Sipas një studimi të fundit, meshkujt të cilët bëjnë rregullisht sauna, shfaqin disa probleme në sistemin riprodhues, kanë cilësi të ulët të spermës së tyre, duke ulur kështu aftësisë riprodhuese.
E pas kërkimeve të shumta, këto janë disa nga rezultatet që kanë arritur disa studiues italianë.
Mjekët paralajmërojnë se dëmtimi mund të zgjasë disa muaj. Kërkuesit kanë zbuluar se meshkujt që bënin sauna 15 minuta në ditë, kishin të ulur vlerat e spermës dhe vetëm gjashtë muaj më vonë, ata mund të kthehen në normalitet.
Dr Andrew Kramer, një urolog në Universitetin e Maryland, thotë se temperaturat e larta ndikojnë në prodhimin e spermës.
Në një studim të botuar në të përditshmen “New York Times”, krahas stilit të jetës aktiviteteve fizike dhe konsumimit të alkoolit, u zbulua se ata të cilët nuk konsumojnë kos në krahasim me ata që e konsumojnë çdo ditë një të tillë, janë 3-4% më të rrezikuar ndaj kockave më të dobëta.
Prandaj përdorimi i kosit për çdo ditë mund të ulë deri në 39% rrezikun e osteoporozës tek gratë dhe 52% tek burrat në krahasim me ata që nuk e konsumojnë fare. Madje thuhet se fanatikët e këtij ushqimi kanë dhe performancë shumë më të mirë fizike.
E sipas ekspertëve, e mira e kosit qëndron tek përbërësit e tij, një miksim i pasur me vitaminat B, D dhe kalcium, të cilat s’mund të bëjnë gjë tjetër vetëm të ndihmojnë organizmin tone. E vetmja gjë për të cilën duhet të bëjmë kujdes tek to, është niveli i sheqerit, pasi nuk duhet kaluar masa.
Dhjami i akumuluar në zonën e barkut nuk është vetëm një problem estetik që ju bën të ndiheni të pasigurtë kur ekspozoni trupin në plazh ose kur ju duhet të provoni veshje në një dyqan. Studime të shumta sugjerojnë se madhësia e belit është më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dhjami në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë.
Ja e pranuam se dhjami përreth belit është i rrezikshëm, por çfarë mund të bëjmë për të? Fillimisht duhet të shmangen ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje të lartë të sheqerit. Të gjithë mund të përfitojmë duke ndjekur dietën mesdhetare, të pasur me produkte të freskëta, fruta, perime, drithëra, yndyra të shëndetshme, dhe duke limituar mishin e kuq. Lëvizja me shpesh nga kolltuku gjithashtu nuk do t’ju bëjë keq. Çfarëdo që mund të bëni për të hequr dhjamin në bark, sikur edhe pak centimetra, ju bën më të shëndetshëm. Megjithatë, disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse vini bark:
Nëna ka formë të trupit ‘mollë’: Pjesa e trupit ku depozitohet yndyra lidhet shumë me gjenetikën. Me një vështrim të shpejtë tek pema e familjes mund të zbuloni nëse keni prirje për të pasur formë të trupit si “mollë” apo “dardhë”. Ata të cilët gjenet i lidhin më shumë me formën e trupit “mollë” duhet të jenë më të zellshëm për t’u stërvitur dhe të limitojnë kaloritë nëse nuk duan që të vënë bark.
Ndryshimet hormonale: Gjatë periudhës së menopauzës, edhe gratë të cilat kanë formë të trupit “dardhë”, ku pjesa më e madhe e peshës trupore përqendrohet tek kofshët, fillojnë të vënë bark. Rënia e niveleve të estrogjenit, së bashku me ngadalësimin e metabolizmit me rritjen e moshës janë disa nga arsyet përse mund të vini bark.
Vuani nga sindroma policistike e vezores: Sindroma policistike e vezores prek rreth 10-20% të grave gjatë viteve riprodhuese. Këto gra kanë nivele më të larta të testosteronit dhe shpesh e gjejnë veten duke shtuar peshë, sidomos rrethe belit. Duke qenë se meshkujt kanë zakonisht formë të trupit “mollë”, mendohet se nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë këtë formë tipike “mashkullore” të shtimit në peshë. Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë çrregullime të ciklit menstrual, qime të shumta në trup dhe akne.
Nuk po flini sa duhet – ose po flini më shumë seç duhet: Si pagjumësia (kur flini më pak se 6 orë), ashtu edhe kur e teproni me fjetjen mund të çojnë në shtim të dhjamit në pjesën e barkut. Nëse e privojmë gjumin, metabolizmi fillon të ngadalësohet për të ruajtur energjitë, dhe fillojmë të hamë ushqime të pashëndetshme. Prandaj trupi fillon t’i ruajë kaloritë si dhjam, sidomos përkthe pjesë së belit. Sa i përket vënies së barkut për shkak të fjetjes për orë të zgjatura, shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë. Megjithatë mund të ndodhë sepse më shumë kohë në shtrat përkthehet në pak kohë të qenët aktivë.
Stresi: Kur jeni i stresua, trupi fillon të prodhojë kortizol, një hormon që bën kërdinë në trup të paktën në dy mënyra. Së pari, ai ju shton dëshirën për të ngrënë ushqime me yndyra dhe sheqer. Kortizoli gjithashtu alternon metabolizmin e trupit, kështu digjni më pak kalori dhe depozitoni më shumë dhjam në trup.
igurisht që gjatë dimrit do të jetë e vështirë t’i shmangeni duarve dhe këmbëve te ftohta.
Përmirësimi i qarkullimit të këtyre gjymtyrëve mund të jetë po aq i thjeshtë sa veshja e duarve, në vend të dorëzave, përdorimi i ushqimit pikantë.
Dr John Brill nga “Aurora Health Care” tha për Daily Mail se këto këshilla të vogla duke përfshirë qëndrimin larg cigareve dhe zëvendësimin e kafesë me ujë do të bëj që gjaku i juaj të rrjedh më shpejt.
Sidoqoftë, Dr Brill paralajmëroi se nëse nuk mund të ngrohesh pas ardhjes nga të ftohtit në një vend të ngrohtë dhe nuk shihni ndryshimet e ngjyrës së lëkurës, atëherë mund të nënkuptojë diçka shumë më serioze, transmeton Indeksonline.
1.Përdorni rroba të lira në vend të atyre që ju ngushtojnë duart
Dr Brill tha se gjëja më e rëndësishme është të mbash duart dhe këmbët e mbuluar me veshje.
“Gjërat që janë më të lirshme janë më të mira për të mbajtur duart dhe këmbët e ngrohta, si për shembull dorashka në vend të dorezave”, ka thënë ai.
Një përshtatje e lirshme lejon që trupi juaj të ngroh hapësirën përreth duarve, duke vepruar si izolues.
2.Provoni ushqim me aromë dhe pikante
Ushqimet me erëza mund të nxisin qarkullimin e mirë duke hapur enët e gjakut.
Kur hani ushqime pikante, rritet temperatura juaj e trupit, duke bërë që zemra juaj të pompojë më shpejt dhe të bëj që gjaku të qarkullojë më shpejt.
Specat pikante janë të pasura me vitamina A dhe C të cilat ndihmojnë në forcimin e artilerive dhe enëve të gjakut që mund të parandalojnë mpirje nga qarkullimi i dobët.
3.Jo cigares, kafesë dhe alkoolit
Tre gjërat kryesore që duhet shmangur gjatë kohës së dimrit janë: nikotina, kafeina dhe alkooli, ka thënë Dr Brill.
Si nikotina ashtu edhe kafeina shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e gjakut në duart dhe këmbët e juaja të ftohta.
Ai shtoi se përveç të bën të dehidruar, një keqkuptim i madh për alkoolin është se kjo ju bën të ngrohtë.
“Në fakt, alkooli krijon perceptimin se ju jeni të ngrohtë, e cila është shumë e rrezikshme”, ka thënë Brill.
“Ju nuk jeni duke u ngrohur, ju thjeshtë jeni më pak të ndërgjegjshëm se sa ftohtë keni”, ka thënë ai.
4.Hani peshk dhe zarzavate të pasura me hekur
Marrja e shtesave ose ushqimi i lartë me vaj peshku, niacin dhe hekur, të gjitha hapin arteriet duke lejuar që gjaku të qarkullojë lirshëm përmes trupit tuaj.
Peshku është i pasur me acide të larta yndyrore omega 3 dhe 6 që kanë treguar për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Perimet jeshile dhe mishi i kuq janë të gjitha të pasura me hekur, i cili njihet edhe për rritjen e qarkullimit.
5.Qëndroni të hidratuar edhe kur nuk jeni të etur
Sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ushqen të gjitha qelizat në trupin tuaj, prandaj është e rëndësishme ta mbani atë të hidratuar.
Qëndrimi i hidratuar ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe është thelbësore për të mbajtur qarkullimin.
Ndryshe nga vera, dehidrimi gjatë dimrit është më pak i dukshëm dhe ju nuk mund ta vini re edhe kur ndiheni të etur.
Një nga arsyet kryesore që njerëzit vuajnë nga hipotermia është se ata bëhen të dehidruar përderisa qëndrojnë jashtë për një periudhë të gjatë kohore.
Pirja e pijeve të nxehta do ju mbajë të hidratuar duke ju ngrohur nga brenda.
6.Jini aktiv
Lëvizja më e shumtë do të bëj që gjaku i juaj të ketë më shumë qarkullim në këtë mënyrë edhe nuk do të keni shumë të ftohtë.
7.Çfarë do të thotë nëse ju edhe pas këtyre keni ende të ftohtë?
Nëse thjesht nuk mund të ngrohesh edhe pas këtyre gjërave, ose përjetoni dhimbje në duar dhe këmbët së bashku me të ftohtit, kjo mund të jetë se keni arterie të bllokuara ose ndonjë gjendje tjetër shëndetësore si anemia ose fenomeni i Raynaudit.
Raynaud është një gjendje në të cilën disa zona të trupit ndihen të mpirë dhe janë të zbardhur kur ekspozohen ndaj të ftohtit
A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë?
Vetëm idea e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo?
Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm.
Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.
Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes.
A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar?
Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.
Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit.
Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli ‘fillimi i mbarë, gjysma e punës.’
5 Arsyet Përse Duhet të Pini Ujë Që Në Mëngjes
Do të hidratoheni
Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.
Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.
Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.
Metabolizmi do të përmirësohet
Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind.
Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.
Trupi do të pastrohet nga toksinat
Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.
Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.
76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë
Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim.
Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.
Do të ndiheni më të ngopur
Uji mbush stomakun.
Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur.
Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.
Këshilla Për Pirjen e Ujit
Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni.
Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.
Mos pini pije alkolike përpara gjumit.
72 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.
75 përqind e muskujve përbëhen nga uji
82% e gjakut është ujë
90% e mushkërive është ujë
76% e trurit përbëhet nga uji
25% e kockave përbëhen nga uji
Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit.
Trupi varet nga uji që të mbijetojë.
Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.
Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon.
Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të përdorë kundër shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve.
Një prej këtyre kurave bashkon qumështin dhe hudhrën për të krijuar një lëng të fuqishëm kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera.
Ja si ta përgatisni këtë kurë në mënyrën më të thjeshtë dhe ta përdorni atë sa herë keni nevojë.
Përgatitja:
Përbërësit:
10 thelpinj hudhër të grirë hollë
2-3 lugë çaji me sheqer ose mjaltë
500 ml qumësht
250 ml ujë
Udhëzimet:
Përzieni ujin dhe qumështin në një tenxhere. Shtoni hudhrën dhe vendoseni në zjarr. Sapo lëngu të marrë valë, uleni temperaturën dhe përziejeni vazhdimisht.
Pas pak minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri, kullojeni lëngun, shtoni sheqerin ose mjaltin dhe pijeni të ngrohtë.
Përfitimet e kësaj pijeje të shëndetshme janë të shumta.
Artriti dhe Nervi Shiatik
Konsumi ditor i këtij lëngu ndihmon në trajtimin e simptomave dhe dhimbjeve shoqëruese të artritit. Ky qumësht ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të nervit shiatik.
Sëmundjet e zemrës
Qumështi me hudhra është një mënyrë shumë efikase në uljen e kolesterolit të keq dhe parandalimit të formimit të pllakëzave të gjakut.
Azma
Qumështi me hudhra duhet pirë çdo natë përpara gjumit për të zbutur simptomat e azmës. Ju mund të pini qumështin ose të hani tre thelpinj hudhër çdo natë.
Verdhëza
Hudhra eliminon toksinat nga organizmi dhe aktivizon enzimat e mira me qëllim përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Hudhra përmban shumë sulfur që është mjaft i rëndësishëm për mëlçinë.
Hudhra përmban edhe selenium dhe alicinë të cilat luftojnë yndyrosjen e mëlçisë. Konsumi i rregullt i hudhrës dhe qumështit në një lëng të vetëm për pesë ditë me rradhë, ndihmon në trajtimin e verdhëzës.
Pagjumësia
Qumështi me hudhra ndihmon në qetësimin e organizmit dhe ju ndihmon të flini më mirë.
Pneunomia
Qumështi me hudhra duhet pirë tre herë në ditë kundër pneumonisë.
Kolla
Kombinoni qumështin, hudhrën, shafranin e Indisë dhe pak mjaltë dhe pijeni lëngun për të kuruar kollën kronike.
Tretja
Vlerat fantastike antiseptike të hudhrës e bëjnë atë shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, tretjen, pastrimin e sistemi limfatik dhe detoksifikimit të trupit. Ky lëng ndihmon në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe kundër diaresë.
Kolesteroli
Pijeni qumështin me hudhra për një javë të tërë nga një gotë për të rregulluar nivelin e kolesterolit.
Eshtë një realitet i trishtë që muajt e ftohtë bashkohen me të ftohtët e gripin, por është një fakt.
Madje edhe më të fiksuarit ndaj higjienës dhe dizinfektantëve të duarve nuk i shpëtojnë dot virozave.
Mundësia për t’u sëmurë varet më shumë nga gjendja juaj shëndetësore sesa nga sa herë i lani duart apo i dizinfektoni, por kjo s’do të thotë që s’duhet të bëni kujdes ndaj ambjentit.
Kur vjen puna për t’u mbrojtur nga sëmundjet kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.
Nëse plani juaj për të mos u sëmurë këtë vjeshtë fillon dhe mbaron me të konsumuarit të një gote më shumë lëng portokalli, ndoshta bëni mirë ta rimendoni këtë strategji.
Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë, por cili çaj funksionon më mirë?
Çaji i Malit
Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit, një tisanë unike e shumë e shëndetshme, thesari i paçmuar nga i cili mund të përfitohet, jo vetëm duke e konsumuar.
Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.
Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në male në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore.
Të huajt mbarojnë për çajin tone të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.
Çaji i Mentes
Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut dhe ndihmon procesin e tretjes.
Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.
Eleminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.
Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.
Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe uron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.
Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.
Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.
Çaji Jeshil
Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut.
Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrnave duke përmirësuar performancën fizike.
Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione.
Numri i njerëzve që pësojnë efekte anësore dhe komplikime të shkaktuara nga barnat dhe ilaçet është tronditës.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit janë më shumë se 1.5 milion raste të regjistruara në botë.
Çdo lloj ilaçi i marrë me recetë mund të shkaktojë një lloj rreziku shëndetësor.
Humbja e kujtesës është një nga efektet anësore më të zakonshme.Ju sjellim një informacion shumë të rëndësishëm mbi gjithçka duhet të dini.
Qetësuesit dhe Ilaçet e Gjumit
Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.
Njerëzit që përdorin këtë medikament përjetojnë halluçinacione; ecin në gjumë, madje ngasin makinën po në gjumë.
Marrja e këtij ilaçi për trajtimin e problemeve të gjumit nuk i jep trurit gjumin ripërtëritës që ka nevojë për të riparuar dhe ruajtur vetë.
Ajo shkakton gjendje të ngjashme me të qenit i dehur ose të qenit në koma.
Mjekimet me Statina
Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.
Truri ka nevojë për kolesterolin për funksionimin e duhur, për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit e shpejtë. Këto barna mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e trurit dhe kujtesën.
Mjekimet me Ilaçet ANTI
Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.
20 Ilaçet me efekt anësor Humbjen e Kujtesës
Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.
Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë ilaç, veçanërisht këto lloje të barnave.
Para se të vendosni t’i përdorni ato, përpiquni t’i trajtoni problemet natyrshëm me përbërës dhe mjete natyrale, të keni aktivitet të rregullt fizik dhe të ndryshoni stilin e jetës.