Shendetesi

Ky lëng bën mrekulli: për 5 ditë, 3 kilogram më pak!

[sgmb id=”1″]

Ky lëng ndihmon në djegien e kalorive dhe ushqen trupin tuaj me vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, majdanozi përmirëson tretjen dhe largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.

Përbërësit: disa fije majdanoz, 1 limon dhe ujë (1,5 litër).

Majdanozin preni në pjesë të imëta (më së miri në blender), shtrydhni lëngun nga limoni dhe përzieni me ujë.

Lëngun duhet ta pini çdo mëngjes në stomak të zbrazur, për vetëm 5 ditë, e pastaj bëni pauzë prej 10 ditëve. Ky lëng ndihmon në djegien e kalorive, ushqen trupin tuaj me vitamina dhe minerale dhe i mundëson atij për ti hedhur të gjitha toksinat, transmeton Femina.al.

Nëse ky lëng është variantë e mërzitshme për ju, majdanozin dhe limonin e shtrydhur vendosni në jogurt (me 0% yndyrë). Lëngu me ujë është më efektiv, por ju mund të ndryshoni atë dhe ta konsumoni me jogurt. Shija e lëngut mund të ndryshohet ashtu që ju munt të shtoni më tepër limon ose majdanoz varësisht prej asaj se çfarë shije parapëlqeni, pra më të koncentruar me limon ose më pak.

Për gjatë këtyre 5 ditëve zvogëlojeni konsumimin e yndyrnave dhe sheqernave nga ushqimi juaj, me qëllim që rezultatet të jenë edhe më të suksesshme.

Ky lëng bën mrekulli: për 5 ditë, 3 kilogram më pak! Read More »

Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin

[sgmb id=”1″]

Lentet e frikshme janë tepër të preferuara gjatë sezonit të Halloëeen, por kanë një efekt tepër të dëmshëm për sytë.

Mjekët kanë lajmëruar se nëse i blini në internet ose treg të hapur, nuk janë të aprovuara nga ligjet mjekësore dhe mund t’ju përhapin infeksione.

Badrus Hussain, një kirurg për sytë ka thënë se po trajton shumë raste kur fëmijët rreth moshës 16 vjec janë infektuar prej lenteve.

“Disa nga rastet që shohim janë pacientë që i ndajnë lentet me miqtë, përdorin të njëjtat çdo vit edhe pse ka kaluar data e skadencës si dhe kanë efekte tepër të rrezikshme që mund të përfundojnë në verbërim,” – tha ai për Independent.

Kirurgu shtoi se zona e kornesë së syrit është tepër delikate, prandaj ndodh që të dëmtohet edhe nga lente të krijuara në zona laboratorike nga vetë mjekët.

Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin Read More »

Shkencëtarët zhvillojnë mënyrën e re për të krijuar kornean njerëzore

[sgmb id=”1″]

Shkencëtarët britanikë do të revolucionarizojnë trajtimin e shikimit pasi të zhvillojnë një mënyrë të re për të rritur kornean e syrit.

Ekspertët kanë krijuar kornean artificiale në një sipërfaqe të lakuar.

Procesi zgjat tre muaj duke përmirësuar cilësinë dhe transparencën e korneas.

Puna e ekspertëve në Universitetin e Newcastle dhe Universitetin e Kalifornisë është e rëndësishme, pasi ka një mungesë të madhe të korneave të dhuruara.

Kriza është përkeqësuar pasi kornea nuk mund të përdoret nga dikush që ka pasur kirurgji laseri në sy.

Hulumtimi i tyre tregoi se qelizat korneale të izoluara nga donatorët dhe të rritura në sipërfaqet e lakuara, rregullojnë veten në rrjetë.

Qelizat e rritur në këtë mënyrë arrijnë shtrirjen e saktë që i japin fuqinë dhe transparencën kornesë njerëzore.

Teknika e re mund të ndryshojë se si indet artificiale janë rritur tradicionalisht në laboratorë në mbarë botën.

Transplantimi i kornesë përfshin një operacion për të hequr kornenë e dëmtuar dhe ta zëvendësojë me inde të shëndetshme donatore.

Kornea është pjesa transparente e përparme e syrit, e cila mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij, për në retinë dhe prej andej përcillet në tru ku edhe realizohet perceptimi i imazhit.

Kornea normale është një sipërfaqe e lëmuar, asferike në formën e xhamit të orës, e rrumbullakët në qendër dhe vjen duke u sheshuar në periferi. Kornea është e ndërtuar nga fibra të kolagjenit të orientuara kryesisht në mënyrë paralele.

Shkencëtarët zhvillojnë mënyrën e re për të krijuar kornean njerëzore Read More »

Receta që kishe kërkuar për të rënë në peshë, këtë javë provoje patjetër

[sgmb id=”1″]

Nuk është sekret që rënia në peshë është e vështirë për shumë njerëz, sidomos kur përpiqesh të planifikosh një dietë të shëndetshme për mëngjes, drekë dhe darkë.

Megjithatë, në luftë gjithmonë e më të ashpër me ushqimet e gatshme dhe të shpejta, ka mënyra për t’u ushqyer shëndetshëm edhe kur kjo të duket gati e pamundur.

Për fat të mirë, në morinë e shumë këshillave dhe recetave që propozohen, ja ku është një recetë e shpejtë, e shëndetshme dhe që ndihmon për të pasur një formë të mirë fizike.

Makarona me grurë të fortë

Nutricionistja Jennifer Neily, propozon një recetë makaronash dietike, të cilat jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe do të të lënë në gjendje të ngopur. Receta përbëhet nga pasta rigatoni ose pene, mish pule, qepë e kuqe, bizele, domate dhe karota.

Përbërësit:

Një pako makarona dietike

Mish pule (fileto)

Bizele, 200 gram

3/4 e një qepe të kuqe

Domate pomodorini, 20 kokrra

1 karotë e copëtuar

2 lugë gjelle uthull balsamik

Përzieji të gjithë përbërësit bashkë dhe krijo me to salcën e makaronave. E shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme.

Receta që kishe kërkuar për të rënë në peshë, këtë javë provoje patjetër Read More »

A e dini se cilat janë ushqimet që djegin yndyrën?

[sgmb id=”1″]

Për të rënë në peshë, çdokush duhet të dijë momentin kur trupi djeg yndyrë.Stina e verës po vjen dhe bashkë me të, edhe dëshira për të qenë në formë. Për këtë, duhet të dini se:• Nëse një person do të konsumojë një qitro në çdo vakt (pa shtesë sheqeri), do të humbë 2 kg për 12 javë.

Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave.

• Tri kokrra mollë dhe dardha në ditë kufizojnë sasinë e yndyrës që thithin qelizat.

• Çaji i gjelbër përshpejton metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën djegin yndyrat.• Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë.• Erëzat djegëse përshpejtojnë metabolizmin dhe pakësojnë urinë.

• Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit.

• Drithërat e plota janë të mrekullueshme për të ulur barkun. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës, bukë gruri me miell dhe krunde.

• Konsumoni sa më shumë peshk. Ai përmban proteina të thjeshta dhe është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3.

A e dini se cilat janë ushqimet që djegin yndyrën? Read More »

Eliminoni aromën e keqe të gojës për 5 minuta

[sgmb id=”1″]

Aroma e keqe e gojës, e njohur edhe si halitoza, është një problem me të cilin ballafaqohen shumë njerëz në botë.

Shumë njerëz e kanë të vështirë të heqin qafe aromën e keqe të gojës, e cila krijohet nga bakteriet joushqimore dhe disa ushqime.

Këtë bezdisje mund ta kaloni shumë lehtë duke e përdorur këtë recetë.

Përbërësit:

– Një filxhan me ujë të ngrohtë

– Një lugë çaji mjaltë

– Gjysmë lugë çaji kanelle

– Dy limona

– Një lugë çaji sodë buke

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun e limonit dhe shtoni mjaltin dhe kanellën në të. Përziejeni e shtoni në gotën me ujë dhe e shkundni mirë. Rekomandohet që të përdorni një shishe qelqi.

Shpërlani gojën me një ose dy lugë nga ky lëng disa herë gjatë ditës.

Për shkak të përbërësve, kjo recetë do të ju ndihmojë shumë. Kanella vret bakteriet që shkaktojnë aromë të keqe. Mjalti ka efekt antibakterial. Soda e bukës zbardhon dhëmbët, ndërsa limoni do t’i jap gojës suaj freski.

Eliminoni aromën e keqe të gojës për 5 minuta Read More »

Si ta ulni tensionin e lartë pa asnjë mjekim

[sgmb id=”1″]

Hipertensioni ose i njohur dhe ndryshe si tensioni i lartë i gjakut është një nga problemet më të zakonshme që njerëzit hasin. Secili nga ne mund të vuaj në të ardhmen nga kjo sëmundje pavarësisht nëse ne kujdesemi për dietën tonë ushqimore ose jo.

Edhe pse në këto raste rekomandohet mjekim, ato zakonisht kanë efekte anësore prandaj ne sot po ju rekomandojmë një mjekim natyral i cili nuk kërkon asnjë medikament. Por gjithsesi është shumë e rëndësishme që të mos konsumoni asgjë pa u këshilluar me mjekun tuaj.

Receta

Lëngu i limonit

Ujë

Disa feta limoni

Përgatitja:

Me kujdes shtrydhni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe konsumojeni përditë në mëngjes me stomak bosh.

Si ta ulni tensionin e lartë pa asnjë mjekim Read More »

Receta kundër rrudhave nga mjeku i famshëm popullor

[sgmb id=”1″]

Maurice Mességué është një nga mjekët popullorë më të vlerësuar viteve të fundit. Sipas tij, “ndihma e parë” kundër rrudhave është maska e krijuar nga elbi.

Ai këmbëngul se kjo recetë jo vetëm parandalon shfaqjen e rrudhave, por është e aftë edhe të reduktojë pamjen e rrudhave ekzistuese.

Përbërësit: 200 gr elb, 1 litër ujë, një garzë/napë.Përgatitja: në një litër ujë hidhni 200 gr elb dhe lërini të zihen për 1 orë. Elbi do të marrë formën e puresë. Me anë të një nape kulloni lëngun e krijuar, i cili do të dalë i trashë.Përdorimi: para se të përdorni këtë maskë, pastrojeni fytyrën mirë.

Më pas, lyeni fytyrën me lëngun e elbit dhe lëreni për 20 minuta. Ju mund të pini edhe një filxhan të këtij lëngu dhe mund ta rregulloni shijen me një lugë mjaltë. Aplikojeni këtë maskë 2 herë në javë. Pas disa javësh, fytyra do të jetë më elastike, më e butë dhe rrudhat do të reduktohen dukshëm.

Receta kundër rrudhave nga mjeku i famshëm popullor Read More »