Turizem

Muralet në Shpellën e Devollit 6000 vite P.E.S

Shpella e Trenit në rrethin e Devollit,është një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor,ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël në zonën e Devollit dhe daton nga viti 6000 p.e.s.Shpella  është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj.

Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore.

Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj.

Mendohet se kjo shpellë ka qenë banuar që në lashtësi,gjë që vërtetohet nga  pikturat  murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj.

Arkeologët shprehen se shpella e Trenit dhe zona në afërsi të saj është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera në të.

Por, kalaja e Trenit që shënon dhe fillimin e fortifikimeve në këtë zonë tashmë nuk ka asnjë gjurmë të mureve të saj.

Aktualisht, mbi 80 % e zonës së mbrojur arkeologjike dhe historike e shpellës së Trenit i është dhënë për shfrytëzim subjekteve private.

Një ndërhyrje e shpejtë në këtë zonë,do të ndalonte dëmtimin e shpellës dhe vetë zonës arkeologjike.

Në sezonin veror,kjo shpellë vizitohet nga mjaft kurioz dhe turist të natyrës dhe historisë./thealbanian.co.uk/

Muralet në Shpellën e Devollit 6000 vite P.E.S Read More »

“Liqeni i Zi” në Gramsh , monument i Natyrës

Monumentet e Natyrës në rrethin e Gramshit janë kthyer në një atraksion turistik të vërtet për dashamirësit e natyrës dhe të aventurës.

Një ndër këta monumente është dhe ‘’Liqeni i Zi” Gjendet në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jug-perëndimor të malit të Valamarës, në afërsi të fshatit Lenie.

Monumenti i natyrës me sipërfaqe 5 ha, përfaqëson një liqen malor me sipërfaqe ujore 2.5 ha, në formë të përzgjatur rreth 1000-1200 m, i gjatë dhe 200-300 metra i gjerë, me origjinë akullnajore dhe faunë të pasur ujore.

Sipërfaqja përreth liqenit është e pasur me drurë e grupe drurësh të llojit ah dhe rrobull, ku derdhen dhe burojnë shumë burime malore me ujë të pastër.

Uji i liqenit frekuentohet nga shumë individë dhe për bërjen e banjove për kurimin e sëmundjeve reumatizmale, numri i të cilëve ka ardhur në rritje.

Vetëm për periudhën 15 gusht -22 gusht, ky liqen është vizituar nga rreth 250 persona, ndërsa vazhdojnë të vijnë çdo ditë e më shumë.
Liqeni vizitohet duke ndjekur itinerarin Gramsh-Kodovjat -Bulcar -fshati Lenie-Bicaj e më pas në Liqenin e Zi. Sipas agjencive turistike që frekuentojnë këto zona, raportohet për fluks vizitorësh vendas e të huaj në monumentet e natyrës së kësaj zone.

“Liqeni i Zi” në Gramsh , monument i Natyrës Read More »

Folklori shqiptar prezantohet në zemër të Brukselit

Shqipëria po prezanton kulturën e gjallë në zemër të Brukselit, në sallën BOZAR, nga ku do të shpalosë ngjyrat, ritmet dhe energjinë e një vendi me identitet europian, vetëm pak ditë pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Kulturor “Balkan Trafik”, që po zhvillohet nga 19-22 prill.

Pjesëmarrja e Ansamblit në këtë festival, të çelur mbrëmjen e djeshme në sallën Bozar, u mundësua me mbështetjen e ministrisë së Kulturës.

Me një formacion prej 17 artistësh, solistë, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestra popullore, me grupin polifonik së bashku me zërin e magjishëm të Hysni Zelës, të pranishmit do të mund të udhëtojnë përmes këngë, valles dhe folklorit shqiptare, përfaqësuar nga Ansambli Kombëtar.

Programi përfshijnë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike deri te formacionet orkestrale në formën e kabasë, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka theksuar fort se “detyra e promovimit të një imazhi të favorshëm jashtë vendit i takon diplomacisë kulturore. Roli i kulturës në përmirësimin apo promovimin e imazhit të vendit, është i rëndësishëm. Kemi vite që Shqipëria eksporton kulturë me cilësi të lartë”.

Koncerti i Ansamblit Kombëtar, i sapo nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, premton sukses në këtë ngjarje madhore kulturore të vendeve të Rajonit tonë dhe më gjerë në kryeqytetin evropian. Përfaqësimi i trupës së Ansamblit Kombëtar në këtë edicion i dedikohet polifonisë shqiptare si trashëgimi e UNESCOS-s, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar organizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe përfaqësinë tonë diplomatike në Bruksel. /ATSH

Folklori shqiptar prezantohet në zemër të Brukselit Read More »

Smokthina vendi i fiqve !

Gjatë muajit Shkurt, specialistët e DRKK Vlorë kryen një ekspeditë njohëse për identifikimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në zonën e Smokthinës në fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik.

Në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë. Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës.

Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të çrregullt, me perimetër rreth 270 metra. Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortifikimi.

Kjo është një zonë me vlera të veçanta monumentale veçanërisht në prehistori me shpella karstike të cilat paraqesin shumë interes për historianët dhe spelologët.

Vlen të përmenden 70 shpellat karstike të Velcës nga të cilat njëra prej tyre është monument kulture i kategorisë së parë si dhe shpella në lagjen Hysaj në Ramicë e cila ka qënë e shfrytëzuar si spital partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore ku janë kryer dhe operacione të vështira kirurgjikale me mjete primitive.

Emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë: Vendi i Fiqve.

Në këtë zonë me bukuri mahnitëse rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak shkruan në vitin 1923: Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike.

Po kështu në fshatrat Ramicë dhe Matogjin janë vërejtur shtëpi me dy kate me vlera të vecanta ndërtimore si banesat e vëllezërve Dervishaj në Ramicë dhe banesa e fisit Musaraj në Matogjin. Matogjini është vendlindja e shkrimtarit të soc-realizmit Shevqet Musaraj.

Në fshatin Matogjin ndodhet dhe Rrapi shekullor i cili është monument natyre.

Smokthina vendi i fiqve ! Read More »

Nën këmbët e Nemërçkës ndodhet Gropa e Kazanit, një mrekulli natyrore dhe turistike

Ndodhet midis fshatrave Strëmbec – Kaludh, 600 m. mbi nivelin e detit në këmbët e Nemërçkës.

Përbën një gropë të madhe akullnajore të gjatë 150 metra me gjerësi deri në 70 m., me disa forma më të vogla karstike.

Ka vlera shkencore ekologjike, turistike dhe kulturore.

Vizitohet sipas rrugës automobilistike Përmet – Stërmbec dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti ku dhe është pika orientuese drejt Grykës së Kazanit.

Kjo grykë është e mrekullueshme dhe i ofron ekskursionistit, pamje që të lënë pa fjalë. Në këtë zonë ka shumë fusha me bar, populluar nga barinj, sidomos në verë, në të dy krahët.

Distanca e rrugës në ngjitje është e gjatë, por zbritja është e lehtë dhe e thjeshtë. Rruga fillon në hyrje të fshatit.

Pas 2.5 kilometra rrugë në pyll, të shfaqet Gryka e Kazanit. Është një pamje piktoreske që të josh të vazhdosh drejt saj.

Më tepër vizitohet nga të rinj që pëlqejnë ngjitjet malore.

Një pjesë e rrugës kalon në kreshtën malore që ndanë dy shtetet Shqipëri dhe Greqi.

Nga aty mund të shohësh malet e Greqisë dhe luginën e Vjosës.

Nën këmbët e Nemërçkës ndodhet Gropa e Kazanit, një mrekulli natyrore dhe turistike Read More »

A keni degjuar per shpellen e Boderit?Ja ku ndodhet …

Shpella ka vlera shkencore (speleologjike, gjeomorfologjike), didaktike dhe ekonomiko – turistike

Ndodhet pranë fshatit Smokthinë, komuna Shushicë e rrethit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.

Ka dy kate, ngushtime e zgjerime. Gjatësia është rreth 200 m, ndërsa lartësia e gjerësia mesatare ështe 10 -15 m. Ka edhe konkrecione.

Shpella ka vlera shkencore (speleologjike, gjeomorfologjike), didaktike dhe ekonomiko – turistike.

Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale: qyteti i Vlorës – fshati Smokthinë – monumenti.

A keni degjuar per shpellen e Boderit?Ja ku ndodhet … Read More »

Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara , Projekti i qeverisë ! Gjiknuri : Nuk do të jetë me …

Ditën e djeshme, gjatë vizitës në Llogara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se, qeveria do të ndërtojë më koncesion një tunel, për shkurtimin e distanës mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Gjiknuri u shpreh se tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me partneritet publik privat dhe me mbështetje të buxhetit. Ministri sqaroi se kalimi nuk do të jetë me pagesë.

“Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparë- si është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjedhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë. Për Llogaranë në planet tona është bërja e një tuneli, për të cilin do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë. Atje është krejt normale që një rrugë alternative e shkurtër, një tunel, të krijohet mundësia me koncesionim privat”, -shprehet Gjiknuri.

Ai është shprehur gjithashtu se është siguruar një financim i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë- Elbasan. Shifra e vendosur në dispozicion për rrugës është 14 milionë dollarë.

“Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë të pjesës së mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan. Pra, janë 14 milionë dollarë të tjera, të cilat do të hidhen për të përfunduar segmentin e mbetur që është nga zona e Ibës deri në tunelin e Elbasanit. Jam i bindur se nëse puna fillon shumë shpejt, duke qenë se dje erdhi konfirmimi dhe fillon edhe negocimi i kontratës për marrjen e huasë, brenda vitit do të përfundojë plotësisht ky aks”, u shpreh Gjiknuri. Për Rrugën e Arbrit, ministri tha se kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar planin e zbatimit. Dokumenti do të miratohet nga këshillat teknike. Ndërkaq, kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat.

Sapo të miratohet plani i zbatimit, sipas Gjiknurit, për 1 muaj do të nisë ndërtimi në terren. Gjithashtu, ministri sqaroi se është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shumë shpejt do të nisë puna në terren për aksin Kardhiq-Delvinë.

“Do të shpallim së shpejti garën e aksit Kardhiq–Delvinë dhe kjo është e financuar me buxhetin e shtetit, duke i dhënë rëndësi zonës turistike të Sarandës. Ky investim do të sjellë që Saranda të afrohet me pjesën tjetër të vendit me gati një orë. Në këtë projekt përfshihet edhe ngritja e një tuneli. Puna në këtë kantier pritet të nisë brenda vitit”, u shpreh ministri.

Gjiknuri foli edhe për projektin Qukës-Qafë Plloçë ku, sipas tij, kërkohen edhe 50 milionë dollarë të tjera për përfundimin. “Sepse janë projekte të bëra jo mirë, projekte të bëra nga kompjuteri, si ura që nuk kombinojnë me njëra-tjetrën, kanë disnivele, projekte të bëra shumë keq”,-përfundon Gjiknuri./javanews

Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara , Projekti i qeverisë ! Gjiknuri : Nuk do të jetë me … Read More »