini është vendlindja e shkrimtarit të soc-realizmit Shevqet Musaraj. Në fshatin Matogjin ndodhet dhe Rrapi shekullor i cili është monument natyre.

Një shëtitje në fshatrat e Vlorës !Pamjet fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik ! Read More »

Historia dhe misteret e qytetit te lashte Ilire ‘Amantia’

Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det. Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e taracave.Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçare qyteti ilir i Amantias ka formë koni.Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.

VENDODHJA
Qyteti antik Amantia gjendet në kodrinën që ka mbajtur këtë qytetrim ilir në mes të rrjedhës së dy lumenjve me një shtrirje deri në det.Në verilindje lumi Vjosë i krahinës Mallakastër.Në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë.Qyteti antik,rrënojat dhe gjurmët e tij janë zbuluar në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë,ato gjenden në një kodër 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës. Kohëekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantianë në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari.Nëq librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjeçari. Amantia ka qene qytet tipik ilir i vendosur ne maje kodre, nje karakteristik kjo per vendbanimet e fortifikuara ilire. Gjatesia e përgjithshme e mureve rrethuese te qytetit eshte 2200 m, ndersa sipërfaqja e brendeshme e fortifikimit ishte 500 e gjate dhe 60 m e gjere. Amantia eshte themeluar rreth viteve 350 para krishtit, dhe ka mundesi te jete ndertuar nga fisi ilir i Taulanteve qe ka dominuar ushtarakisht ne rajonin nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun). Kjo fortese e madhe dhe e fuqishme kishte dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse ne veri. Amantia luajti nje rol te rendesishem mbrojtes qe nga lugina e lumit te Vjoses ne drejtim te lindjes, si dhe te rruges ne drejtim te bregdetit dhe Gjirit te Vlores.
Qyteti i Amantias, ndryshe nga shume qytete ilire te vendosura me ne veri me nje kulture primitive, u zhvillua shume shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe një prosperitet te rëndësishme ushtarakisht dhe politikisht qe i jepte një rol dominant ne rajon.
Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore është i tillë:
1-Kohëlindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohëshekuj të largët.Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjendet një qendër e rëndësishme skllavopronare.Në botimet që kanë përcjellur lulëzimin e këtij qytetërimi ilir thuhet se në shekullin e IV p.e.s ka qenë koha kur Amantia nga një vendbanim jo aq i rëndësishëm,bëhet qytet,shprehet arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit.Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir.Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik.Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre.Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik tërësisht kodrinor.
2-Në shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim.
3-Duke mbritur drejt shekullit të I p.e.s qyteti kodrinor i ilirëve bie nën zaptimin e pushtimit romak,ndërkohë që ekonomia,tregtia janë nën zotërimin e romakëve.Periudha e pushtimit romak krijon për qytetin ilir fenomemin e zbehjes së tij.Fillon të ndihet rënia e ngadaltë e këtij qytetërimi.
4-Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qëndër peshkopale.Gjurmë kultesh gjenden në këtë qytet.
5-Duke ardhur kohë e mesjetës Amantia është një qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e qytetërimeve ilire.
Qyteti i Amantias, ndryshe nga shume qytete ilire te vendosura me ne veri me nje kulture primitive, u zhvillua shume shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe nje prosperitet te rëndësishme ushtarakisht dhe politikisht qe i jepte një rol dominant ne rajon.

RËNDËSIA

Qyteti antik Amantia ka identitetin e vet .Amantia ka qënë dhe mbetet një qytet ilir në Ilirin e Jugut.E parë një rrafshë vlerash,Amantia ka qënë qëndër e zhvilluar në Ilirin e Jugut.Ky qytetërim ilir ka njohur një zhvillim të madh ekonomik,matërial,shoqëror,shpirtëror.

ZHVILLUAR SI QYTET

Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore.Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekulin e IV p.e.s është një qëndër e rëndësishme.E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qënë i fortifikuar me murre.Por në ndryshim nga qëndra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimesion fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë murreve përreth akropolit.Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjënden të shtrira në toka pjellore anës lumenjëve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.

EKZISTENCA
Kohëekzistenca e Amantias shkon përtej kufinjve të 10 shekujve jetë.Arkeologët e paraqesin Amantianë në ekzistencën e këtij qyteterimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari.Nëq librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjçari.Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapsirën kohore është i tillë:
1-Kohëlindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohëshekuj të largët.Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjëndet një qëndër e rëndësishme skllavopronare.
Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore.Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekulin e IV p.e.s është një qëndër e rëndësishme.E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qënë i fortifikuar me murre.Por në ndryshim nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimension fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë mureve përreth akropolit.Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjenden të shtrira në toka pjellore anës lumenjve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.
1-Kohën e hershme.Shekullin e saj, qytetërimin amantas.
Ky ishte një qytetërim ilir.Dëshmi, gjurmët e këtij qytetërimi,sot i gjen te muret rrethues,nekropoli,stadiumi,tempulli i Afërditës,varrezat por stadiumi është me 4000 vende është pjesa e ruajtur më mirë.15 ha një sipërfaqe kjo ,përkufizon hapësirat dhe pjesët e tij.
2-Amantia është e pozicionuar në lindje.Sikur dielli,që lind më parë në këtë brinjë.Dielli më parë,lind në Amantia.Në rrugëvajten në Sevaster,vështrimin të bie përmbi Amnatien.Nga një shteg që zbret pas qafe,vendi është në pëllëmbë.
3-Dëshmia eHilë Mosi :”
:”Nga juglindja e Vlonës ndodhej Amantia 30ml rromane larg nga Apollonia në u’dhë qi shpjen në Hadrianopolin e Eprit (rreth Gjinokastrës).Krahina e Amantinit nga perëndimi hapej deri në breg të detit.Nga ky shkak në kohën e re dijetarët e kërkojshin ketë vend afër gjiut të Vlorës,por Patsch-I i gjet rrënimet në Pljoç nja 22 km në vizë ajërore nga juglindja e Vlonës,në një vend malesh ndërmjet Vjosës dhe Sushicës.Mosi përshkruan se atje ndodhen edhe murret e qytetit me turra përmbi 3m nal,rrënimet të një dere,të dy ndërtesave të mëdhaja,shkrime varresh,shtatje(heqel).

Sipas studjuesve burimet citohen se i përket shek.IV p.e.s.Amantia kishte të fortifikuar akropolin 220 m.Qyteti shtrihej në shpatet me sip 15 ha.
Shek.3 e gjen kryeqëndrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj.

Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim te vecante dhe u ndertuan vepra monumentale Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh gelqerore .Të dhënat që sjellin arkeologët shqiptarë:”Krahas qyteteve te njohura ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe tog qytetesh ilire Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

*Drejtor i parkut arkeologjik Amantia

PARKU ARKEOLOGJIK I AMANTISË

Parku Arkeologjik i Amantiasë është shpallur .

Sipërfaqia :15 hektarë
Pozicioni :Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploçë
Në juglindje:Kalon rruga e vjetër Vlorë-Tepelenë.
Veri:vargu i kodrave
Perëndimi:varrezat
Jug:kufizohet me luginën e përroit.

Vendodhja :34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës.
Itenerari: rruga për në parkun Arkeologjik Amantia përshkon luginën e lumit Shushicë si dhe fshatra të kësaj krahine nëpërmjet këtij itenerari tashmë të zbardhur:
Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë.
Rrugë lidhëse depërton deri në fshatrat e zonës Kudhës- Gërhotit.

Qyteti antik i Amantias gjendet i shtrirë në kreshtën e një kodre mes dy majave në këmbë të një vargëkodrinash.

1- Murri rrethues i akropolit
2-stadiumi
3-tempulli dhe kisha
4-nekropoli

POZICIONI GJEOGRAFIK I AMANTIA NË RRETHIN E VLORËS

Amantia ,ky qytet ilir me rrënojat e saj, që gjenden aktualisht në fshatin Plocë,ka një shtrirje gjeografike në pjesën verilindore të qytetit bregdetar të Vlorës,që lagët nga deti.
AMANTIA PËRMES DY LUMENJËVE
Lumi i Vjosa
Gjarpëron në 76km qe shërben edhe si kufi natyror midis rrethit te Fierit dhe Vlorës.ka prurje 21000l/s
Lumi Shushica
E vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës. Me një gjatësi afro 80 km. Fillimin e rrjedhjes e ka ne gryken e Kucit .

Rezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantia

Historia dhe misteret e qytetit te lashte Ilire ‘Amantia’ Read More »

Kurora e malit , vendi i shenjtë i mrekullive !Aty lutjet janë më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin!

“Kurora e Malit” ose ndryshe “Kurora e Sevasterit” njihet edhe si “Kurora e Kudhës-Grehotit”, një krahinë e tërë e cila gjendet e rregjistruar në rregjistrin kadastral turk si zonë e shenjtë, qysh në vitin 1953 dhe që përfshinte 22 fshatra nga Kudhësi buzë Vjosës deri në Grehot të Gjirokastrës.

Në “Kurorën e Malit” ka përherë vizitor sapo shkrin dëbora. Për tu ngjitur rruga kalon nëpër rrëpirat e greminat e malit të Tartarit 1850 m mbi nivelin e detit.
Duhen pothuajse katër orë për të mbërritur në “Kurorën e Malit”, automjetet mund ta përshkojnë rrugën deri në “përroin e thatë”, të gjithë besimtarët prej aty duhet ti drejtohen fshatrëve të zonës për ta përshkruar copën e mbetur të rrugës me kafshë , kuaj apo mushka.

Rruga për tu ngjitur në malin e Tartarit është e gjitha një aventurë sa e kenaqshme aq edhe e mundimshme . Sikurse në cdo vend të shenjtë edhe në “Kurorën e Malit”,  rruga e përshkruar në këmbë është shenjë e besimit të palëkundur.

Të premtet janë të shenjta edhe në këtë vend  të kultit Bektashi, këtu në vendin e besimit, zoti është një për të gjithë ata që kanë nevojë për fuqinë e mrekullinë e besimit .

Karl Paçi, historiani që ka dokumentuar për herë të parë historinë e tëqesë, në vitin 1904 thotë se në “Kurorën e Malit”  besimtarët bëjnë pelegrinazh e që ky lloj riti ka nisur qysh në shek e 17.
Në vitin 1901 Teqeja e “Kurorës së Malit”, ka qënë me pesë dhoma, njëra prej të cilave shërbente për të shtruar të sëmurët.
Demir Abazi,  një Xheraf nga Ploça i çonte të sëmurët në “Kurorë të Malit”  ku qëndronin për shtëtë ditë e shtatë netë, ndërsa ju vishte lëkurë të kafshe të sapothërrur.
Baba Edmond Aliaj rrëfen mrekullitë : “Për më shumë se 15 vite një tridhjetë vjeçare nga fshati Lapardha I Vlorës, I kishte të paralizuara gjymtyrët.  Kur ajo dhe familja e saj erdhën në Kurorë,askush nuk besoj se mrekullia do të ndoshte. Vajza ka qëndruar këtu vetëm një natë. Në mëngjes ajo e zbriti malin me këmbët e saj”- kjo ka ndoshur përpara pesë viteve.
Studiues i krahinës, Bardhosh Gaçe thotë se objekti kultit është tentuar të prishej në vitet e diktaturës  komuniste, kur rregjimi kërkonte kthimin e Shqipërisë në ateiste, por të gjithë ushtarët që dërgoj rregjimi, u kthyen pas sepse në shtëpinë e gjithsecilit ndodhi një fatkeqësi.
“Dikujt i vdiq nëna, gruaja apo motra. Kushdo që tentoj të prishte vendin e shenjtë u “denua”.

Ushtarët nuk pranuan të riktheheshin aty dhe kështu “Kurora e Malit” nuk u prek. Sakaq, aty u ndalua për më shumë se dyzet vite kryerja e riteve dhe pelegrinazhit” –sqaron Gaçe.
Vendasit,  mirëmbajtësit e tanishëm të Teqesë, por edhe pasardhës të atyrë që kanë shërbyer më herët në Teqe, rrëfejnë legjendën e dy vëllezërve, Baba Hamza Kurora dhe Abaz Aliut përkarshi në malin e shenjtë të Tomorrit.
Sipas Xhevair Fyraj –“ Teqeja e Kurorës së Malit është ndërtuar që prej shekullit të 16-17.

Ky vend ka qënë i lidhur me një tjetër Teqe, atë të Demir Hanit në Tepelenë, bekuar nga Sari Salltëk i ardhur nga Persia.  Kur perifrazon fjalën kurorë , shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar. E shenjtë konsiderohet vetëm rrezja që përmbledh kurora , e cila u shenjterua nga një Dervish Safi.

Ritet janë të shumta, të llojeve të ndryshme, në “Kurorën e Malit”  bëhet cdo stinë një kurban, për shëndetin, për rifitimin e shpresës për jetën, për tu shtuar me mall e me  gjë.”
Normal”Në “Kurorën e Malit”  lutjet janë  më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin

Rezultate imazhesh për kurora e malit foto

Kurora e malit , vendi i shenjtë i mrekullive !Aty lutjet janë më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin! Read More »

Udhëtimi i një fshati trimash në shekuj !

Nga HAMZA MALAJ

Sado me flatra të jetë fantazia ime, sot pas 100 vjetësh, ajo kurrë nuk mund të arrijë të pasqyrojë madhështinë e veprës së gjyshërve tanë, të cilët që në momentet e para të shpalljes së pavarësisë, u nisën vullnetarë për të çliruar Janinën.

Ata u nisën në mëngjes herët. Lanë fëmijët në gjumë duke u dhuruar puthjen e fundit kur flinin si ëngjëj, lanë kopetë pa nxjerrë nga vathi dhe nënat e nuset me lotët në sy e duke iu dridhur buza dhe ikën. Ikën me kokën prapa por me shumë shpresa. Atmosfera ngazëllyese që kishte mbuluar gjithë Shqipërinë, tashmë të pavarur e me shtetin e saj, i kishte bërë me krahë. Shqipëria u bë, dhe kjo ishte kryesorja. Kjo ishte gjithçka: gëzimi, hareja, jeta dhe vdekja. Të gjitha tashmë i takonin, asaj, Shqipërisë.

Askush nuk e di numrin e saktë të tyre. Dihet vetëm që si çetë bënin pjesë në batalionin e Vlorës. Dihet po ashtu se në ato luftime lanë 16 dëshmorë. 16 dëshmorë nga një fshat me 80 shtëpi. Shumica e tyre ishin të rinj. Me shtatin e gjatë si lisat e Qyramengës, me cullufet që u vareshin mbi ballë, me ata sy të bukur e vetullat kaleshe, me atë ecjen e shkathët si gjahtarët e egërsirave, ata përfaqësonin një forcë si ujët e përroit të Brashecit që kur del nga shtrati, nuk vë re se kë e çfarë gjen përpara. Donin të bashkonin të gjitha krahinat me Atdheun, donin ta bënin Shqipërinë të plotë.

Kur dolën te kthesa e Brashecit kthyen dhe një herë kokën prapa. Një tis i hollë mjergulle trazuar me tymin e zjarreve të porsandezur kishte mbuluar fshatin.

-Si vello nusërie, tha dikush.

-Në dasëm vemi, e pasoi tjetri dhe pas kësaj ra një heshtje e trishtë. Secili mendonte për punët dhe hallet që la prapa.

U nisën në dimër. Nuk kishin çelur akoma lulet e kumbullës dhe të lofatës. Në pllajat e Vaskes, Drenikës dhe Shullerit të Policës bari i mbrojtur gjatë gjithë vjeshtës ishte bërë për t’u korrur. Lule delet midis gjelbërimit ngjanin si miliona flutura të bardha të cilat i bënin karshillët ngricës. Poshtë lumi Shushica, atë ditë vezullonte një ngjyrë kristali. E shikoje dhe magjia e tij të rrëmbente. Ç’ishte gjithë ai shkëlqim mbi sipërfaqen e tij? Mos vallë donte edhe ai të përshëndetej e të ndahej me ta? Natyra fshatit tonë, Bratit, i ka falur shumë bukuri, por mbi të gjitha, Shushicën. Me të ishin të lidhura gjithë kujtimet e djemve që u nisën. Lamtumirë Shushicë, perla e fshatit tonë!

Fshatit i kishin ikur djemtë, pjesa më e bukur e jetës së tij. Por kjo nuk ishte hera e parë. Ai në luftë e kishte kaluar jetën dhe prandaj e dinte që te kjo ikje qëndronte madhështia e tij. Vitet që do të vinin më pas, do të kishte ikje të tjera dhe, përsëri, madhështia do të rritej dhe jehona e saj do t’i kalonte hapësirat e tij. Te këto ikje do të qëndronte krenaria dhe stoicizmi i gjithë fshatit. Dhe këto ikje do të ngjiznin atë që ne e quajmë ndjenja e traditës dhe e vazhdimësisë, ndjenjë e cila, për ditë pasurohet dhe asnjëherë nuk ka fund. Sa herë u lëndua, sa herë u palgos e u vra, sa herë u shkretua ky fshat, por kjo ndjenjë bëri që ai të qëndronte në këmbë. Lindnin brezat e rinj dhe në kokën e djepit pikturohej shqiponja dhe dyfeku. Dhe fshati im lindte shumë fëmijë, të cilët para ABC mësonin kuptimin e këtyre simboleve, që nënat e tyre të reja dhe gjyshet ua këndonin në ninullat për t’i zënë gjumi.

Në kryengritjen fshatare të vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit ata kishin ikur përsëri dhe përkrah Gjolekës luftuan në Mifol e në Delvinë. Në letrën e drejtuar mbretit të Greqisë më 15.8.1847 ku i kërkohej ndihmë për luftën kundër Turqisë, është edhe firma e burrit trim e të zgjuar, bashkëfshatarit tonë Lilo Qendro. Në vitin 1848 Turqia internoi shumë udhëheqës të Labërisë e midis tyre edhe Matan Haxhiun e Lilo Qendron nga Brataj.

Gjemit ‘e detit arrinë,

Na kërkojnë parësinë,

Në Brataj Matan Haxhinë,

Lilo Qëndro nishallinë.

Kjo, këngë, megjithëse kanë kaluar mbi 200 vjet, këndohet edhe sot. Këndohet sepse ajo pasqyron jo vetëm një gjëmë të madhe, mbi 500 vetë të internuar, por edhe një heroizëm të madh, një atdhedashuri të zjarrtë. Matan Haxhiu ynë vdiq në internim, ndërsa Lilo Qendrua u kthye pas pesë vjetësh.

Dhe ikje të tilla, të mbuluara me zulmë, pasonin njëra tjetrën. Pas Lidhjes së Prizrenit, veprimet antiturke, si kudo edhe në fshatin tonë u rritën së tepërmi. Sulmoheshin karvanet e prapavijave turke, kapeshin patrulla e korjerë, dhe organizoheshin kudo prita. Pasho Poraqi bashkëfshatari ynë kishte organizuar një grup të tillë. Tregojnë se ua nxiu jetën trupave turke. Por, më në fund, në befasi e kapën në fshatin Shkozë të Kudhesit. E çuan në burgun e Beratit, ku pas disa ditësh e gjetën të vrarë brenda në qeli. Kushedi çfarë qëndrimi burrëror do ketë mbajtur, sepse nga ky qëndrim u keqtrajtua në mënyrën më mizore krejt fisi i tyre. Turqit u morën gjithë pasurinë, përfshi edhe shtëpitë, duke i detyruar kështu të iknin nga fshati. Ata ikën por fshati nuk i harroi. Bashkëfshatarët e mi të mrekullueshëm, megjithëse i kishin blerë nga turqit, për të mos i lënë shkretë, përsëri ato prona edhe sot mbajnë emrin e Poraqe. E bënë këtë sepse ajo familje kishte bërë histori në jetën e fshatit.

Ju bëtë luftën e madhe,

Kur Shqipëria kish halle,

I vinin ujqit vërdallë,

Mes për mes donin ta ndajnë.

Mbrëmja i zuri në mal të Nanoit. Fshehur pas gurëve e kodrave ndezën nga një zjarr që të merrnin veten. Gjatë udhëtmit kishte rënë shi dhe ishin lagur. Të nesërmen morën vesh se garnizoni turk i Janinës, pas disa luftimesh u ishte dorëzuar grekëve. Djemtë zunë pozicione. Përballë Janina u kujtonte Ali Pashën, u kujtonte birbilejtë e burgun famëkeq ku kishin qenë të burgosur shumë bashkëfshatarë të tyre. Por ajo u kujtonte edhe “Zosimenë” ku kishin mësuar shumë atdhetarë të Rilindjes. “Janinës ç’i panë sytë” është një këngë e vjetër labe. Po më keq akoma po u shikonin sytë djemve tanë.  Misioni për të cilin ata shkuan dështoi. Janina nuk do të ishte më jona. Por qëllimet e grekëve synonin shumë më larg. Ata donin gjysmën e Shqipërisë, deri në lumin Shkumbin. Duhej ndërprerë ky marshim ogurzi i tyre. U duhej dalë përpara ushtarëve grekë. Pa luftë asnjë hap mbrapa! Dhe kështu filloi përleshja me një ushtri të organizuar e me armatim modern të kohës. Ranë dëshmorët e parë dhe siç thotë kënga:

Hallall gjirin djemtë tanë,

U mbeti dora në kamë,

Vratë shum’e pra u vranë,

Me nder e mbuluat fshanë!

Përpara një force të tillë qëndresa këmbëngulëse do të thoshte asgjësim. Varrosën dëshmorët e rënë dhe filloi tërheqja nga vija në vijë. Me luftë, me prita, me kundërsulme. Gjakun e derdhur do ta paguanin edhe forcat armike. Dhe e paguan. Por në çdo vijë luftimi, gjatë përleshjes, binin luftëtarë të rinj. Numri i tyre mbërriti në gjashtëmbëdhjetë. Gjashtëmbëdhjetë lapidarë të cilët do t’i flisnin historisë se sa dhe si e donin shqiptarët atdheun e tyre, sa të etur kishin qenë për liri. Varrosnin bashkëfsahtarin dhe ja merrnin vajit me këngë të cilën e improvizonin në çast: “Ali Çaush Memokendi / O trimi që s’luan vendit”. “O Halim Sherifi ynë / Bashkë me Jakup Myslinë/ Drit’e shkruat historinë / Ne as varret nuk ua dimë”.

Kështu deri sa arritën në Qafën e Mëretes në Kuç, ku gjetën luftëtarë të tjerë të komanduar nga biri i Bratit Memo Metja.

Me respektin dhe mirënjohjen më të madhe për gjyshërit tanë, me dashurinë për fshatin që i lindi dhe i rriti dhe me krenarinë për kombin vital, që u dha krahë djemve dhe vajzave të tij, për të qëndruar në mbrojtje të atdheut, po rendis më poshtë emrat e dëshmorëve të fshatit tonë që ranë në luftën e Janinës. Ali Çaush Memokendi, Adem Selfo Brahimi, Çelo Aliko Muçaj,  Emin Hasan Nikaj, Hakan Miftar Nika, Halim Sherif Lilo, Isa Memisha Koçi, Jazo Memisha Koçi, Jazo Veliko Jazaj, Jakup Musli Lilaj, Maske Feta Barjamaj, Ramadan Kamber Ferraj, Rushit Çaush Memokëndaj, Veiz Iljaz Durmishi.

…Ajo pjesë e çetës që shpëtoi u kthye në fshat. Me një dhimbje të thellë në shpirt u shpërndanë nëpër shtëpitë e dëshmorëve. Do shpinin atje amanetin e tyre. Fshati ishte në një zi të thellë. Edhe gurët e drurët të dukej se rënkonin. Ky rast ishte vërtetë një pellg gjaku, dhe liria ruhej e çmohej me kaq fanatizëm, pikërisht sepse i kishte rrënjët në pellgje të tilla. Elegjitë e nënave u përhapën hapësirave të fshatit.

Ramadani yn’o djalë,

Mir’e ngjeshe jataganë,

Martin’e gjysdan’e larë.

…Në male përmbi Janinë

Mbet’atje për Shqipërinë.

Vatë e nuk u kthyet kurrë,

Po se lëshuat flamurë!

Ata e deshën Atdheun jo se ishte i madh, por sepse ishte i tyre.

Kanë kaluar  mbi 100 vjet prej atëherë, por kujtimi i tyre kurrë nuk është harruar, sepse edhe misioni i tyre kurrë nuk është tjetërsuar. Sa herë që e kërkon koha, ata janë aty, në Brataj, si simbole të atdhedashurisë.

Udhëtimi i një fshati trimash në shekuj ! Read More »

Momenti i Artë i Vitit për Bizneset Shqiptare të Turizmit

Ngjarja më e rëndësishme e turizmit rajonal dhe më gjerë ndodh në Shqipëri.

Në Expocity Albania, i mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj, do të zhvillohet një event madhështor, i cili do të mbledhë me qindra biznese turistike nga i gjithë rajoni, për të nisur binjakëzime të rëndësishme në shkëmbimin e promovimit turistik.

Panairi do të zhvillohet në datat 6-7 prill 2018 dhe aktualisht ka një rritje të fortë të kërkesës së agjencive turistike të huaja dhe vendase për t’u bërë pjesë e gjithë aktiviteve që do të organizohen.

Turizëm gjithpërfshirës gjatë gjithë vitit! Është kjo moto kryesore e këtij aktiviteti i cili synon të hapë një faqe të re në suksesin e bizneseve turistike dhe nxjerrjen në dritë të Shqipërisë, si një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit.

Panairi Mesdhetar i Turizmit – Shansi i Jashtëzakonshëm i Bizneseve
Në Shqipëri operojnë me mijëra agjenci udhëtimesh të mëdha, të mesme dhe të vogla.

Panairi Mesdhetar i Turizmit nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit synon ngritjen e urave të bashkëpunimit midis agjencive shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e fluksit të turistëve të huaj në Shqipëri përgjatë gjithë vitit.

Ndërkohë Panairi do të krijojë mundësi dhe lehtësime edhe për turistët shqiptarë që kërkojnë të eksplorojnë botën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme do të shfaqin potencialin e tyre turistik në kategori të ndryshme si: Destinacionet, Akomodimi, Agjencitë, Turizmi i Diellit dhe i Rërës dhe Turizmi Malor, Gastronomia etj.

Ky panair do t’u japë mundësinë bizneseve që së bashku të ofrojnë një eksperiencë specifike dhe unike për vizitorët në rajon dhe me gjerë.

Ndonëse një javë nga hapja e tij, panairi ka tërhequr një interes të madh ndaj agjencive turistike, të cilat po angazhohen me pjesëmarrjen e tyre në paraqitjen e trendeve të udhëtimit dhe produkteve e sherbimeve të reja të fushës.

Me edicionin e tij të dytë, ky panair do të mundësojë pikë-takime të aktorëve të rëndësishëm në industrinë e shërbimeve të udhëtimit, që kanë të bëjnë me operatorët turistikë kryesorë dhe rrjetëzimin me përfaqësuesit kryesorë të ofertes rajonale dhe kërkesës së industrisë turistike të përfaqësuar nga shumë shtete të rëndësishme Evropiane.

Katër Stinët Turistike të Shqipërisë dhe Rajonit
Grupe turistësh çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë. Turizëm dimëror, pranveror, verë e vjeshtë.

Turizëm detar, turizëm malor, turizëm kulturor apo turizëm mbi kulinarinë gjatë gjithë vitit, elementë të veçantë pushimi për çdo stinë, guida të strukturuara dhe standarde në shërbime, janë disa prej gamës së gjerë të eksperiencës që agjencitë turistike vendase dhe rajonale do të shkëmbejnë me njëra tjetrën gjatë punimeve të këtij panairi.

Ky panair do të jetë eventi i vitit për turizmin rajonal, i cili padyshim do të nxisë ndërthurrjen e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike nëpërmjet tregtisë, konferencave dhe takimeve midis bizneseve.

Ky event paralajmëron bashkëpunime të suksesshme dhe mbi të gjitha fitimprurëse për bizneset turistike vendase dhe të huaja.

Mos e humbni rastin të merrni pjesë në datat 6-7 prill 2018.

Momenti i Artë i Vitit për Bizneset Shqiptare të Turizmit Read More »

Ja ku ”Shpella e Velçës” në rrethin e Vlorës!

Ndodhet në afërsi të fshatit Velçë, komuna Brataj në rrethin e Vlorës. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.
Është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj. Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m.
Njihet si vendbanim i neolitit, të vërtetuar nga gërmimet arkeologjike para viteve ’40 e shek XX dhe më von. Qeramika e gjetur aty është e ngjashme me atë të Maliq I – Kamnik.

Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike. Është me kate dhe duhet eksploruar dhe kthyer në të vizitueshme.

Ja ku ”Shpella e Velçës” në rrethin e Vlorës! Read More »

Një ulli i shekujve dhe i paqes.Ulliri i Gjormit Kurbin, më i vjetri në Ballkan

“Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre.

Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit.” Profesor Resmi Osmani

Nuk është diçka e largët “astronomike”, as ndonjë zbulim çudisjellës si ai i Ainshtajnit mbi teorinë relativitetit. Nuk e pa njeri në qiell natën me yje si një disk fluturues. Jo, është një gjë krejt tjetër, një qenie e gjallë e natyrës, fare pranë nesh. Një ulli i shekujve dhe i paqes. Në Shqiperi. Në Kurbin. Në fshatin Gjorm. Por ai edhe ndodhet edhe nuk ndodhet pranë nesh. Dhe pse ka qenë në mes nesh për qindra e qindra vjet. Se ne e kemi humbur, si shumë vlera të tjera të trashëgimisë. Në vend që të merremi me ekologjinë, natyrën, përspektivën, na mbytën armiqtë, nga lindja, perëndimi, veriu e jugu. Edhe pse u shkolluam dhe filluam të mendojmë për të ndërtuar diçka të mirë, na hyri “shejtani” i shkatërrimit, nënvleftësimit të njërit apo tjetrit, të merremi me diskutime pa breqet. E kështu sollëm mjerim, klithma femijësh nga barkëboshësia etj. Mbollëm hasmërinë në mes njëri tjetrit e natyrës. Prandaj ajo ka të drejtë të hakmerret. Duke u shuar dhe ai dru i jashtëzakonshëm në sytë tanë, ulliri madhështor i Kurbinit.

Ndodhet në një fshat të vogël, të pa trajtuar as në Fjalorin Encoklopedik të viti 1985. Aty në faqet 349 trajtohet fshati Gjormi i Vlorë dhe ai rrëze malit Baliaj në rrethin e Shkodrës, por ky pranë qytetit të Laçit, apo sot rrethit të Kurbinit nuk trajtohet. Nuk shkruhet për atë as edhe në WIKPEDIA. Por le të mos merremi me këto e të hyjmë drejt e në temë. Në trojet e këtij fshati ndodhet një ulli 12 me perimetër metra, na njofton veterineri Imer Hysaj. Pra një gjigand i vërtetë. Mosha e tij me siguri i kalon një mijë vjetët. Por ai nuk është shpallur monument natyre. Ndërsa vetë ajo nanë bujare, e dhimshme, me shpirt e zemër të gjërë që quhet natyrë na e ka sjellur shëndoshë mirë përgjatë helikave të shekujve. Po, po, na e ka dhuruar. Por ne heshtim. Ne grindemi, rrihemi, vritemi, llomotitin në Kuvendin Popullor të votuarit tonë për një shtet demokratik, apo se do të zhvillojmë turizmin. Do të bëjmë këtë e atë. Dhe këtë monument të gjallë, pronë e Haxhi Bajram Likës, ulli qindravjeçar që prodhon ende kokrra, nuk e njohim. Nuk shkruajmë për ta futur në reliket më të çmuara të natyrës shqiptare, për ta vizituar shëtitës të vendit e të huaj, por merremi me prerjen e tyre. Drupreërësit ordinerë e shteti po i tillë, nuk e vlerëson këtë pasuri. Nuk e ligjëron si monument natyre. Nuk shpreh kujdesin me investime e ta mbrojë me ligj. Ky vërteton tezën historike se ulliri është i epokës pellazge, i ardhur nga Azia e vogël, nga Palestina, apo vërtet Shqiperia si zemra e botës së stërlasht pellazge e ka patur si dru hynjor.

Historia e tij është tipike burokracie, dëshmitare e hidhur e një demokracie që po çorodit mendjen e njeriut, po e bënë shterpë, edhe siç ka shkatërruer qindra e mijëra ha pyje e nxjerrë brinjët qindra e mijëra hektarë tokash bujqesore e pyjore, po masakron edhe ullinjtë. Dhe ja me interesimin e veteriner Hysës, me kërkesën e tij, vjen në vitin 1988 nga Ministria e Bujqësisë profesor Resmi Osmani. Ai si specialist i shkëlqyer i ullishtarise thotë: “Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre. Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit.”  Për të konkretizuar e bërë më të besueshme kërkimin tonë po japim mendimin e Bektash Konicës, i cila shkruan: “Imer Hysës, për këtë ulli kam shkruar në fecebook edhe herë të tjera. Në vitin 1988 në Gjorm erdhi Profesor Resmi Osmani që është specialisti më i mirë i ullirit në vendin tonë dhe e pa. Ai e vlerësoi si një mrekulli këtë ulli. Ai më tha se në Shqipëri nuk mund të gjesh një ulli tjetër si ky. Është gjë e rrallë dhe duhet ruajtur. Me la porosi që ta rrethoja me një mur guri, të cilin unë e bëra dhe i kushtoja shumë rëndësi këti ulliri. Por pas prishjes së kooperativave nuk u interesua më njeri. Duhet një vlerësim më i madh nga specialistët e ullirit në Ministrin e Bujqësisë sot si dhe nga punonjësit e Monumenteve të Kultures” Por fatkeqësisht profesori nuk e realizoi as deshirën, as premtimin që iu dha fshatarëve, as objeketivin që i vuri vetes si specialist në Ministrinë e Bujqësisë. Vitet binin si gjethet e lisit, njëra pas tjetrës, apo si gjethet e tij edhe pse përherë gjelbërt. Kështuqë edhe pas një çerek shekulli, ai njihet e iu ngjall gëzim e habi vetëm fshatarëve të vet. Sepse ai është lënë larg syve e mendjes së biologëve, agronomëve, botanistëve, frutikultorëve, shkencëtarëve, turistëve, padrejtësisht.

Edhe ky nënvleftësim, mosvlerësim përbën krim kulturor nga ana e politikanët shqiptarë në kurriz të këtij populli të martirizuar nga historia dhe nga vetëvetja. Ndërsa pasuritë mbitoksore e nëntoksore nuk i mungojnë përkundrazi kemi shumë, por i kemi lënë të flenë gjumë ose ua japim të tjerëve se nuk jemi në gjëndje mendore, organizative e nuk kemi patur politikë të kthjellët të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Mjerisht ky është realiteti ynë. Kanë argumentet e veta, arsyetimet e mësipërme dhe në fshatin Gjorm të harruar nga socializmi enverian, nga demokracia e politikanëve halldupë të njëçerk shekulli. Nuk është fjala vetëm për një ulli, por për disa të tillë, pasi dhe dy ullinj të tjerë me këto përmasa, me këtë madhështi hynjore, me këtë pamje çudisjellse, me këto ylbere histori-dëshmuese janë zhdukur në periudhën njëçerek shekullore, njëri u dogj me dëshirë, apo pa dëshirë pak rëndësi ka, ndërsa tjetrin e shkulën me gjithë rrënjë gërryerjet e ujërave të rreshjeve, dhe të dy u zhdukën pa lënë gjurmë. Pa i shërbyer fshatit Gjorm. Pa dëshmuar për kulturen e popullit të vet. Pa dëshmuar për artin e kulturën në mbjelljen e trajtimin e ullirit, në mbjelljen e farës e në kulturën e bujkut kurbinian.

Toka bujare e Gjormit të Kurbinit ka ushqyer në mijë vjeçar një monument të tillë biologjik, ndërsa ne specialistët e natyrës, qeveritarët, deputetët, gazetarët e shtypit e radio – televizionit duhet të vëmë në lëvizje gjithçka, penat, mendjet, ligjet, rregullat, telekamerat zërin tonë kumbues dhe ta vlerësojmë, ta nohim, ta propogandojm këtë mrekulli të natyrës shqiptare. Ne me ketë do t’i shërbejmë fshatit Gjorm, Kurbinit, do të ngrëmë në piedestal e  japim lavdi ullirit shqiptar si autokton e visar i pazëvendësueshëm e mjaft i çmueshëm i natyrës, bujqësisë e ullishtarisë shqiptare. Prandaj të bashkëveprojmë të organizuar për të nxjerrë në pah vlerat e shumta të këtij prodhimi më shumë se njëmijë vjeçar.

Ulliri i Gjormit, simbol qëndrese, bukurie, kulture të lashtë, i mrekullisë së natyrës e dhuratë me vlera të dukshme historike, shkencore e kulturore.

Rezultate imazhesh për foto ulliri i gjormitRezultate imazhesh për foto ulliri i gjormit

Një ulli i shekujve dhe i paqes.Ulliri i Gjormit Kurbin, më i vjetri në Ballkan Read More »