Sport

De Biasi lë Shqipërinë, zbulohet klubi që do të drejtojë!

[sgmb id=”1″]

Gjatë këtyre ditëve po flitet shpesh se trajneri Gianni De Biasi do të largohet nga stoli i kombëtares shptare. Zërat për largimin e teknikut italian nga kuqezinjtë bëhen më të besueshme kur vijnë nga vendi i tij, nga Italia.

Alfredo Pedulla, eksperti i merkatos në “Sportitalia” ka zbuluar se De Biasi do të largohet drejt skuadrës kineze të Tianjin

Teda. Sipas tij, ndeshja kundër Izraelit do të jetë e fundit për De Biasin në stolin kuqezi.

Trajneri italian pritet të pranojë ofertën e skuadrës kineze, ku sigurisht që do të fitojë shuma marramendëse, teksa do t’i japë fund bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit, me të cilën ka kontratë deri në përfundim të eliminatoreve “Rusi 2018”.

De Biasi lë Shqipërinë, zbulohet klubi që do të drejtojë! Read More »

Hysaj tregon fajtorin për humbjen befasuese të Shqipërisë.

[sgmb id=”1″]

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mendon se në humbjen e sotme përballë Luksemburgut ndikoi dhe arbitri i cili nuk akordoi penallti për kuqezinjtë.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se skuadrës i mungon agresiviteti i mëparshëm dhe jo taktika.

Për rënien e kombëtares

“Duhet të kthehemi siç ishim dikur, agresivë me lojën tonë, nuk duhet të merremi me taktikën por duhet të vrapojmë sepse kjo na mungon në fushë.”

Për humbjen në Luksemburg

“Kishim mundësi të kalonim në avantazh, por dhe pak arbitri na prishi punë sepse nga dy penallti njërën duhet ta jepte. Megjithatë faji është i joni sepse hëngrëm dy gola pak si keq. Tani duhet të mendojmë për Izraelin sepse ajo është ndeshje e rëndësishme dhe jo kjo e sotmja.”

Për reagimin e De Biazit pas ndeshjes

“Akoma s’na ka folur, besoj që do flasim në hotel dhe do t’i analizojmë të gjitha.”

Për dëshirën e lojtarëve

“Dëshirën e kanë të gjithë lojtarët, nuk mungon dëshira dhe entuziazmi. Na mungon agresiviteti që të jemi në fushë si shqiptarë të vërtetë.”

Për skemat e provuara

“Besoj se janë zgjedhjet e trajnerit, por ne kemi bërë mirë me 4-1-4-1 dhe besoj do i analizojmë të gjitha në mënyrë që në Izrael të shkojmë me formacionin më të mirë të mundshëm.”

Për mungesën e një lideri

“Ndoshta mungon, ndoshta s’mungon. Skuadra është e mirë dhe kompakte. Thjesht duhet të kemi mentalitetin që kishim në Francë, kjo na mungon.”

Hysaj tregon fajtorin për humbjen befasuese të Shqipërisë. Read More »

Trajneri i kombëtares sonë Gianni de Biasi ka dalë sot në orën 18:00 në konferencë për shtyp një dite perpara ndeshjes miqesore, te perfaqesueses sone ndaj Luksemburgut e cila dot e zhvillohet ditën e neserme, me datë 4 qershor ora 19:00 në stadiumin “Josy Barthel”. De Biasi, i është përgjigjur interesit të medias, ku theksoi:

[sgmb id=”1″]

Trajneri i kombëtares sonë Gianni de Biasi ka dalë sot në orën 18:00 në konferencë për shtyp një dite perpara ndeshjes miqesore, te perfaqesueses sone ndaj Luksemburgut e cila dot e zhvillohet ditën e neserme, me datë 4 qershor ora 19:00 në stadiumin “Josy Barthel”. De Biasi, i është përgjigjur interesit të medias, ku theksoi:

“Nuk përgjigjem për gjëra që nuk kanë lidhje fare, flasim për ndeshjen me Luksemburgun dhe për atë me Izraelin. Ky është një një test që nuk duhet nënvlerësuar. Ata që do të jenë në fushë do të kenë një mundësi për të treguar se mund të luajnë ndaj Izraelit, formacioni që do të luajë mund të jetë ai ose jo. Humbja nëntorin e kaluar më ka lënë një shije të hidhur. Atë ndeshje e humbëm sa për faj të arbitrit e sa për fajin tonë, jam i merziturr që nuk është Balaj për arsye dëmtimi. Kace e ka kuptuar që ka gabuar me sjelljen e tij, mendoj se shtë rritur shumë psilologjikisht, ndërsa Xhaka është vetëmënjanuar dhe do të qëndrojë larg për aq kohë sa nuk do të ndryshojë.

Ajo që ka munguar ndoshta ka qenë sjellja për të qenë protagonistë në vazhdimësi. Për ti bërë bërë gjithmonë mirë gjërat në jetë duhet të jesh i aftë që të fokusohesh gjithmonë tek objektivi me të njëjtën uri. Mendoj se nuk kemi qenë të aftë pët të qëndruar në nivelet më të larta. Është në natyrën njerëzore që kur arrin majën e ke të vështirë ta ruash nivelin për një kohë të gjatë. Nuk jam aspak i penduar që qendrova pas Europianit”-përfundoi fjalen e tij Gianni de Biasi.

Trajneri i kombëtares sonë Gianni de Biasi ka dalë sot në orën 18:00 në konferencë për shtyp një dite perpara ndeshjes miqesore, te perfaqesueses sone ndaj Luksemburgut e cila dot e zhvillohet ditën e neserme, me datë 4 qershor ora 19:00 në stadiumin “Josy Barthel”. De Biasi, i është përgjigjur interesit të medias, ku theksoi: Read More »

Skena paniku në Torino, tifozët kanë ikur nga vendi ku po shikonin finalen!

[sgmb id=”1″]

Skena paniku janë parë mes tifozëve të Juventusit, në Piazza San Carlo të Tornis ku ata po e shikonin e finalen e Ligës së Kampionëve në një nga ekranet gjigante të qytetit.

Nuk është ende e qartë se çfarë nxiti frikën në turmë, ndërsa shumë njerëz u ikën nga turma.

Policia po përpiqet të rivendosë qetësinë. Për momentin nuk dihet për lëndime të rënda apo diçka tjetër, por disa prej tyre ranë në shkallët e metros duke u rrëzuar nga paniku.

Skena paniku në Torino, tifozët kanë ikur nga vendi ku po shikonin finalen! Read More »

Real fiton trofeun e 12-të të Champions League, Juventus humbet finalen e pestë radhazi.

[sgmb id=”1″]

Real Madrid është shpallur këtë mbremje për të 12-tën herën fitues i Champions League duke mposhtur në finale  italianët e Juventuesit me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Në pjesën e parë në minutën e 24 shënoi për Real Madridin i zakonshmi Cristiano Ronaldo. 3 minuta më pas barazoi për Juventusin me një supergol Mandzukic. Pjesa e parë përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë në minutës e 20 Real shënon me anë të Kasemiros dhe për të shuar përfundimisht ëndrrat e Juventus ka shënuar sërish Ronaldo duke vulosur rezultatin në shifrat 3-1. Kjo e sotmja është finalja e pestë radhazi që Juventus humbet respektivisht që nga viti 1996 kur fitoi edhe kupën e dytë.

Real fiton trofeun e 12-të të Champions League, Juventus humbet finalen e pestë radhazi. Read More »

FSHF dorëzon dosjen në UEFA për Super Cup 2019!

[sgmb id=”1″]

Në fillim dukej më tepër si një premtim elektoral, por sot Federata Shqiptare e Futbolli ka dorëzuar dosjen e saj në UEFA ku kërkon të jetë organizatore për finalen e Superkupës së Europës së vitit 2019.

Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare FSHF njofton se ka plotësuar dosjen sipas kritereve të kërkuara nga qeveria e futbollit evropian.

Dokumentacioni i plotë i FSHF-së për organizimin e finales së Supërkupës së vitit 2019 u nis sot për në UEFA, si dhe u hodh elektronikisht në platformën e tyre. Pas një pune shumë voluminoze disa mujore FSHF ka plotësuar dosjen e aplikimit për “UEFA Super Cup 2019” në të gjitha seksionet përkatëse.

Ftesës së FSHF-së për bashkëpunim i janë përgjigjur pozitivisht pjesa më e madhe e aktorëve të interesuar, ndër to: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkina Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale, Inspektorati i Kontrollit në Monitorim të Tregut, Agjencia Kombëtare e Turizmit etj.

Këto institucione kanë kontribuar në plotësimin e kërkesave të UEFA-s për organizimin dhe mbarëvajtjen e Superkupes së Europes duke ofruar bashkëpunim maksimal me FSHF-në. Po kështu edhe Kryeministria ka luajtur rolin e saj shumë vendimttar për gjithçka kërkohet për të plotësuar dosjen, e cila sot u dërgua në UEFA. Dosja e kandidaturës së Shqipërisë do të analizohet nga UEFA dhe në shtator do të merret vendimi për fituesin nga Komiteti Ekzekutiv i saj.

FSHF dorëzon dosjen në UEFA për Super Cup 2019! Read More »

Buffon apo Ronaldo, sfida e dyfishtë për Champions League dhe ‘Topin e Artë’!

[sgmb id=”1″]

Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit pritet të jetë vendimtare edhe për fituesin e “Topit të Artë”.

Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo po cilësohen si dy favoritët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon.

Ronaldo këtë edicion ka luajtur 45 ndeshje, duke shënuar 40 gola, dhënë 12 asiste dhe fituar tre tituj, La Ligan, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Buffon këtë edicion ka luajtur 42 ndeshje, ka bërë 90 pritje dhe ka pësuar 28 gola, duke fituar dy tituj, Serie A dhe Kupën e Italisë.

Në rast se e fiton Ronaldo, kjo do të ishte hera e dytë radhazi dhe e pesta në karrierë, duke u barazuar kështu me Leo Messin.

Në anën tjetër, nëse e fiton Buffon, italiani do të bëhej portieri i dytë që e fiton “Topin e Artë” pas rusit Yashin.

Buffon apo Ronaldo, sfida e dyfishtë për Champions League dhe ‘Topin e Artë’! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com