Shendetesi

Fotua qe ka prekur miliona njerez ne mbare boten!

[sgmb id=”1″]

E shtrirë në krah të të birit, fytyra e Sherri Kent flet vetë.

Nëna e dy fëmijëve nga Kanadaja, vendosi të postojë foton me djalin e saj, 22-vjeçarin Michael, pak përpara se ai të ndërronte jetë.

Sherri tha se qëllimi është të paralajmërojë të gjithë prindërit në mbarë botën.

Muajin e shkuar Sherri mori një telefonatë tronditëse.

I thanë se i biri ishte në spital pasi kishte marrë një overdozë.

“Ishte dita më e keqe e jetës sime,” thotë ajo.

Michael kishte marrë një overdozë me fentanil.

“Ai bëri një gabim që i kushtoi jetën. Dua të ndërgjegjësoj këdo për një epidemi që po vret nga pesë deri në shtatë njerëz çdo ditë në çdo qytet në Kanada”.

Sherri beson se overdoza erdhi pas një periudhe kur djali i saj kishte hequr dorë nga përdorimi i drogës prej katër muajsh.

Fotua qe ka prekur miliona njerez ne mbare boten! Read More »

Tjeter incident:Ambulanca ngelet ne trafik,i rrezikohet jeta qytetarit!

[sgmb id=”1″]

Tjetër incident i rendë ka ndodhur sot gjatë protestës së PD-së duke bllokuar rrugët kryesore, ku mësohet se në trafikun e krijuar ka mbetur edhe një autoambulancë e ardhur nga qyteti i Fierit.

“Gazeta Express” mëson se në ambulancë ndodhet një pacientë, i cili po transportohet nga spitali rajonal i Fierit drejt QSUT-së. Ambulanca ka mbetur e bllokuar pikërisht te mbikalimi i Kamzës.

Nga sa mësohet pacientë ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore për shkak të rënies nga një lartësi e konsiderueshme, ndërsa policia e qarkullimit rrugor e ka të pamundur që të hapë trafikun e krijuar nga militantët e djathtë, të cilët kanë një orë që kanë bllokuar disa nga akset rrugore kryesore në vend. 

Ndërkohë që pak më parë u raportua edhe për një tjetër rast të rëndë, një grua shtatzëne ka mbetur në trafikun e krijuar te sheshi “Shqiponja”. Policia po punon për zhbllokimin e trafikut. 

Tjeter incident:Ambulanca ngelet ne trafik,i rrezikohet jeta qytetarit! Read More »

Jeni ne ankth?Ja 4 menyrat sesi duhet ta kalojme ate.

[sgmb id=”1″]

Të gjithë ne ka momente që përfshihemi nga ankthidhe e kemi të vështirë  të ruajmë qetësinë. Pra shqetësoheni së tepërmi para një takimi ose e keni vështirë të flini para një prezantimi të madh në punë apo edhe në mënyra të ndryshme.

Por duhet të theksojmë që nuk kemi pse të pimë ilaçe  për të lehtësuar ankthin. Ka një sërë mënyrash për të përballuar ankthin në këto raste.

Merrni frymë thellë

Mund të duket si klishe, por teknika e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes ndihmon për lehtësimin e ankthit. Frymëmarrja abdominale, që karakterizohet nga frymëmarrje të ngadaltë dhe të thella – për vetëm 20 deri në 30 minuta në ditë mbush trurin me oksigjen, i cili stimulon sistemin nervor dhe relakson trupin, sipas Institutit Amerikan të Stresit.

Meditoni

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti John Hopkins, vetëm 30 minuta meditim në ditë mund të ulin nivelet e ankthit dhe depresionit deri në 38%, duke pasur të njëjtën efekt si ilaçet. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se disiplina e kërkuar për meditimin, që përfshin përqendrimin në frymëmarrje, ndjesitë trupore, mendimet, mund t’ju ndihmojnë të largoni efektet negative, si shqetësimi i tepërt.

Qetësohuni me një çaj kamomili

Ndiheni nervoz? Kamomili njihet për efektet e tij qetësuese. Kjo sepse ai përmban apigenin, një flavonoid që lidh të njëjtët receptorë në tru si Xanax dhe valiumi, dy nga ilaçet që përdoren zakonisht kundër ankthit.

Duhet të bhen më shumë studime në këtë aspekt, megjithatë disa studime sugjerojnë se dozat e larta të maomilit mund të lehtësojnë ankthin me kalimin e kohës.

Hulumtuesit shkencorë nga Univeristeti i Pensilvanisë kanë kryer një eksperiment tek një grup njerëzish, ku afro 60 prej tyre morën një kapsulë me kamomil dhe pjesa tjetër një pilulë të ngjashme me të. Pas 8 javësh, grupi që mori kapsulën e kamomilit kishte nivele më të ulëta të ankthit. Nuk keni çaj kamomili? Studimet sugjerojnë se çaji jeshil mund t’ju sigurojë gjithashtu efekte qetësuese.

Dëgjoni muzikë

Po kërkoni për diçka qetësuese? Mos u mundoni më gjatë. Mjafton vetëm të vini pak muzikë të lehtë në telefon dhe kompjuter, dhe ja ku u bë. Dëgjimi i muzikës së lehtë para se të bëni një punë stresuese mund të qetësojë sistemin nervor autonom. Zgjidhni një këngë që ju bën të ndiheni mirë, sipas personalitetit tuaj.

Jeni ne ankth?Ja 4 menyrat sesi duhet ta kalojme ate. Read More »

Pse nuk duhet te pini uje te ftohte!

[sgmb id=”1″]

Sipas ekspertëve të ushqimit, pirja e ujit të ftohtë ndikon në traktin tuaj të tretjes dhe në shumë gjëra tjera negative.

Mësoni më poshtë se cilat janë problemet shëndetësore që shkakton prija e ujit të ftohtë:

Kur pini pije të ftohta, enët e gjakut tkurren, tretja juaj bëhet e kufizuar dhe hidratimi është penguar.

Në vend që të punoni për të tretur ushqimin dhe për të thithur lëndë ushqyese për të krijuar energji, trupi juaj shpenzon energji për të rregulluar temperaturën tuaj. Kjo mund të çojë në humbje të ujit.

Pirja e ujit të ftohtë pas një vakti krijon “mukus” të tepërt në trupin tuaj, gjë që mund të çojë në uljen e funksionit të sistemit imunitar.

Nëse hani ushqim duke pirë pije të ftohta, temperatura e ujit ngurtëson yndyrat nga ushqimet që sapo keni ngrënë dhe trupi nga ana e tij e ka të vështirë të tretë yndyrat e padëshiruara nga trupi juaj.

Pse nuk duhet te pini uje te ftohte! Read More »

Ja si e sherova dhe me cfare kancerin per 5 muaj!

[sgmb id=”1″]

Ann Cameron, autorja e 15 librave për fëmijë ka shëruar kancerin e saj në fazën e katërt vetëm me lëng karrotash.“Unë besoj nga përvoja ime përsonale se karrota mund të shërojë kancerin dhe madje shumë shpejt, pa kimioterapi, rrezatim apo ndryshime të ushqimit”, është shprehur Cameron

Me 6 qershor të vitit 2012 ajo i’u nënshtrua një operacioni ndaj kancerit të fazës së tretë në zorrën e trashë dhe ajo kishte vendosur ti ndahej kimioterapisë e pas kësaj ishte ndjerë mirë deri në 6 nëntor 2012.

Kanceri kishte kaluar në fazën e katërt dhe ishte përhapur edhe në mushkëri e mjeku i saj parashikoi 2 deri në 3 vite jetëgjatësi për Ann.

Ajo kishte kuptuar se rrezatimi do të jetë i kotë, kimioterapia kishte qenë vetëm rekomandim por nuk do t’ia rriste jetëgjatësinë.

Mjerisht burri i saj kishte vdekur nga kanceri në mushkëri në vitin 2005 dhe çifti kishte përdorur rreth 20 substanca të ndryshme brenda një periudhe 6 mujore me synim për t’a ndihmuar atë, por ishte e kotë. Andaj Ann kishte nisur një fushatë intensive për të gjetur diçka natyrale që e lufton kancerin.

Me 17 nëntor, ajo filloi përdorimin e lëngut të karrotës, 5 pound ose rreth 2.3 litër në ditë. Ajo fillonte në mëngjes me një gotë e pastaj me besnikëri e përdorte gjatë gjithë ditës.

Ann nuk kishte kimioterapi, as rrezatim dhe as modifikime tjera dietike përveç lëngut të karrotës, ajo vazhdoi të hante mish dhe shpesh hante edhe ushqime jo të shëndetshme, duke përfshirë edhe akulloret.

Ann theksoi, “Unë nuk rekomandoj akullore për njerëzit me kancer, por vetëm dua të tregoj se si lëngu i karrotave ka ndryshuar jetën time, duke përfshirë lutjet e mia dhe energjinë e mirë që e kam marrur nga miqët e mi”.

Në një CT të kryer me 27 nëntor 2012 tek Ann është vërejtur se nyjet limfatike ishin fryrë.Por, pas 8 javësh përditshmëri të lëngut të karrotave një CT tjetër tregoi se tumoret kanceroze kanë ndaluar rritjen, disa tumore kishin pasur tkurrje dhe ka pasur një reduktim në nyjet limfatike që ishin të fryra.

Një CT tjetër e kryer në Mars kishte treguar se kanceri nuk ishte rritur, nuk kishte kancer tjetër, nuk kishte nyje limfatike të fryra dhe tumoret ishin pakësuar.

Më 30 korrik, 2013 një CT tjetër kishte treguar rezultate mahnitëse. Kanceri ishte zhdukur dhe të gjitha nyjet limfatike kanceroze të fryra ishin kthyer në normale.

Ja si e sherova dhe me cfare kancerin per 5 muaj! Read More »

Evitoni keto ushqime nese deshironi nje bark te sheshte!

[sgmb id=”1″]

Në qoftë se duke u munduar që të rrisni konsumin e proteinave dhe këto të fundit i merrni të gabuara, atëherë një gjë e tillë do të ndikojë në rritjen e dhjamit, sidomos në atë të barkut.

Janë disa ushqime të cilat ekspertët thonë se duhen evituar së konsumuari nëse dëshironi që të keni bark të sheshtë.

Ushqimet që rrisin barkun: 

Sheqeri

Alkooli

Ushqimet e paketuara

Karbohidratet e rafinuara

Djathi

Qumështi dhe produktet e tij

Mishi i kuq

Evitoni keto ushqime nese deshironi nje bark te sheshte! Read More »

Te lindurit ne vitet 80 – 90 dhe jo vetem duhet te bejne urgjent keto vaksina…

Të gjithë personat që nuk janë vaksinuar gjatë fëmijërisë mund të kryejnë vaksinimin gjatë ditëve të mbetura të muajit prill në qendrat shëndetësore.

Ekspertët e ISHP-së bëjnë thirrje popullatës të kryejë vaksinimin, ndërsa ISHP propozon përfshirjen në kalendar të vaksinave të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela.

Ditët e mbetura të muajit prill mund të shfrytëzohen nga të gjithë personat të cilët nuk kanë arritur që gjatë fëmijërisë të vaksinohen me të gjitha vaksinat e parashikuara në kartela. Gjatë gjithë muajit qendrat shëndetësore kanë bërë një grafik vetë dhe sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ISHP ka planifikuar vaksinim të popullatës.

“Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do apikojnë vaksinën”, – shprehet specialistja e ISHP-së Erida Nelaj.

Javën që vjen është java europriane e vaksinimit dhe ISHP propozon edhe shtimin e 5 vaksinave të reja.

Te lindurit ne vitet 80 – 90 dhe jo vetem duhet te bejne urgjent keto vaksina… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com