Shpërthen Duka : Nuk luajmë në atë stadium në Maqedoni sepse…
[sgmb id=”1″]
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë dje një përgjigje për të gjitha temat aktuale në lidhje me enigmat rreth trajnerit të ri të Kombëtares, vendimet e Komitetit Ekzekutiv si dhe çështjes së stadiumit ku do të luhet ndeshja e Kombëtares kundër Maqedonisë. Në një intervistë për “SuperSport”, numri një i institucionit të futbollit ka komentuar edhe dënimin e Skënderbeut.
“Unë, zëvendëspresidenti dhe ai që mbulon çështjet teknike në KE, Jera, kemi arritur në një listë pak a shumë të shkurtër. Marrëdhëniet financiare të propozuara për të gjitha kandidaturat janë pranuar. Kemi bërë intervista me ata që e kanë bërë diçka të tillë. Të gjithë janë emra të spikatur të botës së futbollit. Ka një grup me pesë emra trajnerësh me shumë eksperiencë dhe me më pak emër në futbollin e luajtur.
Kemi edhe një tjetër grup me trajnerë me më shumë emër në futbollin e luajtur, por me pak eksperiencë në drejtim. Jemi në momentin ku duhet të vendosim mes dy grupeve. Nëse zgjedhim me më pak eksperiencë, por me emër të madh, ka të mirat, sepse mbase ka më shumë ego dhe autoritet, por dhe eksperienca është e rëndësishme”.
PROJEKTI I KOMBËTAREVE
“Ua kemi paraqitur edhe kandidaturave që do të marrin drejtimin e Kombëtares. Duam maksimumin në këto katër ndeshje, por me synimin për t’u përgatitur për EURO 2020. Kemi paraqitur kontratë dy vjet e gjysmë pa kushte, por me këtë objektiv.
Duam maksimumin në 4 ndeshje, për klasifikimin, për renditjen në FIFA, për moralin dhe për vetë spektatorin që e do ekipin me rezultate pozitive. Katër ndeshjet e mbetura vlejnë edhe për ta përgatitur ekipin për edicionin e ardhshëm që do të marrë pjesë në dy kompeticione: Në ‘Nations League’ dhe në kualifikueset e ‘Euro 2020’, të cilat të dyja të çojnë në finalet e Europianit”.
MAQEDONI-SHQIPËRI
“Ne e kemi kundërshtuar faktin që duhet të luajmë atje. Sipas informacioneve që kemi, është stadium i papërshtatshëm që nuk ofron kushte sigurie dhe nuk na bind që në Shturmicë qeveria apo federata maqedonase jep më shumë siguri sesa në Shkup. Ne mendojmë që në Shkup ka më shumë siguri, pasi është kryeqyteti i vendit, ka stadium më të kontrollueshëm dhe më të organizuar.
Aq më shumë ka edhe më tepër spektatorë, pasi është ndeshje me shumë interes nga të dyja tifozëritë. Ne e kemi kundërshtuar, por nuk është kompetencë e jona për të vendosur. Me një shkresë të mëparshme kundërshtuam kur u hodh si ide që do të ishte Shturmica. Më pas na u tha se, nëse Federata Maqedonase do të plotësojë disa kushte, ndeshja do të luhet atje.
Së fundmi, me këto argumente, i kemi shkruar edhe një letër presidentit të UEFAs: Ne nuk besojmë që në Shtrumicë ka më shumë siguri për ekipin apo spektatorët. Gjithashtu, edhe kapaciteti dhe kushtet që ka stadiumi. Në fund do të zbatojmë vendimin që do të marrë UEFA”.
KOMISIONI I ETIKËS
“Komisioni i Etikës është marrë gjatë me hetimin e akuzave që kanë ekipet në kampionatin shqiptar për trukimet. Nuk ka qenë vetëm Skënderbeu, por edhe ekipe të tjera. Ka marrë masa herë pas here. Kjo ka qenë çështja më e përfolur dhe që ka marrë më shumë kohë. Është vendim që të gjithë duhet ta respektojmë, pavarësisht nëse nuk jemi të kënaqur apo dakord me atë. Uroj që të jetë viti zero dhe që kjo gjë të mos ndodhë më në futbollin shqiptar. Fenomeni i trukimit ka ardhur drejt eliminimit”.
TITULLI KAMPION
“Nuk e di se ç’do të ndodhë, pasi s’e di se ç’parashikojnë rregullat. Nuk është zbardhur akoma vendimi i Komisionit të Etikës për të parë pastaj një interpretim juridik. A është thjesht penalitet dhe ai kampionat do të mbetet pa fitues, apo dikush tjetër duhet të jetë fitues?! Mbetet që organet kompetente të federatës ta përcaktojnë”.
SHPËRBLIMET DHE SPONSORI
“Do të merret parasysh kërkesa e klubeve dhe do të diskutohet në mbledhjen tjetër, por sesa nuk e dimë. Do të vendoset para nisjes së sezonit për rritjen e shpërblimeve për kampionët. Sponsor për kampionatin? Në objektivat tonë është krijimi i Ligës Profesioniste, për të cilën do të ketë një mbledhje me klubet brenda muajit korrik dhe uroj që të kemi një zgjidhje. Më pas, të jetë Liga vetë që të saktësojë sponsorin gjeneral”.
Shpërthen Duka : Nuk luajmë në atë stadium në Maqedoni sepse… Read More »