Për 10 ditë me radhë një ekip alpinistesh profesionistë nga Holanda, Slovenia, Franca dhe Australia bënë zbritje me litarë në disa prej majave me të vështira të Kanioneve duke pasur mundësi ti eksplorojnë ato në thellësitë mbi 200 metra.
Nga këto thellësi vijnë edhe fotot të cilat për here të parë sjellin imazhe të bukurive mahnitëse të këtyre kanioneve të cilat për gati 30 km përshkojnë malësitë e Kurveleshit. Imazhet e mëposhtme janë publikuar nga Auron Tare.
Tomorri mbetet Mali simbol nga tw gjithw shqiptarwt. Ai me plot gojwn mund tw cilwsohet si “Olimpi i Perwndive Shqiptare”.
Tomori është një mal në lindje të qytetit të Beratit. Ai është mali më impozant në Shqipërinë e Jugut. Me majën më të lartë 2416 metra, ai ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është mbeturinë e kultit pagan të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarit.
Nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një [[prestigji|prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si Olimpi shqiptar, besohet se është dëshmi e njësisë kulturore ballkanike.
Në zhvillimet e mëvonshme etno-historike e fetare të shqiptarëve, substrati pagan u tregua shumë i qëndrueshëm; ai mbijetoi si një element i vazhdimësisë së traditës mitologjike ilire dhe si shprehje e njësisë shpirtërore të tyre. Vendet e peligrinazheve të epokës pagane dhe ritet pagane mbetën po ato në epokat e mëvonshme fetare, ndryshuan vetëm përfytyrimet që lidhen me këto rite, duke marrë një veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njëherësh është karakteristik edhe për kultin e Tomorit dhe ritet e pelegrinëve në nderim të tij.
Për të ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit të shenjtë të Tomorit kaloi dy faza, që iu përgjigjën dy periudhave të historisë fetare të shqiptarëve: periudhën e lulëzimit të kristianizmit dhe atë të islamizmit. Por, sikur të mos ekzistonin këto dy faza, siç do ta provojmë më poshtë, letërsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te përmbajtja dhe përfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo çka i shtoi kjo letërsi këtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.
Për të kuptuar çka u tha duhet të hapim këtu një parantezë të shpejtë. Deri në fund të shek. XV, kur ra kështjella e fundit e rezistencës shqiptare, feja e shqiptarëve ishte krishterimi. Ata i përkisnin ritit katolik dhe ritit ortodoks. Pas vendosjes së sundimit osman në shek. XV, nisi procesi i islamizimit të popullatës vendëse. Në shek. XVII, 70% e shqiptarëve ishin kthyer në besimin islam. Gjatë shek. XVIII njohu një përhapje relativisht të gjerë në Shqipëri bektashizmi. Kështu që shqiptarët erdhën në epokën e lëvizjes së tyre nacionale të ndarë në katër grupe fetare. Ata paraqiteshin tanimë si katolikë e ortodoksë në minorancë dhe si myslimanë e bektashinj e synitë në mazhorancë.
Fati i kulteve pagane dhe i vendeve të këtyre kulteve në Shqipëri është i lidhur me historinë fetare në këto treva. Sot në Tomor praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e Kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë më 15 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit. Edhe në maja të tjera, në veri, në qendër dhe në jug të Shqipërisë, si në majën e Gjallicës e të Pashtrikut, në Shën Llesh të Krujës dhe në majën e Këndrevicës së Kurveleshit, pelegrinët e krishterë festojnë po në mes të gushtit festën e Shën Mërisë. Duke mos dashur ta thyejnë këtë vazhdimësi, bektashinjtë që kanë përvetësuar të paktën një shekull e ca më parë kultin e Tomorit, e organizojnë pelegrinazhin në majë të tij po më 15 gusht të çdo viti. Në këtë pelegrinazh nuk do të merrnin pjesë, si marrin edhe sot, as synitë, as të krishterë, sikur ky kult të mos lidhej me një traditë të lashtë parafetare.
Po sipas M. Hasluck bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër. Ata i besojnë gojëdhënës se Haxhi Babai, duke parë pelegrinë që ngjiteshin në Tomor çdo mes gushti për t’iu falur një hyjnie pagane, shkoi në Qerbela, mori një dorë dhe nga varri i vërtetë i Abas Aliut, e hodhi në majë të Tomorit dhe e konsakroi atë si varrin e dytë të shenjtorit. Burime të pavërtetuara bëjnë fjalë për një tyrbe të vitit 1620 kushtuar heroit të Qerbelasë, kurse teqeja bektashiane është ngritur më 1916.
Nga gjithë ky trashëgim pagan dhe postpagan, shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare ruajtën bërthamën pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik të ndërgjegjes popullore për kultin e malit në fjalë. Me këtë lëndë ata ndërtuan mitin romantik të malit të Tomorit, në frymën e idealeve patriotike.
Për shkollën e romantizmit shqiptar të shekullit XIX, që u përftua nën ndikimin e fuqishëm të lëvizjes mendore e politike për çlirim nacional nga zgjedha osmane, poetizimi i traditave historike dhe evokimi i së kaluarës heroike legjendare, fitonte përparësi të veçantë. Kjo ishte rruga e afirmimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve si banorë të lashtë të gadishullit. Por ky ishte edhe një argument i njësisë së tyre shpirtërore e kulturore. Feja, që për popujt e tjerë të gadishullit ishte një faktor integrimi kombëtar, për shqiptarët e ndarë në disa besime ishte një faktor disintegrimi. Në këtë mes nuk duhet harruar edhe fakti që fetë e ndryshme në Shqipëri ishin edhe përçuese ndikimesh të huaja politike e kulturore. Duke mos qenë të bashkuar rreth një feje, shqiptarët duhet të ishin të bashkuar rreth një miti kombëtar. Shkrimtarët romantikë këtë mit e krijuan me lëndë historike kur evokuan shekullin e qëndresës shqiptare që lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Por e krijuan dhe me lëndën e legjendës e të besimeve të lashta popullore, kur poetizuan kultin e Tomorrit.
Për t’i dhënë prestigj shkencor e thellësi historike këtij miti ata iu referuan trashëgimit antik. Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari që del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i Shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorin e Shqipërisë. Kështu kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. “Shqiptarët e moçëm, – shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, – besoninë Hyjninë, dhe në mal të Tomorit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë”.
Ky kult nacional i shqiptarëve në letërsinë romantike u kthye në një kult poetik të cilit iu drejtuan shumica e shkrimtarëve romantikë si Kostandin Kristoforidhi (1830-1895), Naim Frashëri (1846-1900), Andon Zako Çajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), Hilë Mosi (1885-1933), Ndre Mjeda (1866-1937), etj.
Kristoforidhi, themeluesi i prozës moderne shqiptare, shkrimtari që solli në shqip Dhjatën e Redhe shumicën e shkrimeve të shenjta, njërit prej rrëfimeve të tij më të bukura, Gjahu i malësorëve(1884) i vë si nëntitull Hieja e Tomorit, d.m.th. sipas etimologjisë që jep ai, Perëndia e Tomorit. Kjo prozë evokon perëndinë pagane të shqiptarëve si mbrojtëse të tyre qysh nga kohët kur, si shkruan autori, Krishti e Muhameti nuk kishin ardhur në botë.
Z. Çajupi përmbledhjen e tij më të rëndësishme poetike e titulloi “Baba – Tomori” (1902). Vjershame të njëjtin titull e kësaj përmbledhjeje është ndërtuar si një dialog poetik midis autorit dhe baba Tomorrit që është personifikuar si dëshmitar i ndodhive historike të shqiptarëve dhe si një orakullqë parathotë të ardhmen e kombit.
Në poezinë e Naim Frashërit, poeti më i madh kombëtar i shqiptarëve, tradita pagane e kultit të Tomorit u rigjallërua në një sfond mitologjik si Olimp i shqiptarëve dhe si seli e zanave të maleve. Ky element i fundit paraqet interes të veçantë si një figurë tradicionale mitologjike e trashëguar nga lashtësia ilirike. Sipas Eqrem Çabejt, nga një “interpretatio latina”, Zana, nuk është veçse Diana iliro-romane, që në shqip dha Zana e në rumanisht Zina. Këtë personifikim të bukurisë dhe të trimërisë, mbrojtëse të maleve, figurë tipike për mitologjinë pagane të trevave veriore, poema e Naimit “Bagëti e bujqësia” (1886) e ka sjellë në mal të Tomorit dhe e ka thirrur si “perëndi e ligjësisë” (e ligjërimit). Mbetet e diskutueshme nëse kjo neologjizëm e Naimit lidhet me trajtën Zërë (Zana) që haset në Jug të Shqipërisë, dhe që është një dëshmi për njësinë shqiptare. Po këtu është rasti për të vënë në dukje se poetizimi i Tomorit si seli e muzave të maleve është në funksion jo vetëm të krijimit të mitit romantik për malin e shenjtë të shqiptarëve. Poeti i lutet zanës të mbrojë fusharakët si edhe malësorët, dhe kjo i jep Tomorit atributin e simbolit të unitetit kombëtar të shqiptarëve.
Besohet se rasti i kultit të Tomorit në letërsinë romantike shqiptare është një dëshmi e plotë e rolit që kanë lojtur kultet pagane ose fetare të popujve ballkanikë për ndërtimin e miteve dhe të simboleve të tyre kombëtare.Wikipedia
Ditën e djeshme, gjatë vizitës në Llogara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se, qeveria do të ndërtojë më koncesion një tunel, për shkurtimin e distanës mes Vlorës dhe Dhërmiut.
Gjiknuri u shpreh se tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me partneritet publik privat dhe me mbështetje të buxhetit. Ministri sqaroi se kalimi nuk do të jetë me pagesë.
“Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparë- si është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjedhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë. Për Llogaranë në planet tona është bërja e një tuneli, për të cilin do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë. Atje është krejt normale që një rrugë alternative e shkurtër, një tunel, të krijohet mundësia me koncesionim privat”, -shprehet Gjiknuri.
Ai është shprehur gjithashtu se është siguruar një financim i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë- Elbasan. Shifra e vendosur në dispozicion për rrugës është 14 milionë dollarë.
“Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë të pjesës së mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan. Pra, janë 14 milionë dollarë të tjera, të cilat do të hidhen për të përfunduar segmentin e mbetur që është nga zona e Ibës deri në tunelin e Elbasanit. Jam i bindur se nëse puna fillon shumë shpejt, duke qenë se dje erdhi konfirmimi dhe fillon edhe negocimi i kontratës për marrjen e huasë, brenda vitit do të përfundojë plotësisht ky aks”, u shpreh Gjiknuri. Për Rrugën e Arbrit, ministri tha se kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar planin e zbatimit. Dokumenti do të miratohet nga këshillat teknike. Ndërkaq, kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat.
Sapo të miratohet plani i zbatimit, sipas Gjiknurit, për 1 muaj do të nisë ndërtimi në terren. Gjithashtu, ministri sqaroi se është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shumë shpejt do të nisë puna në terren për aksin Kardhiq-Delvinë.
“Do të shpallim së shpejti garën e aksit Kardhiq–Delvinë dhe kjo është e financuar me buxhetin e shtetit, duke i dhënë rëndësi zonës turistike të Sarandës. Ky investim do të sjellë që Saranda të afrohet me pjesën tjetër të vendit me gati një orë. Në këtë projekt përfshihet edhe ngritja e një tuneli. Puna në këtë kantier pritet të nisë brenda vitit”, u shpreh ministri.
Gjiknuri foli edhe për projektin Qukës-Qafë Plloçë ku, sipas tij, kërkohen edhe 50 milionë dollarë të tjera për përfundimin. “Sepse janë projekte të bëra jo mirë, projekte të bëra nga kompjuteri, si ura që nuk kombinojnë me njëra-tjetrën, kanë disnivele, projekte të bëra shumë keq”,-përfundon Gjiknuri./javanews
Shqipëria është një tokë e mbushur plot me peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete që mahnisin edhe turistin më “skeptik”.
Më poshtë janë 20 vendet më të bukura në Shqipëri që duhet t’i vizitoni të paktën njëherë në jetë.
Gjiri i Gramës në Dhërmi
Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas, ndodhet në rrëzë te shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Graeës ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në vështirësitë e motit.
Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.
Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime.
Gryka e Valbonës
Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është tipike e kësaj zone. Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati për ngujimin nga gjaksi. Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç).
Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës. Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të mëdha turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë pranë të lumit të Shalës. Për shkak të rrugëve të këqija e të pa depërtueshme në dimër, ajo kthehet në objekt vizitash e kurioziteti vetëm në stinën e verës.
Liqeni i Pogradecit
Korani, mjellmat dhe lulet….e pastaj vargjet lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë kyçe dhe kuptohet se fjala është për një nga mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni i Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit.
Liqeni i Ohrit është tepër i famshëm në Europë për nga vjetërsia, thellësia dhe specien e rrallë, peshkun koran që rritet në ujërat ngjyrë smeraldi. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës.
Gadishulli i Karaburunit
Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë.
Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.
Ujëvara e Grunasit, Theth
Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në Alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin.
Ujëvara e Thethit ka si karakteristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujëvarë të Europës.
Apolonia, “Qyteti i Diellit”
Dikur këtu niste një nga rrugët më të rëndësishme që lidhte Perëndimin me Lindjen, apo Romën me Kostandinopolisin. Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.
Apollonia është një nga qendrat më të mëdha arkeologjike të Shqipërisë. Dëshmitë e shkruara dëshmojnë se qyteti antik Ilir është ndërtuar në vitet e para të shekullit të VI-te p.k viti 588 nga kolonistë të ardhur nga Korinthi dhe Korkyra, pas themelimit të Epidamit – Dyrrahut. Më parë në këtë zonë ishte një vendbanim Ilir, me ardhjen e kolonive qyteti mori emrin Apolloni për nder të të perëndisë Apollon.
Pozicioni gjeografik i qytetit ka luajtur një rol të rëndësishëm, kështu Apollonia ishte ngritur jo shumë larg detit, komunikonte nëpërmjet lumit Vjosa (Aoos) në një zonë mjaft të pasur të Ilirisë së jugut të banuar nga fiset ilirë të Taulantëve.
Plazhi i Ksamilit
Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian.
Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.
Lugina e Valbonës
Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore.
Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore. Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri.
Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.
Hyjnesha e Butrintit
Vështrimi ëndërrimtar, balli i qetë dhe pamja dinjitoze dëshmojnë për paraqitjen e perëndisë Apolon me krehjen tipike të flokëve. Njihet me emrin Dea e Butrintit. Zbuluar në Butrint nga arkeologu italian Ugolini në vitin 1928.
Është koka prej mermeri e një burri i cili ndodhet në trupin e një gruaje. Statuja është 2,5 m e lartë, dhe është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Dëshmohet se objekti ka vlera të rralla kulturore dhe historike.
Qyteti historik i Krujës
Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi. Historia që u thurr në qytetin e lashtë na bën të ndihemi krenar sa herë që e vizitojmë.
Duke mos harruar betejat e Skënderbeut, folklorin e shumë tradita krutane. Kruja njihet ndryshe edhe si “qyteti i bardhë” dhe ka një lartësi gjeografike prej mbi 600 metrash mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët e pa re prej maleve të këtij qyteti mund të shihet bregdeti Adriatik i Durrësit.
Mrizi i Zanave, Fishtë
Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në jug të Shkodrës.
Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.
12.Shpellat, Shqipëria e jugut
Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit. Gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste.
“Inglez” është shqiptimi që dukatasit e asaj kohe i bënë fjalës “Anglez”, dhe prej asaj kohe shpella mban këtë emër. Ato kohë, burrat e krahinës, afroheshin tek kjo guvë e zezë për të rrëmbyer ndonjë rrobë, apo ushqim. Më shumë merrnin plasmas, që e bënin çobanët pelerinë për shi, apo një lloj sheqeri të verdhë, shumë të shijshëm, që tek ne nuk njihej deri në atë kohë.
Shpella e piratëve
Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij.
Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit.Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij.
Pika turistike e Dardhës
20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjatë me borë te pranverat e ndezura nga blerimi. Shtëpitë prej guri me çati me rasa janë tipari dallues i fshatit.
Dhe shtëpitë shpesh janë vila dykatëshe të ndërtuara më së miri me kopshte të mrekullueshme të mbushura me lule. Tradita e ndërtimit me gur është respektuar në maksimum në këtë fshat. Dardha ofron mundësi për ecje në mal, ndonëse aktualisht njihet veçanërisht për turizmin malor dimëror. Është një nga të paktat vende në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta.
Kalaja e Petrelës
Kjo kala ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme i daton shekullit të XV. Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit.
Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Sot në ambientet e saj ka shërbim restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.
Berati
Njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia. Qyteti i Beratit përbën rastin më unikal të një qyteti turistik, që pret e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit, kjo për faktin se Berati promovon turizmin kulturor. Berati vërtet nuk është qytet bregdetar, por ka një numër të madh monumentesh kulturore që janë pjesë e Trashëgiminë Kulturore Botërore. Ai është një qytet 2400-vjeçar si dhe është anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO). Këto dhe pamja piktoreske e bëjnë Beratin një qytet me histori, vlera dhe kulturë të pasur.
Syri i Kaltër, Sarandë
Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”.
Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.
Kanionet e Osumit, Skrapar
Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”.
Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” Osumi, duke u “mburrur” me krijesën e vetë.
Parku Kombëtar i Llogarasë
Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.
Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë.
Kullat e Thethit
Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është tipike e kësaj zone. Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati për ngujimin nga gjaksi. Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç).
Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës. Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të mëdha turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë pranë të lumit të Shalës. Për shkak të rrugëve të këqija e të pa depërtueshme në dimër, ajo kthehet në objekt vizitash e kurioziteti vetëm në stinën e verës.
“E ç`mund të shkruaj tjetër për shkëmbin e Spilesë, Shpellën e Shkruar apo Shkëmbin e Nuses?… Në një nga vizitat më të fundit që bëra tek Shkëmbi I Nuses vitin e kaluar (20 tetor 2011) për të riparë për të disatën herë pikturën e Trenit, ajo pothuajse nuk dukej …
Mosha, vitet e gjata apo koha e çmendur e kishte fshehur pikturën unike shekullore?
Duar makabre, si pjesë të një trupi pa gjak e ndërgjegje njerëzore,të shtyra nga një mendje e prapë e djallëzore, kishin gërvishtur e pastaj lyer me bojë të bardhë a gëlqere disa prej figurinave të pikturës së Shkëmbit të Nuses…I shokuar, me duart e mbështetura mbi tëmthat e mia, me kokën drejt qiellit dhe fytyrën nga liqeni i pafajshëm, fillova t`u lutem perëndive të lashta pellazgo-ilre, ju luta, I thirra me gjithë fuqinë e zërit, ulërita…
Por as ato nuk dukeshin gjëkundi…Ku është vallë Dia-u, perëndia e Diellit?! Po Dia-hu, perëndia e qiellit ku është?! As Dhemetra, perëndia e tokës nuk përgjigjet!
Mos vallë dhe ato, që të gjitha, janë zemëruar me ne, njerëzit dhe janë larguar përgjithmonë?! Ju luta gjatë, shumë gjatë perëndive pellazgo-ilire për Shkëmbin e Nuses dhe pikturën e Trenit të lashtë… Dhe…ika! Veshët vazhdojnë të më buçasin nga zërat e sirenave që japin alarmin…
“Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s’fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q’është m’ë e vjetërë nga ato, ësht’e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet. (Sami Frasheri “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet” Bukuresht 1899)
Kjo fjali më ngacmoi: “ Heshta ose ushta është një arme e punuar nga nje dru i holle, në maje të së cilës vihej një thike e mprehte.”; një mos qartësi në në perceptimin historik. . Kur ushtës iu është vu një maje tehu i mprehtë metalik dhe ushtës së të parëve tanë është një ndryshim kohor me mileniume.
Nga gjuha shqipe e vjetër që e kemi, po flasim për ushtën e kohës pellazgjike kur fjalët ishin monosilabike (një rrokeshe). Ushta ishte një “armë” gjuetije por edhe një armë lufte prej së largu .
Pra, gjuha shqipe ka ruajtur në vetvete shumë fjalë, të cilat për nga kuptimi, mënyra e ndërtimit dhe emërtimit kanë të bëjnë me periudhat shumë të hershme të përdorimit të fjalëve, të cilat, në fazën fillestare të zhvillimit të gjuhës kanë qenë fjalë me një rrokje.
Fjala Ushtë e gjuhës shqipe, tregon një armë dore të njeriut të hershëm. Ushtë-a, armë sulmi e kohëve të lashta, me një bisht të gjatë, dhe me maje të mprehtë hekuri, e cila mbahej në dorë. Heshtë, shtizë, E shpoi me ushtë ( FGJSH ) Maja e ushtës, fillimisht mund të ketë qenë e sajuar edhe nga guri i mprehtë, ose nga një dru i fortë, që shërbente për të sulmuar kafshët e egra me qëllim për të siguruar ushqimin.
Të dimë një gjë: Nga emri ushtë-a,. doli edhe emri ushtar, njeri që mban në dorë armën, ushtën. Bashkimi i dy tre apo më shumë njerëzve me ushta në dorë, përbente grupin e parë e gjahtarëve, që sulmonin kafshët e egra bashkërisht dhe të cilët po ashtu edhe prenë e ndanin bashkërisht.
Cila gjuhë në Europë e quan ushtarin apo ushtrinë me një emër aq të vjetër ? Pra një grup njerëzish të armatosur me ushta përbënin edhe njësitet e para të asaj force, që më vonë do të emërtohet si ushtri dhe, që padyshim vjen nga fjala ushtë. Mrekulli e lashtësisë !
Historianët shpjegojnë: “Ushtria e Lekës së Madh, shquhej në radhë të parë për ushtat e gjata, të rregulluara nga një lloj druri i lehtë por elastik, në gjatësi deri në katër metra, i cili rritej në pyjet me vegjetacion te pasur të Ilirisë dhe Greqisë, armë kjo me të cilën goditej kundërshtari nga një distancë e mjaftueshme për ta paralizuar qysh në ndeshjen e parë. ”Pra, ushta mbeti ushtë .
Duke shfletuar fjalorët e gjuhës shqipe e gjejmë: Nga emri “ushtë” janë sajuar: ushtar, ushtri, ushtroj. Ushtë-a, armë sulmi e kohëve të lashta, me një bisht të gjatë, dhe me maje të mprehtë hekuri, e cila mbahej në dorë. Heshtë, shtizë, E shpoi me ushtë ( FGJSH, f 2098 Usht-i , ushtër- ushtra, ushti i gurit, këput ushtin. Po aty, f. 2098 Prishtinë, 1981
Eugenio Vaina De Pava, ( “Albania che Nasce”, Catania, 1914) shkruante: ”Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit, të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare.
Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintomë të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare. “Apo jo?
shta dhe heshta nuk janë një. “Një nga njësitë përbërëse të ushtrisë së mbretit etrusk Tarkuin Prisko quhej HASTAT. Autorët antikë shpjegojnë se pjesëtarët e ushtrisë etruske pajiseshin vetë me armatim.
Nga armatimi që mbanin, merrnin jo vetëm emrin por edhe pozitën shoqërore. HASTAT shqiptohet edhe HASHTAT, të sjell ndër mend fjalën shqipe Heshta . (ushtë, heshtë, shtizë, janë armët e para të dorës të punuara me maje guri e më vonë nga metali,) Pra këndej Adriatikut përdorej “Ushta” e andej “ Heshta”
Në studimet e autorëve vendas dhe të huaj nuk është bërë ndonjë përpjekje tërësore për të caktuar lashtësinë e ciklit të këngëve të kreshnikëve dhe nëpërmjet shqyrtimit të armëve të përdorura prej tyre.
Por Armët e përdorura në ciklin tonë të kreshnikëve mund të grupohen si vijon; a) Armët e bardha apo armët e ftohta; dhe më vonë edhe armët e zjarrit dhe veglat optike.
Në armët e bardha dallojmë: armët e luftimit të afërt, të luftimit larg dhe pajisjet vetjake mbrojtëse. Kreshnikët shqiptarë, në luftimin e afërt, përdornin armët për goditje siç ishin: shkopi (sinonimet: huni, shtaga, dajaku, çomanga, topurrja), topuzi prej druri dhe më vonë prej metali. (Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave, Tiranë, 1987)
Gjuha shqipe, gjuhë e perëndive !
Shpella e Shkruar e Lepenicës ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.
Ajo u bë e njohur për studiuesit dhe vizitorët pas viteve 1970. Në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.
Në faqet e brendshme të shkëmbit tavanor gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike.
Vizatimet janë realizuar me bojë minerali ngjyrë kafe dhe datohen në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit. Ato flasin për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.
Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar e bërë studime personalitete të shkencës si Prof.Myzafer Korkuti, Prof.Dhimitër Shuteriqi, Dr.Shpend Bengu,etj.
Sot, kjo shpellë vizitohet nga studiues dhe kurioz spelolog, por edhe nga turistë të zakonshëm që kërkojnë të njihen me natyrën dhe historinë.
Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormës). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparosë dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshe. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Porto Palermo, një nga sarajet e Ali Pashës
Kalaja e Porto Palermos është një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kështjellë, qëndron në mes të detit dhe legjendës. Ajo është ndërtuar nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i Konti Monte Kristos. Por tashmë bukuria e kësaj kështjelle, e ndërtuar rreth dy shekuj më parë, e tëra me konstruksion guri, është një pre interesante për turistët dhe turizmin shqiptar. Ajo ka fituar statusin “Monument Kulture” dhe është nën kujdesin e institutit të Monumenteve të Kulturës. Kështjellu u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian. Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos. Ky emër i ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të italianëve, të cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në jug të Italisë. Ajo ndodhet në një gadishull që lidhet nga një rrip i ngushtë shkëmbinjsh e dheu me tokën. Kështjella ngrihet madhështore në ishullin e mbushur me një bimësi të ulët. Një rrugicë e ngushtë, ndërmjet kësaj bimësie të ulët nëpër gurë gëlqerorë, që të shpien në derën e dhuratës së Pashait të Madh për të shoqen.
Dikur aty ka qenë një pllakë guri ku shkruhej: ”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”. Por sot aty mungon mirëmbajtja dhe kujdesi për këto vepra të pa përsëritshme të historisë sonë. Forma e dhomave, kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla të bëjnë të kuptosh se dikur ajo ka qenë e banueshme. Tashmë aty asgjë nuk të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës. Në hyrjen e disa prej dhomave kanë mbetur disa mbishkrime, por ato i takojnë kohës së komunizmit kur kështjella ka shërbyer si repart ushtarak. NAFTË, VAJ, ARMATIME si dhe emra ushtarësh të ndryshëm të gdhendur në muret e brendshme të kështjellës, janë të vetmet shenja që kanë mbetur nga periudha kur saraji i Pashait të Madh ishte repart ushtarak funksional. Në dhomat ku ka dritare drita e diellit të tregon perlat e kështjellës. Ashtu në errësirë me pak imagjinatë mund të hysh në botën antike të Ali Pashë Tepelenës dhe njerëzve të tij. Aty ndodhet dhoma e Vasiliqisë, të shoqes së Ali Pashës, dhoma e vetë pashait por dhe dhomat e njerëzve të tij të afërm. Në krahun e majtë ndodhet dhoma ku një herë e një kohë gjendej pusi. Një burim me ujë të ëmbël ka ekzistuar kohë më parë në këtë kështjellë por tashmë ka mbetur vetëm forma e pusit ku janë thyer disa gurë. Në krah të kësaj dhome ndodhet edhe hyrja për një nga tunelet e nëndhshme ku qëndronin të burgosurit e Ali Pashës, mbretit Zog dhe Enver Hoxhës. Nga ana tjetër, janë shkallët për tu ngjitur në bedena, nëpërmjet një rruge të ngushtë nga ku hyn ajri i pastër i detit. Pamja që shfaqet nga bedenat e kështjellës është e rrallë. Prej aty duket i gjithë bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas legjendës, lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia. Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë. Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe vendet ku qëndronin ushtarët. Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh. Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të sfidonin Ali Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det ose janë përplasur në shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave. Forma e tyre tregon se ka qënë shumë e vështirë për t’i pushtuar nga ana e detit.
Në pranverë aty çelin lule të ndryshme. Madje në disa vende kanë mbirë edhe bimë shkatërruese për muret siç janë bimët me rrënjë të fuqishme, të cilat vite më pas mund të shkatërrojnë atë që nuk e prishën dot as topat luftarakë. Rrënjët e pemëve kanë hyrë thellë mes gurëve dhe nuk është ndonjë çudi që ti ndajnë ato përgjithmonë dhe të shkatërrojnë ndërtesën 200- vjeçare që Ali Pashë Tepelena ndërtoi për një nga gratë etij Vasiliqinë, aty në mes të detit Jon.
Fillimisht ajo u ngrit si një dhuratë, buzë detit, për të shoqen e Pashait, Vasiliqinë. Më pas ajo u kthye në burg dhe vend internimi. Nën shembullin e mbretit Zog edhe pushteti komunist pas çlirimit e përdori pronën e Vasiliqisë për të izoluar disa nga armiqtë e tij më të rëndësishëm. Që nga ajo kohë dhe deri në vitet 90 kështjella ishte e veshur me mister. Shumë pak njerëz i afroheshin asaj dhe jo për të shijuar bukurinë në mes të detit. E gjithë rruga pranë kështjellës ishte zonë e ndaluar, ndërsa për atë që ndodhte brenda saj zor se merrje vesh ndonjë gjë. Vendi ku një herë e një kohë Vasiliqia i lutej zotit për fatin e Aliut dhe të vetin, ka një mister. Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës ndodhet dhe kisha e famshme të cilën Ali Pashë Tepelena e ndërtoi personalisht për Vasiliqinë. Kjo dhuratë simbolike ishte tepër e çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe ajo mund të sulmohej nga armiqtë e tij. Ndaj ndërtimin e saj Pashai i Janinës ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi brenda një kohe të shkurtër. Kur arkitekti italian i dorëzoi kishën Pashait të Madh dhe i kërkoi paratë për punën e kryer, ky i fundit i propozoi një provë. Ai i tha arkitektit që do t’i jepte paratë për punën e kryer vetëm nëse kisha do të ishte e fortë dhe do të duronte goditjet e topave. Pasi mbylli arkitektin italian në kishë, Ali Pashë Tepelena urdhëroi topçinjtë e tij të qëllonin mbi kishën e vogël. Disa gjyle topi ranë mbi kishë, por asaj nuk i lëvizi as edhe një nga gurët që përbënin konstruksionin e saj. Kjo e siguroi Aliun se gruas së tij nuk do t’i ndodhte gjë kur të ishte në kishë. Pas kësaj ai i dha paratë arkitektit italian. Edhe pas kaq vitesh kisha nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Kalaja, Kisha, bodrumet, vendet e fshehta, realja dhe mistikja, shërbejnë si një vend pelegrinazhi turistik në vijën bregdetare më të bukur të vendit tonë. Agjencia Kombëtare e Turizmit këtë vit është një prej mbështetesve kryesore të një prej eventeve më të veçanta që organizohet pranë kësaj kalaje. Në datat 08 deri në 10 Gusht 2014, Art Kontakt organizon për të tretin vit eventin rajonal Inernational Art Festival 2014. Që në fillimet e saj Inernational Art Festival ka synuar të ktheje mesin e Gushtit në një detinacion të rëndësishëm turistik për vendasit dhe të huajt. Gjatë ditëve të festivalit kalaja sugjestive e Porto Palermos – (Himarë) kthehet në një laborator artistik dhe mirëpret ide të reja. Artistë, performues nga Shqipëria dhe nga vendet përreth “ndërhyjnë” artistikisht duke frymëzuar nga konteksti historik/arkitekturor, duke i dhënë një imazh të ri kësaj zone. Ky projekt që ndërthur arkitekturën historike me artin bashkëkohor, synon dhe promovimin e imazhit të bregdetit shqiptar në periudhën e sezonit turistik.
Treporti ishte qyteti me pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut. Emërtimi i sotëm për qytetin Treport është :Kalaja e Treportit dhe muri antik në det.
Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca e vet, qytetit.
Trandje historike megjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Shekujt e IV-V si në të gjitha qytete antike,që ka Vlora si Olympia,Cerja dhe Triporti të ketë si bazë zhvillimin e jetës pikërisht në këta shekuj si dhe të ketë dominuar në të gjitha zhvillimet historike, qytetare,ekonomike,në zonën e vet.
Mjegullinat megjithë cirnosjen e tyre kanë si epilog harresën.
Në të vërtetë Triporti u gjet vonë. Muret e tij mbetën nën errësirrën e kohës dhe nën valëzimin e ujërave të detit.