Sport

Mrekulli në “Elbasan Arena”, kualifikohet Skënderbeu.

[sgmb id=”1″]

“Ujqit e dëborës” kanë bërë mrekullinë duke u kualifikuar në “Elbasan Arena” pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë. 

Ndeshja ka nisur me disavantazhin e humbjes me rezultatin 2-1 në Çeki, situata është komplikuar akoma edhe më tej në minutën e 18, kur çekët e Mlada Boleslav kaluan në avantazh me anë të Janos.

Por “Ujqit e dëborës” nuk janë dorëzuar dhe janë shpërblyer me dy gola në pjesën e dytë, Sabien Lilaj barazoi shifrat e ndeshjes në 1-1 nga pika e bardhë e penalltisë në të 55-ën. Ndërsa Sebino Plaku, i sapo hyrë në lojë ka shënuar golin e dytë për korçarët, duke barazuar edhe shifrat e dy ndeshjeve në 3-3, rezultat që ka çuar ndeshjen në shtesë.

Por pavarësisht dominimit të 30 minutave të shtesës nga Skënderbeu, loja e luajtur nuk u përkthye në gol, duke e lënë rezultatin e pandryshuar.

Gjithçka u zgjidh nga pika e bardhë e penalltisë, ku “ujqit e dëborës” u treguan më të saktë, e duke fituar 4-2./TCH

Mrekulli në “Elbasan Arena”, kualifikohet Skënderbeu. Read More »

“Bomba” e Taulant Xhakës: E vërteta e bisedimeve me trajnerin Panuçi.

[sgmb id=”1″]

Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” në lidhje me lajmin për refuzimin e takimit me Panuçin duke e cilësuar të pavërtetë atë çfarë është shkruar në media.

STATUSI I XHAKES:

Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.
Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive.
Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi.

Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. 
Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.

Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi.
Falënderoj trajnerin per interesimin Edhe angazhimin.

Me Respekt Taulant XHAKA

“Bomba” e Taulant Xhakës: E vërteta e bisedimeve me trajnerin Panuçi. Read More »

Vjen reagimi i FSHF-s: Po përpiqemi ta ndalojmë ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

[sgmb id=”1″]

Federata e Futbollist Shqiptar ka reaguar për çështjen e Ballist Morinës, ky i fundit pritet që të ekstradohet në Serbi nga Kroacia, shkruan IndeksOnline.

FSHF-ja ka kërkuar nga autoritetet përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për ta ndaluar ekstradimin e Ismail “Ballist” Morinës në Serbi.

Për më shumë lexoni reagimin e Federatës së Futbollit Shqiptar:

FSHF e angazhuar për zgjidhjen e çështjes Morina!

FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Menjëherë pas publikimit në media të lajmit për vendimmarrjen e Gjykatës së Dubrovnikut në Kroaci për Ismail Morinën, i ndaluar ditë më parë, FSHF ka nisur menjëherë edhe interesimin e saj të drejtpërdrejtë për ti dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë këtij problemi shumë të ndjeshëm për tifozët dhe shqiptarët kudo qe ndodhen.

FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një cështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një dicka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë. Ndërkaq, Federata ka nisur menjëherë kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë dhe operuar cdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, në mosekstradimin e tij drejt Serbisë.

Vjen reagimi i FSHF-s: Po përpiqemi ta ndalojmë ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi. Read More »

Përsëritet makthi i ‘Beogradit’ për Hasin, ja çfarë kanë bërë tifozët serb.

[sgmb id=”1″]

Nuk kishte si të kalonte pa tension përballja mes Partizanit të Beogradit dhe Olimpiacosit të Pireut e vlefshme për turin e tretë kualifikues në Champions League.

“Bomba” e sherrit plasi menjëherë pasi gjyqtari italian, Davide Massa i dha fund pjesës së parë, ndërsa tifozët serb filluan të hidhnin sende të forta në drejtim të lojtarëve që iu drejtuan dhomave të veshjes.

Koret raciste dhe këngët provokuese të serbëve nuk kanë munguar gjatë gjithë 90 minutave edhe për trajnerin shqiptar të Olimpiacosit, Besnik Hasin.

Kujtojmë që provokimet ndaj Hasit nuk munguan edhe një ditë më parë ku gazetarët serb e kanë thumbuar duke e pyetur për origjinën.

Përgjigja e Hasit ishte e prerë: “Jam kosovar i Shqipërisë, ish-kapiten i Kombëtares shqiptare. Çfarë ka këtu për tu habitur?!”

Në videon më poshtë mund të shikoni sherrin mes dy skuadrave pasi një lojtar i Olimpiacosit i kundërpërgjigjet tifozit që më parë e qëlloi me shishe.

Përsëritet makthi i ‘Beogradit’ për Hasin, ja çfarë kanë bërë tifozët serb. Read More »

Flamurtari starton fazën përgatitore. E ndarë në dy faza, përgatitja e Flamurtrait do të kryhet në Mavrovë dhe më pas në Greqi, ndërsa kthimi ne Vlorë, do te jete vetem 10 dite para nisjes se kampionatit.

[sgmb id=”1″]

Flamurtari starton fazën përgatitore.

E ndarë në dy faza, përgatitja e Flamurtrait do të kryhet në Mavrovë dhe më pas në Greqi, ndërsa kthimi ne Vlorë, do te jete vetem 10 dite para nisjes se kampionatit.

Trajineri i Flamurtarit Shpetim Duro, ka konfirmuar fazen pergatitore te ekipit vlonjat, sipas te cilit nga 15 dite skuadra do te qendroje ne Mavrove te Maqedonise dhe Veria te Greqise, periudhe ne te cilen jane programuar edhe ndeshje miqesore.

Tre te tilla pritet te luhen ne Mavrove dhe tre ndeshje ne Greqi sinkron Trajineri i Flamurtarit Shpetim Duro ka konfirmuar se merkato e skuadres vlonjate mund te cilesohet e mbyllur, ndersa pritet vetem rikthimi i Danilo Alvesh, i cili do te jete me skuadren ne date 26 korrik, ndersa referuar grupit te skuadres.

Kreu i pankines vlonjate thekson se eshte i kenaqur, ndersa referuar objektivave,

Qellimi mbetet qe Flamurtari te jete mbi te gjitha nje ekip konkurrues gjate gjithe sezonit.

Flamurtari ka nisur prej dates 20 korrik stervitjen, behet fjale per nje grup qe eshte rikonstruktuar thuajse teresisht me largime dhe afrime te shumta gjate kesaj periudhe.

Flamurtari starton fazën përgatitore. E ndarë në dy faza, përgatitja e Flamurtrait do të kryhet në Mavrovë dhe më pas në Greqi, ndërsa kthimi ne Vlorë, do te jete vetem 10 dite para nisjes se kampionatit. Read More »

Gianni De Biazi: Panuçi i duhuri por duhet të ketë kujdes me Kaçen dhe Xhakën!

[sgmb id=”1″]

Xhani De Biazi mendon se trajneri i ri i Kombëtares shqiptare është zgjedhja e duhur që ka bërë kreu i FSHF-së, Armand Duka. Ish-kreu i pankinës kuqezi që bëri histori me Shqipërinë, dje, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport” foli për Kristian Panuçin, duke mos ngurruar t’i japë disa këshilla edhe për lojtarë të veçantë. “Duhet të ketë kujdes me Kaçen dhe Xhakën”, ka thënë ndër të tjera De Biazi, i cili zbuloi se së shpejti do të ketë një takim me Panuçin.

Mister, ç’mendim keni për Panuçin në stolin kuqezi?

Është zgjedhja e duhur! Mendoj se do të bëjë mirë te Shqipëria.

E thoni këtë për mirësjellje apo e besoni vërtet?

Nuk e them për mirësjellje. Ai është i ri, i aftë dhe i vendosur.

Dakord, por ai nuk ka eksperiencë…

Në fakt, nuk është tamam kështu… Kristian ka luajtur në nivelet më të larta si futbollist, më pas ka drejtuar Ternanën, Livornon dhe ka pasur një eksperiencë mbresëlënëse si ndihmës i Kapelos në Rusi. Nuk është pak apo jo?

Megjithatë, ai si trajner i parë nuk është se mbahet mend për ndonjë gjë…

E kuptoj dyshimin tuaj, por mendoj se të qenit trajner është edhe çështje karakteri. Shikojeni Tramexanin. Edhe ai nuk ishte trajner i parë deri para disa muajsh, por tani është duke ecur me sukses dhe me hapa të shpejtë.

Panuçi u prezantua në konferencë si miku juaj. Nëse është kështu, ju a keni ndonjë këshillë për të?

Atëherë… Panuçi është zgjedhur nga presidenti Duka në krye të stolit, sepse në dijeninë time, Duka ka mbetur i befasuar nga impakti i parë që ka pasur me të. Këtë ma pohoi vetë Duka, sepse më tha që, në bisedën e parë, Panuçi i kishte ngjasuar shumë me mua sa i përket karakterit.

Ndërkaq, unë i thashë Dukës se, nëse ishte i kënaqur me zgjedhjen që po bënte, do ta mbështesja. I kam folur shumë për të, ashtu sikundër i kam folur edhe për gjëra të tjera në lidhje me Sedorfin, Malezanin dhe Zengën. Për të tjerët nuk i kam folur.

Pse besoni kaq shumë te Panuçi?

Sepse është i ri, i vendosur dhe i qartë. Ai mund t’i japë vazhdimësi punës që është bërë në këto 5 vite e gjysmë dhe unë jam i kënaqur me këtë.

Sa e mendoni se e njeh Panuçi skuadrën tonë?

Mendoj se Kristian e ka parë skuadrën tonë si luan, ka parë lojtarët dhe e ka një ide të qartë se çfarë përfaqëson Shqipëria…

Çfarë këshille do t’i jepnit atij?

Ndonjë këshillë edhe mund t’ia jap… Ai më tha se dëshiron të vijë të më takojë dhe aty do të flasim për gjithçka… për taktikën, për elementët teknikë dhe për karakterin që ka skuadra që ai do të drejtojë.

Besoj se do të jetë më së shumti bisedë në rrafshin taktiko-teknik, por dua të jem i ndershëm dhe t’ju them se nuk kam ndonjë këshillë speciale për atë. Ai është djalë i zgjuar, me këmbë në tokë dhe me shumë eksperiencë në futbollin e niveleve të larta…

A e keni idenë se si luajnë skuadrat e Panuçit. I keni parë ndonjëherë ekipet e tij?

Një trajner nuk gjykohet për mënyrën se si luan një ndeshje apo disa ndeshje skuadra e tij. Megjithatë, unë mbetem besimplotë se Panuçi ka eksperiencën e duhur për t’ia dalë mbanë.

Si duhet të sillet me lojtarët “rebelë” si Kaçe dhe Xhaka?

Nuk kam ndër mend të ndërhyj aspak në mënyrën se si ai menaxhon një grup lojtarësh. Unë kisha mënyrën time të punës, ndërsa ai ka të vetën. Megjithatë, përveç Kaçes, nuk ka asnjë problem me ndonjë tjetër. Zero, absolutisht zero.

Ergys Kace, perpara ndeshjes miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi – Marok, 0-0, e luajtur ne stadiumin e rikonstruktuar Loro Borici ne qytetin e Shkodres.

Po Xhaka?

Panuçi nuk ka asnjë problem me Xhakën dhe natyrisht gjithçka do të nisë nga e para. Xhaka nuk ka asnjë problem, përveçse me shokët e tij, që i braktisi pas ndeshjes me Italinë dhe me tifozët, të cilëve u detyrohet një shpjegim për atë sjellje.

Xhaka duhet t’u kërkojë ndjesë tifozëve, sepse gjeste të tilla, sipas meje, nuk duhet kurrsesi të kalojnë në plan të dytë. Respekti për ata që na mbështesin, duhet të jetë maksimal. Gjithnjë! Xhaka duhet të mësojë shumë edhe nga shokët e tij dhe të mos sillet sikur është i pari i klasës, sepse nuk është hiç i pari i klasës…

Panuçi do të ketë një “problem” për të zgjedhur mes Berishës dhe Strakoshës. Ju cilin do t’i sugjeronit?

Detyra e trajnerit është që të zgjedhë. E rëndësishme është që ai të ketë lojtarët e duhur. Nëse ka lojtarë cilësorë, aq më mirë për të. Do luajë kush është në formë, por zgjedhjet i bën trajneri, sepse është e drejtë dhe përgjegjësi direkte e tij.

Panuçi tha dje se Shqipëria do të shkojë në Europian. Mos po rrezikon shumë me këtë premtim?

Po pse çfarë prisnit juve, që ai të thoshte se do të mbërrini të fundit?! E rëndësishme është që të ketë ambicie dhe të ketë një grup lojtarësh të gatshëm, të punojnë si një trup i vetëm. Nëse kjo ndodh, atëherë je më pranë objektivave, por gjithsesi asnjëherë nuk ke garanci nëse ia del apo jo. Këtë garanci nuk ta ofron askush.

Duhet mbështetur dhe i duhet dhënë besim, me qëllim që ai këtë besim t’ua transmetojë edhe lojtarëve. Duhet klimë pozitive dhe këmbëngulje. Pastaj varet edhe se çfarë fati ke në grup, sepse nëse Shqipërisë i bie sistematikisht Spanja dhe Italia, atëherë askush nuk ka se çfarë të bëjë dhe harrojeni kualifikimin…(qesh).

Gianni De Biazi: Panuçi i duhuri por duhet të ketë kujdes me Kaçen dhe Xhakën! Read More »

Konferencë para mediave, ja fjalët e para befasuese të Panucci-t si trajneri i Kombëtares shqiptare.

[sgmb id=”1″]

Zyrtarisht, trajneri i kombëtares shqiptare u emërua Christian Panucci.

Ish-lojtari i Romës dhe Interit u shpreh shumë i entuziasmuar për detyrën e re dhe premtoi të lërë gjurmën e tij në Shqipëri. Christian Panucci: Jam shumë i nderuar që jam trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Falenderoj Presidentin Duka për këtë detyrë dhe që më jep emocione të mëdha. Mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe për vendin dhe kombëtaren që e përfaqëson.

Jam i bindur që kemi skuadër të mirë. Kjo kombëtare mund të më japë mua mbështetje të madhe. Njëkohësisht shpresoj dhe unë të lë gjurmët e mia këtu. Edhe pse botërori është pothuajse i pamundur, shpresoj të jap më të mirën në këto 4 ndeshje të mbetura. Po pres me padurim të filloj punën
Presidenti i FSHF në fjalën e tij tha që ishte zgjedhja më e mirë e mundshme dhe tha se Panucci me stafin e tij do të bëjë të mundur kualifikimin në Euro 2020.
“Ky ka qenë një proces i zgjatur pak në kohë, pasi jemi munduar të bëjmë më të mirën. Vendimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Kemi zgjedhur ta drejtojë ekipin tonë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian, Christian Panucci. Ka një eksperiencë modeste. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen më të mirë. Është një njeri me vullnet e dëshirë të jashtëzakonshme dhe jam i bindur që bashkë me stafin e tij, do të bëjë të mundur që ne të jemi pjesë e Euro2020,” tha Duka.

Konferencë para mediave, ja fjalët e para befasuese të Panucci-t si trajneri i Kombëtares shqiptare. Read More »

Nuk do ta besoni sa është rroga e trajnerit të ri të Kombëtares, shifra!

[sgmb id=”1″]

Tashmë është zyrtare, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të jetë italiani Christian Panucci.

Por, përveç emrit që kohëve të fundit ka qenë objekt i diskutimeve të mëdha, një fakt që është lakuar në media është edhe paga e tij.

Thuhej se trajneri i ri do të kishte një rrogë minimale, më të ulët se ajo e Gianni De Biasi. Megjithatë, sa do të paguhet vërtetë Panucci?

Sipas “Panorama”, kontrata e teknikut të futbollit parashikon rrogën prej 20 mijë eurosh në muaj, pra 240 mijë euro në vit.

Nuk do ta besoni sa është rroga e trajnerit të ri të Kombëtares, shifra! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com