Shendetesi

Arma me e forte bimore per shendetin:Caji i…

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.

Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

Në Shqipëri, aromën dehëse të blirit do ta ndjeni edhe në rrugët e qyteteve kryesisht në Peshkopi, Elbasan, Përmet apo Tiranë.

Kjo pemë kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe e kultivuar pothuajse kudo.

Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve.

Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell sidomos gjatë muajit qershor.

Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.

Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Ky çaj ka një shije të veçantë dhe aromë dehëse.

çaji i blirit ka një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg.

Cilat janë vlerat e çajit të blirit?

Lufton ankthin

Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit.

Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor.

Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar.

Neutralizon qelizat e dëmshme

Antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin

Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi. Së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja.

Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.

Lufton të ftohtin dhe gripin

Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator.

Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lufton dhimbjet

Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eleminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera.

Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.

Përmirëson tretjen

Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë.

AgroWeb.org ju tregon se përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit.

Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre.

Arma me e forte bimore per shendetin:Caji i… Read More »

Kos dhe mjalt:Formula permengjes te shendetshem

Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë.

Si kosi, ashtu edhe mjalti kanë shumë përfitime për shëndetin e njeriut, lexoni më poshtë:

Mjalti: Përdorimet dhe vlerat

Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.

Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezishëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.Për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit.

Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Kosi: Përdorimet dhe vlerat shëndetësore

Ekspertët thonë se kosi përmirëson tretjen. Ata kanë kryer një sërë studimesh për të vërtetuar përfitimet e sistemit tretës që vijnë nga kosi.

Shumë studime kanë provuar ndikimin pozitiv që kosi ka ndaj një sërë problemesh gastrointestinale, konstipacioni dhe inflamacioni i zorrëve.

Vlerat e kombinimit të kosit dhe mjaltit

Nuk ka asnjë dyshim që kosi dhe mjalti ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, si veçmas ashtu edhe kur kombinohen së bashku.

Nëse hani kos me mjaltë, vlerat ushqimore dhe shëndetësore të këtyre dy produkteve shtohen ndjeshëm. Përmbajtja e lartë e glukozës nga mjalti në kombinim me proteinat e kosit është një zgjedhje optimale për forcën dhe rimëkëmbjen e muskujve.

Mjalti me kosin është një formulë ushqyese e shkëlqyer. Nëse nuk e e teproni me të, mund të merrni pak kalori dhe një ekuilibër ideal mes karbohidrateve dhe proteinave.

Duke përzier përmbajtjen ushqimore të mjaltit dhe aminoacidet e kosit, ju do t’i vini në ndihmë trupit, duke arritur një tretje ideale.

Me tretjen, organizmi dhe të gjitha sistemet e tjera do të punojnë mirë së bashku, për të garantuar një shëndet optimal.

Kos dhe mjalt:Formula permengjes te shendetshem Read More »

Supa me e forte se antibiotiket.Ja perberesit…

Nëse kërkoni të mposhtni virozat e stinës, mos gërmoni kot në kutinë e barnave që mbani në shtëpitë tuaja apo t’i drejtoheni farmacisë. Zgjidhjen e keni brenda në kuzhinën tuaj! Mjafton një supë me përbërësit e duhur dhe virozat do të qendrojnë larg organizmit tuaj.

Receta e mëposhtme është shumë interesante sepse kombinon dy nga përbërësit kryesorë të shëndetit të mirë: Qepë, hudhra dhe erëza. Bëhet fjalë për tre superfuqi në një pjatë të vetme.

Por si çdo e mirë, edhe kjo supë ka nevojë për shumë durim nga fillimi deri në fund.

Pavarësisht lodhjes, kjo është një nga supat më shpërblyese. Supa me qepë, hudhra e erëza është tërësisht vegjetariane.

Një tjetër përbërës interesant është djathi i shkrirë apo buka e thekur që plotësojnë panoramën e një mbrëmjeje të bukur vjeshte nën magjepsjen e një supe të shijshme.

Përbërësit

Supa:

  • Gjysëm gote me vaj ulliri
  • 6 thelpinj hudhre të shtypur
  • 1 kilogram kokrra domate të qëruara dhe të prera në copa të vogla.
  • 1 ose 2 lugë çaji me kripë deti
  • 2 lugë gjelle me vaj vegjetal
  • 1 kilogram qepë të grira hollë
  • 4 gota me verë të bardhë të thatë (opsionale)
  • Çerek gote me uthull të bardhë
  • Majdanoz, Piper dhe Dafinë

Buka e thekur/pjekur:

  • 1 lugë gjelle me vaj vegjetal
  • Një panine mesatare e prerë në copa të vogla
  • 1 lugë gjelle me gjalpë pa kripë
  • Gjysëm filxhani me djathë (për shkrirje) të grirë

Përgatitja

Në një tenxhere të madhe përzieni vajin e ullirit dhe hudhrën. Kavërdisini në zjarr mesatar dhe përziejini vazhdimisht për 2 minuta. Shtoni domatet dhe një ose dy lugët e çajit me kripë.

Rriteni temperaturën deri sa lëngu të ziejë dhe më pas uleni atë. Domatet duhet të gatuhen për 45 minuta deri sa të shpërbëhen dhe shija e saj dhe hudhrës të ndërthuren plotësisht.

Merrni një tigan të thellë dhe hidhni vajin vegjetal. Shtoni qepët dhe dy lugë gjelle me kripë. Ngrijeni temperaturën dhe përziejini vazhdimisht. Pas një minuti, uleni temperaturën dhe vendoseni kapakun dhe lëreni qepën të kavërdiset ngadalë për 20 minuta.

Kur të hiqni kapaku, avulli do të dalë dhe qepët do të kenë filluar të karamelizohen. Përzijini herë pas here deri sa qepët të marrin ngjyrën kafe. Hidhini në një tas dhe vendoseni tiganin sërish në zjarr.

Shtoni verën, uthullën, barishtet dhe erëzat. Zijini deri sa lëngu të pakësohet dhe të trashet. Shtoni gjashtë gota ujë, lërini të ziejnë sërish dhe më pas hiqeni tiganin nga zjarri.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në tenxheren e domateve. Shtoni qepët e karamelizuara dhe dy lugë çaji me kripë. Lëreni supën të ziejë sërish për 20 minuta.

Gjatë kësaj kohe, kavërdisni copat e bukës në një tigan me skarë. Në fillim hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet, më pas shtoni copat e bukës një e nga një. Kur të kenë marrë një ngjyrë të artë në pjesën e poshtme, kthejini nga ana tjetër.

Shtoni gjalpin dhe kavërdisini copat e bukës për 3-4 minuta deri sa të marrin një nuancë kafe. Hiqini nga tigani dhe vendosini në një pjatë.

Hidhni nga 3 copa buke në 6 pjata supe rezistente ndaj zjarrit dhe shtoni nga pak djathë. Hidheni supën në pjata dhe shtoni sërish nga pak djathë. Futini në furrë për 2-3 minuta deri sa djathi të ketë shkrirë dhe të ketë formuar bulëza.

Supa me e forte se antibiotiket.Ja perberesit… Read More »

Vlerat e rralla te arroreve per shendetin tone

Arrorët janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar gjatë ditës dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara. Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin.

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore parandalojnë sëmundjet koronare arteriale dhe lehtësojnë funksionimin e zemrës.

Ndër arrorët më të pasur me vlera janë arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët. Të gjitha këto frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe lëkurës.

Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 që gjenden me shumicë tek frutat arrore ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e depresionit dhe Alzheimerit.

Vlerat më të mira shëndetësore të Arrorëve

Na e bëjnë zemrën të fortë

Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë për të ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare dhe hemoragjisë cerebrale.

Mbrojnë sistemin nervor dhe largojnë dhimbjet e kokës

Mungesa e magnezit në organizëm shfaq probleme të shumta nervore duke sjellë simptoma të ndryshme si hiperaktivitet, panik, stres, ankth dhe pagjumësi.

Dhimbjet e kokës janë gjithashtu shpesh herë të lidhura me mungesën e këtij minerali jetik, konsumimi i disa bajameve ju ndihmon në largimin menjëherë të dhimbejve.

Na japin energji

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Kosumimi rregullisht i tyre përveçse furnizon organizmin me vlera të shumta i jep atij fuqinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin fizik.

Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë arrorë të konsumojnë njerëzit, aq më pak të predispozuar janë për të humbur jetën, në çfarëdolloj moshe, veçanërisht ndaj sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit, të cilët konsumojnë rregullisht fruta të thata arrore kanë më pak rrezikshmëri ndaj të gjitha rasteve të përfshira në studim-rreth 23% të rriskut, krahasuar kjo me njerëzit të cilët nuk i konsumojnë.

Vlerat e rralla te arroreve per shendetin tone Read More »

Kurat natyrale kunder dhimbjeve te kokes

Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në formën e një dhimbjeje koke që të mposht.

Cila është zgjidhja e një dite të keqe që nis e mbyllet me një dhimbje të ashpër koke?

Rruga e shkurtër është të marrësh një tabletë farmacie me shpresën që do ta shuajë dhimbjen sa hap e mbyll sytë.

Ka njerëz që preferojnë çajin e kamomilit e të tjerë që preferojnë ta durojnë në heshtje.

E vërteta është që kur vjen puna tek dhimbja e kokës e të tjera, jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë, vetëm të mos vuajmë.

Dhimbjet e kokës karakterizohen nga një presion që rreh si çekan mbi qafë, supe, në majë të kokës dhe rrotull saj. Por ka edhe më të rënda.

Migrena nga ana tjetër është ndjesia e pulsimit në të dyja ose në njërën nga anët e kokës.

Simptomat gjithsesi variojnë nga njeriu dhe nga ashpërsia e dhimbjes.

Xhenxhefili, Kura Sublime

Xhenxhefili njihet si mrekulli kundër dhimbjes së kokës dhe për fat të mirë e gjejmë në shtëpi pa asnjë problem.

Si mund ta përdorësh xhenxhefilin kundër dhimbjes së kokës?

Mund ta përdorni si çaj duke përzier sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit dhe limonit. Këtë mund ta pini dy herë në ditë.

Me xhenxhefilin mund të përgatisni një pastë duke përzier pluhurin e zhardhokut dhe dy lugë gjelle me ujë.

Lyeni ballin me pastën e xhenxhefilit dhe prisni disa minuta që dhimbja të lehtësohet.

Vaji i Livandos

Livandoja ka një aromë fantastike dhe konsiderohet si një kurë ideale kundër dhimbjeve të kokës.

Thjesht duke nuhatur aromën qetësuese të vajit esencial të livandos mund t’i kurseni vetes shumë dhimbje.

Hidhni disa pika të vajit në një shami dhe nuhasni aromën e këndshme. Ju mund të hidhni dy pika vaj në dy gota me ujë dhe të nuhasni avullin e krijuar.

Kanella

Kanella është erëza e mrekullisë dhe funksionon kundër dhimbjeve të kokës. Grini shkopinjtë e kanellës hollë dhe pluhurin bashkojeni me ujin duke formuar një pastë kanelle.

Lyejeni ballin dhe pjesët anësore të kokës me të dhe qëndroni shtrirë për 30 minuta. Më pas shpëlajini zonat e lyera me ujë të vakët.

Lëvizjet Fizike Bazë

Mjaftojnë disa ushtrime fizike dhe lëvizje bazë të kokës dhe qafës që të zbusni intensitetin e dhimbjes së kokës.

Ngrijeni dhe uleni kokën, lëvizeni majtas dhe djathtas në drejtim të secilit sup.

Përpiquni ta rrotulloni qafën me ngadalë në drejtim të akrepave të orës dhe anasjelltas që të ndihmoni në qetësimin e muskujve të shpatullave dhe qafës.

Borziloku

Zieni tre ose katër gjethe të freskëta borziloku në ujë (1 filxhan) të nxehtë. Shtoni mjaltë dhe pijeni çajin ngadalë.

Mund të përtypni edhe disa prej gjetheve ose të nuhasni avullin e lëshuar nga borziloku i zier.

Mollët

Nëse zgjoheni me dhimbje koke, hani menjëherë një fetë mollë me kripë dhe pini ujë të vakët më pas.

Ju mund të hidhni edhe dy lugë çaji me uthull molle në një gotë me ujë. Shtoni mjaltë dhe lëng limoni dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.

Kurat natyrale kunder dhimbjeve te kokes Read More »

Lindjet, ja cili qytet mban vendin e parë në Shqipëri

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2017, rezulton 7.203, duke shënuar një rënie me 20,7%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e tretë 2017, për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.068 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit, me 374 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Elbasanit me 321 lindje më shumë se vdekje.

Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 56 numrin e lindjeve.

Lindjet, ja cili qytet mban vendin e parë në Shqipëri Read More »

Ushqimet me te mira kurative per shendetin e melcise

Mëlçia e një të rrituri peshon mesatarisht 2.2 kg. Ajo është një nga organet më jetësorë të organizmit.

Është përgjegjëse për shumë funksione duke nisur që nga tretja, metabolizmi, imuniteti, dhe akumulimi i ushqyesve për të cilët trupi ka nevojë.

Për më tepër, mëlçia sekreton substanca të nevojshme për pjesë të tjera të trupit.

Një mëlçi e shëndetshme rregullon përbërjen e gjakut, largon toksinat dhe përpunon ushqyesit, duke lehtësuar proceset e trupit.

Hudhra

Hudhra është fantastike për pastrimin e mëlçisë. Ajo aktivizon enzimat e nevojshme për largimin e toksinave.

Hudhra përmban dy përbërës natyralë që quhen alicinë dhe selenium që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë nga dëmet toksike.

Qitro

Është një burim i mirë i vitaminës C, pektinës dhe antioksidantëve, duke përshpejtuar kështu pastrimin natyral të mëlçisë.

Një prej këtyre antioksidantëve neutralizon radikalet e lira dhe detoksifikon mëlçinë edhe nga metalet e rënda.

Panxhari

Është padyshim një super ushqim që pastron dhe mbështet mëlçinë.

Panxhari përmban flavonoidë dhe beta karoten që përmirësojnë dhe stimulojnë funksionet e mëlçisë.

Panxharët konsiderohen si pastrues natyralë të gjakut.

Limonët

Limonët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë falë antioksidantëve që aktivizojnë enzimat pastruese të mëlçisë.

Sasia e lartë e vitaminës C ndihmon në prodhimin e shumtë të këtyre enzimave dhe përmirëson tretjen.

Limonët shumëfishojnë përthithjen e mineraleve nga mëlçia.

Avokado

Avokado ka substanca të fuqishme që pakësojnë dëmet e mëlçisë. Avokado përmban glutathione për të cilën mëlçia ka nevojë të largojë toksinat dhe të funksionojë mirë.

Mollët

Një mollë në ditë, është fantastike për mëlçinë. Molla është pjesë e mbrojtësve natyralë të këtij organi, sepse përmban pektinë që largon toksinat nga sistemi tretës dhe kolesterolin nga gjaku, duke i hequr mëlçisë barrën e padëshiruar.

Arrat

Arrat dhe amino acidet që ato përmbajnë i vijnë në ndihmë mëlçisë për t’u pastruar.

Arrat përmbajnë gluthione dhe acide yndyrore Omega-3 që janë aleatë të një mëlçie të pastër.

Brokoli

Ju duhet të hani brokoli më shpesh, sepse përbërësit e tij largojnë qelizat e dëmshme dhe toksinat e tjera nga organizmi. Fibra tek brokoli përmirëson tretjen.

Ushqimet me te mira kurative per shendetin e melcise Read More »

Kulumbria per pastrimin e gjakut dhe veshkave

Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla.

Lulet dhe frutat e bimës së egër të kulumbrisë përdoren në mjekësinë popullore. Këto fruta kanë vlera të shumta dhe i bëjnë mirë stomakut dhe gjakut. Gjithashtu ato janë të pasura me antioksidantë.

Frutat nxisin nxjerrjen e lëngjeve me toksina nga trupi, djersitjen e rrjedhimisht largojnë papastërtitë dhe ulin temperaturën.

Kulumbria është pjesë e koleksionit shqiptar të bimëve mjekësore dhe përdoret në vend, por një pjesë e konsiderueshme e mbledhjeve të kësaj bime eksportohen nga kompanitë e bimëve medicinale

Lulet e bimës së kulumbrisë janë në ngjyrë të bardhë ndërkohë që frutat janë të një ngjyre blu në të zezë. Frutat kanë një diameter 2 centimetër dhe një shije të thartë.

Kur janë të pjekura, këto kokrra përdoren për përgatitjen e shurupit, reçelit dhe ëmbëlsirave të tjera.

AgroWeb.org ju tregon se duke qenë se janë tejet të tharta si fruta, kulumbritë vështirë se mund të konsumohen të gjalla, megjithatë në variantin e thatë, gjethet dhe frutat përdoren për çaj.

Shtatë vlerat e kulumbrisë

Pastron gjakun

Lulet, gjethet dhe lëkura e kulumbrisë ndihmojnë në pastrimin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe papastërtitë nga trupi.

lulet në veçanti janë të pasura me rutinë dhe kuercitinë që bëjnë punën kryesore në pastrimin e gjakut.

Përmirëson tretjen

Kulumbria përmirëson tretjen, lufton konstipacionin, fryrjet, dhe diarenë veçanërisht tek fëmijët. Për më tepër, çaji bimor përgatitet duke hedhur dy lugë me kulumbri të thatë në një filxhan me ujë.

Në këtë formë, do të keni mundësi të stimuloni oreksin. Nëse konsumoni reçel kulumbrie ose marmalade, atëherë do të zgjidhni problemin e mostretjes ose të stomakut në përgjithësi.

Zgjidh problemet me veshkat  

Lulet e bimës prunus spinosa mund të përdoren për të zgjidhur problemet e akumulimit të lëngjeve në trup, për të tretur gurët në veshka dhe problem të tjera të këtij organi. Ato ndihmojnë kundër dhimbjeve të stomakut dhe ato nervore.

Largon inflamacionin e gojës dhe fytit

Autoritetet Gjermane kanë miratuar me ligj përdorimin e këtij fruti kundër inflamacionit të gojës dhe fytit. Nëse keni probleme të tilla mund të bëni gargarë me lëngun e frutit të freskët, ose me lëngun e gjetheve të kulumbrisë, të cilat shërojnë bajamet e acaruara.Rekomandon një mënyrë si të përfitoni nga kulumbria. Vendosni katër gjethe të kulumbrisë në gjysëm litri ujë dhe ziejini për 10 minuta. Kullojeni lëngun dhe bëni gargare 2 ose tre herë në ditë. Me kulumbrinë mund të bëni edhe shurup. Shtoni 450 gramë sheqer të bardhë dhe 2 lugë të mëdha me gonxhe lulesh të kulumbrisë në 4.5 litra ujë. Ziejini së bashku. Kur shurupi të ftohet hidheni në shishe të sterilizuara. Mund ta holloni me ujë dhe ta përdorni për gargarë për të trajtuar bajamet dhe laringun e acaruar. Këtë lëng mund ta shtoni edhe në kos.

Trajton problemet me frymëmarrjen

Lulet e kulumbrisë përdoren për të trajtuar problem me traktin respirator, sepse luftojnë simptomat e të ftohtit dhe kollës. Lëkura e vetëm bimës së kulumbrisë përdoret për të ulur temperaturën.

Përdoret në produktet e bukurisë

Tuli i kulumbrisë së pjekur përdoret në industrinë e kozmetikës për prodhimin e maskave të fytyrës dhe të bukurisë. Ju mund të përdorni edhe ekstraktin e kulumbrisë për të ruajtur elasticitetin e lëkurës, sepse ky frut është i pasur me vitaminë C dhe taninë. Vaji i kulumbrisë përdoret edhe kundër strijave (shenjave të lëkurës) dhe njollave.

Largon lodhjen dhe dobësinë fizike

Nëse pini ujë të përzjerë me ekstraktin pluhur të kulumbrisë kur jeni të acaruar, do të përjetoni një qetësim të menjëhershëm të nervave. Për më tepër, do të ndiheni më të shplodhur dhe plot gjallëri.

Kulumbria per pastrimin e gjakut dhe veshkave Read More »