Sport

Cikalleshi beson se ndeshja ndaj Izraelit është mundësi e mirë që Kombëtarja shqiptare t’i lë pas rezultatet negative.

[sgmb id=”1″]

Cikalleshi beson se ndeshja ndaj Izraelit është mundësi e mirë që Kombëtarja shqiptare t’i lë pas rezultatet negative.

Sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi, tregon mënyrën sesi Kombëtarja shqiptare mund të dalë nga kriza e rezultateve, pas 5 humbjeve radhazi dhe ndryshimi synohet prej sfidës së të dielës në Izrael.

“Kombëtarja në vitet e fundit dhe me arritjen në Evropian, ka bërë ndeshje spektakolare dhe mjaft të mira. Duhet të rikujtojmë që gjithmonë rezultatet tona kanë qenë minimale. Ne jemi Kombëtare e vogël: vetëm puna në grup dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit na çojnë aty ku arritëm. Ecuria e fundit nuk ka qenë e mirë, por kemi pasur edhe rivalë të fort si Italia dhe Spanja. Pa u justifikuar, e kemi humbur disi agresivitetin e përpara Evropianit. Humbja me Luksemburgun na dogji, por kështu e ka futbolli. Ndeshja me Izraelin është perfekte për ta ndryshuar situatën. futbolli të jep shanse të tjera dhe ky është shansi ynë”, tha ai.

“Duhet të pranojmë që duhet të bëjmë më tepër brenda fushës. E kemi pranuar publikisht dhe privatisht. Si një Kombëtare e vogël në krahasim me ekipet e tjera evropiane, e kemi treguar këtë ndeshje pas ndeshje. Vetëm kështu arrijmë rezultate pozitive. Izraeli është shansi ynë më i mirë. Jam i sigurt se lojtarët do të japin më tepër se 100 për qind edhe urojmë për rezultat pozitiv”, shtoi Cikalleshi.

Në gjysmën e dytë te sezonit, Cikalleshi i rikthye protagonist në Superligën turke me Akhisarin, duke realizuar 7 gola. Megjithatë, mungesa e golit ndihet disi në Kombëtare.

“Në klub është më ndryshe, sepse skema është më sulmuese dhe shanset për gol janë më të shumta. Sigurisht edhe në Kombëtare, pavarësisht se luajmë vetëm me një sulmues, kjo është mundësia më e mirë për rezultate pozitive. Një sulmues matet me gola, por në Kombëtare përveç paraqitjeve të mira, shpesh më kanë penalizuar shtyllat. Nuk dua të justifikohem me çështjen e fatit, por vazhdoj me profesionalizëm, ashtu si ndodhi në klub, me ndeshje të mira dhe gola. Uroj që të ndodhë edhe këtu. Do të jap më të mirën si në fushë, ashtu edhe jashtë. Kështu është futbolli, duhet pranuar me të gjitha gjërat që të ofron. Shpresoj që në Izrael të shënoj. Parësor është të fitojë ekipi, më pas nëse shënoj do të isha më i lumtur.”

Me sezonin e rregullt që ka përfunduar, lojtari duhet të zgjidhë edhe situatën rreth së ardhmes. Akhisari kërkon ta mbajë, edhe pse huazimi nga Basaksehir përfundoi, ndërsa për sulmuesin kuqezi është interesuar edhe Besiktasi.

“Te Basaksehiri nuk është se ishin të pakënaqur me mua. Në sezonin e parë realizova 13 gola. Në sezonin e dytë, fillimi ishte disi i vështirë dhe më mungonin minutat. Në fund të Janarit vendosa të lëvizja, pasi doja një skuadër ku të luaja. Jam shumë i kënaqur me mundësinë që më krijoi Akhisari. E ardhmja dhe kontrata me Basaksehir? Sipas kontratës jam sërish pjesë e Basaksehirit. Por, nuk do të thoja që kjo është përfundimtare. Personalisht dua të jem sulmuesi kryesor i ekipit. Duke qenë se atje është Adebayor, një lojtar i nivelit botëror, situata është e vështirë. Nuk dorëzohem, sepse statistikat e mia në gjashtë muajt e fundit tregojnë që kam shënuar më tepër gola se Adebayor”, përfundoi sulmuesi i Kombëtares.

Cikalleshi beson se ndeshja ndaj Izraelit është mundësi e mirë që Kombëtarja shqiptare t’i lë pas rezultatet negative. Read More »

Sa ka shkuar vlera e Hysaj,Strakosha e Berisha.

[sgmb id=”1″]

Kombëtarja është në krizë, por disa nga lojtarët e Shqipërisë janë në moment të artë në aspektin personal. Siti i specializuar në tregun e futbollit, “transfermarkt.de”, që përcakton një vlerë të përafërt në treg për çdo futbollist, bazuar në shumë faktorë, ka përditësuar sot vlerat e disa prej futbollistëve të kombëtares sonë.

Kështu, Elseid Hysaj ka pasur një rritje fantastike, sepse nëse në fillim të vitit vlerësoj 14 milionë euro, sot vlera e mbrojtësit të Napolit ka shkuar në 18 milionë euro. Duke pasur parasysh edhe moshën e tij të re, Hysaj nëse del në shitje do të kushtojë më tepër se kaq.

Rritje e jashtëzakonshme edhe për dy portierët e kombëtares sonë, Strakosha e Berisha.

Strakosha është kthyer në titullar te Lacio, ku ka shkëlqyer në muajt e fundit, tashmë vlen 4.5 milionë euro në treg, 2 milionë më shumë se në fund të muajit mars. Nëse ruan këto nivele edhe sezonin e ardhshëm, me siguri Strakosha do të vlejë të paktën 8-9 milionë euro, por me moshën që ka vlera e tij në treg vlen është shumë më e madhe.

Është rritur edhe vlera e Etrit Berishës, i cili ka shkëlqyer tek Atalanta e mrekullive në sezonin që lamë pas. Portieri 28-vjeçar tani vlen 5.5 milionë euro, 1 milion më shumë se në fillim të këtij viti.

Sa ka shkuar vlera e Hysaj,Strakosha e Berisha. Read More »

Ja truku që e përdorin femrat për të fituar vithe të mëdha.

[sgmb id=”1″]

Së fundmi, në rrjetin social “Instagram”, janë vërejtur disa nga damat me vithet më të mëdha duke e bërë një ushtrim të ngjashëm, i cili ndoshta nuk është më i mirë sesa ushtrimet squat por padyshim se duket i mirë nëpër video: Është mënyrë e veçantë për ta përdorur pajisjen “rrëmbyese” – makinën e fituesit ku uleni dhe duhet t’i lëvizni këmbët anash për t’i përfshirë në këtë ushtrim ijët, vithet,etj.

javascript:;

Ja truku që e përdorin femrat për të fituar vithe të mëdha. Read More »

UEFA me lajm shume te madh per Shqiperine.

[sgmb id=”1″]

Me ne fund nje lajm i mire per Shqiperine dhe per tifozet Shqipetare. Uefa ka dhene driten jeshile per te konkuruar si nje vend me te drejta te plota per zhvillimin e super kupes se europes ne stadiumin kombetar Arena Kombetare.

Uefa e ka zyrtarizuar Shqiperine si nje nga 7 kandidaturat zyrtare per te zhvilluar pas dy viteve sfiden mes fitueses se Champion Leagur dhe Europa Legue. Komitati ekzekutiv i uefas do te shpalle kanditaturen fituese me 21 shtator.

FSHF shpreson qe do te jete fituese per zhvillimin e ksaj super kupe ne stadiumin i cili po ndertohet me standarte tejet te larta

UEFA me lajm shume te madh per Shqiperine. Read More »

Etika befason, merr vendim çdo ndodhë me Skënderbeun.

[sgmb id=”1″]

Komisioni i Etikës i mbledhur ditën e sotme, nuk ka dale përsëri në një vendim për dosjen e Skënderbeut. Mbledhja ka filluar rreth orës 1 e 15.

Në orën 2 e 30 te gjithë anëtarët i kanë dhëne fund këtij takimi që do të shqyrtonte çështjen e klubit korçar duke e lënë përsëri pezull dosjen.

Nuk arrijmë ta kuptojmë pse zgjatet gjithë kjo procedurë kur UEFA ka qënë e qartë që Skënderbeu duhet të dënohet me rënie nga kategoria.

Etika befason, merr vendim çdo ndodhë me Skënderbeun. Read More »

Ushtria Shqiptare ndalon kampionen Luiza Gega të garojë në Turqi. Theu urdhrin ushtarak por …

[sgmb id=”1″]

Luiza Gega respekton parashikimet edhe në garimin e dytë të Superligës turke si sportiste e Fenerbahçes. Pas titullit kampion që i dhuroi një ditë më parë në 3000 m/p, Gega rikonfirmohet si e pathyeshme në pistë në finalen e 1500 m.

Pas një garimi të dominuar plotësisht prej shqiptares, Gega zuri sërish vendin e parë me kohën e përgjithshme 4.09.88. Ndërsa aventura turke uli siparin shkëlqyeshëm, Gega rikthehet sot në aktivitetet kombëtare, ku do të marrë pjesë në kampionatin për të rritur, garat e së cilës do të zhvillohen sërish në “Elbasan Arena”.

REFUZIMI
Por, përpara nisjes për në Superligën turke, Luiza Gega është ballafaquar me një refuzim nga ana e autoriteteve të Ushtrisë, ku edhe ajo është pjesë e saj, për të marrë pjesë në këtë garë nën siglën e Fenerbahçes. Lajmin e konfirmoj trajneri Taulant Stërmasi.

“Ne kemi qenë në grumbullim në Dardhë dhe shefi i Shtabit i kërkoi Luizës të bënte një takim urgjent me komandantin. Luiza zbriti nga grumbullimi dhe e bëri takimin me komandantin me temë bisede ikjen nga Shqipëria me Fenerbahçen e Turqisë. Ky ishte një informacion që kishin marrë nga media e shkruar dhe vizive.

Në bisedën e zhvilluar ju shpjegua që nuk ka lidhje ajo që është shkruar e konceptuar dhe se Luiza do të jetë anëtare e ekipit kombëtar dhe e klubit Tirana.

Më pas iu kërkua t’i bëhej një shkresë Shtabit të Përgjithshëm për situatën. Dhe kështu ndodhi, situata iu shpjegua edhe një herë tjetër. Shkresa u bë në prezencë me shefin e personelit të Policisë Ushtarake.
Ndërkohë 7-8 ditë më vonë njoftohemi se duhet të bëjë kërkesën në formatin e miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm. U ribë kërkesa përcjellëse bashkë me informacionin e mëparshëm dhe iu ridërgua Shtabit të Përgjithshëm.

Por, më datën 30 maj Luiza njoftohet me SMS nga shefi i personelit se kërkesa nuk është miratuar për të marrë pjesë me Fenerbahçen, pra për të garuar në Turqi.

Nuk pati kohë që Luiza të shkonte për të tërhequr shkresën, gjë të cilën do ta bëjë sapo të mbërrijë në Tiranë”, zbuloi trajneri Stërmasi. Sakaq, i pyetur se kush është motivacioni i refuzimit të kërkesës, Stërmasi sqaroi: “Realisht nuk e dimë, ndaj dhe donim të lexonim kërkesën.
Nishani-luiza-gega-470×325
E përsëris që sapo të zbresim në Tiranë së bashku me Luizën ne do të zhvillojmë një takim te Policia Ushtarake. Nuk e dimë që është përjashtuar. Shkelja e urdhrit për ushtrinë është përjashtim apo jo?”.

KONKURRIMI
Trajneri Stërmasi bëri edhe një koment për konkurrimin e radhës në Superligën turke. “Edhe sot (dje) doli e para në 1500 metra. Ka bërë një finish të jashtëzakonshëm, një supergarë. 400 m e fundit ishin super duke shënuar kohën 4.09.88. Kundërshtare e Gegës ishte atletja keniane, e cila hyri për normë.

Megjithatë, këtu lartësia u prish punë edhe kenianeve. Në 1000 m mbi nivelin e detit s’mund të presësh rezultate në gjysmë dhe distancat e thella”.

Ushtria Shqiptare ndalon kampionen Luiza Gega të garojë në Turqi. Theu urdhrin ushtarak por … Read More »

Superkupa e Europës në ‘Arena Kombëtare’? UEFA jep ‘OK’!

[sgmb id=”1″]

UEFA zyrtarizon Shqipërinë si një nga shtatë kandidaturat finale për zhvillimin e Superkupës së Europës në vitin 2019.

Federata Shqiptare e Futbollit vetëm pak ditë më parë plotësoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të stadiumit në ndërtim “Arena Kombëtare”, të cilin ia dërgoi qeverisë së futbollit europian dhe tashmë merr zyrtarisht konfirmimin se mbetet një nga kandidaturat për përballjen e pas dy viteve mes fitueses së Champions dhe Europa League.

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet në truallin e “Qemal Stafës” konkurron për vendimin final me stadiumin e Tuluzës në Francë, “Sammy Ofer Stadium” të Haifas në Izrael, “Astana Arena” të Kazakistanit, stadiumin kombëtar të futbollit “Windsor Park” të Irlandës së Veriut, “Arena Gdansk” në Poloni dhe “Beshiktash Arena” të Stambollit në Turqi.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta shpallë kandidaturën fituese më 21 shtator. Punimet për ndërtimin e stadiumit “Arena Komëtare” vijojnë me intensitet të lartë.

Federata Shqiptare e Futbollit shpreson që ta përurojë pikërisht me finalen e Superkupës së Europës stadiumin e ri, i cili po ndërtohet me standardet me të larta.

Superkupa e Europës në ‘Arena Kombëtare’? UEFA jep ‘OK’! Read More »

E bujshme :Atletja shqiptare shpallet kampione e Turqisë.

[sgmb id=”1″]

Mbrëmjen e sotme atletja shqiptare që garon për ekipin gjigant turk të Fenerbache-s është shpallur kampione e Turqisë. Luiza Gega ka shkëlqyer në garën e 3000 metrave me pengesa, duke korrur suksesin e parë me klubin turk.

Rekordmenia shqiptare në disiplinën e 3000 metrave me pengesa kaloi çdo rivale, duke arritur kohën më të mirë 9’44”79, çka i dha të drejtën të fitojë medaljen e artë. Gega la pas me nga një xhiro dy rivale, që mbërritën në finish 3 minuta pas atletes kuqezi.

Nesër 28-vjeçarja do të garojë sërish në kampionatin turk, këtë herë në disiplinën e 1500 metrave, ku do të synojë një tjetër triumf.

E bujshme :Atletja shqiptare shpallet kampione e Turqisë. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com