SENSIBILIZIM!!
Pamvarsisht fushatave të vazhdueshme sensibilizuese mbi mbajtjen pastër të ambientit ku jetojmë dhe ushtrojm aktivitet. Kjo është situata mbas festës së “1 Majit” nga turistat në Parkun Kombëtar Llogara.
Parku është i të gjithëve, ju lutemi na ndihmoni ta mbajmë pastër.
Sensibilizim nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë.
Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë i cili ndodhet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror. Lartesia e tij është 342 metra. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer dhe ka gjatësinë 11.3 kilometra.
Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Në vitin 1389 ishulli kaloi në zotërimin e Venedikut. Në 1815 së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë periudhës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës, fshati që ndodhej në ishull quhej Sebep dhe banorët e tij u dëbuan nga ky i fundit dhe migruan drejt brigjeve të Vlorës duke u vendosur në qytetin e Vlorës dhe në fshatin Zvërnec duke ndërruar dhe fenë.
Vlen të përmendet ish kryebashkiaku I qytetit të Vlorës Ibrahim Abdullai i cili ishte pinjoll i familjes Noti, njëra prej familjeve të dëbuara nga ishulli. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore në 1915 ishulli u pushtua nga Italia dhe një vit më vonë në 1916 nga Austria.
Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që Italianët të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.
Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Gjatë kësaj periudhe ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 3 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë kësaj periudhe në ishull u ndërtuan 3600 bunkerë dhe 2840 qëndra zjarri.
Në Sazan gjenden varret e patriotit ulqinak Haxhi Aliu dhe të birit të tij. Aty ka jetuar dhe shkrimtarja salentine Rina Durante.
Ishulli i Sazanit eshtë i pasur me atraksione dhe bukuri natyrore ku vlejnë të përmënden Gryka e Xhehenemit, Gjiri i Djallit, Gjiri i Japrakut, Gjiri i Shënkollës, Plazhi zallor i Admiralit etj. Në Sazan ndodhen dhe dy kisha, ajo e Shën Kollit dhe e Shën Mërisë si dhe një murë venecian. Atraksion turistik në këtë ishull janë edhe reliket e mbetura nga regjimi komunist.
Për përcaktimin e kohës se ndërtimit te kësaj faltore kristiane ekzistojnë disa mendime. Njeri prej tyre studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. te X.
Kurse një tjetër studiues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe është ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditerisht brenda kishës ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe një pllake varri. E shkruar ne greqishten bizantine, ajo ka shërbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose është marre nga ndërtuesit per tu vendosur ne dyshemenë e sallës se kishës. Autori Theofan Popa duke ju referuar shënimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se : varri duhet te këtë qene i Dukes Argjiro kANXHAS i cili u dërgua ne këtë rajon ne shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni. Mbishkrimi i vetëm i kësaj kishe ndodhet siç e thamë edhe me sipër ne dyshemenë e Naosit ne një pllake prej guri gëlqeror. Ai ka përmasat 1,87 m x 0,67 m dhe anash është i zbukuruar me një kornize prej kapitelesh jonike. Brenda saj ndodhet mbishkrimi ne forme libri, i cili është i përkthyer nga Profesori i Universitetit te Vjenës kl Paç, i cili e vizitoi këtë manastir ne vitin 1902 dhe arriti te përkthente këtë tekst. Ne këtë kishë është gjetur edhe një ikone e Shën Mërisë vepër e piktorit ikonograf Tërpo Zografi, i cili e nisi veprimtarine e tij ne vitin 1782, ku midis te tjerave punoi ne Shën NAum, Voskopoje, Libofshe dhe Malin e Shenjte. (Th. Popa. Piktoret mesjetare shqiptare Tirane 1961. fq.99)./wikipedia
Zona e Lumit të Vlorës, një pjesë e të cilës përfshihet në atë që njihet me emrin Krahina e Labërisë, është një nga hapësirat më me vlerë në qarkun e Vlorës.
Resurset natyrore dhe ato kulturore-arkeologjike, spikasin në këtë mjedis me emër, që përmbledh 58 fshatra me një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh.
Kjo zonë nis me Kurveleshin e Poshtëm tek Buronjat dhe gryka e Kuçit dhe vazhdon deri në Myzeqenë e Vlorës, në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 80 km dhe një sipërfaqe 332 km katrorë.
Me ndarjen e re administrative në Lumin e Vlorës përfshihen dy komuna dhe shtatë njësi administrative, mes të cilave, Horë-Vranisht, Brataj, Kotë, Sevaster, Vllahinë, Shushicë dhe Armen.
Bukuria natyrore, pyjet, malet, traditat në gatime dhe në veshje, përbëjnë ato vlera që kanë nisur të ngacmojnë kuriozitetin dhe vëmendjen e turistëve për zonën e Lumit të Vlorës. Mjaft të huaj, kanë mbërritur dhe kanë kaluar në fshatrat e kësaj zone, ditë të këndshme, të mbushura me surpriza.
Ata kryejnë udhëtime të paharruara që zgjasin 5-6 ditë me nisje fshatin Lapardha e sosje në bregdet, duke të gjithë zonën deri tutje në Kuç, në atë që emërtohet Qafa e Dërrasës. Ose duke kaluar nga Vranishti për të dalë në Dhërmi.
Lumi i Vlorës është një zbulim i vërtetë për turistët, pasi kalojnë në vende ku rrallë shkel këmba e njeriut. Në këtë rrugëtim turistët shuajnë etjen në ujërat e burimeve, hanë mish qengji të pjekur, pinë raki të vërtetë dhe kënaqen me bukuritë e rralla natyrore që ka kjo zonë, ndër të tjera edhe me këto dy që po përmendim më poshtë:
Shpellat e Smokthinës…
…Kompleksi Velçë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik
Kompleksi i shpellave është nga atraksionet kulturore më të veçanta që gjenden në vendin tonë. Është shenjë e ekzistencës së jetës në kohët e hershme dhe është dëshmi, që ruhet e trashëgohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
Nëse s’do të kishin ekzistuar këto banesa të gdhendura në brendi të shkëmbit, atëherë dëshmitë e së kaluarës do të ishin të mangëta.
Një vendbanim i veçantë me një kompleks shpellash, janë shpellat në zonën e Smokthinës në fshatrat Velçë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik të njësisë administrative Brataj të Bashkisë së Vlorës.
Dëshmi interesante rreth këtyre vendbanimeve sjell Luigi Cardini, i dërgua nga zbuluesi i “Trojës Shqiptare”, drejtori i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, Luigi Maria Ugolini.
Prehistoriani italian i cili udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë jugperëndimore dhe që ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore( strehime guri), ndërkohë që në vitin 1936, ai ka hulumtuar shpellat e Velçës dhe ka kryer një studim paraprak të dhjetë shpellave atje.
Pas tij me shpellat e Velçës janë marrë arkeologët tanë, të cilët edhe kanë propozuar që ato të shpallen monument kulture. Kështu ato janë shpallur si të tilla që në vitin 1948. Në kompleks ato tashmë njihen si shpellat e Velçës me emërtimet: Kalaja, Skota, Shpella me Qiell, Presarani, Shpella e Bushit, Shpella e Maçit, Kushtègjini , Mëngjilli , Rasali , etj.
Në qershor të vitit 2000, një ekip arkeologësh nga Instituti i Arkeologjisë Botërore ( Britania e Madhe)dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë filluan një studim në terren me qëllim gjetjen e një numri shpellash prehistorike, që janë hulumtuar për herë të parë në vitin 1930 nga Luigi Cardini. Studimi gjeti se shpellat e Velçës kanë mbetur praktikisht të pandryshuar që prej gërmimeve të kohës Cardini.
Sipas studimeve italiane, kjo shpellë duhet të ketë qenë banesë 1000 vjet para Krishtit. Shpellat e Velçës duke radhitur kompleksin e tyre: shpella e Bushit, shpella e Prezaranit,shpella e Skotës etj, janë vendbanime të lashta të banorëve autoktonë. Katundi Velçë ka pasur një emërtim tjetër që lidhet me shpellat.
Ajo quhej Velçë-Shpella. Emërtimi sllav është vendosur më vonë. Po kështu edhe emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë vendi i fiqve. Sllavët dhe pushtuesit e tjerë, që qëndruan me shekuj në këto troje ndryshuan emrat e vendbanimeve, besimet, por nuk arritën dot të mbyllin apo të shkatërrojnë gojët e shpellave, sepse do t’u duhej të shkatërronin gjithë shkëmbinjtë e këtij vendi.
Veç shpellave, në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë. Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës.
Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të çrregullt, me perimetër rreth 270 metra. Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortifikimi.
Vlen të përmendet një tjetër objekt në këtë zonë që është monument kulture i kategorisë së parë dhe që është shpella në lagjen Hysaj në Ramicë e cila ka qënë e shfrytëzuar si spital partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore ku janë kryer dhe operacione të vështira kirurgjikale me mjete primitive.
Në këtë zonë me bukuri mahnitëse rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak në vitin 1923 shkruan se Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike.
Sofra e Zotit ose Guri me Qiell
“Sofra e Zotit” ose “Guri me Qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë. Për nga mënyra e vendosjes, pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.
Asgjëkund syri, nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij, formën, mënyrën e vendosjes. Larg çdo përfytyrimi, guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës, për një vend të ashpër malor, vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor.
Ky monument ngrihet në majën e malit të Lipes mbi fshatin Vranisht, rreth 50 kilometra larg qytetit të Vlorës. Prej lartësisë ku ndodhet ky monument i natyrës, spikat një pjesë e madhe e luginës së Lumit të Vlorës.
Banorët e zonës e konsiderojnë atë si një dhuratë e natyrës për një vend të ashpër malor, sikundër është Lumi i Vlorës, me fshatrat e veta. Nga ana tjetër, ky monument, është i vendosur përballë malit të Bogonicës, që shqipërohet “Vendi i Zotit”.
Është një monument prehistorik i përhapur ne neolitin e vonë dhe ne epokën e bronzit 4 – 9 mijë vjet më parë.
Kjo vepër e arkitekturës prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe atë të Diellit. Sipas arkeologut të njohur Moikom Zeqo, “është një gur gjigant i vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkëmbinj të tjerë, duke krijuar një tryeze për perëndite…”.
Përfundimi i studiuesit Zeqo niset nga fakti që shkenca monumente të tilla i njeh me emrin dolmenë, thënë ndryshe tipe varresh megalitikë të ndërtuar me gurë të punuar ose jo. Në disa raste ato ishin vend-prehje, në të tjera vend-sakrifikime apo edhe tempuj të shenjtë ku njerëzit u faleshin perëndive.
Gjatë verës në ditët me mot të keq në këtë vend ka shumë vetëtima (bubullima).
Nuk është çudi që edhe emërtimi Vranisht të vijë nga pellazgjishtja e vjetër, i vranët, dhe që më pas me krijimin e perëndive, mori emrin Urani, si perëndia e stuhive dhe luftërave, duke u përjetësuar si planet në yjësinë e qiellit.
Lidhur me emërtimin si Sofra e Zotit, ka lidhje me shpellën Lëmi i Lelerëve, vendosur jo shumë larg, por edhe me malin përballë të Bogonicës.
Është për të ardhur keq, që, si për gjithçka tjetër të kësaj natyre në vendin tonë, edhe për Sofrën e Zotit plot enigma, mite dhe legjenda, mungon një studim, një guidë a përcaktim i saktë për t’u trajtuar si objekt natyror, historik apo si një resurs turistik, siç ndodh në shumë vende të botës për objekte e fenomene të tillë mbinatyrorë.
Ndodhet në pjesën e sipërme të shpatit të malit të Bratajt, pranë fshatit homonim të rrethit të Vlorës, rreth 800 m mbi nivelin e detit.
Përbën një gur gëlqeror me formë të çuditshme, në trajtën e një vule gjigande apo të rrathëve të plakës (tre rrathë gjigandë që duken nga larg), të formuara nga proçesi i karstit.
Pikërisht për këtë monumenti mer vlera të veçanta shkencore sidomos gjeologjike, por edhe didaktike e turistike. Vizitohet sipas rrugës Vlorë – Brataj dhe pastaj vazhdohet më këmbë deri tek monumenti.
Gjatë edicionit të dytë të aktivitetit “South Outdoor Festival – Himara 2018”, organizuar nga GIZ këtë fundjavë në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe e Mjedisit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjatë tre muajve në vazhdim. Konkursi “Festat lokale” i cili u hap para 3 javëve, kishte për qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat, duke bërë protagoniste, festat lokale, si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale, për krijimin e një dimensioni te ri të një turizmi shqiptar dhe për të bërë të njohura zonat tona. Në këtë kompeticion, numri i aplikantëve arriti në 63, ku morëm pjesë bashki së bashku me shoqata dhe organizata të ndryshme.
21 festat fituese do të zhvillohen në 21 nga fshatrat e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, duke synuar kështu rifreskimin dhe zgjimin e potencialeve të fjetura të traditave dhe dokeve tona, promovimin e turizmit kulturor dhe rural, ushqimin dhe mbi të gjitha prodhimet tona tradicionale. Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Peleshi provomovimi i një dimensionit të ri, i një infrastrukture të re alternative, për të bërë turizëm në Shqipëri, është rruga më e mirë, për t’u dhënë mundësinë, si turistëve të huaj dhe atyre shqiptarë, të shijojne traditën e mrekullueshme të Shqipërisë.
“Iniciativa jonë për festat lokale, nuk tenton të marrë rolin dhe misionin që bashkitë kanë për të organizuar jetën sociale kulturore, ekonomike në zonat e tyre, por është vetëm një “provokim”. Është vetëm një ngacmim i nervit të zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve tona.
… Nuk ka mjafton fakti që kemi një bregdet kaq të bukur, që kemi kaq shumë histori, që kemi kaq shumë trashëgimi kulturore. Na duhet që gjitha këto, t’i pakëtojme dhe t’i bëjmë produkte të gatshme për t’u konsumuar nga vizitorët dhe turistët.” – u shpreh ministri.
Gjatë fjalës së tij ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, theksoi idenë e krijimit të një politike të re, në qasjen për promovimin e turizmit, veçanërisht atij rural.
“Duam ta ngremë një traditë. Bëhet fjalë për një dimension të ri që duam t’i japim turizmit sot, dimensioni i promovimit të një vlerë shumë të madhe që kemi në çdo fshat të Shqipërisë, të çdo krahinë të vendit tonë, që janë tradidat e brendshme, të cilat ne duam t’i promovojmë, që realisht ato t’i japim vlera zonës, komunitetit, por të japin dhe vlera për njerëzit që duan të shijojnë më shumë turizëm në vendin tonë. Ne kemi disa kohë që e kemi lançuar këtë projekt edhe në kuadër të 100 fshatrave, që ministri i Bujqësisë, e ka shumë si produktin e vet, që të kemi mundësi të promovojmë zonat rurale të vendit.”
Mbase po të ktheheshim një vit më pas në këtë kohë, këto pamje do të mendoheshin sit ë filmuara në fund të qershorit, e askush nuk do ta besonte se jemi ende në prill.
Edhe pse i pashpallur dhe i papritur sezoni turistik veror ka mbërritur më shpejt se çdo herë tjetër, e këtë radhë nuk e kanë sjellë as organizimet e institucioneve, e as bizneset, pjesa më e madhe e të cilëve janë gjendur të papërgatitur për këtë fluks. Sezoni veror këtë vit erdhi më shpejt nga moti i ngorhtë dhe turistët, të cilët nuk i kanë rezistuar temperaturave.
Temperaturat deri në 30 gradë të bëjnë të mendosh se je në prag të pushimeve, e madje për disa nuk do shumë guxim që të provojnë e të lahen në det.
Shumë prej pushuesve pranojnë që kjo është hera e parë që kanë ardhur në bregedetin e jugut në këtë periudhë, por sigurisht që përpara se të gjenin qetësinë që premtohet në këtë periudhë, kanë parë plazhe të mbushura plot.
Prej dy javësh qindra vizitorë kanë zgjedhur plazhin në vend të malit për të pushuar, e nëse koha do të vazhdojë me të njëjtat temperatura, atëherë Shqipëria këtë vit do të nisë të konkurojë vendet e rajonit me plot 5 muaj turizëm bregdetar. /abcnews.al