Shendetesi

Mjekët pensionistë, punojnë vullnetarisht në spitalin e Sarandës

Mjekët pensionistë po punojnë vullnetarisht në Sarandë për të mbuluar nevojat në shumicën e specialiteteve.

Pediatri i njohur Minella Nini ka 7 vjet që ka dalë në pension, por vijon ende të kontribuojë vullnetarisht për vizitat e fëmijëve në pediatri për të mbështetur nevojat e spitalit të Sarandës. Ai është njëri prej dy mjekëve pediatër pensionistë në këtë pavion.

“Që të mbash dhe të ruash shëndetin tënd nuk të gjen gjë nga puna. Isha në kulmin e moshës dhe fizikut në kohën që mbusha pensionin. Ka nevojë për shumë dhe jo vetëm për një e dy. Shumica janë pensionistë. Pensionisti do të punojë atë që ka takat dhe ti do shfrytëzosh atë që ka fuqi. Nuk ke humbje si shtet, përkundrazi ke fitim”, tha Minilla Mini pediatër në pension.

Drejtori i spitalit Tajar Lako thotë se spitali me 200 të punësuar ka vetëm 27 mjekë por peshën kryesore të shërbimit e mbajnë mjekët pensionistë. Kështu shërbime të tilla si kardiologjia, pediatria, hematologjia, gastroenderologjia, infektivi, nefrologjia dhe specialitete të tjera mbulohen nga mjekë në pension për të cilët janë zgjatur kontratat ose është rënë dakord të kontribuojnë vullnetarisht.

“Është dashur që ne të angazhojmë ose mbajmë disa mjekë që kanë mbushur moshën e pensionit. Aktualisht kemi pasur dy mjek, po para 2-3 muajsh na kanë dalë në pension dhe tre mjekë të tjerë. Për mua kanë dalë në pension por janë tepër vital”, thotë Tajar Lako drejtor i spitalit.

Spitali i Sarandës me një xhiro të shtretërve prej 47 për qind ka mungesë emërimesh të reja prej vitesh. Institucioni përballon çdo verë kapacitetin e shtuar të pacientëve që kalojnë pushimet në Sarandë, por vijon të ndjejë mungesën e mjekëve për shumë specialitete.

Mjekët pensionistë, punojnë vullnetarisht në spitalin e Sarandës Read More »

Prodhon shumë, shet 500 litra qumësht gjiri për 7 muaj

Pak më shumë se shtatë muaj më parë lindi fëmijën e saj të parë, djalin e quajtur Anjelo.

24-vjeçarja Rafaela Lamprou nga Qipro, thotë se ndryshe nga shumë familje që njeh, asaj nuk i janë shtuar shpenzimet për rritjen e djalit. Përkundrazi, i janë shtuar të ardhurat.

Trupi i Rafaelas nisi të prodhojë më shumë qumësht gjiri nga sa kishte nevojë djali i saj, Anjelo dhe 24-vjeçarja, për të mos e shpërdoruar vendosi që të kërkojë në internet.

Aty gjeti në disa faqe persona, kryesisht meshkuj që kanë për pasion “bodybuilding” të interesuar që të paguanin për qumështin e gjirit.

Pa u menduar dy herë, 24-vjeçarja u vendos në kontakte me ta dhe nisi që të shesë qumështin e saj. Thotë se deri më sot ka shitur rreth 500 litra qumësht gjiri dhe vetëm nga shitjet ka grumbulluar rreth 6 mijë euro.

Meshkujt që ushtrojnë “bodybuilding” besojnë se qumështi i gjirit ndihmon në rritjen e sasisë së muskujve të tyre.

Prodhon shumë, shet 500 litra qumësht gjiri për 7 muaj Read More »

Mendoi se ishte shtatzënë, ajo që i gjetën mjekët në bark e la të shokuar

Margaret McMahon nga Belfast, mendoi se ishte shtatzënë në moshën 48-vjeçare por pas disa kohësh ajo zbuloi një të vërtetë të frikshme.

9 muaj kaluan pa u ndjerë dhe “shtatzënia” i supozuar i zgjati 3 vite.

 

McMahon shkoi për t’u kontrolluar tek mjekët më në fund pas shumë lëniesh pas dore.

Pas një skanimi me lazer ata bënë të mundur zbulimin e një tumori me madhësinë e një shalqiri.

 

Ajo u bë operim dhe mundi të shpëtonte duke hequr nga mitra kështu tumorin që në mendjen e saj ishte një fetus.

Mendoi se ishte shtatzënë, ajo që i gjetën mjekët në bark e la të shokuar Read More »

Ja si të pastroni zorrën e trashë nga papastërtitë

Mjekët thonë se detoksifikimi i trupit çon në një mënyrë jetese të shëndetshme. Për këtë arsye, ju do të jeni në gjendje të luftoni sëmundje të ndryshme.

Pasi sëmundjet e vazhdueshme janë zakonisht për shkak të akumulimit të toksinave në trup, të cilat, ndër të tjera sjellin akumulimin e fekaleve për shkak të ushqyerjes së dobët dhe stresit.

Mësoni fuqinë shëruese uthullës së mollës:

Ajo përmban shumë vitamina, minerale dhe kalium, që ndihmojnë në procesin e spastrimit dhe në lëvizjen e zorrëve.

E përpos kësaj, uthulla e mollës është gjithashtu një antibiotik natyral që mbështet sistemin tuaj imunitar për të luftuar mikrobet, bakteret e huaja dhe ndihmon në parandalimin e viruseve që mund të lindin.

Pastrimi i zorrëve me uthull molle dhe mjaltë

Kjo është një pije që mund të realizohet në kushte shtëpie. Rekomandohet të pihet çdo mëngjes, për të pastruar zorrën e trashë dhe për të filluar ditën e balancuar dhe të freskët.

-Valoni në një enë ¼ litër ujë.

-Shtoni 2 lugë uthull molle, pastaj 1 lugë gjelle me mjaltë.

Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni tërësisht, të gjitha papastërtitë.

Ja si të pastroni zorrën e trashë nga papastërtitë Read More »

Keto super ushqime mund te sherojne gjithcka

Shprehja e famshme e Hipokratit: “Lëreni ushqimin të jetë ilaçi juaj ” vë në pah shumë mirë rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme kundër sëmundjeve të ndryshme.

Sekreti te Ushqimet e Shëndetshme

Sipas ekspertëve, shumë probleme shëndetësore të përditshmërisë sonë mund të kurohen duke ngrënë shëndetshëm.

Kurat më të mira kundër problemeve të thjeshta shëndetësore siç janë dhimbjet e kokës, gurët në veshka e të tjerë gjenden në frigorifer.

Shpargu Kundër Dhimbjeve të Kokës 

Shpargu këshillohet kundër dhimbjeve të kokës veçanërisht nga alkoli.

Gjethet dhe kërcenjtë e shpargut përmbajnë enzima që shpërbëjnë çdo grimçë të alkolit dhe si rrjedhojë shmangin shpërthimin e simptomave si dhimbjet e kokës, të përzierat apo marramendja.

Ekspertët rekomandojnë se përpara se të dilni në mbrëmje, hani shparg dhe stomaku juaj do të jetë i mbrojtur.

Rrjedhimisht, përthithja e alkolit në gjak do të ngadalësohet ndjeshëm.

Gurët e Veshkave Kurohen me Limonatë

Gurët në veshka janë një sëmundje më e përhapur se sëmundjet e zemrës, ishemisë apo diabetit.

Numri i njerëzve që vuajnë nga gurët në veshka në botë është dyfishuar në 13 vitet e fundit.

Limonata ose lëngu i limonit përmban nivelin më të lartë të citratit që ndihmon në shpërbërjen e depozitave të kalçiumit që transformohen në gurë në veshka.

Bëni sa më shumë limonata me lëng të pastër limoni, ose keni më shumë guxim hani më shumë limonë pa rrudhur buzët.

Probiotikët te Kosi

Kosi është i pasur me probiotikë, ndaj duhet ta konsumoni çdo ditë.

Këto baktere të mira forcojnë sistemin imunitar dhe zbusin me 42 përqind rrezikun e të ftohurës ose infeksioneve në pjesën e sipërme të sistemit respirator.

Hiqni dorë nga sheqeri i tepërt, antibiotikët dhe përpiquni të mos stresoheni.

Të treja janë armike të baktereve të mira dhe ju bëjnë një shënjestër të lehtë të sëmundjeve të nxitura nga moti.

Munde Depresionin me Kafe

Një studim i Harvardit thotë se gratë që pijnë kafe në ditë janë 20 % më pak të rrezikuara të preken nga depresioni.

Kafeina e mbron trurin nga neurotoksinat që shkaktojnë depresion.

Freskohu Duke Ngrënë Shegë

Shegët janë të pasura me acid elagjik që ju ndihmon të mbroni lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej rrezeve ultravjollcë.

Përpiquni të hani shegë të plota dhe mos mbani shpresat tek pijet me bazë shege ose suplementët.

Fasule dhe Mish Kundër Simptomave të Ciklit

Të dyja janë të pasura me thiaminë dhe riboflavinë, dy vitamina të kompleksit B që parandalojnë simptomat e ciklit menstrual.

Të dyja këto ushqime janë një ndër burimet më të mira të këtyre vitaminave.

Konsumi i rregullt i mishit dhe fasuleve do të plotësojë nevojat për vitamina dhe do të zbusë dhimbjet.

Ushqimet Organike Shërojnë Gjithçka

Diabeti, sëmundja e Parkinsonit, mbipesha e të tjerë shkaktohen nga pesticidet sintetike që përdoren në ushqimet jo organike.

Pesticidet shkaktojnë probleme edhe tek fëmijët.Duhet të konsumoni sa më shumë ushqime organike.

Keto super ushqime mund te sherojne gjithcka Read More »

Shendet direkt nga natyra – Ky caj ben mrekullira

Përdorimi i çajit të gjetheve të ullirit e ka origjinën e përdorimit tek Hipokrati, babai i mjekësisë.

Studimet bashkëkohore vërtetojnë se gjethet e ullinjve janë plot përbërës kundër viruseve dhe mikro-organizmave të dëmshëm.

Ato arrijnë të ndikojnë në organizëm më fuqishëm se shumë prej antibiotikëve të farmacive.

Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të gjelbra të ullirit ofron veti dhe efekte mirëbërëse në organizëm.

Caji ndihmon për të parandaluar një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh të ndryshme.

Këtu mund të përmendim disa tipe gripi, infeksione virale të mushkërive, por edhe goditje më të rënda shëndetësore.

Të tilla mund të përmendim sëmundje si tuberkulozi, meningjiti, hepatiti B, dhe bronkopneumonitë serioze.

Çaji i gjetheve të ullirit arrin të bëjë mrekulli edhe ndaj infeksioneve.

Këtu vlen të përmendim vlerat e forta kundër infeksioneve në traktin urinar, por edhe te infeksionet post-kirurgjikale.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin e imunitetit, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji , është aftësia për të normalizuar tensionin e lartë të gjakut.

Madje arrin edhe të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet fort për diabetikët.

Gjethet e ullirit përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm që quhet taninë dhe që i jep gjetheve një shije të hidhur.

Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

Çaji i gjetheve të ullirit përdoret me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës dhe rasteve kur shfaqen sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë.

Falë vetive diuretike që përmbajnë këto gjethe, çaji i tyre është një nga mjekimet më funksionale të mjekësisë popullore.

Si ta përgatisni Çajin e Gjetheve të Ullirit

Për të përgatitur çajin nga gjethet e ullirit,  duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.

Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të vlojë.

Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Këshillohet që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.

Çaji i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë.

Tri gota në ditë janë një sasi e këshilluar nga specialistët

Shendet direkt nga natyra – Ky caj ben mrekullira Read More »

Konsumimi i uthullës së mollës para se të flini, do t’ju ndryshojë jetën

Ju i njihni tashmë përfitimet e uthullës së mollës dhe përdorimet e saj duke nisur që nga turshitë, sallatat dhe ushqimet e ndryshme. Ndoshta ju nuk e besoni, por konsumimi i uthullës së mollës para se ju të flini gjumë do të përmirësojë shëndetin dhe jetën tuaj në tërësi!

Këto janë 10 përfitimet shëndetësorë të uthullës së mollës:

Humbja në peshë:

Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumi do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.

Trajton dhimbjet e fytit:

Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.

Lemza do zhduket:

Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta “harrojnë” lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mujafton për t’a ndaluar.

Çliron hundët e zëna:

Uthulla e mollës është e pasur me magnezium, potasium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Rregullon acidin në stomak:

Uthulla e mollës ka aftësinë të rregulloë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.

Rregullon frymën e keqe:

Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.

Redukton dhimbjet e stomakut:

Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësië gjatë natës që shkatkohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthullë molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

Ndalon keqtretjen:

Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.

Redukton dhimbjet e gjurit:

Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.

Ul nivelet e sheqerit në gjak:

Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumëia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem.

Konsumimi i uthullës së mollës para se të flini, do t’ju ndryshojë jetën Read More »

Femra kemi gjetur “Burimin e Rinisë” – Ky ilaç i mrekullueshëm do t’ju bëjë të dukeni 10 vjet më të reja!

Mjekësia alternative ka gjetur diçka që ne besojmë se është “burimi i rinisë” – ​​një pije e mrekullueshme që do të fshijë vitet nga fytyra juaj dhe rivendosjen e rinisë në trupin tuaj. Më e mira nga të gjitha, nuk keni më nevojë të shpenzoni kohë ose para në procedura të shtrenjta kozmetike ose mbingarkoni lëkurën tuaj me produkte kozmetike të mbushura me kimikate. Në fakt, ju duhen vetëm dy përbërës për pijen tuaj ‘të përjetësisë’ – ujë dhe klorid magnez.

Çfarë është kloruri i magnezit?

Një mineral esencial, magnezi ka përfitime të shumta shëndetësore në lidhje me shumë sëmundje. Plus, është një mineral që ka efekte rinovuese në trup.

Përfitimet shëndetësore të klorurit të magnezit:

-Mbron kundër osteoporozës

-Përmirëson tretjen

-Përmirëson problemet menstruale

-Qetëson dhimbjet e kokës

-Mbron enët e gjakut

-Stimulon humbjet e peshës

-Jep energji

– Redukton depresionin

-Mbron kundër viruseve të zakonshme

-Përmirëson funksionin e sistemit nervor qendror

– Ka veti anti-kancerogjene

Kloridi i magnezit në shtëpi

Receta

Filloni duke vendosur 1l ujë të valojë. Sapo uji të fillojë të valojë, hiqni atë nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Kur të arrijë temperaturën e dhomës, shtoni 33g klorid magneziumi (pluhur). Ju mund ta blini në farmacinë tuaj lokale.

E RËNDËSISHME:

Kur e merrni këtë ilaç, është jashtëzakonisht e rëndësishme të dini dozën e duhur, e cila përcaktohet nga mosha. Nuk rekomandohet për fëmijët më të vegjël se 10 vjeç.

Dozimi sipas moshës:

-Midis 10 and 40 vjeç – gjysmë filxhan në mëngjes

-Midis 40 and 70 vjeç – 1 filxhan në mëngjes

-70 vjeç e lart – 1 filxhan në mëngjes dhe 1 filxhan para gjumit

Ky ilaç është parë se është shumë i dobishëm për rinovimin e trupit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Femra kemi gjetur “Burimin e Rinisë” – Ky ilaç i mrekullueshëm do t’ju bëjë të dukeni 10 vjet më të reja! Read More »