Shendetesi

Një infermiere shembull si kjo do ta donte çdo fëmijë, ja çfarë tretmani i bënë këtij vogëlushi

Kjo infermiere bëri veprime mjaftë mbresëlënëse duke i dhënë tri vaksina një fëmije që në fillim ishte shume nervoz, por që në fund ai u nda shumë i kënaqur nga ajo.

Infermierja nga St Petersburgu në Florida, në fillim i premtoj vogëlushit 5 dollarë nëse nuk do të bënte probleme.

Pas tri vaksinave vogëlushi mori 5 dollarët e premtuar dhe falënderoj infermieren për shërbimin e saj. /Indeksonline/

 

 

Një infermiere shembull si kjo do ta donte çdo fëmijë, ja çfarë tretmani i bënë këtij vogëlushi Read More »

Gratë shtatëzëna duhet të heqin dorë nga ilaçet, mund të shkaktojnë astmë tek fëmijët

Përdorimi i ilaceve prek më shumë gratë shtatzënë duke shkaktuar astmë tek foshnjet e tyre.

“Të gjitha gratë duhet të kenë shumë kujdes kur marrin ilace gjatë shtatzënisë,” – tha dr.Huahaoi, autor i studimit në Universitetin e Kinës, Zhejiang.

Sipas studimit që është bazuar në tetë vëzhgime, u zbulua se rreziku i astmës tek fëmijët rritet me 34% kur nëna përdorte ilace të njohura si frenues të pompës proton dhe 57% me përdorimin e receptorit Histaminë-2.

Sipas Reuters, autorët e këtij studimi kanë qëllim të rekomandojnë të gjithë nënat shtatzënë që të heqin dorë nga përdorimi i barnave mjekësore pasi ka rreziqe të mëdha tek foshnjet e tyre.

Gratë shtatëzëna duhet të heqin dorë nga ilaçet, mund të shkaktojnë astmë tek fëmijët Read More »

Lengu i ullirit:Pse duhet ta pini dhe si ta pergatisni

Ulliri na ofron një sërë përfitimesh mbresëlënëse dhe jo vetëm nëpërmjet vajit të tij.

Lëngu i ullirit është një prej lëngjeve më të shëndetshme.

Ky lëng shpesh ngatërrohet me vajin e ullirit por janë gjëra të ndryshme.

Lëngu i ullirit është baza e kripur që u hidhet ullinjve për përgatitje.

Kjo substancë e ngjashme me shëllirën është e shëndetshme, kremoze dhe një alternativë e volitshme në gatim.

Kjo masë paksa e trashë përdoret në sallata ose pjata me mish dhe peshk.

Lëngun e ullirit e gjeni kryesisht të përfshirë nëpër shumë kokteile alkolike siç është ai me martini.

Shumë njerëz e çojnë dëm lëngun e ullirit, por ai duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes.

Përfitimet e lëngut të ullirit

Lëngu i ullirit ruan ekuilibrat e lëngjeve në trup, përmirëson funksionet e nervave, mbron sistemin imunitar, parandalon sëmundjet kronike dhe forcon muskujt.

Sodiumi konsiderohet si diçka e keqe por ky mineral kur bashkohet me kaliumin dhe nuk konsumohet në sasi të mëdha, përmirësojnë shëndetin.

Nëse e pini lëngun e ullirit pa e tepruar do të merrni sodiumin dhe kaliumin e duhur në formën e elektroliteve.

Prania e sodiumit është e rëndësishme për funksionin e nervave por kjo nuk do të thotë që duhet ta teproni me lëngun e ullirit.

Ju duhet të pini sasi të vogla të këtij lëngu të fermentuar që u bën mirë njerëzve që i nënshtrohen një regjimi ushqimor me pak kripë.

Prania e sodiumit dhe e elektroliteve apo mineraleve të tjera është e nevojshme për të gjithë muskujt.

Përbërësit e tjerë të lëngut të ullirit janë uji dhe uthulla që lufton bakteret dhe përmban antioksidantë të rëndësishëm kundër infeksioneve.

Uthulla tek lëngu largon inflamacionin dhe ul rrezikun e sëmundjeve kronike.

Për më tepër, uthulla në fjalë ul nivelin e sheqernave në gjak, sidomos pas ngrënies së  një vakti.

Ndaj ekspertët rekomandojnë një lugë të vogël të këtij lëngu përpara ushqimit për të parandaluar rritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak.

Me lëngun e fermentuar të ullirit por edhe lëngjet natyrale të ullirit duhet të tregoni kujdes sepse përmbajnë shumë kripë.

Ja  si ta bëni vetë lëngun e ullirit:

Përbërësit:

Një filxhan me ullinj të freskët me ose pa bërthamë.

Një gotë me ujë

Një lugë gjelle me kripë

Një lugë çaji me uthull.

Udhëzimet

Lajini ullinjtë me ujë të bollshëm. Mbusheni 2/3 e kavanozit me ullinjtë (preferohen pa bërthamë) dhe lëreni mënjanë.

Përzieni ujin, uthullën dhe kripën në një enë tjetër dhe hidheni në kavanoz duke mbushur 80 përqind të tij.

Mbylleni kapakun dhe tundeni kavanozin.

Futeni në frigorifer dhe mbajeni për gjithë natën.

Përpara se ta hapni kapakun, tundeni edhe një herë dhe më pas kullojeni lëngun në një enë tjetër.

Ullinitë shtypini dhe bëjini pelte duke i hedhur në një napë të pastër.

Shtrydheni napën për të nxjerrë lëng të pastër ulliri të cilën duhet ta bashkoni me lëngun tjetër në kavanoz.

Futeni në frigorifer deri sa të jeni gati për ta përdorur.

Lengu i ullirit:Pse duhet ta pini dhe si ta pergatisni Read More »

Ja sa herë mjafton të pini cigaren, për të mbetur i varur nga ajo

Ngrehja e një tymi të cigares është e mjaftueshme për t’u  bërë i varur nga cigarja, ka gjetur një studim i ri.

Më shumë se dy të tretat e njerëzve që provojnë duhanin për herë të parë vazhdojnë të bëhen duhanpirës të përditshëm.

Zakoni i pirjes së duhanit u analizua tek 215 mijë njerëz nga ekipi i Queen Mary, Universiteti i Londrës, duke përdorur bazat e të dhënave globale, transmeton Indeksonline.

Ata gjetën se 60, 3 për qind e tyre kishin provuar të paktën një cigare, prej të cilëve 68.9 për qind kishin vazhduar më pas të  bëhen duhanpirës të përditshëm.

Hulumtuesit kryesor, Peter Hajek, një psikolog në Mbretërinë Mary, tha: “Kjo është hera e parë që qëndrimi që është dokumentuar nga një grup i  madh i të dhënave, se mund të bëhesh i varur nga cigarja me vetëm një pirje.

Megjithatë ata kanë arritur të shohin një përparim tek adoleshentët sa i përket pirjes së cigares. Sipas tyre janë vërejtur vetëm 19 për qind e të rinjve nga mosha 11-15 vjeçe që konsumojnë cigare, gjë që në krahasim me vitin 2011, ku 40 për qind e adoleshentët nën moshën 16 vjeçe thuhej se konsumonin cigaren.

Ja sa herë mjafton të pini cigaren, për të mbetur i varur nga ajo Read More »

Nje portokall ne dite,shtate perfitime per organizmin

Portokalli është agrumja më e preferuar e miliona njerëzve në botë.

Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe athtësisë, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera.

Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 7 përfitime të menjëhershme.

Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë

Portokalli përmban shumë vitaminë  C ose përafërsisht 116 përqind të vlerës së rekomanduar ditore.

Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës.

Portokalli përmban shumë betakaroten, që në organizëm kthehet në vitaminë A e cila na ndihmon të jemi ‘syshqiponjë’ edhe në errësirë.

Mungesa e vitaminës A është shkaktari numër një i problemeve me sytë.

Më pak rrezik nga ishemia

Këto agrume përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e ishemisë.

Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.

Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.

Portokalli dhe oreksi

Portokalli është një burim shumë i mirë fibre. Një kokërr e vetme përmban 12 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Fibra rregullon lëvizjen e zorrëve, ul kolesterolin, mban nën kontroll sheqernat në gjak, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Fibra ngadalëson tretjen ndaj ju do të ndiheni më të ngopur dhe për shumë gjatë.

Portokalli kundër radikaleve të lira

Fibra dietike që gjendet tek portokalli ul rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, ndërsa i gjithë fruti është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme tumorale të mushkërisë, stomakut, gojës, laringut dhe ezofagut.

Lëkurë më e shëndetshme

Një portokall në ditë e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme.

Portokalli përmban vitaminë C që e ndihmon organizmin të sintetizojë kolagjenin, një proteinë e dobishme për një lëkurë të shëndetshme.

Portokallët përmbajnë edhe beta karoten që transformohet në vitaminë A që ndihmon në rritjen e qelizave të lëkurës.

Marrja e vitaminës C çdo ditë ka shumë përfitime në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ruan shëndetin e enëve të gjakut.

Trup i shëndetshëm

Vitamina C tek portokallet është e rëndësishme për rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e kockave.

Ajo është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit që nevojitet në çdo qelizë të trupit.

Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet.

Nje portokall ne dite,shtate perfitime per organizmin Read More »

Vera e kuqe ilaç për zemrën

Vera është pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit Vera është konsideruar si një prej pijeve më të shëndetshme.

Një gotë me verë të kuqe përmban sasi të lartë antioksidantësh. Vera ka ndikim pozitiv në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Studimet kanë treguar se vera e kuqe e pasur me flavonoide është më e mira për shëndetin.

Flavonoidet janë të njohura për cilësitë e tyre antioksiduese dhe ndihmojnë trupin tu rezistojë viruseve apo qelizave kancerogjene.

Vera e kuqe përmban gjithashtu antioksidantë të tjerë që ndihmojnë trupin tu rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë edhe pse vera përmban përbërës shumë të rëndësishëm për një shëndet të mirë, nuk duhet tepruar.

Këshilla për përdorimin e verës

– Një gotë verë në ditë është e shëndetshme për zemrën

– Vera nuk u këshillohet grave shtatzëna apo atyre që kanë fëmijë në gji

– Vera nuk u bën mirë fëmijëve në moshë të vogël

– Vera është e këshillueshme për personat që vuajnë nga anoreksia

Vera e kuqe ilaç për zemrën Read More »

Një shpresë e vogël për ata që vuajnë nga ‘Migrena’ paralajmërohet ilaçi i ri

Të shumtë janë njerëzit që vuajnë nga migrena. Të paktën një herë në muaj, kanë dhimbje koke aq të tmerrshme, problem ndijore dhe periudha të përhershme të të vjellave.

Sulmet në fjalë mund të zgjasin dy javë ose më shumë. Migrena ka një ndikim të madh në çdo aspekt të jetës, prandaj pritet që US Food dhe Administrata e barërave të botës, të lejojë një ilaç të ri në 2018, për të mundësuar parandalimin e këtyre sulmeve.

Edhe pse migrena ndikon tek rreth 15 përqind e popullsisë së botës-më shumë se diabeti, epilepsia dhe astma-përparimet në trajtim kanë qenë të ngadalta, për të thënë aspak.

E fundit ka ndodhur 30 vjet më parë, në zhvillimin e ‘triptans’.

Përgjatë migrenës, enët e gjakut në tru zgjerohen dhe shtypen në mbaresa nervore, duke shkaktuar dhimbje të tmerrshme.

Triptans, është lloj i ilaçit i ili zhvillua për të ngushtuar enët e gjakut dhe kështu të lehtësojë dhimbjet.

Studimet njerëzore gjithashtu tregojnë se njerëzit që vuajnë nga migrenet janë më të ndjeshëm ndaj niveleve të CGRP, dhe CGRP lartë shkakton dhimbje koke të migrenës brenda disa orësh. Kjo bëri që hetimi të bllokojë CGRP si një terapi të re të migrenës.

Disa kompani tashmë kanë ilaçet monoklonale të antitrupave dhe janë duke konkurruar për të marrë produktet e tyre në raftet e para.

Bashkëpunëtorët Novartis dhe Amgen shpresojnë se FDA do të miratojë erenumabin në fillim të vitit 2018.

Këto janë firma farmaceutike izraelite ‘Teva’ dhe Eli Lilly. Të dyja firmat synojnë të kenë miratimin e FDA-së.

Njerëzit që vuajnë nga migrena kanë thënë se ky është një lajm i mirë dhe një shpresë për të gjithë ata që nuk gjetën dot ende ilaçin për ndalimin e dhimbjes.

Një shpresë e vogël për ata që vuajnë nga ‘Migrena’ paralajmërohet ilaçi i ri Read More »

Bima e arte per shendet te mire:Shtogu

Jeni në kërkim të një kure mjekësore që trajton dhe shëron shumë probleme shëndetësore? Shtogu, lëngu i të cilit konsiderohet si ari i lëngshëm.

Shtogu është një nga bimët më të lashta të kësaj toke. Emri shkencor i shtogut që përdoret gjërësisht për motive mjekësore është Sambucus nigra.

Recetat mjekësore me bazë shtogu janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë.

Sipas Hipokratit, shtogu ishte një thesar i mirëfilltë falë aftësive për të shëruar një sërë problemesh mjekësore.

Të gjitha qytetërimet e lashta kanë pasur të drejtë për përdorimet e shtogut si një prej barishteve më të fuqishme kundër virozave.

Vlerat shëndetësore të shtogut përfshijnë: shërimin e të ftohtit, virozave, sinozitit, dhimbjeve nervore, inflamacionit, lodhjes kronike, alergjive dhe konstipacionit.

Nëse shtogu përdoret brenda 48 orëve të para të simptomave, atëherë ekstrakti i tij arrin të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e gripit. Por nuk mbaron me kaq.

Nëse flasim për fuqinë e antioksidantëve që përmban shtogu, atëherë duhet të dini se kjo bimë përmban më shumë flavonoidë se boronicat, manat goxhi, boronicat e kuqe dhe manaferrat.

Po të lexoni deri në fund të këtij artikulli  do të kuptoni më shumë për vlerat fantastike të shtogut.

Lufton të ftohtin dhe gripin

Shtogu forcon sistemin imunitar në mënyrë natyrale. Kokrrat e tij përmbajnë substanca kimike të quajtura anthocianidinë të cilat kanë efekte stimuluese të sistemit imunitar.

Ekstrakti i shtogut është i sigurt në përdorim, efikas dhe një alternativë e lirë për të gjitha trajtimet e simptomave të gripit dhe të ftohtit.

Kundër infeksioneve në sinuse

Shtogu ka vlera të pakundërshtueshme kundër inflamacionit falë përmbajtjes së madhe të antioksidantëve.

Infeksionet e sinusit shkaktohen nga inflamacioni i mukozës së rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo bimë që lufton virozat është premtuese si një kurë natyrale kundër këtyre infeksioneve.

Ul sheqernat në gjak

Lulja dhe kokrrat e shtogut janë përdorur tradicionalisht kundër diabetit.

Studimet kanë konfirmuar se ekstraktet e shtogut stimulojnë metabolizmin e glukozës dhe sekretimin e insulinës, duke ulur kështu nivelet e sheqerit në gjak.

Diuretik natyral

Shtogu promovon lëvizjet e zorrëve dhe urinimin. Studimet kanë treguar se shtogu ose varieteti Sambucus ka një rol natyral diuretik, që do të thotë se stimulon urinimin.

Mjekët rekomandojnë përdorimin e substancave diuretike kur organizmi ruan shumë lëngje. Një problem i tillë vërehet më shumë tek të rriturit dhe të moshuarit.

Mban lëkurën të shëndetshme

Shtogu ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së kozmetikës për shumë arsye. Bioflavonoidët dhe antioksidantët së bashku me vitaminën A, e bëjnë atë të jashtëzakonshëm për shëndetin e lëkurës.

Studiuesit janë të mendimit që shumë prej përbërësve të shtogut ndihmojnë lëkurën të qëndrojë e shëndetshme.

Lehtëson alergjitë

Lulet e bimës së shtogut janë pjesë e kurave natyrale bimore kundër alergjive.

Duke qenë se alergjitë e stërmundojnë sistemin imunitar dhe shkaktojnë inflamacione të ndryshme, shtogu kundërpërgjigjet duke e forcuar sistemin imunitar dhe qetësuar inflamacionin, rrjedhimisht duke lehtësuar alergjitë.

Kur bëhet fjalë për të ftohtin, virozat dhe problemet e tjera me frymëmarrjen, duhet të përdorni shurupin e shtogut.

Në treg mund të gjeni marka cilësore të këtij shurupi, ose mund ta përgatisni vetë atë në kushtet e shtëpisë.

Ja receta e mëposhtme:

Shurup shtogu i bërë në shtëpi!

Përbërësit: 
• 3 gota e gjysmë me ujë të ftohtë
• 2 gota me kokrra të thata shtogu
• 1 lugë gjelle me xhenxhefil organik të freskët ose të thatë
• 1 lugë çaji me kanellë pluhur ose 1 shkop kanelle
• 1 filxhan me mjaltë cilësor

Udhëzimet:
1. Hidhni ujin në një tenxhere. Shtoni kanellën, kokrrat e shtogut dhe xhenxhefilin.
2. Lëreni lëngun të ziejë.
3. Ulni zjarrin dhe mbajeni tenxheren të mbuluar ndërsa lëngu zien për 40-45 minuta deri sa sasia e lëngut të përgjysmohet.
4. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtypini kokrrat.
5. Përdorni një napë të pastër ose kullesë dhe lëngun hidheni në një enë qelqi. Nëse përdorni napën, mos hezitoni ta shtrydhni atë që të përftoni lëngun e mbetur.
6. Shtoni mjaltë dhe përziejeni deri sa të jetë tretur.
7. Shurupin hidheni në një shishe ose enë qelqi të sterilizuar.

Çaji i shtogut është një tjetër alternativë e sugjeruar për përdorim. Ju mund të blini çaj me bustinë ose të blini kokrrat dhe lulet e thata duke e përgatitur çajin vetë.

Mjafton një lugë me kokrra ose lule të thata dhe një filxhan me ujë. Nëse nuk ju pëlqejnë çajrat e ngrohtë, atëherë përdorni lëngun e shtogut, që është i ëmbël dhe freskues.

Bima e arte per shendet te mire:Shtogu Read More »