Sport

Kombëtarja grumbullohet në Luksemburg!

[sgmb id=”1″]

Kombëtarja është grumbulluar në Luksemburg të enjten. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë në prag të miqësores me skuadrën vendase më 4 qershor dhe më 11 qershor me Izraelin në Haifa. Trajneri De Biasi pati 19 lojtarë nga 23 që publikoi në listën e tij.

Sadiku, Cikalleshi, Hyka dhe Llullaku nuk ishin të pranishëm, pasi janë ende me ekipet e tyre. De Biasi ktheu te Kombëtarja Ergys Kaçen pas një mungese disa mujore. Në këtë grumbullim mungojnë Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi.

Të dy kanë patur polemika me trajnerin. Mungesa për shkak pezullimi janë të kapitenit Ansi Agolli dhe portierit Etrit Berisha. I dëmtuar është Bekim Balaj. Para këtyre sfidave po qarkullojnë lajme që Gianni De Biasi do të largohet nga drejtimi i Kombëtares që këtë muaj, pasi ka oferta nga Europa dhe Kina.

Kombëtarja grumbullohet në Luksemburg! Read More »

E bujshme, De Biasi braktis Shqipërinë për Kinën!

[sgmb id=”1″]

Pas një eksperience më shumë se katër vjeçare dhe mjaft te bukur, Gianni De Biasi është drejt largimit nga Shqipëria. Trajneri i Kombëtares kuqezi mësohet se ka marrë oferta të rëndësishme nga Kina dhe për pasojë pritet që të largohet drejt kontinentit aziatik për të marrë drejtimin e ndonjë skuadre atje.

Gazetari italian Alfredo pedulla ka bërë publik këtë lajm, teksa mësohet se De Biasi mund të jete duke drejtuar ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Sipas të gjithë gjasave, italiani do të jetë në pankinë edhe për dy ndeshjet e radhës së kuqezinjve në miqësoren kundër Luksemburgut dhe në ndeshjen eliminatore ndaj Izraelit.

Më pas De Biasi do të largohet për të kaluar në Kinë, atje ku e pret një kontratë e majme në krahasim me atë që ai fiton te Shqipëria. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por mediat italiane e bëjnë fakt të kryer këtë gjë dhe pritet që largimi të ndodhë menjëherë pas ndeshjes me Izraelin.

E bujshme, De Biasi braktis Shqipërinë për Kinën! Read More »

De Biazi publikon listën për Luksemburgun dhe Izraelin!

[sgmb id=”1″]

Trajneri Xhani De Biazi shpalli para pak minutash listën me lojtarët e grumbulluar për sfidën ndaj  Luksemburgut, që i paraprin përballjes me Izraelin për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Bie në sy mungesa e kapitenit Ansi Agolli i cili nuk është ftuar nga tekniku italian, ndërkohë që është rikthyer sërish në mesfushë Ergys Kaçe.

Ndërkaq një vend në listë është rezervuar edhe për talentin e Skënderbeut Liridon Latifi, ndërsa sikundër pritej është lënë jashtë Taulant Xhaka.

Lista
Portierë
STRAKOSHA
HOXHA
SHEHI

Mbrojtës
ALIJII
AJETI
DIJMSITI
HYSAJ
MAVRAJ
VESELI

Mesfushorë
BASHA M
KACE
MEMUSHAJ
ROSHI
LILA
LENJANI
KUKELI
ABRASHI

Sulmues
LLULLAKU
CIKALLESHI
SADIKU
LATIFI
GREZDA
HYKA

De Biazi publikon listën për Luksemburgun dhe Izraelin! Read More »

50 gazetarë të 33 shteteve zgjedhin fituesin e Championsit!

[sgmb id=”1″]

Juventus dhe Real Madrid do të takohen në finalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff

E përditshmja italiane, Tuttosport ka bërë një anketë me 50 gazetarë, të cilët janë nga 33 shtete të ndryshme dhe tre kontinente.

Shumica e këtyre gazetarëve besojnë se Juevntus do të mposht në finale Real Madridin dhe do të jetë kampion i ri i Evropës.

Në anën tjetër, vetëm 17 prej tyre besojnë se Reali do të shkruaj histori, duke u bërë skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi këtë garë, që kur mori këtë emërtim në sezonin 1992-93.

Në këtë listë të gazetarëve ishte edhe gazetari shqiptar Fatmir Meneri, i cili parasheh fitore 2:1 të Juventusit, me golat e Dybalas dhe Bonuccit, ndërsa për Realin do të shënoi Ronaldo.

Fitoren më të thellë e parasheh gazetari i Argjentinës, Pablo Lejder, i cili beson se Juventus do të fitoi 4:2. /Express/ 

50 gazetarë të 33 shteteve zgjedhin fituesin e Championsit! Read More »

Francesco Totti i dha lamtumirën Romës dhe karrierës së tij si futbollist me një fjalim emocionues, i hutuar tha: “Jam i frikësuar, kam nevojë për ndihmën tuaj. Nuk jam gati të them që ka përfunduar gjithçka”.

[sgmb id=”1″]

Francesco Totti i dha lamtumirën Romës dhe karrierës së tij si futbollist me një fjalim emocionues, i hutuar tha: “Jam i frikësuar, kam nevojë për ndihmën tuaj. Nuk jam gati të them që ka përfunduar gjithçka”.

Kështu e nisi fjalimin e tij kapiteni legjendar, i cili i dha lamtumirën pas fitores 3:2 në “Olimpico” ndaj Genoas, fitore kjo që e dërgon Romën direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Momenti ka ardhur. Fatkeqësisht momenti ka ardhur, moment që shpresoja se nuk do të vijë kurrë”, tha Totti i përlotur.

“Momenti erdhi. Fatkeqësisht, momenti që shpresoja të mos arrinte kurrë erdhi. Gjatë ditëve të fundit më keni thënë shumë gjëra të mrekullueshme. Po më jepni përkrahje në momente kaq të vështira andaj shumë faleminderit të gjithëve”, ka thënë ai në fjalimin e tij para tifozëve.

“Kam qarë, sikur i çmendur! Nuk mund të harroni 25 vjet si këto. Nuk mund të flas shkurt për 28 vjet. Do të doja ta bëja me një këngë apo poezi, por s’jam i mirë në to. Jam përpjekur të përshëndetem me këmbët e mija, sepse kjo më dukej më lehtë”. 

“Më vjen keq nëse gjatë kohëve të fundit s’kam qartësuar mendimet e mija, por nuk ishte e lehtë të largohem. Tani po frikësohem. Është sikurse kur je para golit kur ke për të gjuajtur penaltinë. Këtë herë nuk po shoh se çfarë po më pret në të ardhmen. Këtë herë kam nevojë për ju dhe përkrahjen tuaj. Atë që më keni dhuruar gjithmonë. Të lindësh romak është privilegj. Të jesh kapiten i këtij ekipi është nder”, ka deklaruar ai.

“Ishte nder të jem kapiten i këtij klubi. Jeni dhe gjithmonë do të jeni në pjesë e jetës sime. Megjithëse tashmë nuk do të bëjë atë që kam bërë në fushë, zemra ime gjithmonë do të jetë me ju. I lumtur dhe krenar që kam shpenzuar 28 vite të jetës time në Roma, ju dua”, përfundoi Totti.

786 ndeshje, 307 gola, 123 asiste, 71 penalti, 58 paraqitje për Italinë, 40 vjeçar, 25 sezone, 20 trajner, 3 dekada, një klub, Mbreti i Romës, ky është Francesco Totti.

https://youtu.be/hXKlUGFj-ZY

Francesco Totti i dha lamtumirën Romës dhe karrierës së tij si futbollist me një fjalim emocionues, i hutuar tha: “Jam i frikësuar, kam nevojë për ndihmën tuaj. Nuk jam gati të them që ka përfunduar gjithçka”. Read More »

Një lamtumirë si rrallëkush më parë, Toti bën të qajë i gjithë stadiumi.

[sgmb id=”1″]

Françesko Toti i ka dhënë sot lamtumirën Romës dhe tifozerisë së kësaj skuadre fanellën e të cilës nuk do ta veshë më dhe që e ktheu në “flamurin” e fundit të futbollit italian. Por lamtumira e tij në “Olimpiko” nuk ka qenë si e të gjithë legjendave të tjera dhe do të jetë e paharrueshme për publikun e Romës dhe atë italian.

Toti ka qenë shumë i mallëngjyer, duke u përlotur gjatë ceremonisë në fund të ndeshjes, të organizuar enkas për të. Presidenti Palota i dorëzoi atij një fanellë të vendosur në kornizë, për të treguar vlerësimin që ka klubi për të, ndërsa edhe futbollistët me të cilët ai ka luajtur për shumë vite si De Rosi apo Florenzi mbanin lotët me vështirësi.

Më pas, lojtari i emocionuar bëri xhiron e fundit të pistës para tifozëve që e kishin për shumë vite idhull, ndërsa pjesa më e madhe e tyre thërrisnin të përlotur emrin e legjendës së futbollit italian.

Një lamtumirë si rrallëkush më parë, Toti bën të qajë i gjithë stadiumi. Read More »

Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur .

[sgmb id=”1″]

Florian Marku në ndeshjen e sotme zhvilluar në Olten, Zvicër ku kundështar kishte Gia Barkalia nga Gjeorgjia për peshat 70 kg. Kampioni nuk e ka diskutuar fitoren. Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në asnjë garë.

Ndeshjen e kaluar ai kishte një kundërshtar serb ku mjaftuan 3 minuta ndeshje që kampioni ynë të fitonte me Knock Out. Ku dhe shumë tifozë u ankuan madje duke i kërkuar kampionit Marku që të ‘duronte’ pak dhe mos ti mbyllë ndeshjet aq shpejt.

Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur . Read More »

Fundi në futbollin shqiptar. Tirana bie nga Superiorja për herë të parë, Vllaznia e ndal në barazim.

[sgmb id=”1″]

Tirana nuk ka mundur dot të shkojë më shumë se në një barazim 0-0 në “Loro Boriçi” duke rënë për herë të parë në historinë e saj nga Kategoria Superiore.

Pas fitores së Laçit nuk kishte asnjë mënyrë që nga Shkodra të shpëtonin të dyja skuadrat. Ndeshja ishte me shumë vonesa por në fund Vllaznia ia rriti të shpëtojë.

Fundi në futbollin shqiptar. Tirana bie nga Superiorja për herë të parë, Vllaznia e ndal në barazim. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com