Turizem

Kryeministri Edi Rama i nis ditën duke promovuar turizmin në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama i nis ditën duke promovuar turizmin në vendin tonë.

Më konkretisht ai ka publikuar një artikull të mediave britanike, ku u bëhet jehonë bukurive shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Shqipërisë, plazheve të mahnitshme dhe potencialeve te mrekullueshme turistike të vendit tonë në një prej mediave më prestigjoze britanike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook,

Artikulli i plotë

Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat e këndshëm tradicionalë, kalldrëmet dhe kishat e vogla ortodokse, është plot me plazhe të mrekullueshëm me ujëra të kristalta, që rivalizojnë Greqinë fqinje me gjysmën e çmimit, shkruan faqja e specializuar për turizmin, theculturetrip.com

Dhe, nëse jeni të ngopur me bregdetin, ju mund të shkoni në burimet natyrore pranë Sarandës apo në brigjet liqenore pranë kufirit me Maqedoninë, pasi Shqipëria është plot surpriza.

Të përmendësh të gjitha plazhet e mrekullueshme është e pamundur, por më poshtë janë renditur 11 plazhet më të mahnitshme të Shqipërisë:

shutterstock_604001336

Drimadhes

Drimadhes, që mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë, një gji i vogël pranë Dhërmiut, me një shkëmb gjigant që ndan plazhet nga rëra, është vendi perfekt për të pushuar. Plazhi nuk është i populluar, madje as në verë, kështu që mbajeni mend mirë.

Beach in the village of Dhërmi, Himara, Albania Dori WikiCommons

Dhërmiu

Pranë Drimadhes, ju gjeni Dhërmiun, një nga vendet më të famshme në Shqipëri, me shkëmbinj të bardhë që përkëdhelen nga ujëra blu në jeshilë.

shutterstock_766478716

Himara

Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në Rivierën Shqiptare, por që ende nuk e ka humbur sharmin e tij. Ka disa plazhe të mrekullueshme si Livadhi dhe Potami, të lokalizuar mes detit dhe një lumi.

shutterstock_534290410

Borsh

Është plazhi më i madh i Rivierës Shqiptare, një ngushticë rëre 7-kilometërshe e paprekur. Rrethohet nga ullinj dhe një mal i lartë dhe, pavarësisht bukurisë, është një nga më pak të vizituarit në vend.

3833453377_4ed30f8a97_z

Vlora

Qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë dhe vendi i plazheve mahnitëse të paprekura. Me Teuta Boat Tours mund të shkosh në Karaburun dhe Sazan, por nëse doni të ikni me makinë, shkoni në Radhimë apo Orikum.

shutterstock_528373537

Saranda

Konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Është një nga pikat më të frekuentuara të vendit për shumë arsye: qyteti ndodhet pranë kufirit me Greqinë, është përballë Korfuzit dhe ka plazhe të shkëlqyera si Pulëbardha.

shutterstock_650401288

Ksamil

Ndodhet në jug të Sarandës dhe është një nga destinacionet më të mira të plazheve. Quhet edhe “perla e Jonit”. Ka pamje fantastike dhe është një gji me tri ishuj të vegjël. Ju sugjerojmë ta shmangni në gusht pasi është shumë i populluar.

shutterstock_272863166

Gjipe

E fshehur nga malet, Gjipe është plazh perfekt për ata që duan qetësinë. Pse? Pasi plazhi është larg rrugës dhe duhen 30 minuta për të parë pamjet spektakolare që të ofron.

The_monastery_of_Zvernec

Narta

Vetëm 15 minuta larg Vlorës, një lagunë e mrekullueshme me ujëra blu, perfekte për familjarët. Një plus i madh është ishulli i vogël i Zvërnecit me një kishe ortodokse të shekullit XVIII, e fshehur në mes të një pylli.

Syri i Kaltër

Syri i Kaltër

Teknikisht nuk është plazh, por një burim natyror. Sidoqoftë, nuk prish punë pasi është vendi perfekt për të notuar i vetëm në një nga peizazhet më të bukura natyrore të vendit.

Ohrid_Lake,_Pogradec AmbraZ WikiCommons

Pogradeci

Shqipëria nuk ka vetëm plazhe të mrekullueshme në det, por ajo është shtëpia e një prej liqeneve më të vjetër dhe më të bukur të Europës, ai i Ohrit. Pranë Pogradecit ka disa plazhe të jashtëzakonshme të populluara gjatë verës, por ata janë perfektë sidomos në pranverë dhe në fund të verës.

Kryeministri Edi Rama i nis ditën duke promovuar turizmin në vendin tonë. Read More »

WTTC: Turizmi shqiptar rritje të gjithanshme

Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC) parashikon një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018.

Në një analizë të përgjithshme, WTTC-ja përmend ndikimin e turizmit shqiptar në Produktin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si edhe në totalin e investimeve.

WTTC-ja i parashikon në rritje të gjithë këta faktorë.

Sipas saj, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134.1miliardë lekë (USD 1,124.1mln), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% in 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë viteve 2018-2028.

Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (USD 1,847.2 mln) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028.

Sipas WTTC kontributi total për vitin 2017 ishte 414.2 miliardë lekë (USD 3,471.9 mln) ose 26.2% e PBB dhe parashikimi është një rritje prej 4.4% në vitin 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit, në 684.2 miliarëd lekë (USD 5,735.0 mln) ose 28.9% e PBB në vitin 2028.

Ndërkohë, kontributi direkt për punësimin nga turizmi gjatë vitit 2017 ishte 93,500 vende pune (7.7% e punësimit total). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 si edhe një rritje prej 1.4% çdo vit në 111,000 vende pune (8.8% e punësimit total) në vitin 2028.

Në 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune).

Kjo pritet të rritet me 3.8% në 2018 në 302,500 vende pune dhe do të rritet me 1.3% në 344,000 vende pune në 2028 (27.3% të totalit).

Sipas WTTC, eksportet për vizitorët dhanë 235.5 miliard lekë (USD 1,974.1 mln), 54.2% të eksporteve totale në 2017.

Kjo parashikohet të rritet me 3.6% në 2018 dhe do të rritet me 4.7% , nga 2018-2028, në 387.4 miliard lekë (USD 3,247.4 mln) në 2028 ose 62.2% të totalit.

Ndërkohë, për investimet WTTC thotë se për vitin 2017 ishte 32.2 miliardë lekë ose 7.5% e totalit të investimit (USD 269.9 mln). Ato do të rriten me 5.5% në 2018, dhe me 4.4% gjatë 10 viteve të ardhshme deri në 52.1miliard lekë (USD 437.1mln)./ ATSH

WTTC: Turizmi shqiptar rritje të gjithanshme Read More »

Mirela Kumbaro: Eja në Përmet !

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të dielën e pashkës ortodokse e kaloi në Përmet, aty ku rrëfen pse duhet vizituar ky qytet, të cilën e quan premtues në këtë sezon.

Kumbaro përshkruan vlerat e këtij qyteti, ku shton se:

”Asnjë dhomë e lirë për bé këtë fundjavë! Por Pashka nuk mund te ishte më e bukur se sa në Kosine, një nga 100 fshatrat ku po restaurohet Kisha e Shën Mërisë, kishë e rrallë dhe vlerë kulturore e arkitekturore dhe ku ka potencial për të krijuar bujtina familjare.

Në #Kosinë e në Kutal për urim njerëzor e zemër të mirë, ku ju siguroj se do të gjeni fermerë duarartë e amvisa të jashtëzakonshme!”,-shkruan ministrja në facebook.

Mirela Kumbaro: Eja në Përmet ! Read More »

Vunoi mirëpret ‘South Outdoor Festival’ , promovim i turizmit të qëndrueshëm

Promovimi i turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, janë në fokus të aktivitetit South Outdoor Festival – Himara 2018, që do të zhvillohet në Vuno, gjatë këtij muaji.

Nën moton “Jo vetëm det”, Vunoi mirëpret South Outdoor Festival – Himara 2018, një aktivitet i kthyer në traditë tashmë për promovimin e turizmit.

Me një arkitekturë të veçantë e të rafinuar, urbanizim, histori dhe protagonizmin në ngjarjet e mëdha të kombit, Vunoi ka një kontribut të vyer në kulturën kombëtare.

Organizimi i panaireve me ushqime të zonës dhe me produkte artizanale, do të jenë po ashtu në qendër të këtij festivali si një mënyrë për promovimin e traditës.

Në kuadër të këtij festivali pritet edhe organizimi i shumë aktiviteteve të sporteve outdoor si hiking, trekking, jeep safari, climbing, paragliding mountain bike dhe scuba diving.

Gjithashtu parashikohen dhe aktivitete të shumta për fëmijë, muzikë polifonike dhe muzikë moderne.

Vunoi është i vendosur në shpatullën e malit të Mjegulloshit, dhe karakteristikë e zonës janë shtëpitë e gurta dy ose trekatëshe.

Në këtë fshat ka qëndruar Lord Bajroni dhe piktori Eduard Lear, që u mrekulluan me ndërtimin dhe afresket e kishave. Vunoi është vendlindja e shumë personaliteteve të artit, kulturës, por edhe i patriotizmit, për të cilët vendasit ndihen krenarë.

Tunelet e gurta që mbajnë mbi vete banesa të mëdha të ndërtuara me gurë, përbëjnë një stil arkitekturor që nuk haset as në Gjirokastër e as në Berat. Ndërtimi i disa shekujve më parë që kërkon mjeshtëri të madhe inxhinerike, e cila është bërë për të shfrytëzuar hapësirën urbanistike të fshatit.

Aktiviteti i mirëoganizuar nga ana e GIZ, vitin e kaluar u zhvillua në fshatin Pilur.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1276971922437110/?t=0

Vunoi mirëpret ‘South Outdoor Festival’ , promovim i turizmit të qëndrueshëm Read More »

Fshati i mrekullueshëm shqiptar në mes të Turqisë (foto)

Arnavutkoy është një lagje e Stambollit që ruan ende formën e saj të mëparshme. Kjo lagje është pika e bashkimit e shkëlqimit dhe e qetësisë.

Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit (Kostandinopojës) nga Sulltan Mehmet Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltan Fatihut në betejën për çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.

Shqiptarët e ardhur u organizuan në këtë lagje, për këtë arsye mbeti edhe emri me domethënien Fshati Shqiptarë (Arnavutkoy). Sipas portalit turk “Star.com.tr”, kjo lagje ekzistonte edhe para çlirimit të Stambollit.

Në shekujt 14 dhe 15 kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz. Ndërsa gjatë perandorisë osmane, ky vend ishte i banuar më shumë nga romët dhe çifutët.

Bukuria natyrore si ajo e Arnavutkoyit mund të gjendet shumë rrallë, kur kësaj i shtohet edhe arkitektura e vjetër. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t’i përshtaten kulturës së arkitekturës së vjetër.

Një fakt tjetër është edhe pika më e thellë e Marmarasë dhe e Bosforit. Por, shpesh ky vend rrezikohet edhe nga dallgët e larta.

Fshati i mrekullueshëm shqiptar në mes të Turqisë (foto) Read More »

Saranda – Një destinacion turistik me bukuri të veçanta

Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, ‘Syri i Kaltër’, çmimet e arsyeshme, janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.

Shqipëria vazhdon të rekomandohet për t’u vizituar nga faqe të ndryshme, kurse njëra nga bukuritë më të mëdha të saj gjendet në Sarandë.

Saranda është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë, një vend që ka plazhe të mrekullueshme në detin Jon, transmeton albinfo.ch

Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral, një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë.

Por, Saranda është e pasur edhe me bukuri tjera si Korfuzi, që është një vend atraktiv për ata të cilët janë të pasionuar pas historisë.

Kalaja Madhështore e Ali Pashë Tepelenës e Butrinti janë tjerë ndalesa të nevojshme në Sarandë. Në këtë qytet ka shumë bukuri dhe me të drejt po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.

Por, këtu nuk përfundojnë bukuritë e Sarandës. ‘Syri i Kaltër’ është një ‘vepër’ e jashtëzakonshme që tërheq shumë turistë. Numri i vizitorëve çdo ditë e më shumë po rritet, kurse edhe çmimet janë shumë të arsyeshme.

Saranda, një destinacion turistik me bukuri të veçantaRezultate imazhesh për foto sarandaRezultate imazhesh për foto sarandaRezultate imazhesh për foto sarandaRezultate imazhesh për foto sarandaRezultate imazhesh për foto sarandaRezultate imazhesh për foto sarandaRezultate imazhesh për foto saranda

Saranda – Një destinacion turistik me bukuri të veçanta Read More »

Valbona me natyren e saj te magjishme , njëra ndër zonat turistike më të vizituara në Shqipëri

Shqipëria është një vend plot surpriza duke mahnitur edhe turistin më skeptik.
E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të befasohesh nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete, kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.

Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguara brez pas brezi. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e huaj, raporton “ATSH”.

Për turistët e huaj, por edhe për ata vendas, janë disa zona turistike në Shqipëri, që nuk duhen lënë pa u vizituar.

E tille është edhe Gryka e Valbonës, që gjendet në veri të vendit, në Tropojë.

Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional, me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, pra, gjithcka.

Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peisazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën në të katër stinët.

 

Rezultate imazhesh për Foto valbonaRezultate imazhesh për Foto valbonaRezultate imazhesh për Foto valbonaRezultate imazhesh për Foto valbonaRezultate imazhesh për Foto valbonaRezultate imazhesh për Foto valbonaRezultate imazhesh për Foto valbona

Valbona me natyren e saj te magjishme , njëra ndër zonat turistike më të vizituara në Shqipëri Read More »

Ksamili, magjia e natyrës në tokën shqiptare

Rezultate imazhesh për foto ksamiliImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto ksamiliRezultate imazhesh për foto ksamiliRezultate imazhesh për foto ksamiliNdër destinacionet e preferuara të turistëve si vendorë ashtu edhe të huaj mbetet Ksamili.

I njohur edhe si Skambil nga shqiptarë vendas,  Ksamili është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës.

Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël ku janë vendosur kafetë dhe pranë tyre mjediseve të pastra.

Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpive për mysafirë, disa janë të hapura gjatë gjithë vitit, por disa hapen gjatë verës.

Rrallë ndodh që magjisë së natyrës t’i shtohej dhe magjia e dorës së njeriut si në Ksamil. Tashmë magjisë së natyrës me gjire e me ishuj të vegjël i kanoset rreziku i shkatërrimit nga ndërtimet. Megjithatë ende mbetet një pikë turistike e cila duhet vizituar me çdo kusht.

18 km në jug të Sarandës, Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.

Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar.

Ksamili është i përshtatshëm për turizmin familjar kur gjatë stinës së verës qindra turistë marrin me qira dhoma dhe apartamente për pushimet e tyre

Ksamili, magjia e natyrës në tokën shqiptare Read More »