Gjëja e parë që bëjmë kur duam të hamë qepë është ta qërojmë atë. Lëkura e qepës hidhet në kosh, por për fat të keq ky është një hap i gabuar sepse ajo përmban shumë vlera ushqimore.Shtresa e jashtme e lëkurës së qepës përmban sasi të mëdha antioksidantësh që promovojnë mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe e mbrojnë atë nga sëmundjet.
Lëkura e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale.
Ajo përmban fibër të tretshme dhe flavonoidë që promovojnë elasticitetin e lëkurës duke ju dhuruar një paraqitje të re dhe pa akne.
Shtresa e jashtme e qepës është shumë e pasur me flavonoidë dhe kuercetinë, dy flavonoidë të rëndësishëm dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.
Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin.
Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin.
Lëkura e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre.
Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë.
Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin.
Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin.
Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.
Lëkura e qepës e mban lëkurën më të re dhe përmirëson funksionet e trupit.
Fuqia e lëkurës së qepës
Kuercetina te lëkura e qepës ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrënia e qepës ul rrezikun e:
• Sëmundjeve të zemrës • Tumoreve të zorrës së trashë • Mbipeshës • Diabetit të tipit 2 • Problemeve gastrointestinale
Lëkura e qepës lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe shërben si antioksidant.
Si të përgatisni çajin me lëkurën e qepës
Lëkura e qepës është detoksifikuese dhe mund të konsumohet si çaj.
Receta:
• Qëroni qepën dhe lëkurat vendosini në një kavanoz
• Mbusheni me ujë dhe lëreni kavanozin në frigorifer për 12 orë.
Njerëzimi i është gëzuar aromës së karafilave prej të paktën 2000 vitesh.
Vendlindja e karafilave nuk është e saktë, por ekspertët besojnë se ato kanë çelur si fillim në vendet e Mesdheut.
Karafilat kanë qenë lulet e preferuara të shkrimtarëve dhe poetëve si Shekspiri dhe Pablo Neruda.
Karafili luan një rol të rëndësishëm për mirëqenien e njeriut dhe kjo jo vetëm falë aromës.
Lulet e karafilit mund t’i zieni në ujë me të cilin më pas mund të lani trupin ose rrobat delikate.
Petalet e karafilit mund të përdoren si zëvëndësues të atyre të trëndafilave në ëmbëlsira dhe shurup.
Petalet e karafilit nxjerrin një vaj esencial që përdoret në terapitë aromatike për të qetësuar nervat.
Përdorimet mjekësore të karafilit
Kundër stresit
Lulja e karafilit mund të konsumohet si çaj kundër stresit dhe nervozismit.
Lulja thahet dhe më pas pihet si çaj, që funksionon edhe kundër depresionit dhe lodhjes.
Në Evropë, çaji i lules së karafilit përdoret jo vetëm kundër nervozizmit por edhe disa problemeve të zemrës dhe të përzierave të shkaktuara nga udhëtimi në det.
Nëse përdorni vajin esencial në lëkurë, ajo do të jetë më e butë dhe e gjallëruar ndërsa aroma do të ketë një efekt të ndjeshëm qetësues.
Kundër inflamacionit
Karafili mund të largojë inflamacionin dhe të rikthejë ekuilibrat hormonalë tek gratë.
Çaji i karafilit është përdorur jo vetëm kundër inflamacionit por edhe kundër pagjumësisë.
Ky çaj funksionon edhe kundër konstipacionit.
Për lëkurën
Vaji i lules së karafilit ofron përfitime terapeutike per lekuren tuaj dhe e zbut atë.
Shumë gra e përdorin këtë vaj jo vetëm kundër rrudhave, por edhe ekzemës.
Karafili si diuretik
Qytetërimet e lashta të botës kanë përdorur karafilin si tonik.
Kjo arrihet duke zier petalet e lules në ujë dhe më pas duke e konsumuar me nga një lugë gjelle kundër bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Çaji i karafilit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon metabolizmin.
Ai pastron trupin nga toksinat por megjithatë nuk rekomandohet për gratë shtatzënë.
Si ta përgatisni çajin e karafilit
Për çaj mund të përdorni 5 lule karafili të thara në diell në 500 ml ujë të ngrohtë.
Ziejini së bashku për 2-4 minuta dhe konsumojeni me mjaltë.
Në ka një gatim special nga tradita shqiptare që të ngroh shpirtin e organizmin në ditët e ftohta të dimrit, padyshim është trahanaja.
Tradita e gatimit të trahanasë ndryshon sipas krahinave të ndryshme.
Disa e përgatisin trahananë të ëmbël me qumësht e gjalpë, disa të tjerë me kos, disa me lëng domatesh e të tjerë me lëng mishi. Më poshtë tre receta tradicionale të krahinave të ndryshme por njëlloj të shijshme e fantastike, ideale për mëngjese të shëndetshme apo edhe darka gjithashtu.
Tre Receta Tradicionale Të Përgatitjes Të Trahanasë
Trahana me Qumësht e Gjalpë
Për një kg miell, dy gota qumësht, dy lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle kripë.
Sitet mielli, të cilit i hapet një gropë në mes ku hidhet gjalpi i shkrirë, qumështi dhe kripa.
Duke filluar nga mesi e përzjejmë brumin duke mos e gatuar shumë, por të përzihet aq sa të mos thithë krejt miellin.
Brumi duhet të jetë i fortë dhe i shkrifët.
Sipër e spërkasim me miell, e mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 2-3 ditë.
Pastaj e hapim copa copa në çarçafë të pastër, e lëmë të thahet pak e shkoqim me dorë.
E kalojmë në sitë të rrallë, e thajmë përsëri dhe e vendosim në qeska prej pëlhure (beze).
Ruhet në vende të thata dhe të freskëta.
Trahana me kos
Për 1 kg miell përdoren dy gota kos dhe një lugë e gjysmë gjelle me kos.
Procesi i përgatitjes është i njëjtë si përgatitja e trahanasë me qumësht.
Trahana me Domate
Dy gota me lëng domatesh të shtrydhura, dy lugë gjelle gjalpë, një lugë e gjysmë gjelle kripë.
Edhe kjo recetë përgatitet si trahanja me qumësht, në këtë rast në vend të qumështit hidhet lëngu idomateve.
Përgatitja e Trahanasë si Supë
(Përbërësit e Recetës më poshtë janë për 4-5 persona)
6 lugë gjelle trahana
2 lugë gjelle vaj ulliri
Djathë i thërrmuar
Gjysmë filxhan çaji me shëllirë djathi
Një litër ujë
Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit, shtojmë trahananë dhe e skuqim lehtë.
Shtojmë ujin e vluar dhe vazhdojmë ta trazojmë me telin e kuzhinës që të mos krijohen kokërriza.
Shtojmë djathin e thërmuarr, shëllirën dhe nëse duhet edhe pak kripë.
E lëmë të zjejë rreth 10 minuta. Serviret e ngrohtë.
Për shqiptarët vakti i mirë zakonisht ka vetëm një pjatë: Mish. Dhe me kaq i kemi thënë të gjitha.
Por me ritmet frenetike të jetës, rritjen e obezitetit dhe të përgjegjësisë se duhet të ushqehemi shëndetshëm ju duhet të konsideroni një rrugë tjetër, atë pa mish.
Po është e mundur dhe shumë e shëndetshme madje.
Ja një listë me produkte të pasura me proteinë me origjinë shtazore dhe bimore, të cilat do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë, por mbi të gjitha do iu mbajnë në formë dhe të shëndetshëm.
Kos
Nëse doni që t’i shtoni më shumë proteinë dietës suaj, duhet të konsumoni më shumë kos.
Mos tentoni t’i bini shkurt me kosin e frutave, por konsumoni 100% kos natural, pasi ai përmban më shumë proteina dhe më pak sheqer se kosi me fruta.
Në varësi të firmës, për një racion kos, mund të merrni 12 deri në 20 gram proteina. Kosi është shumë i mirë edhe për forcimin e kockave.
Vezë e zier
Me siguri tani do të jeni duke menduar; po veza ka shumë kolesterol, si ta hamë? E vërtetë, por nëse konsumohet në mënyrë të moderuar është një ushqim perfekt për në mëngjes.
Përveç proteinës, ajo veza e vogël që nuk jua mbush syrin ju jep një dozë të mirë me vitaminë D dhe vitaminë B-12 dhe vetëm 77 kalori për një kokërr.
Dhe pjesa më e mirë është që mund ta merrni lehtësisht me vete kudo ku jeni, për një vakt të mirë.
Tërshërë
Thjesht hidhini ujë të ngrohtë, përzijeni dhe ja ku keni një pjatë të ngrohtë me proteina që shkon nga 150 në 200 kalori për racion.
Për ditët kur e doni dhe një gjë tjetër ekstra, shtoni një banane ose disa bajame.
Fara kungulli
Farat e kungullit janë të shkëlqyera për t’ia shtuar sallatës apo supës, por edhe të vetme e kryejnë më së miri punën.
Gjithsesi periudha më e mirë është vjeshta, kur është dhe sezoni i kungujve.
Mund t’i merrni farat dhe t’i piqni. Veç bëni kujdes se si arrat edhe farat e kungullit kanë shumë kalori, kështu që kujdes me sasinë.
Fasule
Si fëmijë ndoshta i keni refuzuar, por si të rritur duhet të keni ndryshuar mendim për fasulet dhe nëse nuk e keni bërë akoma, ky është momenti.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, fasulet së bashku me bizelet dhe bishtajore të tjera janë burimi më i mirë i proteinës me nivel të lartë fibrash dhe të ulët yndyrnash. Për më tepër ju le të ngopur për një kohë të gjatë, duke ju mbajtur në formë.
Qumështi Sojës
Të gjitha produktet e sojës, janë një burim i shkëlqyer proteine, por qumështi i sojës është shumë më praktik dhe ofron edhe më shumë variacion, duke e bërë produktin ideal për t’u konsumuar.
Në disa marka të qumështit të sojës, ai vjen dhe i përforcuar me ekstra kalcium.
Për ata që pëlqejnë ëmbëlsirat, qumështi i sojës vjen me disa shije si vanilje dhe kafe.
Bajame
Bajamet, me të cilat s’kemi të ngopur, përveçse kanë nivel të mirë proteine mendohet se ulin dhe sëmundjet kardiovaskolare.
Kleçka e vetme është të dini të ndaloni aty ku duhet me bajamet. Vetëm 6 në ditë dhe do keni marrë dozën e duhur të proteinës së shëndetshme.
Qiqra të pjekur
Jo qiqra në hell, por në furrë. Një grusht me qiqra të pjekura kanë rreth 120 kalori dhe rreth 5 gram proteinë dhe fibra.
Qiqrat hyjnë tek familja e bishtajoreve dhe njihen për nivelin proteinik dhe ushqyes. Ju mund t’i piqni shumë lehtë në një enë të vogël në furrë për rreth 40 minuta, të përziera me pak kripë dhe erëza sipas shijes suaj.
Gjizë
Nëse mendoni se i thamë të gjitha me kosin, e keni gabim.
Gjiza ka 3 gram më shumë proteinë se kosi dhe është vetëm 110 kalori, plus 125 miligramë kalcium, kaq i domosdoshëm për kockat tona.
Rrushi i thatë ka fituar shumë popullaritet mes konsumatorëve si rezultat i vlerave të tij të çmuara në shëndetin e njeriut.
Ky kontribut merret si i mirëqenë, por të paktë janë ata që dinë gjithçka mbi vetitë e rrushit të thatë.
Këto kokrra të vogla, me ngjyrë të errët dhe shije të ëmbël bëjnë një punë shumë të madhe sepse janë të mbushur me ushqyes të rëndësishëm.
Së fundmi, rrushi i thatë duhet të konkurojë me shumë fruta të tjera të thata, që duan të zenë vend në preferencat e ushqyerjes tek njerëzit.
Le të flasim për stafidhet, që njihen edhe me emrin Sultana, një alternativë tjetër e rrushit të thatë që ofron të njëjtat vlera shëndetësore.
Por, për të kuptuar dallimin mes rrushit të thatë dhe stafidheve, është e rëndësishme të flasim për paraqitjen dhe origjinën e tyre.
Kokrrat e thata vijnë nga rrushi i bardhë që thahet e rrudhet deri sa formon topthat e vegjël aq të shijshëm. Rrushi humbet ngjyrën fillestare dhe nis e nxihet teksa thahet.
Më pas mblidhet, përpunohet dhe shitet në variantin që ne gjejmë sot në treg. Edhe stafidhet vijnë nga rrushi i bardhë pa fara që thahet akoma pa u këputur.
Nëse në rastin e rrushit të zakonshëm të thatë, kokrrat e frutit janë të një ngjyre jeshile të çelët, në rastin e varietetit Sultana, kokrrat e rrushit janë të një ngjyre të verdhë të çelët.
Ky rrush është kokërrvogël, plot lëng dhe më i ëmbël. Mbledhja e këtyre kokrrave është e vështirë. Perceptimi i përgjithshëm është se, për aq kohë sa keni vreshta, nuk do t’ju mungojë kurrë rrushi i thatë apo stafidhet. Ky perceptim është i gabuar.
Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një proces më të gjatë. Kur rrushi tejpiqet, mblidhet me kujdes dhe thahet në ajër të pastër. Nëse rrushi ka nevojë të thahet për një periudhë më të gjatë, atëherë ai përpunohet me një lloj zbardhuesi organik.
Nëse gjendeni përpara zgjedhjes mes rrushit të thatë ose stafidheve, kë duhet të zgjidhni, sidomos kur vlerat mes tyre janë të njëjta?
Në ditët e sotme, zgjedhja më e mirë është stafidhja, që ka një shije më të ëmbël. Ka shumë njerëz që e krahasojnë shijen e stafidheve me ëmbëlsinë natyrale të mjaltit.
Ëmbëlsia e madhe e stafidheve vjen si pasojë e sasisë së lartë të sheqerit që ka rrushi. Në aspektin ushqimor, varieteti Sultana vlen si zëvëndësues i rrushit të zakonshëm të thatë në shumë ëmbëlsira dhe ushqime të tjera.
Burimi kryesor i rrushit të zakonshëm të thatë dhe stafidheve janë vendet e Bashkimit Europian, kryesisht Greqia, Qipro, Spanja dhe Turqia. Ndër prodhuesit e tjerë të këtyre kokrrave të ëmbla mund të veçojmë edhe Afrikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë.
Të dy varietetet arrijnë të përthithin lagështinë, ndaj është tejet e rëndësishme që rrushi të thahet siç duhet, në mënyrë që të jetë i mbrojtur nga myku. Nëse kokrrat e ëmbla janë me myk, atëherë duhet t’i hidhni tutje sa më shpejt.
Përveç mykut, kokrrat e ëmbla janë të ndjeshme ndaj fermentimit apo prishjes. Të dy këto varietete duhen mbajtur në një ambient me temperaturë normale, për të siguruar jetëgjatësinë dhe freskinë e tyre.
Qumështi i dhisë është cilësuar si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë për shkak të vlerave që ka. Ai është plot me kalcium dhe fosfor, të cilët janë të rëndësishëm për forcimin e kockave, si edhe zinku dhe seleni, antioksidantë të fuqishëm që e mbajnë të fortë sistemin e imunitetit.
Studimet kanë treguar se ky qumësht tretet më lehtë se qumështi i lopës dhe ka një nivel më të ulët të alergjenëve. Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.
Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.
Gjithashtu në të gjenden vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor.
Kuron zemrën, enët e gjakut, parandalon kancerin e gjirit, prostatës, dhe të zorrës së trashë.
A e dini se shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin? Nëse doni të dini se çfarë duhet të konsumoni gjatë kësaj periudhe, atëherë ne po ju themi se shega duhet me patjetër të bëjë pjesë në shportën e ushqimeve për stinën e vjeshtës. Shega – fryti shërues i pasur me antioksidantë, gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit, plleshmërisë dhe jetës së amshueshme. Jashtëzakonisht të popullarizuara janë lëngu, farat dhe vaji i saj.
Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror, shkruajnë mediet. Është treguar që edhe doza ditore e ekstraktit të shegës nga i cili më së shpeshti konsumojmë çaj ose pekmez, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat e trashë për 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjet i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Përmban fitokimikate që nxisin krijimin e serotoninës për disponim më të mirë dhe estrogjenit për ruajtjen e masës eshtërore, ndërsa ky zbulim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e osteoporozës. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës ose atij kualitativ të blerë. Hulumtimet kanë treguar që vaji i shegës mbron nga kanceri, diabeti, trashja dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa të pasurit e antioksidantëve me shumicë e bën shegën aleat të fuqishëm kundër plakjes. Ia kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli. Acidet yndyrore që i përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si ndryshimi i disponimit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.
Përveç të gjitha këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe ngrit kualitetin e spermës. Aplikimi i shegës në shtëpi është i madh, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, melasa, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.
Dobitë
Studimet shkencore te ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Studime shkencore rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Vitet e fundit këto studime janë intensifikuar, shumë shkencëtarë po kryejnë kërkime shkencore, të cilat janë në stadin e epruvetave, të provave në kafshë dhe pak aplikime janë bërë në njerëz. Deri tani, shkencëtarët e mjekësisë moderne janë befasuar nga të dhënat e para që kanë zbuluar në drejtim të dobive shëndetësore për njeriun, dhe e kanë cilësuar si një bimë “çudibërëse”. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.
Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje:
1. Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
2. Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.
3. Për uljen e kolesterolit në gjak.
4. Parandalon mbipeshën.
5. Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore
Kujdes, shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme
Theksohet se shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme, prandaj duhen konsultime me mjekun për njerëzit e sëmurë. Shega është e pasur me vlera ushqimore si kripra minerale, Vitamina C, Vitamine K, Vitamina B6, fibër, etj. Sot tregtohet si frut, lëngje dhe kokteje të ndryshme, prodhohet edhe verë.
***
Fruti që vlerësohet edhe në librat e shenjtë si Bibla dhe Kurani
Kuriozitete dhe fakte të rralla për shegën
Gjatë historisë së saj mijëra vjeçare, shega ka qenë simbol i shpresës, paqes prosperitetit dhe bollëkut, për banorët e çdo pjese të botës ku ajo është kultivuar. Popujt e besimeve dhe kulturave të ndryshme ja kishin diktuar dhe i njihnin mirë dobitë e saj, prandaj u bë simbol për Hyjnorët, udhëheqësit historikë, letrarët dhe artistët e famshëm. Këto i gjejmë të pasqyruara në histori, mite, fe të ndryshme, folklor, artin klasik dhe në veprat letrare e artistike. Po përmendim disa: Në Egjiptin e lashtë, 3600 vjet më parë, janë gjetur në varre piktura murale që simbolizonin jetën e përtejme. Mbretin TATU e varrosën me një vazo me shegë. Shtyllat e tempullit të Solomonit në Jeruzalem, ishin zbukuruar me piktura të luleve dhe frutave të shegës. Monedhat e argjendit të Izraelit( 60-70), kishin të stampuara tri kokrra shegë, si tek tempulli Solomonit. Në traditat e hebrenjve shega simbolizon drejtësinë. Persianët (600-700 PK) mbillnin shegë në oborret e tempujve si simbol i përjetësisë, pasi shega kishte gjithë vitin gjelbërim.
Në mitet e Greqisë së lashtë, shega ishte simbol i pazgjidhshmërisë martesës. Vajzën e Perëndeshës Demetër, Persofonin, e rrëmbeu në ferr Hedes. Ai duke e gënjyer i dha të hante disa kokrra shegë. Ngrënia e shegës e ndalonte të ndahesh nga burri. Zeusi si Kryeperëndi e zgjidhi me një kompromis: Persofoni do te jetonte në ferr me Hedesin një të tretën e vitit dhe dy të tretat me Demetrën. Kthimi Persofonit në ferr bëhet me ardhjen e pranverës. Gjithashtu shega ishte e shenjtë për Perëndeshën e dashurisë Afërditën dhe Perëndeshën e martesës HERA. Për to, fruti shegës simbolizonte çertifikimin e martesës dhe humbjen e virgjërisë femërore.
Në Romën e lashtë shega gjendet si element zbukurimi në mozaket e ndërtesave të ndryshme. Gratë e martuara për të treguar statusin e tyre martesor, në publik vendosnin në kokë një degë shege.
Në fenë e krishterë, në Bibël, shega përmendet disa herë. Për artin kishtar ajo simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe premtimin e jetës pas vdekjes. Në pikturat e Sandro Botticelli(1440-1510), Raphael(1483-1520), Filippino Lippi, etj., Shën Maria paraqitet me Krishtin fëmijë i cili mban në duar një shegë. Shega, simbolizon bollëk, shpresë, produktivitet dhe dlirësinë e Virgjëreshës Mari. Në veladonet e rasot e priftërinjëve dhe ikonostaset e kishave janë dizenjuar ose gdhëndur lule e fruta të shegës. Gjat ceremonive të vdekjeve ose përshpirtjeve, kokrrat e grurit të ziera me sheqer që jepen për këto rraste, zbukurohen me disa kokrra shegë anash. Shumë dijetarë hebrej besojnë se “fruti i ndaluar” i Kopshtit Edenit ishte shega.
Në fenë islame shega vlerësohet si një frut i çmuar për ushqim dhe përmendet si sinonim i paqes. Librat e fesë islame thonë se çdo kokërr e shegës është një mesazh nga Parajsa. Në Kuran, Parajsa përshkruhet e përbërë nga katër kopshte me burime e pemë, në mesin e tyre dhe shega. Dinastia Islame Maure(1238-1358), ndërtoi në Granada të Spanjës një pallat madhështor ku në mure, dysheme dhe qemere ishin vizatuar apo ndërtuar mozaikë me lule e fruta shege.
Në Budizëm tri fruta konsiderohen të shenjta: portokallet, shegët dhe pjeshka. Këto në artin budist, përbëjnë thelbin e ndikimeve të dobishme. Buda predikonte se çdo zakon i keq tek fëmijët shërohet duke ngrënë një kokërr shegë.
Në kulturën kineze, që nga lashtësitë e deri në kohët tona prodhimet e porcelanit dhe të mëndafshit janë zbukuruar të dizenjuara me lule të shegës.
Mbreti Anglisë Henri VIII kur u martua me Katerinën e Aragonës, si emblemë të tyre kishin shegën e Granadës. Thuhet se ky ka qenë i pari që e ka mbjellë këtë bimë në Britani.
Maksimiliani i Austrisë në vitin 1519 zgjodhi dhe vendosi shegën si simbol personal të tij.
Në vitin 1598 Mbreti Francës Henry IV, përfundoi luftën civile midis katolikëve dhe protestantëve, dhe si heraldikë zgjodhi të kishte një shegë.
Shkrimtari famshëm Oscar Uilde(1854-1900), shkruajti përrallën për fëmijë “Shtëpia e Shegëve”, me mesazhe të fuqishme për të rriturit. Ndërsa për Uliam Shekspirin tek “Romeo dhe Zhulieta”, shega simbolizon dashurinë e ndaluar.
Ne gjysmën e parë të shekullit të kaluar, shega u bë pjesë e lëvizjeve artistike moderne si: Post-impresionizmit, Fauvismi, Kubizëmi dhe Surealizëmi. Paul Cezanne(1039-1906), Henri Matisse(1869-1954), Picasso(1881-1973), Salvador Dalí(1904-1989), etj., në punët e tyre kanë përfshirë dhe shegën. Edhe kurora që kurorëzon vajzën më të bukur, “Misset” si dhe kurorat e disa mbretërve janë dizenjuar e konceptuar si një lule shege.
Në Shqipëri shega është mijëra vjeçare. Gjurmët më të vjetra në trojet tona janë gjetur në Butrint si element dekorativ i mozaikëve, datojnë në shek. IV para Krishtit. Në shumë punime popullore, si gdhendjet në dru apo endjet, lulja e shegës është përdorur si element zbukurimi ose dizenjo që në lashtësi. Shega pasqyrohet ose ka lidhje me shumë rite dhe folklorin e trevave të ndryshme të vendit tonë. Në traditat dhe ritet e lashta popullore konsiderohet si simbol i fertilitetit. Në Mallakastër, Berat, Dumre, etj., në dasma, karvanit të krushqëve që shkonin për të marre nusen, u printe një flamur ku në majë të flamurmbajtëses(bishtit) vendosej një shegë. Në disa zona të tjera si, Vlorë e Gjirokastër nusja kur shkon tek shtëpia e dhëndrit merr me vete një shegë ose, ja japin për të hyrë në shtëpi më shegë në dorë. Shega për shqiptarët është sinonim i të bukurës në përgjithësi dhe i bukurisë femërore në veçanti. Në këngët popullore të jugut thuhet
***
12 fakte që duhet t’i dini për shegën, ja çfarë kuron
Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.
12 fakte mbi shegën:
1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë
2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe
3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.
4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.
5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka
6. Shega është e mbushur me antioksidantë
7. Parandalon kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.
8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.
9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet
10. Shega redukton rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj
11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.
12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.
Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe iktusin
Lëngu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë. Autorët e këtij studimi shpjegojnë se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilët forcojnë muret e enëve të gjakut. Nëse pini çdo ditë një gotë lëng shege, kjo mund të jetë një mënyrë natyrale për të parandaluar dhe luftuar arteriosklerozat. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmon për aktivizimin e substancave oksiduese.
Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore
Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Kuron:
-Sëmundjet e stomakut
-Sëmundjet e zorrëve
-Dhimbjet e barkut
-Hemorroidet
-Ënjtjen e bajameve
-Acarimin e mishrave të dhëmbëve
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
Njëra ndër fazat më të rëndësishme të jetës së një gruaje është edhe periudha e shtatzënisë. Ndërsa hapi i parë për të hyrë në këtë fazë është testi i shtatzënisë, i cili vërteton dyshimet e një gruaje nëse është apo jo shtatzënë.
Njëri ndër testet më interesante është edhe nëpërmjet sheqerit, të cilin test mund ta realizojmë në shtëpi, dhe që nuk ka ndonjë rrezik nga kimikatet e ndryshme.
Po ashtu, ky test shihet të jetë i përballueshëm nga ana ekonomike për çdo grua, e tëra që ju nevojitet janë 2-3 lugë të çajit me sheqer.
Ndërsa, ato gra që e provojnë këtë test të shtatzënisë atëherë duhet të vizitohen tek mjeku, nëse përgjigja e këtij testi është pozitive.
Por si mund të bëhet një test i shtatzënisë me sheqer?
Për këtë test, ju duhet sheqer të vendosur në një gotë të pastruar mirë, ndërsa rekomandohet që të përdoret sheqeri i bardhë për një rezultat më të mirë. Pastaj, vendosni urinën në këtë gotë apo enë tjetër, sapo t’i keni shtuar sheqerin.
Më tutje nëse sheqeri shpërbëhet në urinë kjo tregon se ju nuk jeni shtatzënë, por nëse nuk shpërbëhet atëherë kjo tregon se, urime ju jeni shtatzënë. Ky lloj i testit llogaritet të jetë ndër testet më të sakta dhe të përsosura që mund t’i bëni në fazat fillestare të shtatzënisë, dhe sapo të merrni një përgjigje, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.