Mbërrin në Tiranë Christian Panucci, trajneri i ri Kombëtares .
[sgmb id=”1″]
Aventura e Christian Panuccit, në krye të kombëtares shqiptare të futbollit, ka filluar sot. Sic raportoi edhe më parë “BalkanWeb” se Panucci do të vinte mbrëmjen e së martës në Tiranë, italiani ka mbërritur në tokën shqiptare, duke zbritur në aeroportin e Rinasit, rreth orës 23:40 minuta të ditës së martë.
44-vjecari italian ka udhëtuar 9600 milje, nga Miami në Romë dhe nga Roma në Tiranë, për të qenë i pranishëm në mesditën e sotme, në konferencën për shtyp në orën 11:00, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, të cilit nuk ka dashur t’i zbulojë asgjë paraprakisht.
“Po, jam i lumtur, por do të shihemi nesër(sot). Për çdo gjë do të flasim nesër(sot)”, tha Panucci sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së martës. Ai pritet që sot të nënshkruajë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të nisë zyrtarisht aventurën e tij, në drejtimin e kombëtares kuqezi.
Christian Panucci do të zëvendësojë në këtë post, italianin tjetër, Gianni De Biasi, i cili drejtoi kombëtaren shqiptare nga viti 2011, deri muajin e kaluar.Panucci ka rënë dakord për detajet e kontratës, e cila do të nënshkruhet nesër dhe do të zgjasë për 28 muaj. Ky është dhe afati i përfundimit të eliminatoreve për Europianin 2020.
Mbërrin në Tiranë Christian Panucci, trajneri i ri Kombëtares . Read More »