Shendetesi

Çfarë ndodh kur nuk flemë gjumë mjaftueshëm?

Gjumi është pjesë e rëndësishme e jetës, këtë gjë e dimë tashmë, por studiuesit dhe mjekët janë ata që po e theksojnë më shpesh për shkak se interneti dhe qasja në botën virtuale po ndikon negativisht tek shëndeti.

Rekomandohet të flesh së paku 8 orë.

Ka disa arsye se përse duhet të flemë gjumë mjaftueshëm dhe këto janë disa nga ndryshimet që mund të na ndodhin nëse nuk marrim në konsideratë këshillat.

Së pari, mungesa e gjumit pasqyrohet në fizikun tonë, në fytyrë, kur nuk kemi fjetur mirë një natë më parë të gjithë na pyesin pse jemi të enjtur dhe të lodhur, kjo ndodh për shkak të mungesës së gjumit. Gjithashtu poshtë syve krijohen rrathë të nxirë që nuk mund të zhduken kaq kollaj.

Së dyti, je më i prirur të prekesh nga sëmundjet. Nëse fle shumë gjumë ose nëse ke mungesë të theksuar të gjumit je më i prekshëm nga problemet në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.

Së treti, ka rrezik të shtosh peshë. Nëse fle shumë gjumë, do të ulet niveli i Leptinës duke stimuluar kështu hormonin e quajtur Ghrelin që rrit oreksin për ushqim.

Së katërti, mund të dëmtojë trurin. Nëse fle shumë gjumë ka lidhje me një shkallë depresioni e cila mund të shoqërohet me ndjenja ankthi dhe stresi. Kjo gjë mund të përparojë deri në të përjetuarit e çrregullimeve të personalitetit dhe një sëmundje që quhet bipolar disorder.

Së pesti, gjumi i rregullt ndikon në përmirësimin e memories.

Çfarë ndodh kur nuk flemë gjumë mjaftueshëm? Read More »

Probleme me lëkurën gjatë dimrit? Katër gabimet që duhen shmangur

Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta përkeqësojnë situatën.

Dermatologu Nikolas Perikone shprehet se edhe gjatë dimrit, duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi fytyrës, pasi thjesht të mbështjellja me shall nuk është përkujdesja e duhur. Sa më shumë të bien temperaturat në dimër, aq më pak avuj uji qarkullojnë në ajër.

Përdorni kremin e gabuar

Çdo lloj i lëkurës ka kremin e vet dhe duke përdorur çdolloj kremi që na del përpara është gabimi më serioz që mund të bëhet. Mos harroni se për lëkurën e thatë përbërësit më të mirë janë vaji i bajames, gjalpë shega, boronica, karota dhe luledielli, prandaj kërkoni produktet që i përmbajnë ato.

Mos i lëpini buzët

Lëpirja e buzëve mund t’ju japë idenë e luftimit të thatësisë, por në realitet pështyma vetëm tërheq lagështinë e brendshme të buzëve në sipërfaqe, ku avullon përmes një procesi osmozë, duke i lënë ato edhe më të thata.

Më mirë përdorni një zbutës

Përdorni produkte specifike për dimër kur e kuptoni se lëkura juaj bëhet e kuqe dhe e irrituar, do të ishte mirë të shtoni disa produkte në rutinën tuaj të zakonshme të bukurisë, specifike anti-skuqëse dhe hidratuese për dimër.

Përdorni krem kundër diellit

Disa besojnë se, kur është ftohtë nuk ka diell dhe nuk ka arsye për të mbrojtur lëkurën. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar: rrezet UVA dhe UVB veprojnë gjithashtu nën retë më të dendura, kështu që ju kurrë nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa aplikuar mbrojtje të mirë dielli.

Probleme me lëkurën gjatë dimrit? Katër gabimet që duhen shmangur Read More »

Kjo është arsyeja përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti

Shenja që ngelet pas lindjes me operacion mund të shkaktojë probleme tek nëna edhe kohë më pas.

Ajo është një shenjë që i kujton emocionet e një momenti të bukur, momentin që ka sjellë në jetë fëmijën e saj por nuk janë të pakta nënat që ankohen edhe për dhimbje kur temperaturat fillojnë të ulen. Nuk bëhet fjalë për dhimbjet e momenteve të para pas lindjes pasi ato gjithsesi qetësohen me medikamente.

Përse shfaqen këto dhimbje tek plaga?

Edhe pse duket si e pamundur, ekspertët kanë provuar se kjo gjë është e vërtetë dhe ndodh pasi trupi ynë i përgjigjet uljes së temperaturave duke shkaktuar një pickim tek shenja e operacionit te lindjes dhe operacioneve të tjerë në përgjithësi. Kjo ndodh pasi lëkura në atë zonë ësht tepër delikate ndaj të ftohtit dhe rritjes së përqëndrimit të lagështirës.

Njësoj si edhe frakturat, plaga e operacionit konsiderohet si një lloj traume për organizmin, dhe kjo është një pasojë. Në lidhje me perceptimin e dhimbjes tek plaga në rast të përkeqësimit të motit është folur që në kohën e Hipokratit, dhe studiuesit ende janë duke punuar për të gjetur një shkak edhe më subjektiv në lidhje me këtë. Gjithashtu mund të themi se ka disa persona që janë tepër të ndjeshëm ndaj ndryshimit të kohës dhe trupi i tyre përgjigjet duke krijuar dhimbje në zona të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe shenjën e operacionit.

Kjo është arsyeja përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti Read More »

Me i lumtur i martuar apo beqar? Studimi i fundit do ju habisë

Nga të gjitha gjërat që mund të kërkoni të arrini në jetë, martesa mund të mos jetë gjithmonë në krye të listës, apo jo?

Mendojeni mirë: Pas martesës më nuk do të bëni asnjëherë seks me një person tjetër, fundjavat me miqtë i anuloni për t’i shpenzuar me fëmijët dhe pesë vite më pas nuk do të keni më gjëra për të folur. Prandaj nuk është çudi që shumicës së meshkujve dhe femrave martesa u duket më shumë si dënim me burg, sesa jetë aventureske, apo jo? Megjithatë, shkenca e thotë të kundërtën.

Në fakt, meshkujt e martuar veçse janë duke e jetuar ëndrrën: janë më të lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe bëjnë më shumë seks – të paktën kështu thotë hulumtimi i përpiluar nga Instituti i Studimeve Familjare.

Studimi tregon se meshkujt e martuar fitojnë 10 deri në 40 për qind më shumë para sesa beqarët. Por, kjo nuk është e vetmja, sepse meshkujt e martuar që janë në vitet e tyre të 50-ta, akumulojnë trefishin e parave që i kanë miqtë e tyre të pamartuar.

Gjithashtu studimi tregon se më shumë se gjysma e meshkujve të studiuar kishin raportuar se janë tejet të kënaqur me jetët e tyre seksuale, krahasuar me vetëm 39 për qind të meshkujve beqarë që kishin raportuar se janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

Mos të harrojmë edhe faktin që meshkujt e martuar jetojnë rreth 10 vite më gjatë, sesa meshkujt e pamartuar. Pra, martohuni… do ju zgjatet jeta!

Me i lumtur i martuar apo beqar? Studimi i fundit do ju habisë Read More »

Si t’i humbni 10 kilogramë brenda dy jave me këtë dietë të çuditshme me limon

a shumë dieta të ndryshme që janë për humbje të peshës, mirëpo shumë pak prej tyre janë efektive.

Kjo është arsyeja se përse dieta me limon është bërë e famshme, për shkak se është shumë e thjesht dhe efektive.

Çfarë duhet të bëni është të filloni mëngjesin me ujë limoni në stomak të zbrazët. Dieta e limonit është e përsosur për heqjen e toksinave nga trupi, si dhe humbjen e peshës njëkohësisht.

Kjo dietë zgjatë 14 ditë, dhe gjatë kësaj periudhe organizmi do të pastrohet, si dhe do t’i humbni ca kile ekstra.

Programi:

Çdo ditë duhet ta pini lëngun e limonit të përzier me ujë, por në sasi të ndryshme.

Dita e parë:

Pini lëngun e një limoni të shtrydhur me një gotë ujë të freskët.

Dita e dytë:

Pini lëngun e dy limonëve të shtrydhur me dy gota ujë të freskët.

Dita e tretë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me tri gota ujë të freskët.

Dita e katërt:

Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur me katër gota ujë të freskët.

Dita e pestë:

Pini lëngun e pesë limonëve të shtrydhur me pesë gota ujë të freskët.

Dita e gjashtë:

Pini lëngun e gjashtë limonëve të shtrydhur me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita e shtatë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me dhjetë gota ujë të freskët. Gjithashtu, në këtë ditë duhet të shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe ta pini pijen gjatë tërë ditës.

Dita e tetë:

Pini lëngun e gjashtë limonëve të shtrydhur me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita e nëntë:  

Pini lëngun e pesë limonëve të shtrydhur me pesë gota ujë të freskët.

Dita e dhjetë:

Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur me katër gota ujë të freskët.

Dita e njëmbëdhjetë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me tri gota ujë të freskët.

Dita e dymbëdhjetë:

Pini lëngun e dy limonëve të shtrydhur me dy gota ujë të freskët.

Dita e trembëdhjetë:

Pini lëngun e një limoni të shtrydhur me një gotë ujë të freskët.

Dita e fundit, apo dita e katërmbëdhjetë:

Pini lëngun e tri limonëve të shtrydhur me dhjetë gota ujë të freskët, por gjithashtu në këtë ditë duhet ta shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë.

Lëngu i përzier i limonit rekomandohet të pihet përnjëherë, pavarësisht se disa njerëz kanë vështirësi ta bëjnë këtë. Nëse nuk mund ta pini pijen përnjëherë në mëngjes, të paktën e pini herë pas here përgjatë mëngjesit, me rëndësi duhet ta pini të gjithën një orë para shujtës.

Si t’i humbni 10 kilogramë brenda dy jave me këtë dietë të çuditshme me limon Read More »

Rreziku që vjen nga ushqimet e shpejta

[sgmb id=”1″]

Një studim i Universitetit të Suonsit në Uells ka treguar se konsumi i shumë ushqimeve të “fast food”-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ushqime dëmtojnë qelizat e gjakut.

Gjithashtu, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm antioksidantë, të cilët gjenden në fruta e perime, prodhojnë rruaza të kuqe gjaku të dëmtuara. Këto rruaza mbajnë oksigjen dhe e çojnë nga mushkëritë në indet e organizmit, duke hequr mbetjet e dioksidit të karbonit.

Pra, janë një pjesë thelbësore e mirëqenies së njeriut. Studiuesit thonë se mënyra e jetesës në përgjithësi dhe dieta në veçanti është e lidhur ngushtë me shëndetin e qelizave.

Sipas tyre, nëse ushqehemi keq, gjithçka do të reflektohet shumë shpejt në gjendjen e rruazave të gjakut. Një person i shëndetshëm nuk duhet të ketë më shumë se 3-5 rruaza gjaku të dëmtuara për një milion. Personat që nuk hanë fruta e perime kanë 10 rruaza gjaku të dëmtuara, kështu që rreziku është trefish më i madh.

Rreziku që vjen nga ushqimet e shpejta Read More »

Dobitë shëndetësorë të mollës, ja pse duhet ta konsumoni para gjumit

[sgmb id=”1″]

Të hash diçka para se të flesh mund të të sjellë probleme gjatë natës, sepse ushqimet në orët e vona e rëndojnë stomakun. Nëse kjo është e vërtetë për shumicën e ushqimeve, të rënda, djegëse dhe ushqimet yndyrore, molla mund të jetë zgjidhja më e mirë para gjumit. Ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse nuk ka fare yndyrë.

Vitaminat dhe mineralet. Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit.

Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës. Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.

Polifenolet.   Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë.

Fibrat dhe uji.     Përafërsisht 86 për qind e pjesës së ngrënshme të një molle mesatare prej 182g është ujë. Një mollë e mesme përmban rreth 15 për qind të fibrave, të cilat të mbajnë në gjendje të ngopur derisa fle. Por fibrat gjithashtu ndihmojnë edhe në kontrollin e ujit në zorrë duke parandaluar tualetin gjatë natës dhe duke ndihmuar tretjen.

Kalori, karbohidrate dhe yndyra.   Mollët nuk përmbajnë pothuajse fare yndyrë dhe kanë shumë pak kalori. Një mollë e mesme shton vetëm 95 kalori. Mollët përmbajnë pothuajse 10 për qind të karbohidrateve që merr çdo ditë dhe kjo përmbajtje vjen kryesisht nga sheqernat e thjeshta dhe fibrat.

Dobitë shëndetësorë të mollës, ja pse duhet ta konsumoni para gjumit Read More »

Receta natyrale si të eliminoni rënien e flokëve në vjeshtë

[sgmb id=”1″]

Sido që të jetë, nuk ka arsye për t’u brengosur nëse ju bien flokët, pasi ky është një fenomen që mund t’ju ndodh shpesh gjatë stinës së vjeshtës. Kjo rënie sezonale e flokëve do të zgjasë përafërsisht 6 – 8 javë, mirëpo nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun, sepse ndoshta nuk është shkaktari kryesor vjeshta.

Shkaktari ndoshta mund të jetë më serioz, p.sh. debalanca hormonale, sëmundjet e gjëndrave tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, teprica e vitaminës A, por edhe stresi i pashmangshëm.

Për të forcuar flokët tuaj mund të bëni edhe vetë maskën ushqyese për të cilën disa femra konstatojnë që është magjibërëse.

Receta për maskën e flokëve:

Në një lugë qumësht të ngrohtë tretni 1 lugë të vogël mjaltë apo sheqer, pastaj shtoni 20 gramë tharmë të freskët.

Lini në vend të ngrohtë 15 – 20 minuta, në mënyrë që të fermentohen.

Masën e përftuar hidheni në direkt në flokë të lagura, mbështilleni me qese najloni dhe me peshqir të ngrohtë.

Maskat e këtilla kërkojnë së paku një orë, mirëpo më së miri është që të qëndrojë 2 -3 orë në flokë. Shpëlani maskën dhe flokët lani me shampo.

Maska nga tharmi përdoret një herë në javë dhe mund të aplikohet për një periudhë  10 – 15 javë.

Pas kësaj periudhe bëni një pauzë prej tre muajsh dhe rifilloni sipas nevojës.

Receta natyrale si të eliminoni rënien e flokëve në vjeshtë Read More »