Sport

E pabesueshme, ylli i Milanit trajneri i ri i Shqipërisë?

[sgmb id=”1″]

Filippo Inzaghi, ish trajneri i Milanit, është kandidat për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është në kërkim të selektorit të ri, pas dorëheqjes së italianit, Gianni De Biasit.

Sipas “Gianluca di Marzio”, FSHF është duke konsideruar mundësinë e angazhimit të Filippo Inzaghit në krye të ekipit kuqezi.

Inzaghi aktualisht është trajner i Venezias por ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm.

Ish sulmuesi i Italisë, Parmës, Atalantas, Juventusit dhe Milanit ka drejtuar edhe Rossonerët në sezonin 2014-2015.

E pabesueshme, ylli i Milanit trajneri i ri i Shqipërisë? Read More »

Bëri se* me tifozen gjatë ndeshjes,cfarë ndodhi me futbollistin.

[sgmb id=”1″]

Ndodh edhe kështu: futbollisti i skuadrës Clitheroe, Jay Hart është përjashtuar nga ekipi pasi u kap gjatë ndeshjes duke bërë seks në pankinë me një nga tifozet që gjendej në shkallët e stadiumit.

 Lojtari i martuar e baba i dy fëmijëve, u përjashtua nga ekipi i tij. Ai u kap mat duke bërë seks në stolin e rezervave me një vajzë bjonde.

I riu është justifikuar se para kësaj kishte kthyer disa gota dhe ka kërkuar shumë herë falje. Megjithatë përkundër ndjesës, ai nuk është falur.

 Mediat e huaja, duke komentuar ngjarjen, ironizojnë dukë shkruar se ky futbollist nuk do të ishte bërë kurrë kaq i famshëm për talentin e tij, para se t’i ndodhte kjo ngjarje.

Bëri se* me tifozen gjatë ndeshjes,cfarë ndodhi me futbollistin. Read More »

Ja sa para fitoi për pesë vite De Biasi në pankinën kuqezi!

[sgmb id=”1″]

Trajneri italian, Gianni de Biassi mori mbi 1.8 milionë euro sa drejtoi Shqipërinë, nga viti 2011 deri në vitin 2017, duke qenë më i paguari në histori

Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitet e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit. Rritje pagash pati i gjithë stafi, falë edhe kualifikimit në Evropian, shkruan Top Channel.

Kjo sa i përket trajnerëve të huaj të përfaqësueses, pasi sa i përket trajnerëve të huaj të klubeve apo trajnerëve shqiptarë, paga mesatare e tyre nuk i kalon 3000 eurot në muaj./shqiperiaime.al

Gianni De Biasi

Periudha 2011-2015

Paga 27.000/ muaj

Periudha 2016-2017

Paga 42.000 /muaj 12 muaj

Bonuse 648.000 euro

Totali 1.8 mln euro

Giuseppe Dosena

Periudha Prill 2002 – Tetor 2002

Paga 15 mije euro / muaj

Totali: 60 mije

Hans Peter Brigel

Periudha 2002-2006

Paga 10.000 eruo/muaj

Totali: 420.000 euro

Otto Baric

Periudha 2006 – 2007

Paga: 20.000 euro/ muaj

Totali: 300.000 euro

Ari Han

Periudha 2008 – 2009

Paga13.000 euro / muaj

Totali: 195.000 euro

Josip Kuzhe

Periudha: 2009 – 2011

10.000 euro / muaj 20 maj 2009 – 31 dhjetor 2011

Totali: 170.000

Ja sa para fitoi për pesë vite De Biasi në pankinën kuqezi! Read More »

Tramezani nxjerr të palarat e Dukës. Oferta për bankinën më është bërë shumë më herët!

[sgmb id=”1″]

Paolo Tramezani dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë diskutuar disa muaj më parë se De Biazi të merrte vendimin për tu larguar nga Kombëtarja, për zëvendësuesin në stolin kuqezi. Duka i ofroi Tramezanit që të ishte ai pasardhësi i De Biazit në stolin e Kombëtares, por akordi me klubin zvicerian Sion, duket se ka qenë pengesa kyçe për rikthimin e ish-zvëndëstrajnerit në Shqipëri. Këtë gjë Tramezani e zbulon gjatë një interviste të dhënë për mikrofonin e “TMW Radio”.

“U lumturova që presidenti i federatës mendoi për mua, kishim folur rreth kësaj teme edhe në muajt e mëparshëm. Kisha një akord me Sionin por pavarësisht kësaj u kënaqa shumë. Është një skuadër e re që ka shumë për të dhënë”, ishin fjalët e Tramezanit për “TMW RADIO”.

Tramezani nxjerr të palarat e Dukës. Oferta për bankinën më është bërë shumë më herët! Read More »

Mesohet kundershtari i Kukesit ne Champions!

[sgmb id=”1″]

Shorti i tureve kualifikuese të Champions League i ka vendosur kampionët e Shqipërisë të Kukësit përballë moldavëve të Sherif Tiraspolit në raundin e dytë. Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka do të luajnë me sistem vajtje-ardhje, më 11-12 korrik dhe 18-19 korrik.

Në raundin e parë do të luajë debutuesja kosovare, Trepça ’89, së cilës goglat i vunë përballë ekipin Vikingur nga Ishujt Faroe. Trepça do t’i zhvillojë ndeshjet me sistemin vajtje-ardhje më 27-28 qershor dhe 4-5 korrik. Në rast kualifikimi të ekipit kosovar, në raundin e dytë do të gjejnë përballë islandezët e Hafnarfjordurit.

Shorti i Championsit do të pasohet në orën 13 me atë për Europa League.

Në Europa League do të luajnë Partizani, Skënderbeu dhe Tirana. Ekipet e tjera të shqiptarëve që marrin pjesë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë janë Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës.

Tirana dhe Shkëndija do të ndeshen me njërën nga Trencin, Maccabi tel Aviv, Inter Baku, Dacia Chisinau, Shirak. Skënderbeu do të vihet përballë njërit prej Videoton, Ordabasy, Botev Plovdiv, Jagiellonia, Slovan Bratislava. Ndërsa Partizani me njërin mes Lincoln, Progres Mederkorn, Zaria Balti, Folgore.

Mesohet kundershtari i Kukesit ne Champions! Read More »

Ndryshim drastik në futboll: S’ka më dy pjesë nga 45 minuta.

[sgmb id=”1″]

Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) është duke planifikuar një ndryshim të madh në lojën e futbollit
Rregullat në futboll janë duke ndryshuar vit pas vite, disa më pak të vërejtshme e disa të tjera shumë më shumë.

Teknologjia sikurse në çdo sferë tjetër është duke ndikuar edhe në futboll, por jo edhe në vendimin e ri të IFAB.

Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) që merret me ndryshimin e rregullave në futboll, është duke menduar ndryshimin e kohës në futboll.

Ata mendojnë se nuk ka nevojë të jenë pjesët dy herë nga 45 minuta, por dy herë nga 30 minuta.

Për dallim nga rregullat aktuale, ata parashohin që 60 minuta të jenë efektive, duke e ndalur kohën sa herë topi del jashtë vijave.

Edhe ashtu, gjatë një ndeshje për shkak të ndërprerjeve humbasin më shumë se 30 minuta kohë.

Mesatarja e minutave efektive në Bundesliga sezonin e kaluar ishte 56.05 minuta për ndeshje, duke llogaritur topin gjatë tërë kohës që ka qenë në lojë.

Ndryshim drastik në futboll: S’ka më dy pjesë nga 45 minuta. Read More »

Reali humb durimin me CR7: Gjobën 30 mln euro do ta paguash vetë!

[sgmb id=”1″]

Real Madrid nuk ka ndërmend të paguajë borxhin, që mund t’i tjekalojë 30 milionë euro dhe që Ronaldo mund të jetë i detyruar ta paguajë nëse do të shpallet fajtor për evazion fiskal. Kjo është ajo që ka bërë të ditur shtypi spanjoll. Në fakt, sipas “Mundo Deportivo”, dëshira e Ronaldo-s për t’u larguar mund të jetë një formë presioni ndaj presidentit Florentino Perez, në mënyrë që ky i fundit të pagojë gjobën e mundshme.

Mbrapa kësaj lëvizjeje duket se qëndron menaxheri i Ronaldo-s, Jorge Mendes. “Klubi nuk do të detyrojë asnjeri të qëndrojë kundër dëshirës”, kanë thënë burime brenda madrilenëve për të përditshmen spanjolle. “Klubi dëshiron që Cristiano të qëndrojë, për arsye sportive dhe publiciteti; ka nevojë për të, por jo më shumë nga sa ka lojtari për klubin, për të vazhduar të fitojë tituj që tërheqin sponsorët”.

Real Madrid ka dalë në mbrojtje të portugezit, duke u shprehur i bindur për pafajësinë e tij, pas akuzave të ngritura nga prokuroria e Madridit. “Por mbështetja jonë ka disa limite”, kanë deklaruar burimet. Edhe sipas “Marca”, Real “nuk do ta mbajë Ronaldo-n”, nëse ky i fundit është i vendosur të largohet, por duke saktësuar se “çmimin do ta fiksojë klubi, jo lojtari”. Me pak fjalë, “çështja Ronaldo” do të jetë telenovela e kësaj vere.

Reali humb durimin me CR7: Gjobën 30 mln euro do ta paguash vetë! Read More »

Dueli i jashtëzakonshëm i John Cena-Mark Henry që kalon limitet e të pamundurës, nuk do e besoni se çfarë do ndodhë .

[sgmb id=”1″]

porti i pamëshirshëm i WWE ka shumë vite që i mban të çmendur pas ekranit të gjithë amerikanët. Dhuna e përdorur dhe mjetet e forta e bëjnë këtë sport shpesh herë të pabesueshëm.

Ndeshja që do tu tregojmë sot është dueli John Cena-Mark Henry, ku ndryshe nga herët e tjera ato e kanë nisur duke matur forcën e dorës.

Por e papritura ndodh, pasi fillimisht ishte Henry fitues i mundshëm dhe në momentin që Cena mori kthesën dhe po fitonte ndërhyri Randy Orton dhe aty ndodh çudia.

Dueli i jashtëzakonshëm i John Cena-Mark Henry që kalon limitet e të pamundurës, nuk do e besoni se çfarë do ndodhë . Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com