Shendetesi

Rendesia e gjumit ne mireqenien tone.Sa ore duhet te fleme?

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë të paktën 7 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit optimal.

Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme.

Ndikimi i parë vërehet në ushqimet që konsumojmë dhe sasinë e tyre.

Duke qenë se hormonet e trupit rregullohet gjatë gjumit, në mungesë të tij, hormone e ushqimit çoroditen ndjeshëm.

Si rrjedhojë, ndjesia e urisë shtohet përtej çdo imagjinate.

Nuk është rastësi që kur jemi të pagjumë, na hahet më shumë.

Gjumi është i rëndësishëm sepse i jep kohë trupit dhe trurit të rimëkëmbet.

Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi kategorizon informacionet më të rëndësishme dhe i rendit ato në kujtesën afatgjatë.

Nëse kjo fazë e gjumit zgjat më pak, atëherë fokusi juaj mendor është i dobët.

Për më tepër ju ndiheni të acaruar dhe nervozë.

Nëse flini më pak se shtatë orë atëherë do të përballeni me shtim në peshë, diabet, tension të lartë gjaku dhe depresion.

Për më tepër, do të përjetoni dhimbje trupi, sistem të dobët imunitar dhe performancë të dobët në punë.

Gjumi i mirë duhet të jetë pjesë e prioriteteve tuaja të mirëqenies.

Ndiqni këto këshilla nga AgroWeb.org dhe flini siç duhet dhe mjaftueshëm për të garantuar mirëqenien e mendjes dhe trupit tuaj.
Vendosni një objektiv
Synoni të flini shtatë orë dhe të jeni energjikë për të përballuar sfidat e ditës.

Nëse zgjoheni pas një gjumi të mirë, do të ndiheni të gjallëruar e të mençur.

Rrjedhimisht do të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme apo aktivitetin fizik.

Gjumi ju bën më të motivuar dhe më të vullnetshëm për tu rezistuar tundimeve të panevojshme.
Vendosni një orar dhe respektojeni
Ndërmarrja e një angazhimi të tillë është hapi i parë drejt një gjumi cilësor.

Vendosni një orar, një rutinë tuajën dhe respektojeni sa më shumë.

Fikni telefonin që t’i shmangeni tundimit për të përgjuar të tjerët në rrjetet sociale

Vendoseni një alarm që t’ju kujtojë se është koha për të fjetur.
Ushqehuni shëndetshëm
Kur trupi dhe mendja janë të lodhur, ju i keqinterpretoni dëshirat tuaja.

Herën tjetër që kuptoni se po hani pa pasur mendjen, përpiquni të zbuloni nëse po hani se jeni të uritur apo nuk jeni ngopur me gjumë.

Lodhja me urinë ngatërrohen shpesh me njëra tjetrën.
Qetësohuni
Jepini kohë vetes. Qetësohuni, merrni frymë thellë, shtendosuni dhe përqendrohuni tek momenti dhe jo ngjarjet e ditës.

Nëse truri juaj gëlon nga mendimet, shkruajini ato në një letër përpara se të flini.

Gjumi ka nevojë për përkushtim. Një zakon i tillë do të ndihmojë shëndetin tuaj.
Provoni këto këshilla:

Mbani një ditar gjumi dhe shënoni çdo lloj elementi, përjetimi ose emocioni që ju shqetëson.
Hiqni dorë nga ushqimet e rënda, çokollata dhe pijet e gazuara apo ato alkolike
Krijoni një rutinë larg teknologjisë duke bërë banjë apo lexuar një libër.

Rendesia e gjumit ne mireqenien tone.Sa ore duhet te fleme? Read More »

9 ushqimet që i duhen metabolizmit.Duhet ti dini patjeter

Dihet nga të gjithë që metabolizmi juaj dobësohet me kalimin e viteve. Por, mos u shqetësoni. Ka disa ushqime që e ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë në formë, madje edhe të humbasë disa kile të tepërta. Nutricionisti Rick Hay, në një artikull për “Healthista”, ka zbuluar se kush janë gjërat që duhet të konsumoni për të pasur një metabolizëm që funksionon siç duhet.

Çaj jeshil maça
Rigon
Kafe e gjelbër
Piper i zi
Fasule
Maka
Panxhar
Qershi
Frut baobabi

9 ushqimet që i duhen metabolizmit.Duhet ti dini patjeter Read More »

Edhe sot fëmijët zënë morra! Ja si t’i zhdukni pa shkuar në farmaci

Morrat nuk janë diçka që mund ta rrezikojë jetën dhe nuk është diçka e dhimbshme, por është shumë e bezdisshme. Ata shkaktojnë shumë kruajtje dhe siklet tek personat që i kanë në kokë.

Shumica e këtyre insekteve përhapën në mesin e fëmijëve sepse ata kalojnë shumë kohë në shkollë pranë shokëve të tyre.

Për t’i hequr morrat zakonisht janë përdorur shampo të veçanta, të cilat janë shumë të shtrenjta. Dhe pastaj ju duhet të merrni edhe një krehër shumë të imët.

Por kjo nuk diçka është shumë e këndshme, sepse është shumë e dhimbshme dhe kërkon shumë kohë për ta bërë këtë.

Një gjë që mjekët nuk thonë është se ekziston një metodë e bërë në shtëpi që është shumë efektive për largimin e tyre përgjithmonë. Keni nevojë për: Një krehër për morra, glicerinë dhëmbësh, uthull të bardhë, qese plastike ose kapuç dushi dhe një peshqir.

Së pari, lyeni kokën e fëmijës suaj me glicerinë dhe mbulojeni me qese, tani për tani, kjo mund të duket një gjë shumë të çuditshme, por ajo që nuk dihet është se morrat urrejnë erën e fortë.

Pastaj shpëlajini flokët dhe lagini përsëri flokët me uthull. Kjo është shumë e dobishme për largimin e vezëve të morrave. Lëreni këtë edhe për një orë dhe gjithmonë mbulojeni kokën me qesen. Tani lani flokët me një shampo normale dhe krihi ato me krehërin e imët.

Në rast se është një periudhë kur e dini se morrat janë duke u marrë në shkollë, spërkateni kokën e fëmijëve me glicerinëpërpara se të largohen nga shtëpia.

Kjo do të ndihmojë në mbajtjen e një ere të freskët në flokët e fëmijës dhe do të largojë morrat.

Kjo metodë është shumë e efektshme, sepse fëmijët tuaj nuk do t’i nënshtrohen trajtimeve agresive kimike.

Ndani me miqtë tuaj të cilët nuk janë të vetëdijshëm për këtë!

Edhe sot fëmijët zënë morra! Ja si t’i zhdukni pa shkuar në farmaci Read More »

Mëmësia i plak femrat më shpejt se …

Për disa femra të qënit nënë është gëzimi më i madh në jetë, domethënë, derisa fëmija të kalojë moshën e tmerrshme 2-vjeç, sigurisht. Por teksa është një punë që sjell mjaft gëzim, është dhe majft e lodhshme duke u shqetësuar se ku dhe çfarë po bën pasardhësi juaj në çdo kohë të caktuar.

Kështu që nuk është surprizë një studim i George Mason University, në SHBA, i cili ka zbuluar se mëmësia e plak femrën më shpejt se cigarja, apo e edhe mbipeshë.

Grupi i studiuesve kanë vërejtuar 2 mijë femra të moshave 20 deri në 44 vjeç, dhe zbuluan se shkurtimi i telomerës,një strukturë komplekse në fund të kromozomit, ishte i krahasueshëm me femrat pa fëmijë që ishin 11 vjet më të vjetra në moshë. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë.

Teksa ritemi telomerët në mënyrë natyrale bëhen më të shkurtër, por studimi i ri thotë se ky proces përshpejtohet nga të qënit prind.

Por lajmi i keq nuk ndalet këtu. Më shumë fëmijë të keni, më të shkurtra bëhen telomerët, sipas këtij studimi. “U habitëm që patëm një rezultat të tillë. Ne zbuluam që femrat që kishin pesë apo më shumë fëmijë kishin telomerë më të shkurtër krahasuar me ato që nuk kishin asnjë, dhe akoma më të shkurtër se ato që kishin një, dy, tre apo katër”, thotë Anna Pollack, pjesë e grupit të studimit.

Arsye të tjera që ju shkurtojnë jetën përfshijnë qëndrimin ulur për një kohë të gjatë gjatë ditës, apo dhe mungesa e gjumit.

Disa këshilla si të zgjasni jetën:

Ushqyerje e shëndetshme dhe ushtrime të rregullta
Mbajeni trurin tuaj “aktiv”
Pini alkool në sasi të moderuar, nëse e konsumoni
Mos shkoni të sëmurë në punë
Mbani pesha të lehta
Merrni një kafshë
Kaloni kohë me njerëzit e dashur

Mëmësia i plak femrat më shpejt se … Read More »

Duaje trupin tënd! Nënat ushqejnë fëmijët

Trina Cary ka bërë një fotosesion mjaft të rrallë. Fotografja australiane ka zgjedhur bregdetin e Sunshine Coast në Australi për të fotografuar 14 nëna teksa ato ushqenin me qumësht fëmijët e tyre.

Qëllimi i këtij albumi fotografik është që të ndihmojë nënat e reja anembanë botës për të “dashur” formën e tyre të trupit pas lindjes.

“Unë dua të ndihmojë gratë të mësojnë të duan ndryshimet në trupin e tyre, pas lindjes. Ne jemi të gjitha të bukura në mënyrën tonë dhe ne nuk duhet të krahasojmë veten me njëri-tjetrin.

Ushqimi me gji është një përjetim i veçantë dhe pse mos ta bëjmë këtë publikisht”, ka thënë Cary.

Duaje trupin tënd! Nënat ushqejnë fëmijët Read More »

Pirja e duhanit ju bën të …

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e shurdhimit sipas një studimi të ri. Shkencëtarët zbuluan se 60% e të rriturve që pijnë duhan vuajnë nga humbja e dëgjimit.

Megjithatë ky rrezik, për të humbur aftësinë e dëgjimit ulet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret.

Studimi japonez, ku janë përfshirë rreth 50000 njerëz, shtojnë listën e rreziqeve të pirjes së duhanit.

Tashmë ne e dimë që cigaret dëmtojnë mushkëritë, zemrën dhe shkaktojnë disa lloje kanceri.

Por lidhjet midis pirjes së duhanit dhe humbjes së dëgjimit kanë filluar që të vihe re vetëm kohët e fundit, pas një sërë studimesh që gjetën rezultate të ngjashme.

Studimi është bërë nga National Centre for Global Health and Medicine.

Ata gjetën se pirja e duhanit rriti rrezikun e humbjes së aftësisë për të dëgjuar qartë nga 20-60 %.

Autori kryesor Dr Huanhuan Hu botoi gjetjet e tij në revistën Nikotine and Tobacco Research.

Pirja e duhanit ju bën të … Read More »

Dieta, buka dhe makaronat nuk duhet të mungojnë

Duhet ta pranojmë që gjëja e parë që bëjmë kur nisim një dietë, reduktojmë në mënyrë drastike apo heqim dorë nga buka dhe makaronat, sigurisht me shumë sforco dhe sakrificë. Por duhet të dini se kjo është e gabuar, pasi këta përbërës nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë të rëndësishëm për shëndetin, dhe për formën fizike. Ndryshe nga sa besohet, të hash proteina me fruta dh eperime duke hequr dorë nga makaronat, nuk është receta e duhur për të humbur peshë.

E thotë shkenca

Një studim amerikan thotë se ai që zgjedh të heqë dorë nga buka dhe makaronat rrezikon të sëmuret më lehtë nga tumori dhe të ketë probleme me zemrën.

Energjia on top!

Karbohidratet nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimin tonë të përditshme pasi këto sheqerna dhe glucide bashkë me proteinat dhe yndyrnat, na japin energjinë e nevojshme për të funksionuar organizmi siç duhet.

Nuk janë të gjitha njësoj

Duhet bërë dallimi mes karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Të thjeshta janë sheqeri, fruktoza dhe galaktoza, dhe përthithen më shpejt nga organizmi pa kërkuar aktivitet metabolik, pra energjia është gati. Karbohidratet komplekse, kërkojnë më shumë kohë për tu përthithur dhe tretur.

Të domsdoshme

Tek karbohidratet komplekse përfshihen niseshteja, e pranishme sidomos tek drithërat, perimet e thata, dhe patate, si dhe fibrat ushqyese që gjenden tek frutat, perimet e freskëta, dhe që kanë si funksion lehtësimin e tranzitit të zorrëve. Mos të harrojmë se niseshteja, apo amidoni, rregullon përthithjen e disa ushqyesve, dhe kontribuon në kontrollin e glicemisë. Pra, të heqësh dorë nga një pjatë e shijshme me makarona, nuk ka kuptim. Mos e harroni këtë!

Dieta, buka dhe makaronat nuk duhet të mungojnë Read More »

Mjekimi natyral kunder 13 semundjeve

Pirja e ujit me limon çdo mëngjes është një rregull që mund ta përvetësoni menjëherë.

Në fakt, janë miliona njerëz në botë të cilët e nisin ditën duke pirë ujë me limon, një praktikë shumë e shëndetshme sepse e ushqen trupin me vitaminat C, B por edhe kalium, karbohidrate dhe shumë ushqyes të tjerë.

Cilat janë vlerat dhe përfitimet e të pirit ujë me limon në mëngjes

Kundër të ftohurës dhe gripit

Vitamina C tek limoni forcon sistemin imunitar dhe trajton me efikasitet shumë infeksione por edhe virozat dhe të ftohtin.

Inflamacioni

Limoni është shumë i dobishëm kundër inflamacionit. Ai rekomandohet nga ekspertët kundër disa llojeve të inflamacionit që luan një rol kyç në shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Dhimbjet e kyçeve

Limoni rekomandohet edhe kundër simptomave të artritit dhe dhimbjeve të kyçeve, falë ushqyesve dhe vitaminave që përmban.

Forcon sistemin imunitar

Uji me limon është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton bakteret që synojnë ta dëmtojnë atë.

Gurët në veshka

Përmbajtja e lartë e kaliumit tek limoni, rrit nivelet e citratit në urinë dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Aknet

Kjo pije e dobishme rregullon nivelet e pehashit në lëkurë, parandalon shfaqjen e akneve apo puçrrave dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës.

Kundër dhimbjeve të muskujve pas aktivitetit fizik

Konsumi i ujit me limon qetëson muskujt dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga sforcimet gjatë aktivitetit fizik.

Rënia në peshë

Uji me limon është i pasur me ushqyes përfshirë fibrën e cila përmirëson tretjen dhe mbështet të gjitha sistemet që angazhohen në tretjen e yndyrnave. Ky lëng i pasur në vlera ndihmon në rënien në peshë dhe në përmirësimin e tretjes.

Çrregullimet me fshikëzën

Pini një gotë me ujë me limon gjatë vaktit për të zbutur çrregullimet e fshikëzës së urinës.

Për thonj më të fortë

Kjo pije forcon thonjtë dhe parandalon shfaqjen e pikave të bardha.

Helmimi nga ushqimi

Rreziku që na kanoset nga ushqimet është gjithnjë në rritje kur jemi në udhëtim ju rekomandohet të pini ujë me limon që të jeni më pak të rrezikuar prej helmimit nga ushqimi.

Urthi ose Refluksi gastroezofageal

Nëse vuani nga refluksi gastroezofageal atëherë duhet ta pini lëngun me limon çdo ditë.

Problemet e brendshme të organizmit

Çrregullimi i indeve të buta shoqërohet me shumë simptoma, disa prej të cilave janë lodhja e vazhdueshme dhe mungesa e energjisë.

Pirja e ujit me limon ju vjen në ndihmë për të qenë me energjikë dhe më pak të lodhur.

 Të dhënat e mësipërme janë të mjaftueshme për të pirë ujin me limon çdo ditë dhe për të marrë prej tij vlera të panumërta për të mirën e shëndetit tuaj.

Mos harroni se pas ujit me limon, duhet të merrni vaktin e mëngjesit për një ditë të mirë dhe plot energji.

Mjekimi natyral kunder 13 semundjeve Read More »