Sport

Vazhdojnë ditët e kampionatit botëror “Paragliding Albania 2017” në Vlorë!

[sgmb id=”1″]

Vazhdojnë ditët e kampionatit botëror “Paragliding Albania 2017” në Vlorë

Zhvillohet çdo ditë duke u ndërthurur me aktivetitete të ndryshme .

Bëhuni pjesë dhe Ju për të shijuar ditët e aktiviteteve në Vlorë.

Më poshtë ju kemi sjellë disa foto

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Vazhdojnë ditët e kampionatit botëror “Paragliding Albania 2017” në Vlorë! Read More »

“E kam të vështirë ta dëgjojë himnin e Kosovës”. Duhet të kemi një kombëtare që quhet SHQIPERIA!

[sgmb id=”1″]

Ish sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare, ka deklaruar se kombi shqiptar duhet të ketë një kombëtare në futboll, derisa ka thënë se e ka të vështirë ta dëgjojë himnin e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “2 me 1” të RTV 21, Tare ka thënë se e ka të vështirë t’i shoh futbollistët me etni shqiptare në një kombëtare tjetër, duke iu referuar Kosovës.

“Nuk kam asgjë kundër përfaqësimit të futbollit kosovar me kombëtare, mirëpo kam diçka kundër sepse për mendimin tim duhet të jetë një kombëtare që e përfaqëson kombin shqiptar. E kam të vështirë ta dëgjoj himnin e Kosovës ose ta shoh ndonjë lojtar shqiptar me ngjyra të tjera”, deklaroi Tare.

“Do të ishte më se e vlefshme edhe për kombin tonë që të kishim një përfaqësuese të fortë që përfaqëson të gjithë kombin shqiptar, dhe ajo do të ishte Shqipëria”, ka thënë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare.

“E kam të vështirë ta dëgjojë himnin e Kosovës”. Duhet të kemi një kombëtare që quhet SHQIPERIA! Read More »

Vlorra merr cmimin e dyte ne TAIKONDO RIMI SPORT AKADEMY !

[sgmb id=”1″]

280 pjesmares nga 35 Rethe të Shqipërisë . 30 gjyqtarë ..Konkurentet ishin të fortë. RIMI SPORT ACADEMY mori pjesë në këtë Kampionat me 42 sportistët  të moshës 5 deri 36 vjeç femra & meshkuj.. pothuajse gjysma e ekipit e kishin eksperiencen e parë në nje kampionat.. jemi shum të kënaqur me titullin. Ekipi i dytë më i mirë në Shqipëri. Vendi 1 Ari master academy…
Vendi 2 RIMI SPORT ACADEMY..
VENDI 3 ARTE MARCIALE Iliria..Konkuruam me me te mirët dhe morem nje vend të cmuar Flm .. Federatën shqiptare të Taekwondo ITF, Bashkinë Vlorë, Pizeri Alkapricio, Pizeri Scobidoo, për mbeshtetjen.. Falenderoj miqtë e mire gazetar per asistencen duke e bërë publik aktivitetin Sh flm Star dance vlorë  Anxhela që na e zbukuruan kampionatin me performancën e tyre…

Vlorra merr cmimin e dyte ne TAIKONDO RIMI SPORT AKADEMY ! Read More »

Gol me dorë dhe karton i kuq i Sadikut në 2 minuta, çmenduri në Lugano-Bazel.

[sgmb id=”1″]

Lugano ka barazuar sot me shifrat 2-2 ndaj Bazelit për t’u ngjitur në vendin e katërt në kampionat dhe protagonistë absolutë të ndeshjes ishin futbollistët shqiptarë në të dy skuadrat, sidomos Armando Sadiku. Ai shënoi golin e barazimit me dorë e më pas në mënyrë të pakuptimtë u ndëshkua me karton të kuq.

Fillimisht Bazeli kaloi në avantazh me anë të Franson, pas asistit të Taulant Xhakës, gjithnjë e më vendimtar për kampionët e Zvicrës. Goli i Zufit në fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të nisur po nga mesfushori shqiptar, bëri të mendohej se Bazeli do të merrte një fitore të thjeshtë në transfertë ndaj skuadrës së drejtuar nga Paolo Tramexani.

Por fillimisht Alioski me penalltinë e minutës së 60 shkurtoi shifrat, e më pas nisi spektakli i Sadikut, i cili provoi në të gjitha mënyrat të shënonte. Nga dëshira e madhe për të dërguar topin në rrjetë, në minutën e 77-të ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi shkeli portierin kundërshtar Vaçlik.

Tre minuta më vonë, emri i Sadikut u thirr në kor nga i gjithë stadiumi, pavarësisht protestave të Bazelit, pasi sulmuesi dërgoi topi në rrjetë për të realizuar barazimin. Ai ktheu në rrjetë një pasim me kokë të Marianit nga e majta, ndërsa lojtarët e Bazelit pretenduan se kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë.

Gjyqtari akordoi golin dhe Sadiku shkoi të festonte me tifozët, por u ndëshkua pikërisht për këtë festim, duke marrë kartonin e dytë të verdhë e si rrjedhojë të kuqin. Lugano mbeti me 10 vetë në fushë, por arriti të rezistonte deri në fund për të marrë një pikë shumë të vyer që e ngjit në zonën e Europës.

Ky ishte goli i 8 i Sadikut që nga momenti kur i është bashkuar në janar skuadrës së Luganos, duke qenë faktori kryesor i ngjitjes së kësaj skuadre deri në këtë pozitë në klasifikim.

Gol me dorë dhe karton i kuq i Sadikut në 2 minuta, çmenduri në Lugano-Bazel. Read More »

Steelwings ne Vlorë ne kuader te aktiviteteve per celjen e sezonit Turistik!

[sgmb id=”1″]

Steelwings ne Vlorë . Në kuader të  aktiviteteve për celjen e sezonit turistik,aktivitetet qe do te vijojne edhe gjate gjithe javes,ne Vlore,motorrat dhe zhurmat e tyre kane krijuar nje atmosfere te vecante ne qytetin e Vlores. Mbremjen e te shtunes,Vlora eshte bere pjese e nje performance te jashtezakonshme mes mottorave qe kane krijuar nje parakalim madheshtor ne rrugen  pergjate bregdetit apo lungomare. Pjesmarres nga qytete te ndryshme te Shqiperise,por edhe nga Kosova apo te huaj kane dhene nje shfaqje te vecante per te  gjithe qytetaret e Vlores. Steelwings eshte nje shfaqje qe nuk mungon ne Vlore,cdo celje te sezonit turistik,aty ku vec parakalimit te tyre,gjate gjithe ketyre diteve jane parashikuar edhe nje sere aktivitesh të tjera.

Steelwings ne Vlorë ne kuader te aktiviteteve per celjen e sezonit Turistik! Read More »

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti.

[sgmb id=”1″]

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti. Nje ceremoni qe ka sjelle ne qytetin bregdetar per te garuar sportiste te ciklizimit nga Shkodra ,Durresi,Fieri,Burreli,Vlora e shume qytete te tjera ne nje cirkuit qe ka zgjatur 35 km ,nje kupe me emrin e te madhit Muharrem Hameti. Iniciative e gazetarit sportiv Moisi Dalipi,gjithcka ka startuar fillimisht me garen e cila eshte shtrire me 10 xhiro ne bulevardin kryesor Vlore-Skele,per te vijuar me pas me ndarjen e cmimeve per fituesit,por njekohesishte dhe per te vleresuar dhe nderuar figuren e ciklistit te madh  Muharrem Hameti. Fitues i vendit te pare dhe njekohesisht fitues i kupes, eshte shpallur ciklisti i Vllaznise Bruno Kola,ne vend te dyte eshte renditur .Ballgjini i Teutes,ndersa ne vendin e trete A.Doda i Apolonise .

Me pas gjithcka ka vijuar me ceremonine e ndarjes se cmimeve dhe mirenjohjeve per Muharrem Hametin,nje ceremoni e zhvilluar pikerisht aty ku starton lungomare ne Vlore,ndersa i pranishem edhe presidenti i FSHFC Skender Axhaku,por edhe deputeti Tahir Muhedini,nje nga mbeshtetesit kryesor te sportit te ciklizimit dhe kryetari i bashkise se Vlores Dritan Leli. Kryebashkiaku i Vlores i ka dorezuar Muharrem  Hametit titullin Mirenjohje e qytetit te Vlores per kontributin e tij ne sport,ndersa ky i fundit i ka dhuruar Lelit,fanellen me te cilen ka fituar titullin kampion ne vitin 1972. presidenti i FSHC ka vleresuar rolin e Muharrem Hametit ne rang kombetar dhe ate nderkombetar ne sportin e ciklizimit,nje nga persoinalitetet e ketij sporti qe edhe sot vijon te mbetet nje embleme dhe krenari per shume te rinj,qe jane pjese e cikzlimit,ndersa zoti Tahir Muhedini i ka dhuruar titullin mirenjohje nga FSHC .Mirenjohje ,nje fanele dhe trofeu i vitit 1972 i eshte dhuruar Muharrem  Hametit edhe nga klubi i Partizanit,ndersa vete ky i fundit ka falenderuar te  gjithe ata te cilet u bene pjese e kesaj iniciative dhe njekohesisht duke e nderuar dhe vleresuar ne nje dite te jashtezakonshme ne nje sport qe kerkon padyshim force dhe krenari .Muharrem Hameti mban titullin Mjeshtri i sportit ,ndersa gjate gjithe aktivitetit te tij ne sportin e ciklizimit ka garuar ne rreth 162 gara,duke fituar edhe dy tituj kampion,me Partizanin dhe Flamurtarin. Por Muharrem Hameti ka marre pjese edhe ne dhjetra gara nderkombetare duke ngritur lart emrin e Vlores dhe Shqiperise ne arenen nderkombetare,duke marre vleresime dhe medalje per ate.

Vlora nderon mjeshtrin e madh të ciklizmit vlonjatin dhe atij kombetar Muharrem Hameti. Read More »

Vlore:Vazhdon aktiviteti per Kupen e Shqiperise ne TAEKWONDO!

[sgmb id=”1″]

Kupa e Shqiperise ne TAEKWONDO ,ne Vlore aty ku pjesmarres jane rreth 280 sportise te moshave te ndryshme dhe me shume se 35 skuadra nga e gjithe Shqiperia. Pallati i spoprtit ne Vlore ka pritur pas me shume se 10 vitesh kupen e 23 -te te Shqiperise ne kete sport,qe padyshim ne vitet e fundit ka njohur rritje. Aktiviteti ka startuar rreth ores 8 e 30 minuta te paradites se te dieles,ndersa do te vijoje deri ne pasdite ,aty ku do te shpallen edhe fituesit. Presidenti i sportit te Taekwondo Arti Caushaj e ka cilesuar kete  aktivitet shume te rendesishem dhe qe ne vitet e fundit eshte rritur ndjeshem nga pjesmarrja .Traineri i ekipit te Vlores Perparim Kamberaj ka konfirmuar numrin e skuadrave pjesmarrese dhe moshat qe marrin pjese ne kete aktivitet qe duhet vleresuar per nga rendesia , sporti i TAEKWONDO ka njohur rritje gjate viteve te fundit sa i perket pjesmarrjes,ndersa tashme kupa e Shqiperise eshte nje tjeter aktivitet qe deshmon masivitetin e tij.

Vlore:Vazhdon aktiviteti per Kupen e Shqiperise ne TAEKWONDO! Read More »

Në datën 7 Maj – e Dielë ne pallatin e sportit zhvillohet kupa e 22 e Republikës,E ARTIT MARCIAL TAEKWONDO ITF.

[sgmb id=”1″]

Në datën 7 Maj – e Dielë ne pallatin e sportit zhvillohet kupa e 22 e Republikës .Në pallatin e Sportit Flamurtari.. në disiplinën e Artit Marcial Taekwondo ITF. Organizatorë jane: Federata Shqiptare e Taekwondo në Bashkpunim me Bashkinë Vlore dhe Ekipin e Vlores Rimi Sport Academy. Arte Marciale & Fitnes. Hyrja Falas..

Te Ftuar do jenë shumë  Personalitete ndër ta edhe Star Dance Vlorë .


Në datën 7 Maj – e Dielë ne pallatin e sportit zhvillohet kupa e 22 e Republikës,E ARTIT MARCIAL TAEKWONDO ITF. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com