Qyteti karakteristik i njerëzve të urtë dhe mikpritës, i luleve, këngëve popullore lirike me saze, qyteti i verës por veçanërisht i glikove unikale, vetëm gjatë këtij sezoni u vizitua nga rreth 25 mijë turistë, vendas dhe të huaj.
I njohur edhe me emrin “Qyteti i trëndafilave”, për shkak të natyrës së bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike, Përmeti ka qenë një mundësi më shumë për turistët që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik.
Falë edhe investimeve të qeverisë me vlerë rreth 103 milionë lekë për zona rekreative, përmirësimin e ndriçimit dhe rikonstruksionin e rrugëve për këmbësorët, rikonstruksionin e rrugëve automobilistike, të shtëpisë së kulturës dhe rikonstruksionin e fasadave, Përmeti të tërheq gjithnjë e më shumë me bukuritë që ofron, historinë dhe traditën përmetare.
Për të gjitha këto veçanti që e karakterizojnë mund të quhet pa frikë “Perla e Jugut”, pasi edhe të udhëtosh drejt tij, sot është mjaft komode për shkak të një rruge të asfaltuar rishtazi.
“Guri i Qytetit”, është kthyer në një pikë referimi për qytetin nga ku mund të sodisësh rrugët, ndërtesat, shtëpitë karakteristike, kishat, xhamitë deri te saksitë e luleve në parvazet e dritareve.
Një nga resurset natyrore më të çmueshme janë burimet termale të Bënjës, fshat i ndodhur rreth 8 km nga Përmeti.
Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.
Çdo vaskë, me temperatura që variojnë nga 25°C – 28°C, është e përdorshme për trajtimin e një problemi specifik në bazë të cilësive kurative të burimit që rrjedh: reaumatizëm, sëmundje dermatologjike, akne, ostoporozë, gastrit etj.
Përmeti është vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing, të gjitha këto aktivitete të një familjeje aktive
Duke u shndërruar në një pikë të veçantë turistike, edhe vetë familjet përmetare po hedhin hapat e parë të zhvillimit të agroturizmi.
Tradita e gatimeve të njohura përmetare sikundër e prodhimit të reçelërave dhe glikove, e rakisë së njohur, kanë vendin e tyre në mozaikun e permeti6agroturizmit duke u shndërruar në një shtysë shumë të fortë ekonomisë dhe punësimit familjar.
Disa vlera të veçanta në këtë qytet turistik, janë ikonostaset e mrekullueshme të kishës së Leusës, ku mjeshtëria e artit të gdhendjes së drurit ka kaluar në përsosmëri, krahas afreskeve me ikona shenjtorësh, plot ngjyra, art të vërtetë dhe mister.
Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizituara në Bashkinë e Lushnjes por edhe në vendin tonë, është Manastiri i Ardenicës (ose Artemisës hyjnesha e pjellorisë). Ky objekt i rëndësishëm kulti, ngrihet në një vend dominues në kodrat pjellore me të njëjtin emër, në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit.
Në rrugën për në Fier-Vlorë, në kthesën e fortë afër fshatit Kolonjë, të shfaqet përball Manastiri i Ardenicës. Si një murg i lashtë, hijerëndë, qëndron ulur maj kodrës së bukur në një natyrë të qet. Qiparis, pisha dhe drurë të harlisur e mbajnë mes tyre këtë “plak” të moçëm dhe lëshojnë pika vese mbi zhgunin e tij të tymosur nga koha. Hija e tij e rëndë si një magnet i fuqishëm të tërheq ta vizitosh.
Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjesën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.
Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë. Këtë e konfirmoi dhe Drejtori i Muzeut Historik të Lushnjes, Niko Ferra që shoqëroj gazetarët e ATSH-së për një reportazh në këtë manastir.
Në afërsi të ndërtesës, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të një rruge të vjetër romake degëzim i Egnatias. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes.
Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti ku vazhdojnë të strehohen disa murgj, por brenda tij ndodhet dhe kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri vajit, furra, stalla, për kafshët e udhës së besimtarëve ortodoks të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kureshtar të historisë dhe të monumenteve të kulturës.
I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, e bënë këtë manastir më tepër të vizitueshëm, pasi mbi 10 mijë vizitorë ngjiten aty çdo vit.
Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qendror për infrastrukturën rrugore që të çon drejt tij, e ka bërë tepër atraktiv. Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodis nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peizazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë, lagunën e Karavastasë deri në detin Adriatik.
Një peizazh të mrekullueshëm nga kjo lartësi të shfaq pylli me pisha shekullore i Divjakës. Nën këmbët e këtij manastiri nuk shtrihen vetëm peizazhet natyrore, por edhe një qendër e banuar që në lashtësi, ku sot mund të shikosh mbetjet e mureve dhe të varrezave të lashta.
Të kalosh disa orë në të, mëson shumë gjëra, që nga piktorët e famshëm voskopojar që pikturuan muret e tij, martesën e Skënderbeut, harta astrologjike në dyshemenë e kishës, banesat brenda kishës së lashtë ku jetojnë disa murgj që të kujtojnë periudhën e eremitëve të krishterë që faleshin në vetmi për rrugën e drejt të Krishtit që duhet të ndjek njeriu, histori të lashta e moderne, gazmore e të frikshme si vet enigma, pra gjithçka që mbart brenda vetes një manastir.
Por më së shumti, manastiri i Ardenicës, sot është një pikë çlodhëse dhe mjaft qetësuese për turistët që kalojnë disa orë atje.
Në periferi të tij gjen restorante luksoze që shërbejnë me profesionalizëm, peizazhe natyrore të papërsëritshme të cilat ndërthuren me së miri me kuzhinën tradicionale myzeqare dhe mikpritjen e ngrohtë vendase./ATSH
Ai ishte një gjeneral italian i Luftës së Dytë Botërore, i cili kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve ‘40, kur Italia pushtoi Shqipërinë.
Gjatë ekspeditave në zonën e Kavajës pikërisht në fshatin Bardhor – ku edhe sot ndodhet një nga burgjet e shtetit shqiptar – ai ndeshi në një gji të mrekullueshëm rreth 400 metra të gjerë, që puthej nga një det thellësisht blu i cili copëzohej nga pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë e cila mbyllej me dy kepa majtas-djathtas, në formën e një patkoi.
Ky xhep i bruztë-blu, ishte i veshur me shkurre të blerta e kodra të buta që e mahnitën ushtarakun. Dhe jashtë kontekstit të luftës ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte një gji i mrekullueshëm për të bërë plazh.
Pak kohë pasi u kthye në Itali, mori familjen e tij dhe e mësyu gjirin edhe njëherë, por kësaj radhe me jaht, nga deti. Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta.
Tashmë ai s’mund të quhet ndryshe, ndonëse numri i atyre që e frekuentojnë është shumë më i madh se thjesht një familje e pasur e kohërave të luftës.
Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit.
Është vetëm 10 km nga rruga kombëtare Durrës-Rrogozhinë.
Vija bregdetare e plazheve të Kavajës, fillon që nga plazhi i Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpënin, e deri në Spille. Pjesa jo fort e njohur e saj vijon pas plazhit të Qerretit. Në vijimësi të këtij segmenti ndodhen plazhet e Carinës, Kepi i Lagjit, Gjiri i Forsilukut, plazhi i Gurit të Lëmuar, plazhi i Spillesë etj.
Në zonë mund të vizitohet Kalaja e Bashtovës, një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.
Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.
Pak kilometra nga Kavaja në fshatin Çetë, ndodhet Kisha e Shënepremtes, një kishë mesjetare, e zbukuruar me afreske të shenjtorëve. Në këtë kishë, banorët e qytetit vijnë tri ditë pas pashkëve për të festuar dhe për të uruar njëri-tjetrin.
Pylli Bedenit, është gjithashtu një destinacion shumë i përshtatshëm për kohën e lirë, për eksploruesit e natyrës, adhuruesit e aventurës dhe të pasionuarit pas florës shqiptare. Është një pyll shumë i përzier, me sipërfaqe rreth 300 hektarë i vendosur mbi kodrat e fshatit Beden.
Rruga për atje kalon nga fshatrat Luz i Madh, Luz i Vogël e Kryevidh, 15 km në jug të qytetit.
Turistët kinezë mund të vizitojnë Shqipërinë nga 1 prilli deri më 31 tetor 2018 pa viza. Vendimi është marrë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kjo masë pritet të rrisë fluksin e turistëve kinezë në Shqipëri. Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, e vlerësoi Shqipërinë si një atraksion për turistët kinezë.
Ambasadorja tha se Shqipëria po shihet si një perspektivë turistike e kinezëve në Europë. Krahasuar me vendet pranë si Italia, që u vizitua nga 3 milionë kinezë vitin që shkoi dhe Greqia nga 1 milion, Shqipërinë e vizituan 10 mijë turistë kinezë. “Ne po punojmë që kjo shifër të rritet këtë vit, duke hapur kështu një perspektivë të mirë për turizmin tonë në Shqipëri. Po punojmë me operatorë turistikë kinezë për njohjen e Shqipërisë dhe të njëjtën gjë po kërkojmë dhe nga operatorët tuaj turistikë”, tha ajo.
E pyetur se çfarë turizmi pëlqejnë kinezët në Shqipëri, ambasadorja tha se prioritet zë ai kulturor me Krujën dhe Gjirokastrën, por edhe natyra e bukur shqiptare. Kruja pëlqehet për historinë heroike të saj dhe të heroit tuaj kombëtar, ndërsa Gjirokastra, edhe sepse aty është luajtur filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, që kinezët e pëlqejnë dhe gjejnë pika të përbashkëta mes dy popujve. “Ne jemi për një politikë rajonale përsa i përket turizmit, ku do të përfshihen vendet ballkanike. Turizmi rajonal është më i suksesshëm dhe këtu do të përfitojë përparësi dhe Shqipëria”, tha ambasadorja Jiang Yu.
Ambasadorja nënvizoi se në vitin 2017, 130 milionë kinezë kanë dalë jashtë shtetit për turizëm dhe shpenzimet e tyre turistike arritën në 115.92 miliardë dollarë amerikanë, gjë që e rendit Kinën, prej disa vitesh tashmë, në vendin e parë në botë si kontribuesja më e madhe në industrinë e turizmit. Politikat e liberalizimit të vizës do të jenë në favor të thellimit të shkëmbimeve kulturore, njerëzore e turistike mes Kinës dhe Shqipërisë dhe të zgjerimit të mëtejshëm të tregtisë së shërbimeve, sigurisht, në të mirën e arritjes së rezultateve të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.
Vitin e kaluar, Shqipëria ka tërhequr mbi 5.1 milionë vizitorë të huaj dhe të ardhurat nga sektori turistik dhe pritet të kalojnë 10% e PBB-së. “Kina dhe Shqipëria duhet të shtojnë bashkëpunim mbi mbrojtjen konsullore, lehtësimin e hyrjedaljes së kufirit, përpilimin e itinerareve, pritjen me guida vendore, trajtimin e rasteve emergjente etj., duke garantuar kontaktet 24 orëshe me shërbim të gjithanëshëm për të përballuar problemet që mund të ndodhin”.-tha ambasadorja.
ARKEOLOGJIA E ZBULUAR NË GJIRIN E VLORËS
Tulla me gjurmën e dhisë me e veçanta
NGA GËZIM LLOJDIA
Përtej kohëve me mjegull .Ne kemi në duar visare. Kemi visare, që i përkasin kulturës tonë . Diamantet nuk e kanë shkëlqimin e tyre nën tokë . Drita është dita . Errësira, nata mjegullinë , që ka mbështjellë rrënojat tona në nën tokën tonë . Do të kapërcejmë mjegullën e shekujve,për tu gjendur materialisht te qytetërimi ynë. Mund të thuhet se rruga , për të rrugëtuar në ato shekuj pas , është një rikthim i vështirësuar. Udhëtimi prapa në kohë është kështu një udhëtim në kahun e kundërt. Pikërisht sepse,atje me kohë mjegulla ka rënë dhe kurthuar ka gjithshka. Mirëpo deri më sot, të gjithë gjurmuesit e shekujve, një rrugë kanë ndjekur,ose kanë rrahur vazhdimisht . Rrëmimi neper rrënojat .Të gjithë atyre që u rranë brinjët për këto rrënoja , shpirti u ndriçoftë ! Të gjithë atyre , që u lektisën në diell, shi e baltëra, ëmbëltoja e baltës tonë mjaltë tu bëhet . C’marveshje bënë me kohën ? D.m.th çfarë i kërkuan Perëndisë , për jetët e tyre ? Shpirti, që rron aq kohë për të sjellë në vëmendje ,qytetërime të humbura. Gjurmuesit e kësaj rruge janë si shenjtorët .Në të vërtetë ata rrugëtojmë me rrugën e lashtë të gjurmuesve shekullor. Do të ecim përbri një rruge të vështirë, të meteorizuar të,që është rruga e ndritshme e pagabueshme,më afër të vërtetës. Madje me këtë do të risjellim një copëz të këtij portreti të një prej figurave të arkeologjisë shqiptare .Kjo rrugë,zbret labirinteve të thella .Është e kthjelltë si qielli pranveror. Është e sigurt,e bardhë si fushëpamja e ngrirë e Antarktidës . Nga fryma e tyre , risillen copëra jete ,të një qytetërimi si ky i yni, që ka jetuar qindra shekujsh . Rruga e tyre për të hyrë në thellësitë shekujve ,pra puna e tyre e gjurmuesve, kërkuesve, hulumtuesve ka qenë arkivat, të dhëna, dëshmitarë, analizat e tokës,gurëve, mureve, copave , enëve memuareve, traktateve, raporteve,librave të zverdhur, etj, etj. Kështu nëpërmjet gjuhës së shkencës ata janë përpjekur të ringrenë në këmbë portrete fizike,ngjarje etj , që kanë mbetur anonimat të shekujve. Përgjithësisht, kjo rrugë është qindra vjeçare dhe rrihet kaq dëshmonte sot. Do të punohet në kohëra, ndonëse ajo ka mbetur e vetme ,por e paoksiduar nga koha . Një shtresë mjegulline mund të mbuloj një oqean .Atje ndihet mbretëria e heshtjes . Ja përse ,kontributi i këtyre studiuesve është më e rëndësishmja.
Nga kohë shekujt e largët të përshkruar me mjegull,harresë dhe vesë gjetëm tre vjet më parë një fragment tulle të pjekur mire ndërkohë kur kohërat,erozionet, tërbimet e llohërave dimërore apo aluvionet e kodrinës nuk arritën dot më ta zhbënin. Përshkrimin e bëjnë më të veçantë nga kjo cope balte e pjekur në Orik në furrat e baltës edhe për një fakt që shpreh interes sepse kjo cope balte në shpinë e saj ka një gjurme. Gjurma shfaqet qartazi në krahun e saj të djathtë. Ku dallohen së bashku dy gishta e një kafshe të vogël,që mund të jetë ndonjë dhi më mirë mund të themi se ka qenë një kec i vogël, gjurma është tepër e vogël. Fragmenti i tullës me shenjat ose gjurmën e këmbëve të kecit u dorëzua në vitin 2010 në muzeun arkeologjik dhe historik të qytetit . Përmasat e këtij fragmenti janë 16x12x3. Vend gjetja e saj është shënuar tek kulla lindore. Koha ,që do të mund të përcaktohet është e periudhës romake. Çfarë paraqet ky fragment dhe çfarë kodi mund të fshihet ?Misteri, që do të mund të prinin është gati i shumë i lexueshëm ngase do të mund ta rikrijojmë në tenien e trurit tonë. Ky fragment me ketë gjurmë nuk përsëritet tek copat tjera, që u gjetën në të gjithë hapësirat ku ishte shtrirë shekuj më parë qyteti i lashtë i Orikut. Nuk është asnjë simbol që rri fshehur pas kësaj gjurme . Kur furrtarët vendalinj që piqnin tulla apo enë të tjera të kësaj natyre duke qenë në gjendje të njomë besoj një kafshë ka kaluar përmbi tullën e njomë duke fiksuar gjurmët dhe këto gjurmë do të shfaqeshin shekuj më vonë.
Qeramika që është prodhuar në këtë zonë gjatë kohës së lulëzimit të Orikut të lashtë mbetet e veçantë.. Një tjetër objekt paraqitej në forma –katrore me përmasat-27×27 cm dhe vend gjetje lokalizohen tek liqeni. Moikom Zeqo arkeolog ka shkruar: “Një tjetër legjendë lidhet me Orikumin. Legjenda thotë se nën liqenin e Orikumit rruhen fragmente të qytetit të vjetër. Duke u zhytur kam parë me sytë e mi trakte të bëra nga dora e njeriut si dhe strukturën e një porti të lashtë”. I pari arkeolog qe shkoi Orikun ishte Leon Hezej rreth viteve 1860 i dërguar nga Napoleoni III qe dëshmon kryesisht rrethanat e luftës civile,por qe lokalizoi edhe murin rrethues rreth 950 m te gjate. Porti i brendshëm i përmendur prej Cezarit në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë. Porti i
është lokalizuar ne lagunën 2.2 km të gjate dhe 1.2 km të gjere,. Kemi të bëjmë me një bankine për akostimin e anijeve, e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunës ne këtë vend, arrinte rreth 200 m gjatësi. Tek kjo pjesë e liqenit në vitin 2007 u gjetën edhe shumë objekte të tjera si :fragment trekëndëshi Përmasat-18x19x8 .Shekulli II pes. Te dhëna të tjera mund të japim për pesha e Velmendi. Qeramike(4 cope)Përmasat-9×5 cm, janë gjetur-shkallarja me kthese. Periudha Shek IV-III pes. Një fragment tubacioni qeramikë ne forme harkore me përmasa-16×15 cm është gjetur tek Altari. Një doreze ene horizontale ne forme harku është gjetur-Pusi Nr 2. Doreze vertikale. Përmasat 16×6 u gjet pranë teatrit. Një fund amfore dhe me shenje guackash ne maj okër u gjet tek liqeni sikurse edhe një tjegulle kalipter me hapësire rrethore ne mes me përmasat-15×7 cm. Është gjetur- pusi Nr 1. Kapak qeramike amforash ne forme rrethore (4 cope) 1 cope e thyer. Përmasat-9-10 cm. Gryke amfore me shenje vul,ngjyrw okër tipike. Përmasat-17×15 cm,gjetur-te liqeni.
Në verën e vitit 1958, një ekspeditë shqiptaro-ruse nisi gërmimet për të nxjerrë në dritë gjurmët e qytetit të lashtë të Orikut . Në përbërje të saj ishin akademiku rus Aleksandër Ballavacki dhe dy arkeologët shqiptarë,Dhimosten Budina e Selim Islami,nxorën në sipërfaqe gjurmët e një historie që shkonte deri në më shumë se 2500 vjet. Përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p. Krishtit në veprën “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik.
Gjurme ne gurë është një objekt që ndodhet ne Muzeun arkeologjik, historik Vlore.
Gdhendje ne gur. Përmasat 33x23cm. Origjinale. Disa të dhëna të janë:Objekti është punim ne gur me një gjurme te shquar te gjysmës se këmbës. Me shume se 50 % e objektit paraqitet me forme drejtkëndëshe. Është dëmtuar .
Gërmadhat e qytetit antik te Orikut gjenden ne pjesën me jugore te gjirit te Vlores ne një skele te futur brenda bregut mbi kodrën Paleokaster. Duke njohur faktin historik se ne shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftërash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime dëshmonte kërkimet nënujore do të dëshmonte në këto zone ku ushtria e Pompeut u zu në befasi. Në këtë pjesë të liqenit gjendet akropoli shek IV,tregu i qytetit dhe në kohë të pastër duken gurët.
Prof Dr Neritan Ceka: Në antikitet ka patur një përqendrim qendrash urbane, qytetesh, ku më i vjetri duket se është Oriku ndërtuar diku nga fundi i shek. VII ose fillimi i shek.VI.
Oriku është i lidhur ngushtë me historinë e tij me Apoloninë, veçanërisht me rolin që luan në furnizimin me material guri, pra guroret që janë rreth Orikumit, veçanërisht Grama, që është në krahun e sipërm, furnizon, të paktën që në periudhën arkaike, ndërtimin e monumenteve më të lashta, siç është një tempull i mundshëm i Apolonit, altari arkaik i shek. VI i gjetur në Apoloni dhe kolonat më të hershme, të fillimit të shek.V, duke përfshirë edhe kolonat e tempullit të Shtyllasit, të cilat vijnë, padyshim, nga guroret e Karaburunit, Akrokeraunea e lashtë. Rolin kryesor në këtë transport, jo vetëm në furnizimin e Apolonisë, por edhe të Dyrahut, e ka luajtur gjithmonë Orikumi. Liqeni i Valltos brenda tij,ruan gjurmët e vjetra,që i përkasin kësaj kohe.. Limani i Orikut cilësohej i rëndësishme nga ana ekonomike i forcuar me murre. Dëshmitar i gjallë,larg çdo përfytyrimi,vrojtues i betejës mes Pompeut dhe Cezarit.
Pompeut ,Oriku i shërbeu stacion për flotën ushtarake,shprehen të dhënat. 6 janar viti 48, para Krishtit,Cezari e pushtoi pa gjakderdhje. U turrën atje legjionet e tij. Aleksandri e pushtoi atë në shekullin 214. Dy radhë gur paralel me njëra-tjetrën tregojnë portin e brendshëm që I ka shërbyer qytetit të Orikut
Me teknikën e gdhendjes ne gur me përmasat 35×32 cm, me peshë 10 kg,lyer ne pjesën sipërme ,lyre me gëlqere .Ky objekt ka qene ekspozuar në Pashaliman ne bordurat fjetores, se ish-shkollës se instruksionit është ekspozuar pranë zyrave te flotiljes .Bashke me objekte te tjera qe janë përdorur për xhirim te filmit” Balle për balle”.Përshkrimi :ka forme cilindrike me gjeruesi me te madhe ne pjesën e sipërme qe del ne forme buzësh ,.Ka zbukurime me kanelyre ne pjesën e sipërme “gryka” .Zbukurimet janë me mendra e thelluara ovale .
Altari i madh .Përmendet si zbulim ne gërmimet vitit 1958 ne gjendjen qe është sot. Altari i vogël sipas Ugolinit ndodhet ne muzeun e Vlorës. Ka shërbyer si podium ne ceremonitë fetare dhe ngjan me altarin e Apollonit zbuluar ne rrënojat e Pompeut .Shek I pes…Ne perëndim te teatrit gjendet altari. Nga gërmimet dhe pastrimet e kryera janë nxjerre ne pah
Bazamenti,pjese te kornizës se poshtme me gdhendje lineare. Mungojnë pjesët e sipërme qe shërbenin për procesionin fetar. Koha :Shekulli IV para Kane një gjerësi prej 2.5 m dhe distance te barabarte nga njëra- tjetra.
Një pjesë e objekteve arkeologjike janë gjetur në vendbanimet e hershme në Gjirin e Vlorës ,ende nuk kanë vend për tu ekspozuar në muzeun e vogël të qytetit të Flamurit. Muzetë e vetë parqeve arkeologjike të kësaj treve ende nuk janë konturuar si të tillë dhe as mund të flitet se një ditë do të ndërtohen ashtu si i kanë simotrat e tyre Apoloni,Butrint,Durrës etj .Nëse do të kishte marrë jetë projekti për ndërtimin e tre muzeumeve në Pashaliman,i zonës arkeologjike,i luftës së ftohtë dhe i detarisë ,objektet arkeologjike do të kishin vendin e tyre të ekspozimit mirëpo projekti që rezultoi me një kosto tepër të shtrenjtë për një vend të varfër deri në 6-7 milion euro duke hedhur kështu në erë një projekt ku do të rikthehej si në kohët e saj era lemeritëse e “Luftës së Ftohtë” në Gjirin e Vlorës,ku historia e saj zë fill qysh nga shekujt para krishterimit .Në veprën e tij “Lufta Civile”, Jul Çezari përshkon mes të tjerash zbarkimin e trupave të tij “ndanë brigjeve Palaeste” në ndjekje të rivalit të tij, Pompeut deri në Orik .
Laguna e Orikumit shtrihet gjerësisht dëshmonte prej130 ha,kurse Oriku dëshmonte si baza kryesore detare e Çezarit ne Shqipërinë e Jugut. Në shekullin e XV u pushtua nga osmanët u quajt Pashaliman duke u shndërrua në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të Perandorisë. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë. Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës. Në strehën e Pashalimanit, gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaksi që në shekujt 5 para Krishtit, në vitin ’43 ka qene një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët. Nëndetëset shqiptare janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987.
Sezoni i kaluar veror shënoi një bilanc të pazakontë viktimash në det, për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, por edhe nga motorët e ujit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi masa urgjente për përmirësimin e këtyre dy elementëve, duke ftuar edhe sipërmarrjet private që të kontribujojnë.
Blendi Klosi: “Është e pafalshme që të gjithë ambjentet publike dhe private, por sidomos këto që janë private: që kanë 5-6 djem që heqin dhe vënë shezlong, që shërbejnë në plazh, të mos kenë një prej tyre të trajnuar, të liçensuar, të veshur me uniformën përkatëse dhe të mos kenë roje deti. Problematika e mjeteve motorrike të ujit në det, të cilët tashmë janë shtuar shumë dhe ne vjet kemi patur edhe humbje jete. Edhe për këtë duhet të jemi shumë transparent, me përdoruesit e këtyre mjeteve.”
Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në vend, Klosi kërkoi nga kryetarët vendorë që të marrin masa për një sezon sa më të mirë. Në këtë aspekt ministri kërkoi që brenda muajit prill kryebashkiakët të jartojnë një fashë orari për lejimin e muzikës në lokalet e natës.
Blendi Klosi: “Brenda muajit prill, çdo vend që do të lejojë muzikën me orare dhe me fasha oraresh, nëse do të vendoset që muzika gjatë javës të jetë deri në 23.00 dhe në fundjavë mbase deri në 00.00, duhet t’ia bëjmë të qartë dhe me dije që në orën 00.00 mbyllet dhe mbyllet”
Ministri Klosi kërkoi nga bashkitë që të kujdesen që panairet e ndryshme të ushqimit të jenë më të shpeshta.
Gërmimet arkeologjike vazhdojnë të kenë një impakt dhe interes të madh për vizitorët vendas e sidomos për ata të huaj. Këto gërmime tregojnë histori dhe vlera, ndoshta disa dhe të panjohura për historinë e vendit tonë.
Turistët e huaj dhe ekspeditat që vizitojnë këto site arkeologjike shprehin gjithnjë e më shumë interes për to e së shpejti, do të përgatitet një film dokumentar, nga radiotelevizioni zviceran RTS, mbi gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Orikumit dhe punën tashmë disavjeçare të projektit arkeologjik shqiptaro-zviceran në këtë sit të jashtëzakonshëm.
Ky film dokumentar do të ketë një impakt të rëndësishëm për promovimin e Parkut Arkeologjik të Orikumit dhe pasurive kulturore të zonës, në botën frankofone.
Qyteti antik i Orikumit shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Limani).
Në qytetin e Orikumit, vizitori mund të shohë edhe shumë objekte kulti apo vepra të tjera me vlerë historike e kulturore. Një monument kulture i veçantë është dhe kisha e Marmiroit.
Ajo gjendet në fund të gadishullit të Karaburunit, aty ku ai bashkohet me luginën e Dukatit, është një objekt kulti i vetmuar, i ndërtuar mbi një kodër fare pranë bregut të detit.
Është një kishë bizantine me kupolë, ndërtimi i së cilës datohet diku në shek. XII. Kisha e Marmiroit, siç e quajnë banorët e zonës, ka narteksin si dhe tri hyrje, nga veriu, perëndimi dhe jugu.
Në pjesën lindore të saj gjendet absida e cila merr dritë nga një dritare e vogël. Kishat me kupolë në formë kryqi janë tipike për komplekset manastirore. Dhe në fakt, rrënojat e një oxhaku, një dritareje dhe disa kamare lënë të kuptohet se aty dikur mund të ketë qenë një manastir.
Teatri i gurtë i ndërtuar në shek. I p.e.s me kapacitet 600 spektatorë, mendohet se në kohën e lulëzimit të qytetit përdorej për shfaqje teatrale e ndeshje gladiatorësh. Ekzistenca e këtij teatri mbart jo vetëm vlera historike dhe arkeologjike, por edhe kulturore.
Teatri i Orikumit është monumenti kryesor i zbuluar në kodrën e Paleokastrës. Aty bien në sy shkallët antike të gdhendura në shkëmb që të çojnë në Akropol. Nën ujë gjendet një strukturë guri 1,80 m e gjerë, çka konsiderohet si bankina për ankorimin e anijeve antike. Për të shkuar në parkun arkeologjik të Orikumit ndiqet rruga që të çon për në bazën ushtarake detare të Pashalimanit.
Në qoftë se do të vizitojmë Orikumin e sotëm që në antikitet njihej si Oriku, jo vetëm do të gjejmë një natyrë të bukur dhe shlodhëse, por mund të njihemi edhe me historinë e këtij vendi dhe veprat monumentale të tij. Këtu mund të zhvillojmë jo vetëm një turizëm natyror me det e me plazhe të bukura, por edhe një turizëm kulturor të pasur./Atsh