Sport

Luiza Gega thyen rekordin kombëtar!

[sgmb id=”1″]

Luiza Gega ka thyer sërish rekordin kombëtar në 3.000 metra me pengesa.

Atletja shqiptare, në një veprimtari në Oslo ka regjistruar kohën prej 9 minuta 26 sekonda e 05 të qindtat. Rekordi i mëparshëm është ai i vendosur nga vet atletja shqiptare, me 9 minuta 28 sekonda dhe 52 të qindtat.

Garën në “Diamond League”, të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës në Norvegji, e fitoi atletja Norah Jeruto, me kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 27 të qindtat, duke lënë pas atleten Sofia Assefa.

Luiza Gega thyen rekordin kombëtar! Read More »

Bankina e kombëtares:Vendim i papritur i Tramezzanit.

[sgmb id=”1″]

Ishte projektuar në sytë e çdo tifozi apo dhe vetë presidentit Duka si njeriu i duhur për të pasuar De Biaisn në stolin e Kombëtares, por Paolo Tramezzani nuk bën prapa kthehu.

sh-zëvendës trajneri i ekipit tonë Kombëtar ka pranuar ofertën e Sion-it për të vijuar në Zvicër karrierën si trajneri. Klubi i Sion me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Lugano-s.

 Lajmi i cili qarkullonte prej kohësh në Zvicër tashmë është bërë zyrtar, një lajm i cili mund të ishte konfirmuar edhe më herët por tekniku italian kërkoi pak kohë për të kthyer përgjigjën përfundimtare, ç’ka lë të kuptosh që Tramezzani ishte në pritje të një oferte nga drejtuesit e FSHF-ës për të marrë drejtimi ne Kombëtares.

Tramezzani ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Sion. Brenda një periudhe shumë të shkurtër fill pas largimit të tij nga Kombëtarja shqiptare, Tramezzani ka filluar të ngjisë me “nxitim” shkallët e treningut pasi arriti të dërgonte menjëherë Luganon në Europa Lige. Tramezzani do të nisë aventurën e tij në Evropë me Sion në turin e tretë kualifikues.

Bankina e kombëtares:Vendim i papritur i Tramezzanit. Read More »

Akuza ndaj Dukes per ikjen e De Biasit:Sa here ja ke dredhur Kombetares zoti President…

[sgmb id=”1″]

Më mirë të mos i kishte thënë ato fjalë presidenti Duka, por edhe nuk duhet të nxitohesh, ngaqë ai është një mjeshtër për të ngacmuar nervat e popullit të mbijetuar të futbollit, ndoshta kjo e bën edhe më të lumtur. “Nuk kam pasur besim te trajneri? De Biazit i dhamë dashurinë e jetës, Kombëtaren…”.

Një përgjigje tepër romantike për disa akuza që nuk i kishim dëgjuar më parë nga goja e Xhanit si “ndokujt i prisha festën e shkarkimit me fitoren në Izrael”, apo tjetra “kjo ndeshje ishte si një kockë që të mbetet në grykë”. Sikur këto fjalë t’i kishte thënë një trajner tjetër, në një përfaqësuese larg tokës sonë, do të kishte merituar shkarkimin për alibinë e rrezikshme ndaj titullarit, por shef Mando zbythet në këto momente… sepse memecit i erdhi goja. Tamam, mu në Tokën e Shenjtë.

Na kishin treguar historitë e vjetra për mrekullitë që ndodhin në Izrael, por kjo e fundit është tepër e bekuar për shqiptarët. Tre gola në fushë, që nuk besonim se mund të vinin as nga qielli e as nga toka, po shndërrohen në një fitil për finalen e hipokrizisë midis italianit orator dhe shqiptarit prepotent.

Të atij që flet për dashurinë e vetme të jetës, së cilës ia ka dredhur për shtatë palë qejfe në këto 16 vite, pa na dhënë shansin të dëgjonim, sikur njëherë të vetme, se… ishte hera e fundit, ju betohem nuk e bëj më! Në këto 16 vite, kemi parë dhe përgjuar se “dashurinë e vetme”, Kombëtaren, ua kemi besuar vetëm të huajve dhe qejfi më i madh ishte, kur mezi prisnim fundin e filmit, atë çast kur trajneri vritej nga dora e vetme e pabesë, nga ajo që çuditërisht është paralizuar me De Biazin.

Ky italian, që dukej peshë e lehtë në fillim, mbetet i vetmi që nuk i dha kënaqësinë “Makbethit të topit” për të kryer ritualin e shumëpritur nga oborri. Kjo edhe për meritën tonë, ngaqë nxituam ta bënim Xhanin sa më shumë shqiptar, aq më pak italian. Ndaj edhe Zotat kanë besim se Xhani, ai shqiptari, nuk do t’i thotë të gjitha ato që populli kuqezi mezi pret t’i mësojë, pikërisht nga goja e tij.

Sikur të fillonim rrëfimin nga fundi dhe jo qysh nga fillimi, si u gatua humbja në Luksemburg, ku presidenti nuk ishte në stadium ngaqë e dinte se çfarë do të ndodhte me “dashurinë e vetme të jetës”, dhe tjetra, tepër ngacmuese, pse nuk tregohen publikisht disa fjalë të rënda trajnerit para ndeshjes me Izraelin, prej të cilave shpë- toje vetëm me një ndeshje të fituar…

Akuza ndaj Dukes per ikjen e De Biasit:Sa here ja ke dredhur Kombetares zoti President… Read More »

Personaliteti që diskutohet t’i afrohet stolit të kombëtares!

[sgmb id=”1″]

Duket se ekipi kombëtar shqiptar do të ketë një trajner të huaj dhe me shumë më mundësi nga shkolla italiane. Valter Zenga është një emër që po lakohet në ambjentet e FSHF për të zëvëndësuar trajnerin Gani De Biasi.

Mundësia për një trajner shqiptar në krye të kuqezinjve vijon të jetë shumë e pakët  dhe ajo mbetet një zgjedhje dytësore për FSHF-në. Të paktën kështu u kuptua edhe në konferencën e djeshme për shtyp, kur gazetarja pyeti Dukën nëse është opsion për trajnerin e ri një vendas.

Duket se në këtë moment telefoni i presidentit Duka ka marrë zjarr nga telefonatat e menaxherëve të ndryshëm për të sugjeruar një emër për pankinën shqipare.

Personaliteti që diskutohet t’i afrohet stolit të kombëtares! Read More »

Si t’i bëni 100 pompa pa pauzë?

[sgmb id=”1″]

Këto dy stërvitje të ndryshme, të cilat do t’i bëni gjatë tërë javës, do t’ju ndihmojnë që pa pushuar dhe vendosmërisht t’i bëni këto 100 pompa.

Pompat mbase janë edhe ushtrimi më i mirë për ndërtimin e gjoksit, supeve dhe duarve dhe asgjë nuk do të tregojë aq qartë forcën dhe qëndrueshmërinë tuaj sesa bërja e 100 pompave pa pauzë.

Për ta realizuar këtë plan, llogaritni sa pompa mund t’i bëni me formën aktuale, përkatësisht cili është maksimumi juaj.

Në çdo dy javë merrni nga dy ditë të lira, dhe atëherë sërish testojeni maksimumin tuaj.

STËRVITJA E PARË

E HËNË, E MËRKURË, E PREMTE

Bëni katër seri me maksimumin tuaj, pa marrë parasysh sa kohë ju nevojitet.

Është krejtësisht normale që në seritë pasuese të bëni pompa me intensitet më të vogël, për shkak të përpjekjeve paraprake.

STËRVITJA E DYTËE MARTË, E ENJTE, E SHTUNË

Kurdiseni alarmin i cili do t’ju lajmërojë pesë herë në ditë (në çdo dy apo tri orë). Çdo herë kur të bjerë alarmi, bëni dy seri pompash.

Serinë e parë bëjeni me numrin tuaj maksimal të përsëritjeve.

Bëni pauzë prej 45 sekondash, pastaj kaloni në serinë e dytë në të cilën sërish do të provoni të bëni numër sa më të madh të përsëritjeve.

Si t’i bëni 100 pompa pa pauzë? Read More »

“Tifozave Kuq e Zi” shprehin mirënjohjen për De Biasin me një mesazh.

[sgmb id=”1″]

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, “Tifo-Grupi” më i madh i kuqezinjve shpreh mirnjohjen për De Biasin për lidhjen e tij speciale që krijoi me ta, si dhe gatishmërinë për t’i takuar dhe dëgjuar zërin e tyre.

Postimi i plotë i “Tifozave Kuq e Zi”.

 Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për

bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.

Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve .

Tifozat Kuq e Zi të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.

Ti ishe njëri prej nesh!

Faleminderit Gianni!

“Tifozave Kuq e Zi” shprehin mirënjohjen për De Biasin me një mesazh. Read More »

Del emri i parë, ja kush mund të zëvendësojë De Biazin.

[sgmb id=”1″]

Shqipëria është pa trajner tashmë pas largimit të De Biasit në mënyrë të papritur sot.

Menjëherë kanë nisur spekulimet për emrat e rinj, ndërkohë që kreu i federatës Armando Duka nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë edhe Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i De Biasit për pesë vite me radhë.

“Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Tramezzani e njeh mirë kombëtaren tonë”., – iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve nëse në vend të De Biasit mund të ulej Tramezzani.

Del emri i parë, ja kush mund të zëvendësojë De Biazin. Read More »

Fjalët e fundit nga letra e dorëheqjes që përlotën De Biazin!

[sgmb id=”1″]

Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment dhe i përlotur ka lexuar edhe letrën e dorëheqjes.

“Cdo gje ne funtboll , ne sport, ashtu si ne jete, ka nje fillim te tij dhe nje fund! Cikli im si Trajner i Kombetares ka perfunduar, por asgje nuk mund te coptoje kurre lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume njerezve qe ne keto pese vite e gjysem te bukura pata fatin ti takoj! Tani fara eshte mbjelle ne toke, po rritet dhe me angazhimin, perkujdesjen dhe punen e te gjitheve do te dije te jape fruta te shkelqyera!”, ishin fjalët e fundit të De Biazit, pas të cilave është përlotur dhe ka përqafuar edhe Dukën.

Pasi lexoi letrën e lamtumirës nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare, trajneri De Biazi iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve në konferencën e zhvilluar sot. Mallëngjim, por edhe batuta shoqëruan këtë bashkëbisedim që filloi me fjalët “për mua dje ishit më shumë” të thëna nga italiani.

Fjalët e fundit nga letra e dorëheqjes që përlotën De Biazin! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com