Sport

“Finalja” e Superligës pa fitues, plas grushti jashtë stadiumit!

[sgmb id=”1″]

Përplasje mes tifozerive të Partizanit dhe Kukësit në përfundim të ndeshjes që u mbyll në barazim.

Tifozët janë përleshur vetëm 5 minuta pasi kanë dalë nga stadiumi “Selman Stërmasi”.

Gazetari Neritan Prifti raporton se ata kanë shfrytëzuar një zonë ku mungonin uniformat blu për të shfryrë dufet e pasndeshjes. 

“Finalja” e Superligës pa fitues, plas grushti jashtë stadiumit! Read More »

Starton ne Vlore kampionati Boteror i Aeronautikes!

[sgmb id=”1″]

Starton në Vlorë kampionati botëror i aeronautikës, ndërsa për 10 ditë me radhë qyteti bregdetar do të jetë epiqendra e fluturimeve të lira nga pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Prej 5-14 maj në Vlorë për herë të parë kampionati botëror i fluturimeve të lira me precizion.

Aeronautika ka zgjedhur Vlorën edhe për vetë natyrën që ofron, ndërsa një kampionat i tillë përmasave vjen për herë të parë në Shqipëri.

Janë pjesmarrës në këtë aktivitet 150 parashutistë nga rreth 28 vende të ndryshme të botës,ndërsa ka ekipe pjesmarrëse që madje për herë të parë janë bërë pjesë e një aktiviteti botëror si Kolumbia apo ndonjë shtet tjetër.

Ceremonia e nisjes e këtij eventi të jashtëzakonshëm është zhvilluar në sheshin e lungomarës, ndërsa të pranishëm janë ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro, kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli, por edhe përfaqësues të federatës ndërkombetare të aeronautikës që kanë vlerësuar Vlorën dhë Shqipërinë për natyrën që ofron në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Garimet do të vijojnë për gati 10 ditë, për të ardhur në ditën e fundit, ku do të shpallen edhe fituesit.

Ndërkohë pjesëmarrësit prej disa ditësh kanë nisur provat në Vlorë, ndërsa duke nisur nga datat 5 maj, starton kampionati botëror për të përfunduar në 14 maj, me shpalljen e fituesve.

Kampionati botëror vjen dhe në kuadër të aktiviteteve të organizuar për celjen e sezonit turistik një javë më vonë në Vlorë.

Starton ne Vlore kampionati Boteror i Aeronautikes! Read More »

Majlinda Kelmendi e para në botë !

[sgmb id=”1″]

Majlinda Kelmendi vazhdon t’i prijë ranglistën botërore të xhudos

Kampionia Olimpike është e para në ranglistën botërore për kategorinë deri në 52 kilogramë. Në këtë kategori sukses të madh ka shënuar Distria Krasniqi, e cila ka zënë vendin e tretë.

Kurse, xhudistja tjetër Nora Gjakova është në top-pesëshe për kategorinë 57 kilogramë.

Ngritje të madhe në ranglistë ka pasur edhe xhudisti Akil Gjakova. Ai nga pozita 130 në ranglistë, ka arritur në pozitën e 38.

Këtë ngritje në ranglistën e xhudos e ka mundësuar suksesi që xhudistët kosovarë kanë arritur në Sofje, Paris, Antalya dhe në Kampionatin Europian që u mbajt në Varshavë.

Trajneri i tyre, Driton Kuka ka thënë se të gjithë këta xhudistë do të kenë pjesëmarrjen e sigurt në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

“Akili po hapëron sigurt drejt kreut nga vendi 150 në fillim të vitit tani është në vendin e 38 këta do jenë të sigurt për Tokyo 2020 po presim që edhe ndonjë të na bashkëngjitet”, ka thënë Kuka.

“Po ashtu këta sportist po presin Kategorizimin që po pritet të kryhet këto ditë po ashtu po presin nga Komiteti Olimpik që qysh tash të filloj përkrahjen e duhur për Sportin, sportistët dhe trajnerët”, ka njoftuar Kuka në një postim në Facebook.

Majlinda Kelmendi e para në botë ! Read More »

Sondazh: Ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë .

[sgmb id=”1″]

E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka bërë një sondazh rreth fituesit të mundshëm të Topit të Artë për vitin 2017

Kësaj gare i prin bindshëm ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo me 60 për qind të votave, përcjell Express.

Në vendin e dytë është asi i Barcelonës, Leo Messi me 21 për qind të votave. Kurse, vendi i tretë është për kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili ka mbledhur 12 për qind të votave.

Sondazh: Ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë . Read More »

FLAMURTARI SHPALLET KAMPION I SHQIPËRISË NË BASKETBOLL PËR FEMRA .

[sgmb id=”1″]

Flamurtari shpallet kampion i Shqiperise ne basketboll per femra,pas fitores 60-52 ndaj Tiranes ne  ndeshjen e katert te fazes play-off,duke merituar keshtu titullin e 21-te ne histori. Ndersa nen drejtimin e Viron Toskes ekipi vlonjat merr trofeun e 40-te,mes kampionatit,kupes se Shqiperise dhe superkupes. Ekipi vlonjat kishte fituar dy takimet e para ndaj Tiranes,ndersa humbi ndeshjen e trete,per te ardhur tek takimi i katert ne Vlore,aty ku ka dominuar gjate gjithe ndeshjes. ekipi vlonjat e mbylli sezonin e rregullt ne vend te trete,ndersa ne gjysemfinale triumfoi ndaj Goga Basket dhe ne finale ndaj Tiranes,pavarsisht se kundershtaret kishin avantazhin e ndeshjeve me shume ne fushen e tyre por ky Flamurtar i permbysi te gjitha parashikimet duke fituar pas kupes se Shqiperise dhe superkupes edhe titullin kampion. Flamurtari ka fituar 60-52,ndersa kupa i eshte dorezuar ekipit vlonjat nga sekretari i fshb Korab Llazani i cili ka vleresuar skuadren vlonjate per paraqitjen e bere gjate gjithe ketij kampionati. Ne fund ka feste per ekipin vlonjat,nderkohe qe nuk mungojne emocionet e percjella nga traineri Viron Toska por edhe vajzat e skuadres se Flamurtarit per kete titull kampion. Flamurtari kete sezon ka fituar edhe superkupen dhe kupen e Shqiperise,ndersa me fitoren e kampionatit ploteson tripleten,duke vendosur keshtu hegjemonine ne kampionatin shqiptar te basketbollit.

FLAMURTARI SHPALLET KAMPION I SHQIPËRISË NË BASKETBOLL PËR FEMRA . Read More »

Flamurtari me Tiranen do te luhet me tifoze!

[sgmb id=”1″]

Flamurtari-Tirana do të luhet me tifozë. Pas dënimit të marrë me dy javë nga FSHF,ekipi vlonjat,luajkt ndaj Vllaznisë në fitoren 2-0 në një stadium të boshatisur,duke shlyer gjysmën e dënimit,cka do të thotë se për ndeshjen e rradhës që përkon me gjysmën e dënimit,klubi vlonjat mund të paguajë ,duke rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit në këtë sfidë shumë të rëndësishme  për qëndrimin në kategorinë superiore. Lajmi konfirmohet rreth rikthimit të tifozëve edhe nga vetë adminsitratori i Flamurtarit Sinan Idrizi,i cili madje pritet që ditën e martë të jetë në Vlorë dhe gjatë kasaj jave të qëndrojë në qytetin bregdetar,duke asistuar dhe në takimin Flamurtari-Tirana që me shumë mundësi do të luhet ditën e shtunë. Po ndaj Tiranës, do të paguajmë dhe hapim dyert për tifozët ashtu si edhe kemi bërë gjithmonë—ka konfirmuar për sport ekspres Idrizi. Nuk mund të privojmë tifozët në një ndeshje kaq të rëndësishme,por mbi të gjitha edhe faktin se një ndeshje pa tifozë me stadium të boshatisur ngjan shumë shëmtuar,ndërkohë që edhe ekipi dëshiron padyshim përkrahjen e tyre. Dhe jam i sigurtë që kjo përkrahje nuk do të mungojë duke parë tre rezultatet e fundit pozitive të  skuadrës,por mbi të  gjitha një ekip me identitet dhe bosht. Po ne kemi vendosur të paguajmë gjobën që do të thotë të shlyejmë finaciarisht pjesën e mbetur të dënimit,pasi kemi shlyer gjysmën e dënimit,duke luajtuir pa tifiozë ndaj Vllaznisë. Natyrisht që ashtu si edhe ka ndodhur gjatë gjithë këtij kampionati,dyert e stadiumit për tifozët do të jenë të hapura në përkrahje të skuadrës. Barazimi në Durrës? Nuk është vetëm kjo ndeshje,por janë disa takime,në të cilat skuadra jo vetëm ka marrë rezultat,por mbi  të gjitha ka treguar identitet dhe bosht. Jam i kënaqur dhe këtë nuk kam pse ta fsheh. Po shohim një skuadër që luan me dëshirë dhe pa frikë,por edhe ka lojën e vet,duke dëshmuar ndeshje të mira. Ne shpresojmë që të vijohet pikërisht kështu,duke pritur ndeshjen  e radhës. Deri më tani jam i kënaqur dhe të mos harrojmë në tre ndeshjet e fundit kemi dy fitore dhe një barazaim dhe mund të kishim marrë edhe dicka tjetër  më shumë

Flamurtari me Tiranen do te luhet me tifoze! Read More »

Juve sfidon surprizën Monaco, ja formacionet e mundshme!

[sgmb id=”1″]

Sonte në mbrëmje do të luhet një tjetër super përballje për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve që do të vërë përballë Monacon dhe Juventusin.

Massimiliano Allegri nuk do të ndryshojë skemë duke mbetur në atë 4-2-3-1 në stadiumin e Monacosë, me Marchisio titullar, në vend të gjermanit Khedira të skualifikuar. Cuadrado, Mandzukiç, Dybala dhe Higuain do formojnë sulmin në stadiumin “Louis II”.

Në anën tjetër trajneri Jardim ka rikuperuar Bakayoko, ndërsa në të djathtë Toure do të zëvendësojë Sidibe që është operuar. Përballë do të vendosen sulmi më i mirë i këtij sezoni, Monaco me mbrojtjen më të mirë të Juves, që ka pësuar vetëm dy gola në Champions.

Juve sfidon surprizën Monaco, ja formacionet e mundshme! Read More »

Fundi i tre legjendave të futbollit!

[sgmb id=”1″]

Futbolli i këtij shekulli është duke ndryshuar shumë, duke nisur nga teknologjitë e shumta e deri te përfundimi i karrierave për shumë futbollistë që i dhanë shkollë futbollit europian dhe botëror.

Francesco Totti pritet të jetë futbollisti i tretë që do t’i jep fund karrierës futbollistike këtë sezon, shkruan IndeksOnline

Legjenda italiane, kaloi tërë vitet e tij në Romë duke bërë afro 750 paraqitje në të gjitha garat. Ai u fut tashmë në histori të Serie A-s duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të ligës.

Përves, Tottit që do t’i jep fund karrierës në fund të këtij sezoni, janë Xabi Alonso dhe Philip Lahm, që të dy sezonin e fundit do ta luajnë në Bayern Munchen.

Pas përfundimit të karrierave, Totti do të bëhet drejtor sporti tek Roma, ashtu pritet të bëjë edhe Philip Lahm, kurse për Alonson ende nuk dihet, por ai mund të rikthehet te Liverpooli.

Fundi i tre legjendave të futbollit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com