Sport

Gjest i madh i tifozëve të Lazios për Tottin !

[sgmb id=”1″]

Pavarësisht rivalitetit, tifozët e Lazios kanë lënë anash për pak inatin, të cilët kanë përshëndetur Tottin.

Këtë e bën në ndeshjen me Interin, ku humbën 3:1 në “Olimpico”. Ata u paraqitën në stadium me një banderolë në shenjë respekti për legjendën e Romës.

Sipas mediave italiane, tifozët besohet të jenë të Lazios, të cilët kanë lënë për pak anash rivalitetin e madh me Romën, për ta përshëndetur një legjendë, që me gjasë po luan sezonin e fundit.

“Armiq të përhershëm i thonë lamtumirë Francesco Tottit”, shkruhet në banerin e tifozëve.

Totti me gjasë do të luajë ndeshjen e fundit në karrierë në vikend, i cili pritet ti jap lamtumirën futbollit.

Gjest i madh i tifozëve të Lazios për Tottin ! Read More »

EKIPET E MOSHAVE TË FLAMURTARIT ,PËR MOSHAT 19-VJECARË JANË SHPALLUR KAMPION .

[sgmb id=”1″]

Ekipet e moshave te Flamurtarit, te Kategorise Superiore, U17 dhe U19 vjecareve jane shpallur kampion te grupit jugut per kete kampionat.
Ndeshjet jane ndjekur nga afer edhe nga presidenti i Klubit te Futbollit Flamuratri Sinan Idrizi, si dhe nga drejtues te tjere te larte te klubit.
Ne fushen sportive ne Pyllin e Sodes u zhvillua edhe ceremonia e dorezimit te kupes se Kampionatit per ekipet e moshave te Flamurtarit.

EKIPET E MOSHAVE TË FLAMURTARIT ,PËR MOSHAT 19-VJECARË JANË SHPALLUR KAMPION . Read More »

Reali i Madridit fiton titullin e 33-të kampion, Barcelona i shpëton turpit në shtëpi .

[sgmb id=”1″]

Reali i Madridit është kampioni i ri i Spanjës duke u rikthyer te suksesi pas 5 vitesh. Kryeqytetasit triumfuan në ndeshjen e javës së fundit të La Ligës me rezultatin 0-2 në transfertë kundër Malagës dhe rrëmbyen kurorën për herë të 33-të në historinë e tyre. Ronaldo në minutën e 2-të dhe Benzema në minutën e 55-të ishin autorët e golave.

Me këtë triumf Reali shkurorëzoi rivalët e përjetshëm të Barcelonës dhe tashmë vëmendja totale e të besuarve të Zinedin Zidanit kalon te përballja e 3 qershorit në Kardif ku do të luajnë finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit. “Galaktikët” synojnë të bëhen ekipi i parë që arrin të mbrojë titullin e Kampionit të Europës që kur është futur në zbatim formati aktual i Ligës së Kampioneve.

Barcelona i shpëtoi mbylljes me turp të sezonit në La Liga. Pas 61 minutash lojë, katalanasit e panë veten në disavantazh 0-2 në shtëpi përballë Eibarit me dy gola të shënuar nga Inui. Por një autogol i Junkës në minutën e 63-të ktheu Barcelonën në lojë. 6 minuta më pas Mesi humbi një penallti, por në minutën e 73-të Suarez barazoi shifrat. Gabimin e minutës së 69 nga pika e bardhë Mesi e rregulloi në të 76-n teksa përmbysi rezultatin me një tjetër penallti. Në minutën e dytë shtesë ishte sërish Mesi që shënoi dhe vulosi fitoren 4-2.

Në ndeshjet e tjera, Atletiko Madrid mposhti Bilbaon 3-1, Selta Vigo barazoi 2-2 me Sociedadin dhe Valencia u mposht 1-3 nga Vijareali.

Reali i Madridit fiton titullin e 33-të kampion, Barcelona i shpëton turpit në shtëpi . Read More »

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, parashikon rrëzimin e Skënderbeut nga kategoria dhe kjo me urdhër të UEFA-s.

[sgmb id=”1″]

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, parashikon rrëzimin e Skënderbeut nga kategoria dhe kjo me urdhër të UEFA-s.

Këtë paralajmërim ai e ka bërë përmes profilit të tij në Facebook, ku shkruan se Tirana ose Vllaznia, njëra prej tyre do të rrëzohet javën e ardhshme pas ndeshjes direkte.

Megjithatë sipas Gjikës, qoftë Tirana qoftë Vllazia, cilado që të bjerë në Kategorinë e Parë do të kthehet përsëri në Superiore. Sipasj tij, do të jetë UEFA ajo që do të dënojë Skënderbeun duke bërë të mundur kthimin në superiore të skuadrës tjetër.

POSTIMI I GJIKËS:

Mbajeni mirë shënim ketë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!
E di që do më shani, por do duroj!
Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:
1.Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
2.Skënderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!
3.Skënderbeu dënohet të zbresi një kategori më poshtë nga Superliga!
4.Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Siperlige Tirana apo Vllaznia në vend të Skënderbeut!
Keni për ta parë që do ndodhi kështu!
Ps: kushdo që do më shaje apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do tja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them une sot!


Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, parashikon rrëzimin e Skënderbeut nga kategoria dhe kjo me urdhër të UEFA-s. Read More »

U arrestua në Itali, zbulohen provat që fundosën golashënuesin shqiptar.

[sgmb id=”1″]

Skandali i trukimeve ka përfshirë kampionatin amator të San Marinos, me protagonist kryesor një futbollist shqiptar. Armando Aruci, sulmuesi kryesor i Virtus dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit të San Marinos, dje është arrestuar nga policia italiane pikërisht pak minuta para se të merrte trofeun e futbollistit më të mirë pas finales së kampionatit mes Tre Pene dhe La Fiorita.

Sipas “Il Resto Del Carlino”, sulmuesi shqiptar ka një rol kryesor në manipulimin e ndeshjeve të skuadrës së tij. Pak kohë më parë, policia arrestoi portierin e Virtus, Masimiliano La Monaka, të cilit iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme kanabisi në makinë.

Lo Monaka është lënë i lirë pak ditë më parë, por duket se ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për të çuar në arrestimin e Arucit. Ata dyshohet se kanë manipuluar rezultatin e ndeshjes Virtus-San Xhovani, të vlefshme për Kupën e San Marinos, e cila u mbyll me fitoren 1-0 të miqve.

Këta të fundit kishin një koeficient shumë të lartë për të arritur një fitore të tillë dhe është vënë re një fluks i madh bastesh sidomos në Kampania dhe Sicili me fitime që kanë kaluar shifrën e 300 mijë eurove.

U arrestua në Itali, zbulohen provat që fundosën golashënuesin shqiptar. Read More »

Historike: Nga sezoni i ardhshëm një femër gjyqtare në Bundesligë!

[sgmb id=”1″]

Për herë të parë në historinë e kampionatit gjerman, një femër do të arbitrojë ndeshjët e Bundesliga-s.

Fatlumja e përzgjedhur quhet Bibiana Steinhaus dhe është 38-vjeçare, shkruan Indeksonline.

“Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe unë jam shumë e lumtur që u realizua tani” deklaroi Steinhaus, për faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit.

Deri më tani, Bibiana Steinhaus ka gjykuar në kategorinë e dytë gjermane dhe ka qenë vetëm arbitre e katërt në Bundesliga.

Historike: Nga sezoni i ardhshëm një femër gjyqtare në Bundesligë! Read More »

3.5 vite burg per gruan e ish-futbollistit te njohur!

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Tiranës dënon me 3 vite e 6 muaj burg bashkëshorten e ish futbollistit të Tiranës Indrit Fortuzi.

Dënimi ndaj Junida Fortuzit është dhënë me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj shtetasve të cilët në këmbim të udhëtimeve me agjensinë turistike “Just Travel” ajo u merrte paratë duke i lënë në mes të rrugës.

Dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj Junida Fortuzit ndërsa akuza e mashtrimit me pasoja të rënda është rrëzuar në gjykatë.
Ky vendim është dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu në dhomën penale të tiranës aty ku bashkëshortja e ish futbollistit të famshëm është gjykuar në mungesë.

Për ciftit Fortuzi hetimet nisën nga policia e Tiranës dy vite më parë aty ku u depozituan ndaj tyre me 10 kalllëzime për mashtrime bën me dije “Report Tv”

Sipas hetimeve rezultoi se ish futbollisti njohur ndryshe dhe me epitetin “Zogu i Tiranës” në Futboll sëbashku me gruan e cila ishte administrator e “Just Travel” mashtruan qytetarët duke përfituar mijëra euro në këmbim të udhëtimeve që si realizuan kurrë.

Aktualisht Indriti sëbashku me të shoqen janë larguar jashtë vendit ndërsa në gjyq si e pandehur u dërgua vetëm Junida Fortuzi dhe ndaj Futbollistit hetimet u vecuan.

Prej më shumë se dy vitesh ata rezultojnë se janë larguar jashtë vendit dhe ende mbetet mister destinacioni se ku qëndrojnë pasi u larguan nga mashtrimet dhe borxhet e akumuluara në Tiranë.

3.5 vite burg per gruan e ish-futbollistit te njohur! Read More »

Zbardhet axhenda e Kombëtares, mungon Ansi Agolli!

[sgmb id=”1″]

Kuqezinjtë do të luajnë në qershor një nga ndeshjet më të rëndësishme të edicionit. Pas tri humbjeve radhazi, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”.Gazeta “Panorama Sport” ka zbardhur edhe axhendën e kuqezinjve, ndërkohë që një problem për trajnerin do të jetë edhe mungesa e dy titullarëve. Përveç Berishës, edhe Agolli.

LISTA

Nga sa mësohet, trajneri do të shmangë daljet përpara mediave për të prezantuar listën e të grumbulluarve. Nuk ka ende një komunikim zyrtar, por burimet pranë kombëtares bëjnë me dije se tekniku do të nisë grumbullimin nga Luksemburgut.

AXHENDA

Burime të besueshme të gazetës “Panorama Sport” pranë skuadrës kombëtare kanë bërë me dije se Shqipëria do të grumbullohet jashtë vendit për dy takimet e radhës. Më 1 qershor, trajneri De Biazi do të ketë në Luksemburg të gjithë lojtarët që do të ftojë për ndeshjen testuese dhe atë zyrtare shtatë ditë më vonë.

Nga data 1 deri më katër, kur edhe do të luhet ndeshja miqësore, Shqipëria do të jetë në Luksemburg. Nga data 5 deri më 11 qershor, kuqezinjtë do të grumbullohen në Stamboll, në qendrën stërvitore të Kombëtares turke.

KAPITENI

Ansi Agolli do të jetë një tjetër mungesë që do të shtojë vështirësitë e trajnerit për të përgatitur përballjen ndaj Izraelit. Kapiteni është i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe, për pasojë, shiriti pezull. Një version është që t’i kalojë Mërgim Mavrajt, por kjo mbetet për t’u parë nga vendimi i De Biazi.

Zbardhet axhenda e Kombëtares, mungon Ansi Agolli! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com