Shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës të vitit 1912, është buzë detit. Një godinë me dy kate. Ngjyrë në të verdhë. Në pamjen e parë ka ballkonin ku u ngrit flamuri.
Ka dy dritare për çdo katë si dhe dy dyer. Porta hyrëse brenda godinës autoktone, sipër porta e daljes në ballkon. Në katin e dytë, në ballkon është i shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues domethënës, përcjellës i gjurmës dhe historisë sonë. Në pamjen e majtas gjenden dhe dy dritare të tjera.
Në koridorin hyrës brenda janë disa tablo me foto në përmasa të mëdha të luftëtarëve të pavarësisë kombëtare si dhe nga kryengritjet shqiptare për pavarësi. Kjo është ndërtesa autoktone ,origjinale e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. I vetmi në llojin e vetë. Gjithçka origjinale. Por i lënë në harresën e madhe, nga investimet nga qeveritë e 14 viteve më rradhë. Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë moderne, por gjithsesi është një ngrehinë e asaj kohe, që ka funksionuar asaj kohe si godinë publike dhe spital me ballkon me fytyrë nga deti. Ka 6 dhoma, 8 pavijone dhe 2 sallone. Ka qenë selia e parë e qeverisë së I.Qemalit. Në 1962 shpallet muze kombëtar i pavarësisë.
Duke u ndalur tek porta e tij në Skelë të Vlorës, një tabelë e vendosur nga bashkia e qytetit dhe një shkrim në xham në ngjyrimin e flamurit. Në të djathtën tënde ke tashmë përpara syve dhe vëmendjes tënde. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është ndërtesa origjinale, i përket asaj kohe, c’ndodhet në Vlorë, qyteti ku flamuri kuq e zi, në ditët e fundit të vjeshtës të vitit 1912,u ngrit ky flamur duke shpallur independencën e shtetit shqiptar.
Muzeu i pavarësisë Kombëtare ka patur vazhdimisht një varësi nga bashkia e qytetit të Vlorës,deri në ditët e fundit të verës së 2006.Me një vendim të Qeverisë dhe me interes të ish-Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj,muzeu i Pavarësisë kombëtare merr një status tjetër më të rëndësishëm duke shprehur rëndësin e tij. Qeveria i ka dhënë statusin e favorizuar:” Muze kombëtar”, administrohet në vazhdimësi nga institucioni më i ngritur i kulturës shqiptare, Ministria e Kulturës. Kanë përfunduar punimet restauruese të festës .Një përurim bustesh.10 bustet e qeverise se I.Qemalit, janë vendosur ne sheshin përpara godines dhe pritet përurimi i tyre ne ditën e ngritjes se flamurit. Bustet e qeverise se plakut te Vlores jane vendosur për here te pare dhe janë punime ne bronz.
Një prioritet i turizmit shqiptar është dhe thithja e vizitorëve nga Vendet e Lindjes dhe kryesisht nga Kina.
Në një dalje për mediat, Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, e vlerësoi Shqipërinë si një atraksion për turistët kinezë. Ambasadorja tha se, Shqipëria po shihet si një perspektivë turistike e kinezëve në Europë.
Krahasuar me vendet pranë si Italia, që u vizitua nga 3 milionë kinezë vitin që shkoi dhe Greqia nga 1 milion, Shqipërinë e vizituan 10 mijë turistë kinezë.
“Ne po punojmë që kjo shifër të rritet këtë vit, duke hapur kështu një perspektivë të mirë për turizmin tonë në Shqipëri.
Po punojmë me operatorë turistikë kinezë për njohjen e Shqipërisë dhe të njëjtën gjë po kërkojmë dhe nga operatorët tuaj turistik”, tha ajo.
E pyetur se çfarë turizmi pëlqejnë kinezët në Shqipëri, Ambasadorja tha se prioritet zë ai kulturor me Krujën dhe Gjirokastrën, por edhe natyra e bukur shqiptare.
Kruja pëlqehet për historinë heroike të saj, ndërsa Gjirokastra edhe sepse aty është luajtur filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, që kinezët e pëlqejnë dhe gjejnë pika të përbashkëta mes dy popujve.
“Ne jemi për një politikë rajonale përsa i përket turizmit, ku do të përfshihen vendet ballkanike. Turizmi rajonal është më i suksesshëm dhe këtu do të përfitoj përparësi dhe Shqipëria”, tha Ambasadorja.
Është bërë shumë progres në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona në fushën e turizmit, vijoi ajo, duke përmendur takimin e dy ministrave të Jashtëm para dy viteve, ku u nënshkrua memorandumi për lehtësimin e procedurave në marrjen e vizave midis dy vendeve. Kjo, sipas Ambasadores, ka rritur më tej shkëmbimet njerëzore midis vendeve tona.
Më tej, Ambasadorja foli për punën e nisur mes operatorëve turistik dhe konsultimet me palën shqiptare që shtetasit kinezë mund të qëndrojnë pa viza deri 90 ditë (1 prill deri në 31 tetor).
Ambasadorja tha se, duhen njoftuar zyrat e kompanive të fluturimit që janë në Kinë për politikat e heqjes së vizave për turistët kinezë që hyjnë në Shqipëri.
Po kështu, pala shqiptare të marrë masa për kalimet në pikat kufitare dhe atë të Rinasit.
“Këto janë disa nga çështjet që po negociohen me palën shqiptare dhe shpresojmë që së shpejti të konsiderohen të zgjidhura në marrëveshjen tonë”, tha Ambasadorja Jiang Yu.(atsh)
Pas vdekjes së Ismail Qemalit askush nuk e vuri në dyshim se ai duhej të varrosej në Kaninë. Ishte e vërtetë, ai vinte nga familja Vloraj, por deri në fillim të shekullit XX, familja e vjetër fisnike, që ishte zhvendosur ndërkohë poshtë në qytet, e konsideronte si “shtëpinë e vjetër” Kaninën, kështjellën e vjetër që vigjilon mbi Gjirin e Vlorës.
Një histori e lashtë
Disa gurë të palatuar që u gjetën dikur në themelet e një kulle në kala kanë shtyrë studiuesit të mendojnë se Kanina ka qenë e banuar që në kohë antike, porse emri i saj nuk del gjëkundi.
Në këtë zonë përmendet Aulona, Orikumi dhe Amantia si qytete antike. Kanina përmendet për herë të parë në shekullin X.
Ajo përmendet në disa dekrete perandorake bizantine, madje edhe në eposin e njohur francez të Rolandit. Kështjella ishte e vogël, në qendër të saj ishte ndërtuar edhe një kishë që i qe kushtuar Shën Mërisë. Me kalimin e kohës Kanina u bë qendra e një zone të gjerë që zbriste deri poshtë në Aulonën e vjetër. E mbrojtur nga sulmet e piratëve dhe lakmitarëve, kështjella u jepte siguri banorëve të saj dhe të zonave përreth. Në 1018 Kanina ishte seli e një arkimandriti dhe bënte pjesë ende në ipeshkëvinë e Orikumit. Në prill të 1081-it normanët, e komanduar nga Boemundi ia hoqën nga zotërimi perandorit Aleks I. Që këtej ata u shtrinë deri në Sarandë, Butrint dhe në zonën e Lumit të Vlorës. Vetë prijësi norman, Robert Guiskardi, u mor me fortifikimin e kalasë dhe me ndërtime të tjera shtesë. Sundimi norman nuk zgjati shumë në anët e Kaninës. Shkruan Eqrem bej Vlora: “Si valët që përthyhen mbi buzëdet, që venë e vijnë, ashtu erdhi dhe iku ky pushtim i huaj”.
Që nga 1204 Kanina, nisi të bëjë pjesë në Despotatin e Epirit. Andej nga mesi i shekullit të XIII vajza e despotit të Epirit, Elena, u martua me Mafred Hohenshtaufen, Mbret i Napolit. Kanina ishte pjesë e pajës e ndaj në kala mbërriti një kapiten nga Napoli, që asokohe quhej “castellan”. Ky “castellan” quhej Jacques de Baligny. Kur Karli Anzhi zuri vendin e Manfredit në oborrin mbretëror të Napolit ky duhej të dorëzonte çelësat e kështjellës, porse Jacques në Kaninë na paska qëlluar kokëfortë. Kështu që fisniku nga larg qëndroi edhe për tre vjet të tjera në kështjellë. Shkruan Eqrem bej Vlora: “Në kalanë e Kaninës, pas Jaques de Baligny u emëruan edhe shtatë kastelanë të tjerë që qeverisën vendin në namë të anxhovinëve që në vitin 1284. Mbas kësaj date punët e mbretit të Napolit në Vlorë e në rrethin e saj filluan të keqësohen edhe nuk sundoi dot më zyrtarisht ndonjë kastelan në Kaninë”.
Kur perandori bizantin, Androniku II (1296-1341) ribashkoi Despotatin e Epirit me perandorinë, Kanina iu kthye sundimit bizantin. Ndërkohë, shkruhet se vendi nuk ishte më ai fshati i harruar i dikurshëm. Kishte një popullsi prej 7000 shtëpish dhe gjashtë apo shtatë kisha. Në 1345-n serbët e Car Stefan Dushanit pushtuan Vlorën dhe Kaninën. Ky sundim do të vazhdonte, me ndonjë ndërprerje deri në 19 qershor të 1417-s. Në këtë ditë një trupë e vogël osmane, e komanduar nga Hamza bej Evrenozi hyri në kështjellën e vjetër. Dy ditë më parë kishte pushtuar Vlorën. Kur turqit hynë në kështjellë e gjetën atë të braktisur. Banorët ishin larguar së bashkë me Rugjinën, sundimtaren e fundit vendase. Gjatë gjithë periudhës deri në pushtimin e plotë të Shqipërisë Kanina u shndërrua në një bazë të rëndësishme ushtarake osmane, megjithëse edhe këtu sundimi kalonte herë në dorë të osmanëve e herë në dorë të kryengritësve vendas. Pikërisht në Kaninë ishte qendra e sanxhakut të Vlorës. Në 1479 u emërua si sanxhakbej një nga figurat më të njohura të mesjetës osmane: Xhedik Ahmed Pasha. Ky i nisi nga Kanina ekspeditat e tij drejt brigjeve përballë që shkuan që nga Otranto e deri në Leçe. Kur Mehmeti II, i quajturi “Fitimtari”, dha shpirt atëherë vendin e tij e zuri i biri, Bajaziti II. Ky kishte prej kohësh armiqësi me Xhedik Ahmet pashën. Në 1482 pashai i famshëm dhe i biri u vranë në afërsi të Durrësit. Sipas Eqrem bej Vlorës varret e të dyve deri në 1939 ishin ende në një varrezë të vjetër në Durrës. Në 1485 Bajaziti I emëroi si sundimtar në Vlorë e Kaninë dhëndrin e tij, Gjegju Sinan Pashën, i cili ishte njëkohësisht edhe admiral i flotës turke në Adriatik, dhe këtu nis të hyjë në lojë familja e Vlorajve, prej nga doli “plaku i Pavarësisë”, Ismail Qemali.
Nga legjenda te e vërteta
Një gjenealogji të familjes Vlora ka lënë pas vetë Eqrem beu, pinjoll i shquar i saj, në kujtimet e tij të botuara së pari në gjermanisht. Eqrem beu na transmeton një legjendë të përhapur në shekullin XIX sipas së cilës i pari i familjes Vlora vinte nga Kanina. Ai ishte një djalë i krishterë, i cili u shndërrua në mysliman në kohën kur turqit pushtuan Kaninën. Sipas legjendës, djali mori emrin Mehmet bin Abdullah.
Eqrem beu vë buzën në gaz me ironi kur kujton se të parët e tij i mëshonin fort versionit të prejardhjes anadollake nga Gjegju Sinan Pasha. “Kështu e kërkonte asokohe politika dhe moda – shkruan ai – sepse nuk ishte aspak e hijshme që një ‘derë’, e cila për katër shekuj me radhë kishte qenë mëkëmbëse e sulltanit në vend, ta ketë prejardhjen prej një të krishteri të rëndomtë e të panjohur nga malet e Labërisë”.
Prejardhja në të cilën vetë Eqrem beu duket se beson vërtet është kjo: “Burime turke tregojnë se në vitin 1422, korsarë dalmatinë kapën në Adriatik një anije, me të cilën po udhëtonin për të marrë pjesë në një ceremoni martese në Italinë e Jugut, një djalosh me të motrën. Këta të rinj u nxorën në tregun e Vlorës ku u blenë prej kështjellarit (dizdarit) të Kaninës, Mehmet bin Abdullah, i cili i ktheu në fenë islame dhe u dha emrat Ahmet dhe Aishe. Kështjellari, Ahmetin e ri ia çoi si dhuratë vezirit të madh, Isak Pashës (që kishte si kumbar shqiptarin Pasha Jijit), ndërsa vajzën e mori vetë për grua. Nga kjo martesë duhet të ketë lindur Gegju Sinan Pasha. Fakti që në 1501 ai ndërtoi një teqe (bektashiane) dhe për vete një seli në kala (1498), e cila ka qenë në këmbë deri para 50 vjetësh, mund të ishte një dëshmi se ai kishte lindur në Kaninë. Sinan Pasha mbeti i vrarë në një betejë detare midis flotës turke dhe një flote armike (mbase napoletane apo veneciane), që kishte depërtuar në Gjirin e Vlorës më 26 prill 1503 dhe u varros në një tyrbe të vogël në oborrin e teqesë së ndërtuar prej atij vetë. Pas vdekjes së tij sanxhakbej u emërua i biri, Mehmet beu, por në vitin 1515, me urdhër të vezirit të madh, Ajaz Pashës (edhe ky vlonjat), shkarkohet ‘për paaftësi’. Pas tij, si mëkëmbës i sulltanit, erdhi i vëllai, Hysen beu. Por edhe ky ra gjatë rrethimit të Rodosit (1522). Me lutjen e popullsisë, si sanxhakbej (1524) u emërua përsëri Mehmet beu, që jetonte në çifligun e tij të vogël në Qishbardhë. Pas vdekjes së Mehmetit (ai u varros në anën e djathtë, në tyrben e të atit) erdhi i biri, Kara Sinan Pasha (1538), për shpirtmadhësinë e të cilit shkruajnë aq shumë kronikat e kohës. Pas Kara Sinan pashës deri në 1828 (sanxhakbej Sulejman pasha) ne gjejmë pothuaj pa ndërprerje 18 anëtarë të kësaj shtëpie në ofiqin e mëkëmbësit të Sulltanit në Vlorë…”.
(Për këtë shkrim u cituan të dhëna nga: Eqrem bej Vlora, Kujtime, Vëllimi II, SHLK, Tiranë 2001; Eqrem bej Vlora, Kalaja e Kaninës dhe shkrime të tjera, Koçi, Tiranë 2004).
Vlora është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë dhe ka me se të krenohet. E quajtur si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’ ajo konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit. Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero.
Qyteti ku u martua Skëndërbeu, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, arenë e luftërave për liri dhe qëndresës shqiptare, Vlora ka edhe një status tjetër si atelje natyrore e piktorëve, vatër e artistëve dhe urë lidhëse e Shqipërisë me botën. Të vizitosh Vlorën, do të thotë t’i japësh vetes privilegjin e të shijuarit ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse të shijes së mirë, humorit gjithnjë në nivele të larta dhe natyrës së mrekullueshme. Duke zgjedhur Vlorën për pushimet tuaja, natyrisht që do të bëni një zgjedhje inteligjente por duhet të keni parasysh se Vlora është një qytet magjik që ta bën të vështirë kthimin. E ashpër në dukje, me shkrepa e natyrë të sertë mes detit të trazuar, ajo ka njëkohësisht një zemër të butë, njerëz të dlirë si dielli, ushqim të shëndetshëm e karakteristik e mbi të gjitha një lloj sugjestioni të pashpjegueshëm që të bën për vete me përmbajtjen plot shije. Natyra e rrëmbyer e lebërve, është njëkohësisht e nxehtë por edhe mikpritëse, plot dinamizëm e dëshirë për jetën, karakteristika këto me efekte ngjitëse që do t’ju rrëmbejnë edhe juve për të shijuar gjallërisht ditët plot jetë të verës vlonjate. Por mos harroni se Vlora nuk është e bukur vetëm në verë. Përveç atraksioneve të shumta kulturore dhe historike, ju mund të vizitoni në çdo stinë të vitit detin e saj të mrekullueshëm, panoramat e të cilit krijojnë momente të papërsëritshme kënaqësie
Vlora ndodhet në J-P të Shqipërisë përgjatë bregdetit të ulët të Adriatikut dhe atij shkëmbor të Jonit. Me një sipërfaqe prej 1609 km2 dhe një popullsi prej 200 000 banorësh, rrethi i Vlorës kufizohet në veri me Fierin, në lindje me Mallakastrën dhe Tepelenën, ndërsa në jug me Sarandën dhe Gjirokastrën. Në perëndim ujërat e ngrohta të Adriatikut dhe Jonit lagin një vijë të larmishme bregdetare, ku mund të ndeshësh laguna, gjire, ishuj, gadishuj dhe plazhe të shumtë. Vlora është rrethi ku alternohen midis tyre të gjitha format e relievit, si ai i ulët fushor, kodrinor dhe malor. Relievi përbëhet nga fusha e Myzeqesë së Vlorës , luginat e Dukatit dhe Shushicës, disa masive kodrinore, malësia e Kurveleshit dhe vargmalet Shashicë-Lungarë-Cikë (2045 m), si dhe Gribë-Çipin-Pleshevicë. Hidrografia përfaqsohet nga rrjedha eposhtme e lumit Vjosa, lumi i Vlorës apo i Shushicës, përroi i Dukatit, etj. Pjesë të tjera të hidrografisë së pasur janë edhe dy liqenet detare të Nartës dhe Orikumit, si dhe një sërë përrenjsh malorë.
Klima është tipike mesdhetare me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë dhe të lagësht, ku gërshetohen ndikimi zbutës i detit në perëndim dhe ai i relievit malor në lindje.Temperaturat mesatare arrijnë në 16o, ku ajo e korrikut dhe janarit kapin shifrat 24 dhe 6 gradë celcius. Klima regjistron 2000 orë rrezatim diellor në vit, ndërsa reshjet bien përgjithësisht në formë shiu dhe pjesërisht në formë dëbore në malet e larta. Sasia maksimale e tyre arrin në shpatet e maleve të larta shifrën 2405 mm.
Qyteti i Vlorës është qendra administrative e Qarkut. Ai shtrihet buzë gjirit detar me të njëjtin emër duke nisur nga pusi i Mezinit në veri dhe deri në Ujin e Ftohtë në jug. Githsej me një sipërfaqe prej 30 km 2 qyteti ka një gjatësi veri-jug prej 19 km dhe gjerësi lindje-perëndim prej 16 km.
Popullsia. Dialekti tipik, kultura dhe traditat i dallojnë lehtësisht vlonjatët, të cilët shquhen dhe për temperamentin e zjarrtë dhe humorin e hollë dhe plot shije. Qyteti së bashku me rrethinat ka një popullsi prej 200 000 banorësh shumica e së cilës banon në katër bashkitë e këtij rrethi si Vlora, Orikumi, Selenica dhe Himara. Vlora është një nga 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë dhe përfshin rrethet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës. Vetë Vlora përbëhet nga katër bashki, dhe 96 fshatra të përqendruara në nëntë komuna. Njerëzit janë mikpritës, komunikues, të ngrohtë dhe me një botë të pastër shpirtërore. Ndoshta natyra ka krijuar si askund tjetër një ekuilibër midis malit, detit dhe gjelbërimit, duke ndikuar drejtëpërdrejt tek karakteri i njerëzve. Mjedisi gjeografik dhe shoqëria e bëjnë Vlorën një vend të dashur që i tërheq si me magji vizitorët dhe turistët. Nga ky komunitet kanë dalë një sërë personalitetesh dhe njerëzish të shquar, ku mund të përmendim emrat e Ismail Qemalit, Jani Mingës, Eqrem Vlorës, Ali Asllanit, Petro Markos, Drita Pelingut, Shaban Demirajt, Fatos Arapit, Liza Laskës, Bardhosh Gaçes, Mexhit Haxhiut, etj
Transorti Duke qenë porti i dytë i vendit, Vlora gjendet 72 km larg nga Otrantoja (Itali) dhe 123 km nga ishulli i Korfuzit (Greqi). Transporti detar funksionon rregullisht në linjat me portet e Barit dhe Brindizit. Në funksion të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në këtë port përpunohen 3 milion ton mallra në vit. Gjithashtu Vlora komunikon me Tiranën (135km) dhe Durrësin (100) edhe nëpërmjet autostradës dhë arteries së Hekurudhës Shqiptare. Në linjat e brendshme kryhet nëpërmjet mjeteve autobus, taksi dhe furgon. Itinerarët turistikë më të rëndësishëm janë Vlorë-Kaninë, Vlorë-Llogora-Himarë dhe Vlorë-Amantia dhe Vlorë-Zvërnec. Shërbimi postar bëhet nga Posta Shqiptare e cila kryen disa shërbime, ndërsa kompanitë e njohura ofrojnë shërbimet postare DHL, Visa Card, Money Gram, Western Union,etj.
Kultura dhe Trashëgimnia. Vlora njihet si një nga qytetet që ka dhënë kontribut të shquar në kulturën kombëtare. Janë të shumta fushat nga ku ky qytet ka nxjerrë personalitete. Këtu u hap muzeu i parë arkeologjik në vitin 1936, në të cilin u ekspozuan objektet e zbuluara në Apoloni nga arkeologu francez Leon Rei. Gjithashtu Vlora është quajtur edhe qyteti i statujave dhe monumenteve ku mund të përmendim atë të Luftëtarit Kombëtar, Avni Rustemit, Monumentit të Pavarësisë, Marigo Poisos, Jani Mingës, etj. Sot Vlora është qytet universitar dhe janë të shumta institucionet arsimore, kulturore dhe sportive si Biblioteka Shevqet Musaraj, Teatri Petro Marko, Gjimnazi Ali Demi, muzetë e shumtë, si ai historik, etnografik apo ai I pavarësisë. Çdo vit këtu zhvillohen aktivitete të rëndësishme kombëtare si Festivalii i Polifonisë Mesdhetare, Panairi i librit, Festivali Kombëtar i Teatrove të Estradave. Dy nga vlerat e trashëgimnisë kulturore që mbart rajoni i Vlorës janë edhe Polifonia Labe, e vlerësuar si pasuri e UNESKOS, apo këngët qytetare vlonjate. Vlora për vlerat e shumta që mbart dhe falë vendodhjes gjeografike vizitohet nga turistët gjatë gjith vitit, duke ofruar disa lloje turizmi si atë kulturor, historik, malor, sportive, bregdetar, etj.
Historia. Në periudhën e antikitetit qyteti i Vlorës njihej me emrin Aulona dhe shtrihej atje ku sot ndodhet vendi i quajtur Treport. Në një pozicion të favorshëm gjeografik, Aulona u përfshi shpesh herë në territorin e shtetit Ilir, Epirot dhe të Maqedonisë. Pas vitit 229 pk, kur Roma theu mbretëreshën Ilire Teutën, Aulona u bë pjesë e këtij shteti. Më pas ajo dhe rajona përreth përmendet si ‘’teatër’’ i luftërave civile të zhvilluara midis Çezarit dhe Pompeut të madh, ku qytetet e Thronit (Kaninës), Amantias dhe Orikut, u bënë baza të Çezarit gjatë operacioneve të tij ushtarake. Gjeografi nga Aleksandria, Klaud Ptolemeu, e përmend Aulonën në shekullin e II-të, ku thekson edhe koordinatat e saj gjeografike prej 40o45′. Peshkopata e Vlorës u krijua gjatë shekullit të II-të dhe këtu ushtroi aktivitetin e tij Shën Lefteri, një nga shënjtorët e Kishës. Rëndësia e Aulonës u rrit sidomos në fund të shekullit të V-të, kur pas braktisjes së Apolonisë ajo doli si piknisje rrugës Egnatia. Ndërkohë që gjatë mesjetës së hershme qyteti zhvendoset nga Treporti duke u vendosur atje ku është sot duke vijuar jetën qytetare pa ndërprerje. Burimet historike e përmendin në shekullin e IX përsëri me emrin Aulona si një ndër qytetet e Themës bizantine të Durrësit . Do të jenë fushatat e Dinastisë normane Altavila ku ky rajon do të jetë përsëri ‘’teatër’’ i përplasjeve midis Bizantit dhe normanëve. Më pas pushtimet normane do të pasohen nga ato të Despotatit të Epirit, princi Mihali i II-të, ja dha Vlorën dhe rajonin e saj si prikë të martesës të së bijës me Manfredin mbretin e Napolit në vitin 1258. Në vitin 1345 Vlora do të pushtohet nga Perandoria Serbe e Stefan Dushanit. Me vdekjen e Stefan Dushanit në vitin 1455 do të krijohet Despotati i Vlorës. Në vitin 1468 në prani të despotit Aleksandër të Vlorës nënshkruhet dokumenti me Republikën e Raguzës, në të cilin përmendet edhe i pari i familjes së Kastriotëve si kështjellar i Kaninës. Më pas Vlora bie në duart e Muzakajve, Balshajve dhe së fundi Arianitëve. Në kalanë e Vlorës, në Kaninë u zhvillua edhe dasma e Donikës, vajzës së princit Gjergj Arianiti, me Heroin tonë kombëtar Skëndërbeun. Turqit e pushtuan Vlorën në 1417 duke e zotëruar deri në vitin 1912. Gjatë shekujve të mëvonshëm Vlora u bë bazë e marinës turke për pushtimin e Italisë. Në 28 Nëntor 1912 nën drejtimin e Ismail Qemalit Kuvendi Kombëtar shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe Vlora u bë në vitet 1912-1914 kryeqyteti i parë i Shtetit Shqiptar. Gjatë Luftës së Parë Botërore Vlora u pushtua nga Italia. Gjatë vitit 1920 lufta e Vlorës si luftë popullore i detyroi Italianët të tërhiqeshin nga ky rajon. Gjatë Luftës së Dytë Botërore krahina e Vlorës shërbeu si baza kryesore e rezistencës antifashiste, ndërsa gjatë viteve të luftës së ftohtë regjimi komunist e ktheu Vlorën në bazën më të madhe ushtarake detare të traktatit të Varshavës në detin Mesdhe.
Për tu vizituar. Kurora e Uliinjve ndodhen në hyrje të Vlorës në kodrat e Bestrovës, përgjatë rrugës së vjetër automobilistike. Janë me dhjetra ullinj shekullorë, të cilët të japin një kënaqësi mbresëlënëse të kësaj mrekullie njerëzore. Midis tyre gjejmë edhe llojet e tipit kalinjot dhe vlonjat të përmendur për frutat dhe vajin.
Sheshi i Flamurit përbëhet nga disa objekte kulturore. Në qëndër ndodhet Monumenti i Pavarsisë, simbol i qëndresës kombëtare. I ndërtuar në vitin 1972 ai është 17 m i lartë dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e skulpturës monumentale. Midis gjashtë figurave të bronzta spikat ajo e Ismail Qemalit, arkitektit të Pavarësisë Kombëtare. Në të majtë të monumentit ndodhet shtiza e flamurit, një piedestal në formë kolone me faqe të dekoruara nga data e pavarësisë dhe shqiponja kombëtare. Ajo u ndërtua në vitin 1937 nën kujdesin e kryetarit të atëhershëm të bashkisë, poetit lirik Ali Asllani. Pas shtizës së flamurit, disa metra brenda lulishtes ndodhet varri i Ismail Qemalit.
Varri është ndërtuar në vitin 1932, kur eshtrat e tij u zhvendosën këtu nga Kanina. Sipër tij qëndron skulptura e Luftëtarit Kombëtar, vepër e skulptorit Odise Paskali.
Në këndin perëndimor të Sheshit të Flamurit në vitin 1988 arkeologët nxorën në dritë një pjesë të murit të kështjellës romake të qytetis të Aulonës. Nga gërmimi doli një trakt i gjatë muri prej 40 m, i cili mund të shihet nga vizitorët edhe sot.
Xhamia e Muradies ndodhet në qendër të qytetit, në fillim të zonës së vjetër historike të qytetit. Është ndërtuar në vitin 1537 nga arkitekt Sinani, i cili shoqëronte në Vlorë sulltan Sulejman Madhështorin. E ndërtuar me një teknikë të përzier ku gurët e bardhë të ndërtesës janë kombinuar me tulla të kuqe dhe llaç. Xhamia është e paisur me kupolë të mbuluar me tjegulla të kuqe e cila bën kontrast me minaren të ndërtuar krejtësisht me gurë të bardhë.
Kuz-Babai është në Vlorë kodra më e lartë e cila bie thikë në pjesën lindore të qytetit. Ndërkohë që në këto vite të fundit është rindërtuar edhe tyrbja–mauzoleum e Kuzum babait, një kleriku të mbështjellë nga legjenda, arkitektura monumentale e së cilës ku mbizotëron ngjyra jeshile, është një nga simbolet e sektit bektashi.
Muzeu i Pavarësisë ndodhet në Skelë përballë portit detar. Përbëhet nga një ndërtesë e thjeshtë me disa dhoma, e cila ka shërbyer si seli e Qeverisë Shqiptare në vitet 1912-1914. Midis sallave dhe relikeve në katin e dytë ndodhet edhe studjoja e kryeministrit Ismail Qemali.
Stadiumi Flamurtari bie lehtë në sy nga ngjyrat kombëtare kuq e zi. Me një kapacitet prej 15 000 vendesh ai është i njohur për triumfet e Flamurtarit në vitet 1980 dhe ndeshjeve të paharruara në përballjet historike me Barcelonën.
Universiteti teknologjik Ismail Qemali u themelua në 10 tetor 1994. Përbëhet nga disa fakultete nga të cilët mund të veçojmë atë të lundrimit detar.
Të tjera objekte me vlera për tu vizituar në qytet janë edhe rruga historie Justin Gotard, ku kaluan delegatët e kuvendit të pavarësisë; shtëpia e familjes Vlora, e cila sundoipër 400 vjet qytetin; rruga e Hebrenjve, Kulla e Sahatit, Bashkia, e ndërtuar në stilin neoklasik, Teatri Petro Marko, etj.
Kalaja e Kaninës ndodhet në pjesën J-L të qytetit të Vlorës në një kodër të lartë 380 m. Ka patur funksion mbrojtës për bashkësinë e ilirëve amantë qysh nga periudha antike. Arkeologët kanë specifikuar mure të periudhave të ndryshme historike që I përkasin stileve dhe teknikave të ndyshme. Sipërfaqja e konsiderushme prej 3.5 ha tregon për arsenalin ushtarak dhe njerëzit që mund të strehonte. Nga bedenat e saj kontrollohej gjiri i Vlorës, fusha bregdetare dhe lugina e poshtme e Shushicës. Janë të shumta historitë e mbështjella në formë legjendash për këtë kështjellë, të cilat bëjnë fjalë për gruan vrastare të kështjellarit, për princeshën Rugina, apo për martesën e Donikës me Skëndërbeun.
Gjiri i Vlorës. Gjiri i Vlorës është gjiri më i madh i bregdetit shqiptar, që nis që nga Kepi i Pllakës në Treport dhe vazhdon drejt jugut, duke krijuar formën e një krahu të hapur deri në gjirin e Shën Janit në veri të Karaburunit. Në hyrje të tij gjendet ishulli i Sazanit me një largësi prej 17 km nga qyteti i Vlorës. Gjiri i Vlorës ka një gjatësi prej 19 km, gjerësi prej 9.5 km dhe thellësi 54 m. Pjesa perëndimore e tij që shtrihet përgjatë gadishullit të Karaburunit përbëhet nga një bregdet shkëmbor ndërsa pjesa lindore përbëhet nga një bregdet i ulët ranor, I pasur me disa plazhe. Ujërat e Adriatikut që përbëjnë këtë gji arrijnë temperatura që variojnë nga 130 c në stinën e ftohtë të dimrit e deri në 250 C në muajt e nxehtë të verës, të cilat mundësojnë banjat detare dhe peshkimin pothuajse gjatë gjith vitit. Relievi përreth i mbart të gjitha format, duke nisur nga kurrizi i kodrave të Treportit, pasqyra e Lagunës së Nartës, Kodrat e Zvërnecit, gropa e Vlorës, kodrat rreth saj, kalaja e Kaninës, mali i Shashicës, mali i Lungarës, Llogoraja, për të vazhduar më tej me Rrëzën e Kanalit, luginën e Dukatit, Karaburunin duke e mbyllur unazën në Sazan, pikën më perëndimore të Shqipërisë. Gjiri i Vlorës është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot si një vend me mundësi të shkëlqyera për strehimin e anijeve të tipeve të ndryshme. Në të funksionojnë gjithsej gjashtë porte, të gjithë specifik për nga përdorimi. Porti i Vlorës është porti më i madh i Shqipërisë Jugore dhe i shërben të gjithë rajonit përreth, në transportin e mallrave dhe udhëtarëve. Për nga karakteristikat ai është një port i hapur i përbërë nga dy mole kryesore, ku mbahen mjetet lundruese si: anije transporti dhe tragete. Nuk ka rryma të forta dhe zbatica që mund të ndikojnë në navigimin e mjeteve, prandaj ankorimi mund të bëhet edhe pranë tij jashtë sistemit të moleve. Në veri-perëndim të këtij porti ndodhet porti i Zvërnecit, i cili shërben për ankorimin e anijeve të flotës të peshkimit. Ndërsa në Jug të qytetit të Vlorës ndodhet porti i vogël i Radhimës, i cili u shërben anijeve të vogla të transportit. Në pjesën më Jugore të gjirit, atje ku fillon gadishulli i Karaburunit ndodhet porti ushtarak i Pasha Limanit. I quajtur me këtë emër nga Marina turke në shekullin e XVI, ai u bë një bazë e madhe ushtarake e Traktatit të Varshavës në vitet e luftës së ftohtë. Aty sovjetikët investuan miliona dollarë dhe për një periudhë disa vjeçare ajo u bë gati për ti shërbyer një skuadre detare të përbërë nga 12 nëndetëse dhe dhjetra anije të tjera ndihmëse. Sot ky port në kuadrin e marrëdhënieve të partneritetit me Naton është marrë nën kujdesin e marinës turke. Edhe Porti që ndodhet në Ishullin e Sazanit është përdorur për qëllime ushtarake. Sot ai përdoret nga Guardia di Finanza Italiane, për të patrulluar brigjet shqiptare, duke parandaluar trafiqet e paligjshme. Në Orikum ndodhet porti më i ri i gjirit të Vlorës i cili është i vetmi port Turistik i Jahteve në Shqipëri, quajtur Marina e Orikumit.
Karaburuni Karaburuni është gadishulli më i madh që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, i cili ndodhet midis detit Adriatik( gjirit të Vlorës) dhe detit Jon . Me një gjatësi prej 16 km, Karaburuni shërben si kufiri ndarës midis midis këtyre dy deteve. Peisazhi i çuditshëm i tij ofron forma nga më të ndryshmet si gjire të vegjël, pllaja, shpella karstike, kepe, plazhe, shpate të zhveshur, maja malesh, etj. Midis tyre mund të përmendim gjiret me emra të çuditshëm si ai i Ariut, Dafinës, Raguzës së parë, Raguzës së dytë, Ravenës, Shën Janit, Shën Vasilit,etj, Maja më e lartë e Karaburunit është Koreta me lartësi 826m, kurse fare pranë saj ndodhet pllaja karstike e Ravenës me lartësi që varion nga 200-300 m, në lartësinë e të cilës Sovietikët mendonin të instalonin raketat e tyre në fund të viteve 1950. Përhapja e dukurisë gjeografike të Karstit ka bërë që në gadishull të zhvillohet dukuria e shpellave. Janë gjithsej 20 të tilla përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga ku mund të përmendim shpellën e Haxhi Aliut, atë të Dukë Gjonit, shpellën pranë gjirit të Ariut, Shpellën e pëllumbave, shpellën e Inglizit, shpellën e thellë, etj. Por shpella më e madhe dhe më interesante e Karaburunit është ajo e Haxhi Aliut, e cila ka formën e një tuneli me lartësi 60 m dhe gjatësi 40 m. Sipas legjendës shpella dikur është përdorur nga pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte atij mundësinë e sulmit ndaj anijeve napolitane, turke, veneciane, apo dalmate. Në Karaburun midis gjireve të shumtë të bie në sy edhe ai i Gramatës. Gramata në greqisht do të thotë “shkrime”. Me këtë emër njihet ky gji i vogël qe ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit. Qysh në periudhën antike këtu ankoroheshin anijet, të cilat dallgët e detit mund ti përplasnin në shkëmbinjtë e gadishullit. Të strehuar këtu udhëtarë të shumtë nga vende të ndryshme të mesdheut kanë lënë shënimet e tyre, të cilat i kanë gdhendur në faqet e shkëmbinjve, që janë përdorur edhe si gurore Mbishkrimet e para ju kushtohen perëndive dhe janë lutje për shpëtim nga furtuna në det. Ndërsa në të tjera mbishkrime përmendet figura historike të Romës si Pompeu, Dolabela, Mark Antoni ose Konsulli Tit Statit Tauri. Ndërkohë që interes paraqet edhe një mbishkrim i vitit 1396, i cili tregon se gjatë udhëtimit të tij për në Francë u strehua nga stuhia në Gramata, vetë Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog. Mbishkrimet janë bërë kryesisht në gjuhën antike greke, latine, dhe greqishten Bizantine. Shpesh herë ato janë të shoqëruara edhe me vizatime të ndryshme dhe simbole nga më të larmishmet.
Oriku Atje ku Karaburuni bashkohet me luginën e Dukatit ndodhen rrënojat e Orikut antik, i cili lindi si koloni e themeluar nga grekët e Eubesë në shekullin e VI.pk. Një nga autorët antikë, Plini, thotë se Oriku u themelua nga Kolkasit. I ndërtuar sipas stilit të Polisit grek ai mbështetej në shpinë të kodrës së Paleokastrës me pamje të gjerë nga gjiri i Vlorës. Gërmimet arkeologjike që janë kryer dikur kanë nxjerrë në dritë midis objekteve të tjera edhe një teatër të vogël, që merrte në shkallaret e tij rreth 500 spektatorë, disa shtëpi banimi, një mol disa shkallare, etj. Për tu përmendur në historinë e tij janë luftimet midis Çezarit dhe Pompeut gjatë vitit 48 pk. Interesante është përshkrimi që i bën Çezari dorëzimit të qytetit në librin e tij Belli Civilis (lufta civile), ku midis të tjerave thotë: “Çezari zbarkoi ushtrinë po atë ditë u nis për në Orik. Këtu Luc Torkuati që sundonte në qytet me urdhër të Pompeut mbylli portat dhe u mat të mbronte qytetin, duke urdhëruar grekët të hipnin në mure, dhe të rroknin armët, por orikasit nuk donin të luftonin kundër Romës, bile qytetarët përpiqeshin të pranonin Çezarin vullnetarisht. Atëherë Torkuati çeli portat dhe u dorëzua tek Çezari me gjithë qytet.
Kisha e Marmiroit është një kapelë e një manastiri të vogël ndërtuar në shëkullin e XII-të. Quhet me këtë emër për shkak të gurëve të bardhë, dmth të mermertë (Marmiro) të marrë nga rrënojat e Orikut antik. Me një arkitekturë tipike për kishat bizantine në formë kryqi me kupolë, ajo ruan përreth edhe rrënojat e manastirit të dikurshëm.
Sazani Fare pranë Karaburunit ndodhet ishulli i Sazanit i cili njihet nga të gjithë si Ishulli më i madh i Shqipërisë. Me një sipërfaqe prej 5.5 km2 ai ndodhet në hyrje të gjirit të Vlorës, 16 km larg kësaj të fundit dhe ndahet nga Karaburuni prej ngushticës së Mezokanalit, 4.8 km e gjerë, ndërsa largësia e tij nga kepi i triporteve është 8.5 km. Iërbërë nga dy kodra pothuaj “binjake”, Sazani ka një lartësi maksimale prej 342 m, dhe një vije bregdetare të lartë e shkëmbore, të pasur me gjire të vegjël. Më i rëndësishmi ndër ta është ai i Shën Kollit ku ndodhet edhe Porti ushtarak i Sazanit. Dikur autorët grekë dhe romakë e quanin me emrin Sason. Njëri prej tyre Ptolemeu jep edhe koordinatat e tij gjeografike prej 44o51’. Kurse Plini e përmend ishullin si qendër piratësh. Si pjesë e Perandorisë Romake e më vonë asaj Bizantine Sazani nuk do të ketë ndonjë rëndësi të madhe. Ndërsa gjatë mesjetës do të bjerë nën sundimin e Venedikut. Në shekullin e XV ai do të pushtohet nga turqit, të cilët në vitin 1815 do tja dorëzonin atë Anglisë, që e mbajti deri në vitin 1864, kur Mbretëria e bashkuar do tja kalonte Greqisë Gjatë viteve të luftës së I-rë Botërore pikërisht në vitin 1915 ishulli u pushtua nga Italia, e cila e mbajti atë deri në 8 Shtator të vitit 1943, kur Sazani u pushtua nga Gjermanët, të cilët u larguan që aty në 14 Tetor 1944. Që prej kësaj kohe e deri tani Sazani është pjesë e pandarë e shtetit Shqiptar, i cili e përdori atë vetëm për qëllime ushtarake. Gjatë viteve të komunizmit këtu u ngrit një bazë ushtarake detare dhe një qytezë ku banonin familjet e ushtarakëve. Ato u larguan nga ishulli kur baza u braktis në vitin 1992 nga ushtria shqiptare, e cila më vonë e vuri Sazanin në dispozicion të Natos. Fakt interesant është se në Sazan rritet edhe një lloj lepuri i egër, i cili u soll në ishull midis dy luftërave botërore nga Italianët. I quajtur Lepuri i gropave, kjo specie ka ardhur duke u shtuar sepse në Sazan nuk ka kafshë grabitqare.
Parku kombëtar i Llogorasë shtrihet atje ku nis lugina e Dukatit përgjatë shpateve të Lungarës dhë Rrëzës së Kanalit. Me një sipërfaqe prej 1010 ha kjo hapësirë shtrihet nga lartësia 500 m duke u ngjitur deri në lartësinë 1100 m. Brenda tij ndeshim një bimësi të dendur që nis nga shkurret mesdhetare, halorët e ndryshëm, drurët gjethegjërë, kullotat, etj. Llogoraja përmendet edhe për faunën e pasur të saj ku mund të përmendim shpendë të rrallë dhe gjitarë të ndryshëm. Brenda parkut, buzë rrugës në lartësinë 910 m ndodhet edhe monument culture shumë I veçantë, siç është pisha flamur, e quajtur kështu nga forma e degëve të përpunuara nga era.
Poshtë Llogorasë ndodhet fshati i Dukatit i përmendur për folklorin, historinë dhe traditat. Këtu ndeshim një nga monumentet e kulturës popullore siç janë kullat e Dervish Aliut, një shtëpi-kështjellë e shekullit të XVIII-të.
Laguna e Orikumit ndodhet midis Karaburunit dhe qytetit të Orikumit. Dallohet për shpendët dhe speciet e shumta të liqeneve detare, ku nga veprimtaritë ekonomike mund të veçojmë peshkimin.
Kisha e Marmiroit në Orikum Kalaja e Gjon Boçarit në Tragjas ndodhet pranë rrugës atomobilistike. Është ndërtuar në shekullin e XVII-të dhe ka një formë klasike katrore e pajisur me dy kulla. Funksioni I saj ishte ruajtja e rrugës Vlorë-Himarë.
Zvërneci është një nga zonat turistike të Vlorës. Këtu ndodhet Triporti një bukuri natyrore e paeksploruar nga vizitorët. Në vitet 1970 arkeologu Vasil Bereti kreu këtu disa fushata gërmimesh, ku dolën në dritë porti detar, disa mure rrethuese, disa ndërtesa, karkasën e një anijeje dhe qeramika të ndryshme.
Manastiri i Zvërnecit ndodhet në një nga dy ishujt e lagunës së Nartës. Kisha ndodhet në ishullin më të madh i cili lidhet me bregun nga një urë druri me gjatësi prej 200 m. Ajo i përket shekullit të XII-të dhe ka shërbyer edhe si mauzoleum, sepse brenda saj ndodhet varri i gjeneralit bizantin Argjiro Karanxhas, varrosur këtu në shekullin e XI-të. Në varrezën e këtij manastiri ndodhet që nga viti 1932 varri i qëndistares së flamurit Marigo Pozios.
Laguna e Nartës me sipërfaqe 45 km2 është liqeni i dytë detar për nga madhësia në Shqipëri. Veçori e saj është numri i madh i shpendëve dhe peshqve që jetojnë në të. Prej disa shekujsh këtu jeton edhe një koloni pelikanësh. Edhe sot në këtë lagunë ruhet tradita e peshkimit me varka druri. Në kodrat përreth peshkatarët nartiotë kanë treguar se janë kultivues të famshëm edhe të vreshtarisë, e cila prodhon verën e njohur të Nartës.
Në brendësi të territorit të Vlorës gjendet edhe qyteti ilir i Amantias, 35 km larg qytetit. Sot ai përbën një nga parqet më interesantë arkeologjikë të Shqipërisë, në të cilin ndodhen objekte unikalë siç është rasti i stadiumit të saj. Rrënojat e qytetit të dikurshëm ndodhen në një kodër me sipërfaqe prej 20 ha, e cila rrethohej nga një mur me perimetër prej 2100 m. Autorët antikë që japin të dhëna për amantët janë të shumtë. Njëri ndër ta Stefan Bizantini tregon se qyteti kishte si legjendë themelimin nga abantët e luftës së Trojës. Pavarëssht historive të shumta monumentet e Amantias si tempulli dorik i Afërditës, stadiumi, muret rrethues, bazilika, etj, përbëjnë një tur tërheqës për vizitorët.
Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit.
Gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste.
“Inglez” është shqiptimi që dukatasit e asaj kohe i bënë fjalës “Anglez”, dhe prej asaj kohe shpella mban këtë emër.
“Ato kohë, burrat e krahinës, afroheshin tek kjo guvë e zezë për të rrëmbyer ndonjë rrobë, apo ushqim.
Më shumë merrnin plasmas, që e bënin çobanët pelerinë për shi, apo një lloj sheqeri të verdhë, shumë të shijshëm, që tek ne nuk njihej deri në atë kohë,” tregon Alberti, që e drejton motorin e ujit nga një shpellë në tjetrën.
Bukuria natyrore që të fal bregdeti shqiptar është bërë shpesh objekt diskutimesh, lidhur me idenë se si duhet shfrytëzuar një pasuri e tillë, në mënyrë që numri i turistëve që e vizitojnë atë të jetë gjithnjë e më i madh.
E teksa në Shqipëri përpiqën t’i bëjnë reklamë plazheve tona, edhe pse ndërkohë gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, ‘fjalë të mira’ vijnë nga shtetet fqinje.
Faqa “tgcom24” ka publikuar një artikull ku vlerëson shumë jugun e Shqipërisë, dhe plazhet më të veçanta të tij.
“Një diamant ende i papërpunuar, por me ‘forma’ shumë të bukura!”
Kështu mund të përkufizohet imazhi që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një tokë deri diku e harruar nga flukset e mëdha turistike por që fsheh peizazhe të mrekullueshme, plazhe që i ngjajnë atyre në Karaibe, mikpritje për t’u pasur zili etj..
Kryesisht është jugu i Shqipërsië ai që na dhuron kënaqësi natyrale që nuk i gjen kudo, me shtrirjen e tij nga Vlora në Sarandë e më tej, në zonën e Parkun Kombëtar të Llogorasë, jo larg Italisë. Përmendim këtu edhe kombinimin e plazheve ranore me malet shkëmbore.
Plazhi në Shqipëri është sinonim i pushimeve me kosto të ulët. Fakti që masat e turistëve ende nuk e njohin sa duhet bregdetin jugor të Shqipërisë, çmimet e hoteleve dhe të restoranteve nuk mund të quhen kurrsesi të larta.
Më poshtë po ju rreshtojmë disa nga vendet më të bukura për të kaluar pushimet, të cilat do t’ju habisin.
Vlora – Është një nga qytetet më antike shqiptare. U themelua në shekullin VI para Krishtit, me emrin Aulona!
Jo larg nga qyteti i Vlorës gjeni plazhin e Jalit, pak kilometra pas të famshmit Dhërmi, afër fshatit Vuno. Një plazh i vogël i mrekullueshëm dhe i qetë, me ujë të kristaltë.
Dhërmiu është i magjishëm; një plazh ku mund të gjesh lehtësisht një dhomë për të pushuar apo ku mund të bësh camping, e të shijosh perëndimine diellit si në asnjë vend tjetër.
Plazhi i Livadhit, nën ‘këmbët’ e kështjellës së qytetit, është i përshtatur më së miri me bimësinë e dendur dhe me muret shkëmbore. Edhe këtu deti është transparent në mënyrë të mrekullueshme.
Shumë restorante të Himarës ofrojnë ushqime të shijshme dhe ekonomike me bazë peshkun e kallamarët.
Përmendim gjithashtu vende si Gjipea apo dhe të tjera, që mund të arrihen lehtësisht me varkë, me makinë apo edhe në këmbë.
Nuk duhet humbur Shpella e Piratëve, e cila dikur ishte strehë për gjahtarët e detit, ndërsa sot e famshme për intimitetin që të ofron dhe për pamjen e mrekullueshme.
Në fund zbresim edhe më poshtë, drejt Sarandës, plazhit të bukur që gjendet pikërisht përballë ishullit të Korfuzit.
Në këtë zonë nuk duhet humbur pa u vizituar Ksamili i famshëm, një zonë turistike afër qytetit antic të Butrintit, 17 kilometra nga Saranda. Këtu nuk duhet të harrojmë ishujt e vegjël rrotull me ujin ekristaltë.
Për ta mbyllur, shkojmë tek plazhi Pulëbardhat, absolutisht një nga më të bukurit në Shqipëri, prej të cilit mund të shëtisësh me varkë për të zbuluar zonat e magjishme të paprekura që gjenden përreth.
1.Si në të gjithë botën,urat kanë një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajnë të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë: Urat e para u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë të hedhur në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit, përfshin drurët e prerë dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Në gjuhën poetike kam përdorur për urat simbole :Urat.Qelqore . Hënore.Diellore. Qelqore-ura mbi supe mbajnë copëra vargjesh. Hënore-ura,që mbajnë copëra diamantesh në kujtesë. Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë.
2.Të bëhemi më realist dhe të sjellim në kujtesë se në trojet tona, urat kanë qenë nevojë për të lidhur brigjet .Ne kemi një terren të thyer ndërsa strehët tona janë ndërtuar ndër kodra ,male si strehë karakolli,ku poshtë rridhte lumi valë-valë.Këto ndërtime të fshehura shpesh poshtë rrapeve shekullorë,shelgjishteve humbën ose u nxorën jashtë përdorimit me ndërtimet e urave me beton dhe hekur.Bëhet më interesant fakti se shumica e urave kanë edhe emërtim të tyre disa të veçanta. Si Ura e frengut,ura e Belasë e Slapit etj. Në të tri urat kam shkuar shpesh. Pranë urës së e Belasë vite më parë gjendej një banesë dhe banori i saj ishte i vetmi njeri që kishte parë ,disa lloje regjimi si dhe në kohën kooperativës , ishte i vetmi banor i republikës që nuk kishte tufëzuar bagëtitë e imta. Nga lindi emri bela,Slap,freng etj është e kuptueshme fjala por ato kërkojnë ende një studim më të thelluar.
A jemi në gjendje, që këto ndërtime ti rikthejmë në kujtesë duke i evidentuar, mirëmbajtur ?Qarku i Vlorës shprehen në rrjete sociale, specialist të DRKK Vlorë,ka një reliev kodrinor-malor, te pasur me ujera rrjedhëse, lumenj e përrenj.
Për bashkimin e dy krahinave, e fshatrave me njëra – tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banoreve te një krahine u është dashur qe nder shekuj te ndërtojnë vepra arti siç, ura, etj. Në këtë territor sot numërohen me qindra ura te mëdha dhe te vogla qe u takojnë periudhave te ndryshme historike nga antikiteti deri ne mesjetën e vone. Ato dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale. Me iniciativën e drejtuesit të DRKK Vlorë Agim Haxhiraj dhe historianit Novruz Barjami, po kryhen pastrime dhe evidentime si dhe mirëmbajtje për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për t’i shpallur monumente kulture.Disa nga urat e evidentuara janë :Ura e Drashovicës,Ura e Slapit-Kufiri midis Drashovicës dhe Mavrovës shek. XVII-XVIII,Ura e Belasë Mavrovë shekullit XIX,Ura e Bratit,Brataj shek XV dhe Ura e Frëngut –Gjormë Ura e Frengut, Gjorm shek. XVI
3.Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë. Rrapet e Drashovicës , monumenteve te natyrës shqiptare.
Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i thjeshtë dhe i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.
….Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtricës,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….
Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty fletë gjithë Labëria,Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq në krahinën më të madhe në jug të vendit.
Në kufirin midis fshatrave Drashovicë dhe Mavrovë gjenden dy ura të cilët kanë periudhë kohore nga shekujt e shkuar. Ura e Slapit që mendohet e shek.XVIII ,ura përbëhet nga harku kryesor e ndërtuar me gurë dhe me një teknikë të shkëlqyer inxhinjerike. Ura e Slapit gjendet e pozicionuar perëndim- jug përmbi përroin me të njëjtin emër .Ky përrua në stinën e dimrit është mjaftë problematik për shkarkimin e ujrave për shkak të bllokimit nga furia e lumit Shushicë. Ura ka qenë funksionale deri në vitet ’60. Nga ujëra e tepërta të përroit të Slapit, ura shpesh bëhej njësh ngase grykëderdhja e lumit të Shushicës,nuk tërhiqte ujin e përroit .Ura është e amortizuar në pjesën e sipërme në gjysmën e radhës së parë të gurëve në pjesën perëndimore të sa,j është rrëzuar me kalimin e kohës. Gurët e harkut dhe pjesa tjetër janë në gjendje funksionale. Pranë urës ndodhen edhe kolonat e një tjetër ure ,ajo e trenit ndërtuar nga italianët,që vinte në shfrytëzim linjën hekurudhore Kotë-Vlorë,për qëllime ushtarake.
Ura e Belasë, është një urë lidhëse me përruan e Slapit, që derdhet nga liqeni i Petës si dhe ujërat e shumta të kodrinave me kodrat e fshatit Mavrove, mendohet të jetë ndërtuar në shek .XIX .Ura ka një hark të madh është ruajtur mjaftë mirë duke i rezistuar kohës dhe faktorëve të ambientit. Ura është funksionale për kalimin e banorëve drejt një prej lagjeve të fshatit.Mavrova është emri i sotëm qytetit Olimpia .Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private. Sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha.
Urat, që janë të ndërtuar përmbi përrenj të fshatit Mavrovë kanë nga një hark të ndërtuar nga mjeshtër të përpunimit të gurit ,element i të cilit gjendet aty pranë në kavat gurit. Ato kanë bazament të fuqishëm dhe një strukturë të fortë,rezistencë karshi faktorëve të ambientit përfshi edhe ujërat, që janë armiku i tyre.
Duke qenë një qytet me kohë lindje para Krishtit në luginën e lumit, urat mund të kenë moshë më të hershme si dhe mund të kenë ekzistuar të tjera, ura monumentale të gdhendura në gurë dhe me një mjeshtri të veçantë ndërtimi.
Ura e frëngut në Gjormë. Nga gërmimet arkeologjike, shkruan intelektuali K.Kapaj është vërtetuar se janë të asaj periudhe disa vepra kulti, disa kështjella dhe urat me harqe guri mbi përrenj dhe lumenj si Ura e Frengut në Gjorm, në Brataj etj.
Ura e Frëngut është një urë e ngritur përmbi buzët e dy shkëmbinjve .Gryerja nga ujit ka formuar një përrua të thatë më tepër në verë .Ura ka dy frëngji,njëra në formë dritareje .Ka dëmtime në pjesën e sipërme.
Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti .Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në fshatin Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë i cili përzihet më lartë me ujërat e tjëtër lumi rreth 40 km nga qyteti i Vlorës. Paraqet interes ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim .
Ura e Bratit mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. 31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj. Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti. Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë 17.3.1948 Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve .
Përshkrim. Brati,katundi në luginë të Shushicës. Nga dhjetori në mars,agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve,shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërima pranverore. Kreshta përmbi fshat është e populluar nga gurët. Poshtë këmbëve të tij, në rrugën e zallit ecën herë e qetë,herë e fryrë,Shushica që bashkohet me përruan e Brate.
Ura e Bratit është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej më shumë se 6 shekujsh. Një profil të plotë të urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmat ” Nëntori i dytë” dhe filmi :”Udha e shkronjave”.Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe. Bashkimi i lumenjve quhet vendi ku përzihen lumenjtë.Kjo urë daton në shekullin e XV-XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mese 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinën. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit . Në qendër të fshatit Brataj rruga zbret drejt lumit. Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar ne një mënyrë te tillë, qe te përballoj dhe vërshimet e lumit këndet dhe mbështetja e bëjnë që të përballojë dallgët e mëdha të lumit te cilët ne shume raste kalon mbi të .Është shpallur monument kulture . Kjo ure ka shërbyer për te lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës. Rreth dy km mbi Urën e Bratit pra mbi kryqëzimin e lumenjve, ndodhet Ura e Bogdanit .
Gazeta britanike “The Guardian”, e ka renditur Drimadhes në Jug të Shqipërisë, si një nga plazhet më të bukura të Evropës
Ai vjen në renditje menjëherë pas “Milles of sand”, një ishull në veri të Holandës.
“Kamping dhe rërë të bardhë në Shqipëri”, titullohet pjesa ku përshkruhet bregdeti shqiptar.
“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi i Drymades është me të vërtetë guror, por kthehuni mejtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht të bardha me rërë të bardhë”.
Deti është pa dyshim i qartë, dhe kjo kur është një temperaturë e butë.
Një pemishte me portokalle është shtëpia e kampit të Breshkave të Detit, e cila ka tenda të parapërgatitura, me dyshek dhe shtroje të pastërta.