Sport

Pochetttino sulmon Guardiolen: I pa respekt, pse nuk thoje kështu për Messin

[sgmb id=”1″]

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është nervozuar shumë nga një deklaratë e Pep Guardiolës në të cilën trajneri i Cityt e quajti Tottenhamin si skuadër të varur nga Harry Kane.

Trajneri argjentinas e ka quajtur si trajner të pa respekt duke ia bërë një krahasim me kohën kur ai ishte trajner i Barcelonës.

“Guardiola është njeri i pa respekt. Është deklaratë e trishtuar për ta quajtur Tottenhamin si ekip me emrin Harry Kane. Nuk e di si mundet ta thotë ai këtë kur sukseset e Barcelonës kurrë nuk i vlersonte me aftësitë e Leo Messit.

E mbaj mend kur të tjerët i thonin se Barcelona është vetë Messi, ai thoshte jo sepse është sukses i menaxherit.

Përse ai tregoi respekt të madh për Manchester Unitedin, pse nuk e quajti edhe atë skuadër si skuadër e Romero Lukakut. Nuk është e mirë për të si trajner dhe njeri të merret me gjëra të tilla” ka thënë Pochettino.

Pochetttino sulmon Guardiolen: I pa respekt, pse nuk thoje kështu për Messin Read More »

I kanë mbetur edhe 90 minuta në karrierë, futbolli po e humbë një legjendë

[sgmb id=”1″]

Ish futbollisti më i mirë në botë në vitin 2007, Leite Kaka është vetëm 90 minuta larg pensionimit.

Ylli brazilian do të zhvilloi këtë të diel ndeshjen e fundit në karrierë. Sfida mes Orlandos dhe Columbus do të jetë pensionuese për ish kampionin e botës me Brazilin.

“Ka ardhur momenti i lamtumirës. Të dielën do të zhvilloj ndeshjen e fundit në karrierë. Po e ndjejë se nuk mund t’i ofroj më shumë futbollit” ka thënë Kaka.

I kanë mbetur edhe 90 minuta në karrierë, futbolli po e humbë një legjendë Read More »

Kështu duket topi i Kupës së Botës “Rusi 2018”

[sgmb id=”1″]

Do të quhet “Adidas Telstar 18” dhe në dhjetor do të prezantohet si topi zyrtar për botërorin që do të luhet në Rusi vitin e ardhshëm.

Një rithirrje e traditës që risjell të njëjtin emër të përdorur në vitet 60-70. Një top bardhezi me shkallëzime gri, një rishikim modern i Telstar-it origjinal.

Gjithçka, siç shpjegon Footyheadlines, risjell edhe logon zyrtare të eventin përveçse logos së Adidas.

Kështu duket topi i Kupës së Botës “Rusi 2018” Read More »

Ja kur hedhet shorti dhe kur zhvillohen ndeshjet e PlayOff-it

[sgmb id=”1″]

Faza e grupeve kualifikuese të Kupës së Botës tani ka përfunduar dhe tetë ekipe nga Evropa kanë siguruar vendin e tyre në turneun e verës së ardhshme në Rusi.

Bashkë me ta do të jenë katër të tjerë, të cilët së pari do të duhet të kapërcejnë një përplasje kundër rivalëve evropianë.

Katër skuadrat me renditjen më të lartë në ranglistën e FIFA-së (në këtë rastë Zvicra, Italia, Danimarka dhe Kroacia) do të përballën kundër njërës nga katër skuadrat me ranglistën më të ulët (Suedia, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Irlanda).

Shorti do të hedhet me 17 tetor në Cyrih të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e PlayOffit do të luhen me 9 dhe 11 nëntor, ndërsa ndeshjet kthyese me 12 dhe 14 nëntor.

Ja kur hedhet shorti dhe kur zhvillohen ndeshjet e PlayOff-it Read More »

Sadiku: U ndëshkuam nga gabimi në mbrojtje…

[sgmb id=”1″]

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka deklaruar se Shqipëria luajti si e barabartë me Italinë, por në fund u ndëshkua nga një gabim në mbrojtje.

“U ndëshkuam nga një gabim, ata shënuan dhe fituan. Me pak fat nga disa goditje qe beme, po te kishim me shume fat do kishim shënuar dhe ndeshja do ishte ndryshe. Luajtëm të gjithë të barabartë, u ndëshkuam nga një episod. Ishte e veshtire te luaje kunder dy mbrojtesave te gjate, ishim pak pa fat, s’mund te them se nuk u furnizova. Kjo ishte loja jone te prfitonim nga kundersulmet”, tha Sadiku për RTSH.

Më tej Sadiku zbuloi se ishte ai lojtari që i mori fanellën Bufonit, duke rrëfyer bisedën me portierin legjendar të Italisë, Xhanluixhi Bufon.

Prononcimi i Sadikut 

Cfarë nuk shkoi sot?

Luajtëm të barabartë me Italinë, kishim disa mundësi. U ndëshkuam nga një gabim dhe ata shënuan dhe fituan ndeshjen. Me pak fat, një nga disa goditjet mund të kishte përfunduar në rrjetë. Luajtëm si të barabartë.

More bluzën e Bufon?

Nuk bëmë asnjë batutë. Në një goditje këndi ia kërkova dhe në fund të ndeshjes më tha do ta jap.

Nuk kishe furnizimin e duhur me topa nga mesfusha…Ishim pak konfuz në metrat e fundit. E kërkuam golin me shumë ngulm dhe nuk na dolën krosimet që bëmë. Nuk do të thotë që ekipi nuk më furnizoi. U munduam shumë që të dalim nga krahët, por ishte pak e vështirë që të luaje kundër dy mbrojtësve të gjatë. Po të kishim shënuar një gol, do rridhte ndryshe loja.

Si ishin Kielini dhe Bonuci?

Janë lojtarë me eksperiencë. Flisnin shumë me njeri tjetrin. Mundohesha tu dilja në prapashpinë. Ishin 100% të fortë dhe ishte pak e vështirë. Ne krijuam rastet tona, duhet ti kishim shfrytëzuar.

Sadiku: U ndëshkuam nga gabimi në mbrojtje… Read More »

Panucci: Barazimi nuk ishte real

[sgmb id=”1″]

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci është i kënaqur nga skuadra, edhe pse me lojën që bëri, meritonte më shumë.

“Kemi hyrë me shumë kurajo në lojë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, duke prodhuar edhe dy-tre raste të mira për të shënuar”, tha Panucci  pas humbjes 0:1 nga Italia për Supersport.

Kemi kaluar përtej mendimit tonë në këtë takim, kemi rrezikuar shumë, por ja që në fund e kemi pësuar”.

Krejt në fund Panucci thotë se dëshiron nga skuadra që të vazhdojnë me paraqitje të tilla në kualifikimet për Euro 2020.

Panucci: Barazimi nuk ishte real Read More »

Tifozat Kuq e Zi mesazh Canës: Na fal, por na detyruan – faleminderit për gjithçka

[sgmb id=”1″]

Tifozat e Kombëtares së Shqipërisë “Kuq e Zi” nuk do të jenë të pranishëm sonte në stadiumin “Elbasan Arena” për përballjen e fundit kundër Italisë.

Sonte ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana do ta ketë ceremoninë ndarëse nga Kombëtarja e Shqipërisë, por tifozët që e përcollën kudoqoftë kapitenin, nuk do të jenë aty.

Megjithatë ata përmes rrjeteve sociale kanë falënderuar Canën për kontributin e madh të dhënë për Shqipërinë.

“Faleminderit Kapiten. Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan. Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti”, shkruhet në statusin e tifozëve kushtuar Canës.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet sonte nga ora 20 e 45, e fundit për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Tifozat Kuq e Zi mesazh Canës: Na fal, por na detyruan – faleminderit për gjithçka Read More »

Zvicra prezanton dy talentët shqiptar

[sgmb id=”1″]

Zvicra ka krijuar një Kombëtare shumë të fortë në futboll duke iu falënderuar futbollistëve shqiptar që ka në formacion.

Përveç yjeve si Xhaka, Shaqiri e Behrami, zviceranet kanë edhe talent me prejardhje shqiptare në grupmoshat e reja.

Në faqen zyrtare në Twitter, ata kanë prezantuar Andi Zeqirin dhe Nedim Bajrami në radhët e veta.

Të dy të rinjtë janë të datëlindjes 1999 dhe kanë luajtur për gjeneratat e reja të Zvicrës.

Madje, Nedim Bajrami ka debutuar në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Zvicra prezanton dy talentët shqiptar Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com