Shendetesi

E konsumoni cdo dite dhe i thoni jo kancerit.

[sgmb id=”1″]

Një studim i ri mjekësor ka zbuluar diçka shumë të rëndësishme për shëndetin tonë.

Nëse do hani 15 luleshtrydhe në ditë parandaloni përhapjen e kancerit të gjirit. Nga testimi i kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se luleshtrydhet ofrojnë mbrojtje kundër kancerit agresiv të gjirit.

Në këtë studim shkencëtarët përdorën ekstrakte nga luleshtrydhet për të ushqyer minjtë femra që kishin tumore të kancerit në gji, si dhe qeliza kancerogjene të rritura në laborator. Në total, luleshtrydhet përbërësin 15% të dietës së minjve.

Por nga ky ekperiment pas 5 javësh, tek minjtë nuk u shfaq asnjë shenjë e përhapjes së kancerit, madje tek disa prej tyre tumoret kishin filluar të tkurreshin.

“Pamë një reduktim të konsiderueshëm në peshë dhe volum të tumorit”, thotë dr. Maurizio Battino, nga Universiteti Politeknik Marche në Itali.

E konsumoni cdo dite dhe i thoni jo kancerit. Read More »

Kafe me qumësht në mëngjes? Ja si ndikon në shëndetin tuaj!

[sgmb id=”1″]

radita e pirjes së përditshme të kafesë e përfshin edhe kafenë me qumësht, por a keni menduar ndonjëherë se a janë të dëmshme për organizmin dhe deri në ç’masë ushqimet që përmbajnë laktozë ose kafeinë?

Për ta gjetur këtë, megjithatë nevojitet të bëni hulumtime të caktuara të cilat do të kontribuojnë për një jetë të shëndetshme!

Intoleranca ndaj laktozës është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit – laktozën. Laktoza me ndihmën e enzimës laktazës (enzima që e shpërbën laktozën) në traktin e tretjes shpërbëhet në pjesë përbërëse. Në qoftë se në organizëm mungon laktaza për procesin në fjalë, laktoza e shpërbërë arrin në zorrë të trashë ku prodhon acide dhe gazra.

Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit. Simptomat mund të ndryshojnë nga të lehta deri në të rënda dhe përfshijnë simptoma si dhimbje të barkut, spazma, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut.

Shpeshtësia e predispozicionit gjenetik për intolerancën ndaj laktozës tek ne është madje 50 për qind. Nëse i keni simptomat e mësipërme pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit, gjithsesi do të duhej të bëni testin e intolerancës ndaj laktozës. Rezultatet e një testi të tillë mundësojnë që sa më parë të konsumohet ushqimi adekuat i cili do t’i zvogëlojë problemet e tretjes, përcjell telegrafi.

A jeni metabolizues “të shpejtë” apo “të ngadaltë” të kafeinës?

Kafeina është përbërësi kryesor aktiv në kafe, por ajo gjithashtu mund të gjendet në kakao, çaj, dhe komponentët si çokollata, lëngjet, pijet energjetike dhe disa medikamente.

Në qoftë se kafeina përdoret në sasi të vogla, ajo do t’ju zgjojë dhe sipas shumë studimeve do të veprojë pozitivisht në shëndet. Megjithatë, po e konsumuat kafeinën në sasi të mëdha, duhet ta dini se ajo mund ta ketë një efekt toksik. Disa njerëz janë metabolizues “të shpejtë” dhe disa “të ngadalshëm” të kafeinës.

Personat me gjenomin polimorfik CYP1A2 e kanë një metabolizëm të ngadaltë të kafeinës dhe si rezultat edhe rrezik nga sulmi në zemër. Nëse i përkisni këtij grupi të njerëzve, 2-3 filxhanë të kafesë mund ta rrisin rrezikun për tri herë, ndërsa këto rezultate janë regjistruar veçanërisht tek pacientët më të rinj se 59 vjeç.

Duke e përcaktuar kapacitetin trashëgues në metabolizmin e kafeinës, çdokush mund ta përshtatë sasinë e kafesë së konsumuar për tipin e vet dhe kështu të jetojë më shëndetshëm.

Kafe me qumësht në mëngjes? Ja si ndikon në shëndetin tuaj! Read More »

Nëse i keni këto dhimbje, dijeni se po ua shkakton telefoni!

[sgmb id=”1″]

Vertikalizimi i vertebrave

Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm.

Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’.

Është e vërtetë që zhvillimi i teknologjisë krijon nevojën dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i përditësuar me të rejat më të fundit, mirëpo kjo po kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin.

Një studim i kohëve të fundit tregon që përdorimi i aparateve smartphone është bërë vërtet shqetësues: 79% e popullsisë mes moshës 18 dhe 44 vjeç e përdor telefonin celular pothuajse gjatë gjithë kohës, me vetëm 2 orë pushim në ditë. Ndërsa, sipas fizioterapistes Juliana Balla, veprimi që shkakton problemet është pikërisht animi që i bëjmë kokës për ta patur më të lehtë përdorimin, shkruan Gazeta Mapo.

“Kur ky pozicion mbahet për një kohë të gjatë, përdoruesit mund të kenë dhimbje shpatulle, qafe dhe dhimbje të forta koke. Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’. Pra qafa humbet harkun e saj natyral. Një gjë e tillë krijon tension të tepruar në shpatulla dhe qafë”- vijon shpjegimin Balla.

Pasojat shfaqen tek shumica e përdoruesve, por janë më të theksuara tek ata që qëndrojnë përpara kompjuterit.

Por si mund t’i parandalojmë këto deformime?

Ja disa këshilla të thjeshta të cilat mund t’i ndiqni për të shmangur pasojat:

1. Shkruani mesazhe të shkurtra. Gjeni kohë për të pushuar duart dhe pjesët e tjera të trupit nga pozicionet e detyruara. Kur jeni duke kryer një bisedë të gjatë telefonike, kalojeni telefonin nga një dorë në tjetrën.

2. Mbajeni telefonin tuaj celular në nivelin e syve sa më shumë të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen për të gjitha ekranet. Kompjuterët laptopë dhe tabletë duhet të jenë të pozicionuar në mënyrë të atillë që ekrani të jetë në nivelin e syve dhe ju nuk duhet të shikoni poshtë për ta parë atë, shkruan Anabel. Nëse punoni ne zyrë, pozicionojeni ekranin e kompjuterit në mënyrë të tillë që koka dhe shpatullat të jenë në një linjë.

3. Përdoreni pajisjen me zgjuarsi. Shmangni mbajtjen e telefonin mes qafës dhe shpatullave kur bisedoni.

4. Shihni të paktën 20 metra larg çdo 20 minuta për të rifokusuar sytë tuaj. Kijeni parasysh zgjedhjen e një ekrani më të madh që redukton rrezikun e lodhjes së syve.

5. Për të parandaluar dëme, si për veten, ashtu edhe për të tjerët, bëni kujdes kur jeni në timon ose ecni në rrugë.

Është e rëndësishme që në përditshmërinë tuaj të keni dhe një program ushtrimor për të forcuar këta muskuj. Një ndihmë për ata njerëz që vuajnë nga dhimbja kronike, do ishte dhe një konsultë me fizioterapistin. Ata mund t’ju ofrojnë terapi manuale dhe fizike për lehtësimin e tyre.

Nëse i keni këto dhimbje, dijeni se po ua shkakton telefoni! Read More »

Keni probleme me celulitin :Ja si te shpetoni prej tij!

[sgmb id=”1″]

Fotot e fundit të Kim Kardashian, që shfaqet në plazhet e Meksikës me gropëza të mëdha celuliti në gjithë trupin, janë diskutuar shumë këto ditët e fundit. Kanë qenë pikërisht femrat të cilat janë shprehur të habitura dhe aspak të kënaqura nga pamja e saj. Me siguri shumë prej tyre kanë vajtur menjëherë para pasqyrës për të parë nëse kanë edhe ato celulit në trupat e tyre.

Le të tregohemi të sinqertë, pothuajse të gjitha femrat kanë celulit. Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e celulitit dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Celuliti është një ind dhjamor që shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Ai njihet ndryshe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra. Trajtimet në qendra jo gjithmonë janë të efektshme, plus që kushtojnë shumë. Living ju njeh me një trajtim shumë efektiv që zhdukin gradualisht celulitin brenda pak muajsh:

Përbërësit: 4 lugë gjelle uthull molle, 1 gotë me ujë të vakët (200 ml), 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy tufa me hithra.Në një enë shtoni fillimisht mjaltin dhe punojeni me lugë derisa të vini re që po përpunohet pak, shtoni më pas uthullën e mollës dhe 2 lugë gjelle ujë. Përziejini vazhdimisht derisa masa të jetë bërë kompakte.

Merrni hithrat dhe grijini imët. Përdorni doreza që të mos ju djegin duart dhe vendosini në blender. Pasi të jenë bërë lëng bashkojeni me kremin e përftuar dhe fërkoni zonat ku keni më shumë celulit. Lëkura duhet të jetë e njomur paraprakisht me uthull molle. Në pamundësi për ta aplikuar në zonën pas kofshëve mund të kërkoni ndihmën e dikujt.

Masazhoni celulitin me anë të një dorashke pakëz të ashpër ose një furçe dhëmbësh me fije të forta. Ky trajtim duhet përdorur dy javë pa ndërprerë derisa të vihen re rezultatet e para. Ndërkohë nuk duhet të hiqni dorë nga regjimi ushqimor i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, në mënyrë që ndryshimet të jenë në funksion të trupit.Si uthulla e mollës, ashtu edhe mjalti kanë në përmbajtjen e tyre përbërës aktivë që përmirësojnë funksionet metabolike të njeriut. Eleminojnë toksinat dhe pastrojnë venat e gjakut nga mbiveshja yndyrore. Kurse hithra ka një rol shumë të rëndësishëm si anti-inflamator i qelizave të ndryshme trupore, eleminon lëgjet e tëpërta dhe shkrin gjendrat dhjamore nën epidermë që sjellin shfaqjen e celulitit.

Keni probleme me celulitin :Ja si te shpetoni prej tij! Read More »

SI TA ULNI TENSIONIN NË MËNYRË NATYRALE!

[sgmb id=”1″]

Shkencëtarët nga Universiteti Herfordshire, në Britani, kanë zbuluar se kremi i magnezit mund të përdoret potencialisht si alternativë apo si shtesë e ilaçeve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, siç është tensioni i lartë.

Studimi i parë mbi efektin e kremit të magnezit tek njerëzit është publikuar në revistën Plos One. Ky studim është hapi i parë që tregon se kremi i magnezit që aplikohet nëpërmjet lëkurës, mund të jetë një shtesë e mirë apo një alternative e ilaçeve që merren nga goja, për të luftuar problemin që lidhet me nivelin e ulët të magnezit, përfshi edhe funksionin e dobët të imunitetit. Ajo mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që kanë vështirësi të marrin ilaçe.

Për njerëzit që kanë probleme me tensionin e gjakut, sistemin imunitar, kardiovaskular dhe sindromën metabolike rekomandohet që të rrisin nivelet e magnezit në dietë ose të marrin suplemente të këtij minerali.

Një alternativë për njerëzit që kanë vështirësi në marrjen e ilaçeve mund të jetë aplikimi I vajrave të magnezit ose kremit që absorbohet nëpërmjet lëkurës.

SI TA ULNI TENSIONIN NË MËNYRË NATYRALE! Read More »

MBANI DIETË POR NUK BINI NË PESHË? JA ARSYEJA!

[sgmb id=”1″]

Aryset e kësaj janë të shumët duke filluar nga bakteritet e zorrëve. Bëhet fjalë për bakteret që jetojnë në sistemin tretës. Studiuesi Peter Turnbaugh i Washington University School of Medicine ka vëzhguar dy lloje bakteresh që gjenden në zorrë: bakteroidetes dhe firmikutes. Ai zbuloi që njerëzit obezë kishin një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata fillonin dietën, sasia e tyre ulej dhe rritej ajo e grupit të parë, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.

Një tjetër arsye e kësaj  është uji i rubinetit, i cili është i mirë për dhëmbët tuaj por jo edhe për oganizmin tuaj në përgjithësi. Ai përmban flour i cili pengon organizmin të thithë jodin i cili duhet për shëndetin e tiroides.

Studiues në Universitetin e Utrecht në Holandë kanë vërtetuar që njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit

MBANI DIETË POR NUK BINI NË PESHË? JA ARSYEJA! Read More »

Thirrja e dëshpëruar: Po më vdes gruaja, spitali m’ka bllokuar numrin!

[sgmb id=”1″]

Përpjeket e një bashkëshorti nga Elbasani për të shpëtuar gruan e tij e cila gjendet shumë pranë vdekjes kanë rënë në vesh të shurdhët.

Ai quhet Çlirim Zekthi dhe ka kërkuar ndihmën e institucioneve për të shpëtuar gruan e tij, por jo vetëm që nuk e kanë ndihmuar por i kanë bllokuar edhe numrin në mënyrë që të mos i shqetësonte.

Dhe ai dëshpërimisht me buzën që i dridhet, i është drejtuar medias, shansit të fundit për të shpëtuar më të dashurën e tij.

Ai banon në lagjen Shën Koll në Elbasan. Bashkëshortja, Majlnda, 30 vjeçe, nënë e një fëmije, është diagnostikuar me kancer. Lajmi i ka tronditur shumë. Por shpresa dhe shkenca nganjëherë bëjnë mrekullinë, raporton infoelbasani.al.

Në duar mban gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe kartelën shëndetësore që vërteton sëmundjen e rëndë. Spitali onkologjik në Tiranë i është përgjigjur vetëm muajin e parë.

Nevojitën edhe 6 të tjerë që të përfundojë terapia e kombinuar me rreze dhe ilaçe citostatikë. Por gjithçka është fikur që në muajin e dytë.

“Bashkëshortja është e shtrirë në shtrat. I shërbej sikur të ishte një fëmijë. Muajin e parë na pritën mirë, por të dytin nisën të na sorollatin. Dërgova gruan për të marrë seancën e radhës. E mbajtën dy orë në krevat dhe pastaj më thanë, nuk kemi ilaç, shko bleje vetë në farmaci.

Ilaçi kushton 500 euro. Ne jemi të varfër. Unë jam i papunë ndërsa gruaja merr vetëm 100 mijë lekë të vjetra kemp. Ku të shkoj. Askush nuk më ndihmon. Ajo ka një sëmundje të rëndë që nuk pret.

Nuk mund ta shtysh përparon me shpejtësi. Ka dy muaj që i është ndërprerë ilaçi. Kam kërkuar spitalit, por më thonë nuk kemi edhe pse është ilaç që rimbursohet nga shteti dhe ata me kancer duhet ta marrin falas të gjithë. I bie telefonit të spitalit, të drejtorisë por ma mbyllin. Tani ma kanë bllokuar fare.

Edhe sikur ta nis për në Tiranë është e kotë. Ata nuk nuk bëjnë asgjë. Kështu më lanë dhe radhën e kaluar. Nuk di çfarë të bëj. Askush nuk don t’ia dijë”-tregon ai me lot në sy.

Burri shprehet se nuk çfarë mund të bëjë vetëm të shpëtojë jetën e bashkëshortes së tij.

“Unë besoja në shtet dhe për më tepër për një rast të tillë. Dua ti shpëtoj jetën gruas. Mjekët më thanë se ka shanse nëse bën rreze dhe kimioterapinë. Por tani jam kaq i pafuqishëm dhe ajo më dhimbset sepse rri në shtrat e pret ndihmë. I bëj apel spitalit, ministrit, kryeministrit. Fundja fare të respektojnë ligjin, se për humanizëm këta qenkan të pashpirt”.

Burri largohet me dhimbjen që i pikon në zemër. Bashkëshortja mban sytë nga dera me shpresën se ai po i sjell ilaçin e munguar, që edhe mund ta mbajë në jetë dhe të rrisë fëmijë.

 

Thirrja e dëshpëruar: Po më vdes gruaja, spitali m’ka bllokuar numrin! Read More »

Ushtrime efektive për ju që punoni në kompjuter!

[sgmb id=”1″]

Në një jave tipike të punës, njerëzit shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të ulur në tavolinat e tyre.

Kur dikujt i thoni se punoni në kompjuter mund të tingëllojë si puna më të relaksuar në botë, por është krejt e kundërta. Keni shumë probleme me trupin tuaj e sidomos me shpinën.

Kurrizi luan një rol shumë të rëndësishëm. Shëndeti shpinës tuaj është faktori i vetëm më i rëndësishëm në përcaktimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe jetëgjatësisë.

Më poshtë janë disa nga ushtrimet më të thjeshta, por efektive për kurrizin tuaj që mund t’i bëni kudo – edhe në zyrën tuaj.

Të gjithë ju që punoni në kompjuter, filloni tani.

– Bëni ushtrime me qafën dhe kokën tuaj

– Kujdesuni të relaksoni supet tuaja sa më shpesh

– Mos u lëshoni në tavolinën tuaj të kompjuterit

– Lëvizni në zyre për disa minuta duke e mbajtur shpinën tuaj drejt

– Pjesa e poshtme e kurrizit ka shumë rëndësi, masazhojeni sa më shpesh.

Ushtrime efektive për ju që punoni në kompjuter! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com