Shendetesi

Ushqimet me vitamine B5,kunder alergjive,stresit dhe ankthit

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik është shumë e rëndësishme për organizmin.

Ajo vjen në ndihmë kundër azmës, rënies së flokëve, alergjive, stresit, ankthit, çrregullimeve me frymëmarrjen dhe problemeve me zemrën.

Ajo rrit imunitetin, zbut osteoartritin, shenjat e plakjes së parakohshme, mban nën kontroll diabetin dhe rrit rezistencën kundër një sërë infeksionesh

Një ushqyerje e pasur nënkupton praninë e bollshme të kësaj vitamine kaq të nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e organeve.

Ajo luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e transmetuesve nervorë në tru, steroideve dhe përthithjen e yndyrnave, proteinave dhe ushqyesve të tjerë nga ushqimet.

Thënë shkurt, kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për shëndetin.

Simptomat e Mungesës së Vitaminë B5

Nëse ndonjëherë ju duket sikur nuk i ndieni këmbët dhe më pas ju kaplojnë dhimbjet, atëherë duhet të dini se kjo është një simptomë e mungesës së vitaminës B5.

Kjo simptomë shoqërohet nga ndjenja e vazhdueshme e lodhjes dhe drobitjes së gjithë trupit.

Simptoma të tjera përfshijnë pagjumësinë, aneminë, të vjellat, kontraktimet e muskujve dhe çrregullime jo normale të lëkurës.

Ku gjendet vitamina B5?

Burimet më të rëndësishme të kësaj vitamine janë kërpudhat, brokoli, lakra, bishtajoret, salmoni dhe barishtet.

Kjo vitaminë gjendet edhe tek vezët, peshqit, majaja, arrorët, qumështi, djathi, gruri dhe kikirikët.

Vlerat shëndetësore të vitaminës B5

Stimulon hormonet

Vitamina B5 sintetizon shumë përbërës organikë të rëndësishëm për trupin e njeriut.

Për shembull, ajo është e rëndësishme për formimin e yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, amino acideve dhe antibiotikëve. Kjo vitaminë stimulon gjithashtu hormonet e veshkave.

Largon stresin

Vitamina B5 është me famë sa i përket heqjes së stresit dhe zgjidhjes së disa problemeve mendore si ankthi dhe depresioni.

Ajo rregullon hormonet që janë përgjegjës për krijimin e këtyre problemeve mendore.

Shëndeti i zemrës

Vitamina B5 bën një punë të mrekullueshme në mbrojtjen e funksioneve të zemrës.

Ajo rregullon nivelin e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut.

Gjallëria fizike dhe mendore

Vitamina B5 ndihmon në zbutjen e lodhjes dhe drobitjes fizike dhe rikthen të gjitha aktivitetet e metabolizmit.

Vitamina B5 rrit gjallërinë e trupit dhe e bën atë të jetë efikas në kryerjen e detyrave të përditshme.

Kjo vitaminë vlerësohet shumë nga njerëzit aktivë dhe ata që merren me sport.

Kujdesi për lëkurën dhe flokët

Vitamina B5 ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe paraqitjes së bukur të saj.

Ajo vonon shfaqjen e parakohshme të shenjave të plakjes, rrudhave dhe njollave të moshës.

Studimet kanë treguar se ajo luan një rol të rëndësishëm në pigmentimin e flokëve dhe parandalon zbehjen e ngjyrës.

Vitamina që tretet në ujë

Vitamina B5 i përket atij grupi vitaminash që treten në ujë nëse merren si suplement. Rrjedhimisht ajo nuk shoqërohet nga substanca toksike në organizëm.

Kjo vlerë e bën këtë vitaminë shumë efikase për njerëz të të gjitha grupomoshave.

Sistem i fortë imunitar

Vitamina B5 është shumë e mirë në forcimin e sistemit imunitar, duke na ardhur në ndihmë kundër një sërë infeksionesh apo sëmundjesh.

Nëse dëshironi që të zvogëloni gjasat e prekjes nga një sëmundje e keqe atëherë përpiquni të maksimizoni numrin e qelizave të bardha dhe të mbani sistemin imunitar të mbrojtur.

Këtë mund ta bëni duke ngrënë ushqime të pasura me vitaminë B5.

Rrit nivelet e hemoglobinës

Vitamina B5 arrin të rrisë nivelet e hemoglobinës në trupin e njeriut. Ajo ndihmon mëlçinë në metabolizmin e substancave toksike.

Ushqimet me vitamine B5,kunder alergjive,stresit dhe ankthit Read More »

Toniku qe ben mrekulli ne pastrimin e melcise dhe veshkave

Panxhari është një nga perimet më të mira të tokës për shëndetin e njeriut.

Përfitimet që vijnë nga panxhari janë të panumërta.

Ekspertët e mjekësisë popullore e përdorin panxharin edhe për të përgatitur një tonik të fuqishëm me një shije unike dhe vlera të mëdha shëndetsore.

Zhardhoku i kuq ka aftësinë të përmirësojë tretjen, rregullojë lëvizjen e zorrëve dhe të pastrojë mëlçinë dhe veshkat.

Pastrimi është diçka që organizmi e kërkon fort që të funksionojë më së miri pa kufizimet që përçojnë mbetjet toksike.

Vlerat shëndetsore të tonikut të panxharit

Ky tonik përgatitet nëpërmjet fermentimit që e transformon tërësisht panxharin duke i dhënë aftësi të mëdha për përmirësimin e shëndetit të stomakut, tretjes, alkalizimin e gjakut dhe trajtimin e gurëve në veshka.

Receta e këtij toniku magjik është e thjeshtë dhe mund ta lexoni në këtë artikull.

Përbërësit

Një kavanoz qelqi

Ujë të pastër

4 panxharë të kuq

1 lugë gjelle me kripë rozë të Himalajeve

Portokall, xhenxhefil, limon, erëza (opsionale)

Udhëzimet

Lajini zhardhokët mirë dhe më pas prijini në copa katrore.

Futini në kavanozin e qelqit dhe mbusheni me ujë.

Sigurohuni që të lini mjaftueshëm hapësirë me kapakun.

Shtoni kripën dhe erëzat,

Kavanozin mbulojeni me një napë të pastër ose peshqir dhe më pas lidheni me një llastik.

Vendoseni në një vend të izoluar në temperaturë ambienti për disa ditë.

Kur e gjithë masa të jetë bërë e kuqe flakë, atëherë hiqeni napën dhe mbylleni kavanozin me kapak.

Më pas vendoseni në frigorifer.

Kjo pije është një nga tonikët më efikasë për përmirësimin e funksionit të zorrëve, imunitetit, pastrimit të mëlçisë, balancimit të nivelit të pehashit dhe pastrimit të gjakut.

Për më tepër, ky tonik përmban shumë antioksidantë dhe lufton inflamacionin ndaj mund të përdoret me efikasitet në parandalimin e radikaleve të lira.

Toniku qe ben mrekulli ne pastrimin e melcise dhe veshkave Read More »

Mesoni kurat natyrale per shendetin e gjakut

Gjaku është energjia që mban në lëvizje organizmin tonë.

Normalisht, ai duhet të qarkullojë në trup pa u trazuar, duke transportuar ushqyesit e nevojshëm në qeliza dhe duke dhënë dhe mbështetur vazhdimësinë e jetës.

Kur gjaku mpikset në një prej enëve ose kapilarëve, gjithçka ngec.

Një gjë e tillë mund të jetë kërcënuese për jetën, sepse bllokimi i arterieve pengon furnizimin me gjak të organeve jetësore siç është zemra ose truri.

Parandalimi i mpiksjes së gjakut shpesh arrihet nëpërmjet kurave natyrale të cilat do t’i gjeni të shtjelluara në këtë artikull.

Gjaku përbën rreth 8 përqind të peshës trupore.

Roli i gjakut në jetën tonë shpesh anashkalohet deri në momentin kur pësojmë një lëndim në lëkurë.

Atëherë rikujtohemi për rëndësinë e gjakut dhe përbërësve të tij në parandalimin e humbjeve të mëdha.

Mpiksja e gjakut ka të bëjë me bashkimin e qelizave të kuqe dhe përbërësve të tjerë qelizorë dhe akumulimin e tyre në vendin e lëndimit për të parandaluar rrjedhjen e tepruar të gjakut.

Holluesit natyralë të gjakut janë të rëndësishëm. Zakonisht, mpiksja e gjakut është e shëndetshme dhe ka një qëllim të vetëm; të parandalojë rrjedhjen e tepruar të gjakut.

Por, në disa raste, mpiksjet e vazhdueshme janë tregues të një problemi më madhor shëndetësor.

Shmangni mpiksjen e gjakut në mënyrë natyrale.

Pini ujë

Uji është një hollues mjaft efikas por i nënvlerësuar i gjakut.

Dozat e mjaftueshme të ujit e mbajnë trupin të hidratuar dhe garantojnë një qarkullim të mirë të gjakut.

Xhenxhefili dhe hudhra

Janë dy prej përbërësve më të zakontë në kuzhinën tonë. Ata luftojnë inflamacionin dhe parandalojnë artereosklerozën ose trashjen e mureve të enëve të gjakut dhe formimin e pllakëzave.

Vitamina D

Në mjekësinë popullore tradicionale Vitamin D e marrë nga dielli pranohet të luajë një rol natyral në hollimin e gjakut.

Antioksidantët

Barishtet si spinaqi, zarzavatet si brokoli dhe arrorët parandalojnë oksidimin dhe prodhimin e radikaleve të lira, duke pakësuar rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Kivi dhe specat e kuq përmbajnë fitoushqyes të rëndësishëm dhe enzima që kanë vlera në hollimin e gjakut dhe largimin e toksinave prej tij.

Ushqime të tjera të pasura me antioksidantë përfshijnë thjerrëzat, tërshërën dhe grurin.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një nga kurat më të mira natyrale kundër mpiksjes së gjakut falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Çaji jeshil luan rol në zgjerimin e enëve të gjakut dhe prodhimin e lëndës së njohur si oksidi nitrik.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që gjendet tek agrumet, kivi, barishtet etj.

Ushqimet e pasura me vitaminën C ndihmojnë në rimëkëmbjen e mureve të arterieve dhe garantojnë një shëndet optimal vaskular.

Çokollata e zezë

Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane për Zemrën nxorri në pah se çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut, falë prodhimit të lëndëve të ndryshme kimike që zgjerojnë arteriet.

Speci djegës, çaji jeshil, xhenxhefili dhe hudhra janë ushqime të tjera që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është parësor në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër mpiksjes së tij.

Rëndësia e mëngjesit

Vlerësojeni mëngjesin. Zgjohuni herët. Niseni ditën me një vakt të mirë dhe të shëndetshëm dhe përfitoni të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Duhani vret

Duhani vret në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është dëmi që ai shkakton në enët e gjakut dhe problemeve me qarkullimin e tij.

Stresi

Stresi prish balancat hormonale dhe çon në prodhimin e radikaleve të lira që krijojnë një efekt zinxhir në trup përfshirë mpiksjen e tij.

Pakësoni alkolin

Nëse dëshironi të përmirësoni qarkullimin e gjakut, kufizoni dozat e alkolit.

Mesoni kurat natyrale per shendetin e gjakut Read More »

Shkencëtarët shpikin mënyrën e re.Merr fund koha e prezervativit

Femrat kanë përdorur për vite me radhë pilula, kondomë dhe implante, por një formë e re e kontraceptivit për meshkuj do të jetë në përdorim në vitin 2018. Një xhel që parandalon shtatzënitë e padëshiruara duke bllokuar prodhimin e spermës.

Cuditërisht, meshkujt nuk do duhet ta fërkojnë xhelin mbi penisin e tyre. Në vend të kësaj, ata do të duhet të masazhojnë xhelin në krahë dhe supe, për ta lënë atë të thithet në lëkurë dhe të arrijë në qarkullimin e gjakut.

Sapo të jenë absorbuar dy hormone sintetike, testosterone dhe progestin, bllokohen testet nga prodhimi i testosteronit të mjaftueshëm për të prodhuar nivele normale të spermës.

Sakaq xheli mund të ndalojë nivelet e spermës për rreth 72 orë, kështu që burrat do të duhet ta përdorin atë çdo ditë për të siguruar që spermatozoidi të mbetet në gjumë.

Krijuesit pretendojnë se nuk duhet të ketë efekte anësore të dyshimta, sepse xheli balancon çdo mospërputhje hormonesh.

Shkencëtarët shpikin mënyrën e re.Merr fund koha e prezervativit Read More »

Rama flet për shëndetësinë, ish-ministri: Je i droguar se s’ka mundësi

Një debat për sistemin shëndetësor është hapur së fundmi në politikë. Pas akuzave të Lulzim Bashës një ditë më parë, reagoi Ministria e Shëndetësisë, dhe sot në mëngjes.

Kryeministri Edi Rama i cili poston një video dhe shkruan se “janë bërë hapa para në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam”.

Reagimi i tij nuk ka revoltuar vetëm qytetarët e shumtë që i shkruajnë se shërbimi shëndetësor është mizerje dhe specialistët po largohen nga vendi, por edhe Ylli Manjanin.

Në një status në Twitter, ish-ministri i Drejtësisë shkruan se “Rama mund të jetë i droguar që mburret me shëndetësinë”. “Vetëm ata që kanë probleme me shëndetin mendor, mburren me sistemin e sotëm shëndetësor.

Vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë “hajt shnet shëndetit” nuk shohin tmerrin e shëndetësisë falas! Vetëm dashnorët e PPP-ve gjejnë të mira tek ky sistem, sepse bëjnë para”, shkruan Manjani.

Rama flet për shëndetësinë, ish-ministri: Je i droguar se s’ka mundësi Read More »

Të mirat e pafund të gështënjes

Gështenjat janë një ushqim veçanërisht ushqyes, i cili kur konsumohet në sasi normale, sjell përfitime shëndetësore.

Kaloritë që kanë janë të mjaftueshme (370 deri në 100 gram), përmban 48% ujë, shumë minerale dhe janë një burim i mirë i proteinave (aminoacidet esenciale që nuk prodhohen dot nga trupi) dhe karbohidratet (45%, kryesisht në formën e niseshtes).

Gështenja përmban proteina të mjaftueshme, vlera biologjike e së cilës është e ngjashme me proteinën e vezëve dhe tretet lehtësisht nga trupi.

Ndryshe nga frutat e tjera, gështenjat përmbajnë më pak yndyra ndërsa në të njëjtën kohë janë të pasura me minerale, vitamina dhe lëndë ushqyese. Është një burim i mirë i acideve yndyrore monounsaturated të tilla si acid oleik dhe palmitoleic, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe për të rritur të mirin (HDL ).

Janë të njohura për kontributin e tyre në funksionin e mirë të zorrëve si dhe një zëvendësues për drithërat.

Për sa i përket metaleve, kanë përmbajtje të mirë të kalciumit (për transferimin e stimujve nervorë dhe forcimin e kockave dhe të dhëmbëve), magnezin (antidepresive dhe thelbësore për shëndetin e flokëve), fosfor, hekur, natrium dhe kalium. Sa i përket kaliumit, përmbajtja e tyre është mjaft e lartë, duke arritur në 518 mcg në 100 gramë.

Përveç kësaj, gështenjat përmbajnë vitamina B1 dhe B2, të cilat janë thelbësore për transformimin e ushqimit në energji dhe funksionimin e qetë të sistemit nervor, si dhe vitaminë C (nxit sistemin imunitar) dhe acidin folik (të nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut).

Gështenja, të papjekura ose të pjekura, është një ushqim i plotë, ideale për fëmijët në zhvillim, për ata që shërohen nga sëmundje të ndryshme, si diarre, si dhe për atletët.

Edhe pse gështenja klasifikohen te grupi I frutave të thata pjesa e ngrënshme është e butë dhe karakterizohet nga një përmbajtje e lartë koll, dy herë më shumë se patatja.

 

Të mirat e pafund të gështënjes Read More »

Mengjes plot energji:Hithra,karrote dhe molle

Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve.

Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve.

Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt.

Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut.

Konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt.

Hithrat konsiderohen si një nga produktet natyrale më efikase në luftën kundër alergjive e cila gjithashtu ndihmon me sëmundjet respiratore.

Hithrat japin një ndihmesë domethënësë me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin.

Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore.

Hithrat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroideve, shpretkës dhe pankreasit.

Ato mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nëse përdoren si shpëlarës goje.

Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes.

Hithrat janë dhe një qetësues shumë i mirë natyral që ju çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve.

Lëngu që AgroWeb.org do t’ju sugjerojë është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët.

Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes.

Për këtë recetë do t’ju nevojiten:

6 degë të plota të hithrës
4 karrota
2 mollë

Udhëzimet:

Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat. Më pas shtrydhni karrotat dhe mollët.
Përzijeni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona.

Mengjes plot energji:Hithra,karrote dhe molle Read More »

Dy thelpinj hudhra ne dite,tre perfitime direkt ne organizem

Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.

Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.

Për një zemër të fortë
Kjo barishte i bën mirë zemrës. Ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Për më tepër, hudhra pakëson rrezikun e artereosklerozës dhe ndihmon në funksionimin e enëve të gjakut.

Qelizat e dëmshme
Përbërës të shumtë të hudhrës siç janë alicina, ajoena dhe trisulfidet ju mbrojnë nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene ndërsa dy përbërësit e tjerë shkatërrojnë ato të formuara dhe zhvilluara në organizëm.

Përveç kësaj, hudhra ndihmon në detoksifikimin e qelizave dhe shërben si antioksidant.

Kundër infeksioneve
Hudhra është përdorur prej shekujsh si një përbërës të fuqishëm kundër mikrobeve.

Alicina tek kjo bimë është përbërësi kryesor që e ndihmon trupin të largojë bakteret siç është salmonela, E.coli dhe stafilokoku.

Hudhra një është bakterial aq i fuqishëm sa arrin të zbrapsë edhe baktere kokëforta që i rezistojnë disa antibiotikëve.

Hani më shumë hudhër
Hudhra është një përbërës që nuk mund të mungojë në shumë gatime, që nga salca e makaronave deri tek mishi apo sallatat.

Ka disa sallata e salca që kërkojnë si përbërës hudhrën e pagatuar.

Ju mund të përgatisni një salcë të shijshme me avokado, hudhër, vaj ulliri, limon jeshil, kripë e piper.

Hudhrën e gjallë mund ta përdorni edhe në purenë e patateve.

Atë mund ta grini hollë, ta shtypni për të çliruar alicinën dhe ta shtoni në sallata apo supat me domate si dhe karrota.

Sigurohuni që të konsumoni të paktën dy thelpinj hudhër në ditë nëpërmjet recetave të larmishme.

Dy thelpinj hudhra ne dite,tre perfitime direkt ne organizem Read More »