Shendetesi

Ja kur dhe ku eshte ngritur spitali i pare ne Vlore dhe me sa shtreter …

Në një kuadër të gjerë, atje ku historikisht vendoset Shqipëria, vetiu atje është dhe Vlora. Vlora që i jep Shqipërisë karakterin e plotë mesdhetar duke na vendosur natyrshëm në gjerdanin e pasur të popujve e kombeve fqinje. Vlora me tradita të lashta shëndetësore, me intelektualë të afirmuar për kohën, por edhe të harruar, të lënë në harresën e viteve që kërkojnë më të voglin privilegj, të njihen, të evidentohen këta heronj të heshtur të shëndetit të popullit.

Emri i Vlorës është nga të paktët emra gjeografikë të bregdetit lindor të Adriatikut dhe Jonit që i ka qendruar kohës. Në bregdetin e banuar nga popullsia Shqiptare, ky emër del i afërt me Durrësin, Shkodrën dhe Ulqinin. Fakti që Ptolemeu e quan Aulona “Qytet skele” dëshmon se është themeluar shekuj më parë se shekulli i II i erës sonë. Aulona qytet skelë i pa dokumentuar për disa shekuj shfaqet në dokumentet e Venedikut si një por i rendësishëm mallrash, port ku ankorohet vapori Austriak “Llloridi” dhe ai Italian “Pulia”.

Në qytet porte ka ekzistuar një ligj i vjeter i transmetuar deri në shekujt e fundit mbi ekzistencën karantinës, ku siç dihet mbaheshin njerëz të izoluar për disa ditë, por u jepej ndihma mjeksore në nivel teknik.

Në rrjedhën e historisë, Vlora ka njohur shumë pushtues. Vetëm në vitin 1850 Instituti Administrativ i Shëndetësisë të Perandorisë Turke dërgon mjekë që kujdesen dhe për popullatën. Nga hulumtimet rezulton se ishte mjeku Dervish Ibrahim Mahmuti si ndër të parët, i lindur në Vlorë që mbaron fakultetin e mjekësisë në Stamboll. Mjekë të tjerë që kanë punuar në Vlorë janë: Nikola Francisko, Niko Milo, LLambi Cukali, Epaminonda Koleka, Auerback (Austriak), Theodhori Lluka, Tasim Peshkëpia, Spiro Papakristo, Nasho Qirko, Eleni Andruci, Asllan Merlika, Natalia Myrzabeg, Kostandin Kauri.

Spitali i Parë në qytetin tonë u ngrit në godinën e karantinës pranë muzeut historik të Pavarësisë Kombëtare në Skelë. U ngrit me 8 shtretër fillimisht.

Qeveria e përkohëshme e Ismail Qemalit e mbështeti me investime dhe e kaloi në spital me 20 shtretër. Ky spital funksionoi deri në pushtimin Italian. Më pas u zhvendos në godinën e Drejtorisë së sotme me dy baranga anash. Organika e parë e spitali përbëhej nga Dr. Ali Mihali drejtor, Dr. Musa Delvina dhe Ibrahim Dhrami si patolog, Dr. Ismet Gega kirurg, Bajram Emiri asistent kirurg, Emin Kuzumi si kryeinfermier, disa shërbetore si sanitare, një kuzhinier dhe një roje xhandar.

Në vitet 1911 – 1914 vijnë në Vlorë edhe shumë mjekë të tjerë si Simon Simonidhi, Halil Kamberi, Halil Luloçi, Avdul Vranari, Bari Çobani, Bedri Përmeti, Isak Korça, Haki Mbaria, Bedri Puto, Omer Nishani, Ismet Gega, Xhafer Kongoli, Musa Delvina, Mihal Cani, Filip Papa, Musa Ohri.

Në 1916 u ndërtuan godinat që janë dhe sot (pavionet 1 katëshe) gjithsej 4 godina me 50-60 shtretër. Me vendim të qeversië së përkohëshme të Vlorës mjeku Ali Mihali emërohet drejtor i përgjithshëm, drejtor i spitalit dhe laboratorit.

Me largimin e Italisë drejtor emërohet mjeku patriot Shezai Çomo. Në vitet 1923 – 1924 një shoqëri Angleze mundësoi 6 shtretër për të semurët me TBC dhe 2 shtretër për observim infektivi.

Në vitin 1926 qeveria e Ahmet Zogut vendos drejtor Fahri Reshitin. Në këtë periudhë paguheshin edhe 8 mjekë të tjerë. Në vitet 1933 – 1935 drejtor emërohet Dr. Shyqyri Cupishti, kirurg. Në vitin 1939, me pushtimin italian, vjen dhe punon si kirurg Prof. Lemani (mjek Gjerman) më vonë vjen mjeku Italian Prof. Spinelli dhe mjeku shqiptar Vasil Dhimitri, drejtor deri më 1944, ky i fundit, hap repartin e radiologjisë që më 1931. Rajoni i vjetër i pediatrisë ishte në Qafë Babicë, sot kjo godinë nuk ekziston. Në 1945 Spitali i Vlorës kishte 160 shtretër.

60 pathologji

30 kirurgji

25 pediatri

20 materniteti

20 infektivi

Funksiononin gjithashtu Laboratori, Radiologjia dhe Farmacia. Poliklinika e parë hapet pranë tregut të sotëm në një godinë 2 katëshe. Hapen dhe shtreter per ORL-Okulistikën dhe në 1946 spitali kishte 94 punonjës, 35 ishin infermierë, Drejtor dr. Mihal Angjeli, kapaciteti 245 shtretër, duke shtuar 10 shtretër për otojatërin dhe 45 për infektivin.

Me plotë gojën mund të themi se Dr. Ali Mihali është ndër themeluesit e Spitalit Civil të Vlorës, ndër mjekët kolloz të shërbimit të patologjisë që hodhi themelet e mjekësisë bashkëkohore.

Ai hodhi themelet e statistikës mjekësore, këtë ai ia trashgoi edhe të bijës. Ai themeloi shërbimin neuro-psikiatrik. Këtë profesion ia trashëgoi djalit, Mehmet Mihalit. Deri në vitin 1974 spitali ka funksionuar në godinat e vjetra. Në vitin 1974 ndërtohet godina e re, e cila funksionon edhe sot me shërbime dhe infrastrukturën më të mirë të kohës, me një numër shtretërish 370, duke iu përgjigjur rritjes së popullsisë.

Në spital, gjithashtu, funksionon reparti i imazherisë , laboratori, reparti i pediatrisë, reparti i kirurgjisë, ORL-Okulistikë, kirurgji maksilo-faciale, patologjia, shërbimi infektiv, dispanceria, dhe shtëpia e lindjes. Në periudhën 1945 – 1990 spitali ka funksionuar me gjithë specialitetet, me një numër mjekësh gjithmonë në rritje.

Sot spitali funksionon me këto shërbime:

Shërbimi i imazherisë

Laboratori klinik

Shërbimi i kirurgjisë

Kirurgji e përgjithëshme

Urologji – Endoskopi

Ortopedi – Traumatologji

ORL – Okulistike

Kirurgji maksilo-faciale

Shërbimi i patologjisë

Kardiologji

Pneumologji – Alergologji

Gastrohepatologji

Nefrologji

Endokrinologji

Neurologji

Reumatologji

Hematologji

Shërbimi i renimacionit

Shërbim Obstetrik gjinekologji

Patologji infektive

Banka e gjakut

Spitali ka rreth 100 mjekë e 320 infermierë të lartë dhe është i organizuar në 370 shtretër të cilët ndahen si më poshtë:

Pedriatria – 50 shtretër

Kirurgjia – 45 shtretër

Patologjia – 80 shtretër

Infektivi – 30 shtretër

Orl – Okulistika – 10 shtretër

Shtëpia e lindjes – 85 shtretër

Reanimacioni – 12 shtretër

Ja kur dhe ku eshte ngritur spitali i pare ne Vlore dhe me sa shtreter … Read More »

Shkaktaret dhe zgjidhja e djegies ne kraharor te urthit te nates

A e keni pyetur veten përse urthi ndizet në mbrëmje?  Nëse jeni ulur ose jeni në këmbë, graviteti ndihmon në lëvizjen e ushqimit nëpërmjet ezofagut dhe në stomak ku do të tretet.

Por kur jeni shtrirë, graviteti nuk ju vjen në ndihmë dhe nuk përshpejton kalimin e ushqimit, lëngjeve apo acideve nëpërmjet ezofagut. Një ngecje e tillë i hap rrugë shfaqjes së urthit.

Përjetimet e urthit janë të ndryshme dhe variojnë në njerëz të ndryshëm. Shumica e njerëzve përballen me urthin dhe simptomat e tij gjatë ditës, ndërsa të tjerë gjatë natës, kur është edhe më e vështirë për ta mbajtur nën kontroll.
Çfarë e shkakton ndjesinë e djegies?
Kur ushqeheni, ushqimi kalon nga fyti në ezofag dhe direkt e në stomak. Hyrja e ushqimit nga ezofagu në stomak kontrollohet nga një muskul specifik në pjesën e poshtme të ezofagut.

Ky muskul zakonisht qëndron i mbyllur, përveç se në rastet kur ju përtypni ushqim.

Kur ky muskul nuk mbyllet pasi ushqimi ka kaluar në stomak, acidet e stomakut ngjiten lart në ezofag. Mjekët e përshkruajnë këtë lëvizje për së mbrapshti si refluks.

Të dhënat tregojnë se një në dhjetë të rritur vuan nga urthi të paktën një herë në javë dhe një në tre të rritur e përjetojnë atë një herë në muaj. Sipas shkencëtarëve 10 deri në 20 përqind e të rriturve vuajnë nga urthi kronik.
Pozicionet më të mira të gjumit kundër urthit
Mjekët rekomandojnë që të përdorni një jastëk të veçantë, që do ju lejojë të qëndroni shtrirë në anën e majtë me kokën të ngritur lehtas.

Shtrirja në anën e majtë lejon acidet të kalojnë nëpërmjet ezofagut të poshtëm drejt e në stomak, ndërsa koka në një pozicion të ngritur lejon gravitetin të kryejë punën e tij.

Një studim mbi një numër pacientësh që vuanin nga urthi i natës, pavarësisht medikamenteve të marra, tregoi se intensiteti i urthit të natës zbutej me 70 përqind pas përdorimit të jastëkut për mbështetje gjatë gjumit në anën e majtë.
Këshilla kundër urthit të natës
AgroWeb.org ju këshillon të ndërmerrni disa hapa për të pakësuar shfaqjen e urthit gjatë natës.

Humbni në peshë.  Njerëzit që janë mbipeshë janë më të rrezikuar nga urthi.
Hiqni dorë nga duhani. Studimet shkencore kanë treguar se lënia e duhanit ju vjen në ndihmë kundër urthit.

Kafshata të vogla Hani kafshata të vogla të ushqimeve, konsumoni më pak yndyrna, veçanërisht pas mesditës.

Njerëzit që vuajnë nga urthi kronik duhet të konsumojnë një vakt me më pak se 500 kalori dhe 20 gramë yndyrna.

Pas ngrënies, prisni të paktën dy – tre orë përpara se të flini

Shkaktaret dhe zgjidhja e djegies ne kraharor te urthit te nates Read More »

Mos e neglizhoni – Mengjesi i shendetshem,ju ndihmon te mbani trupin ne …

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës.

Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll.

Disa studime rekomandojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të mos shtoni më tepër në vazhdimësi.

Sipas të dhënave , një mëngjes i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për arsyet e mëposhtme:
Do Të Jeni Më Pak Të Uritur
Ngrënia e mëngjesit parandalon rikthimin e shpejtë të urisë gjatë ditës.

Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për ju për të mos e tepruar me ushqimin në orët në vijim.

Kur nuk hani mëngjes, mund ta shtyni ngrënien e ushqimit për një orë të mëvonshme dhe në këtë mënyrë e lejoni organizmin të akumulojë më shumë yndyrna dhe të shtoni në peshë.
Do Të Bëni Zgjedhje Të Shëndetshme
Ngrënia e mëngjesit është hapi i parë drejt marrjes së vendimeve të shëndetshme sa i përket ushqyerjes.

Njerëzit që hanë mëngjes kanë tendencën të tregohen më të kujdesshëm gjatë ditës me ushqimet.

Ata zgjedhin ushqime të pasura në vlera dhe jo ushqime të shpejta.

Njerëzit që nuk hanë mëngjes me gjasë nuk do të hanë as fruta e as perime gjatë ditës.
Do Të Jeni Më Energjikë
Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon organizmin me shumë energji që i duhet për të nisur mbarë ditën.

Nëse nuk hani mëngjes, atëherë do të neglizhoni edhe aktivitetin fizik gjë që pengon rënien në peshë.

Nëse deri më tani nuk keni ngrënë mëngjes për të kursyer kohë apo kalori, jeni në kohë për të ndryshuar.

Është koha të hani shëndetshëm dhe të menaxhoni peshën e trupit.

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme ofrojnë një këshillë mjaft interesante. Sipas tyre njeriu duhet “të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i vobektë.”

Mos e neglizhoni – Mengjesi i shendetshem,ju ndihmon te mbani trupin ne … Read More »

Pas tri orësh do të ndodhë mrekullia në fytyrën tuaj nëse përzieni mjaltin dhe …

Përdoreni këtë mjekim popullor në fytyrën tuaj për të zgjidhur problemet e mëdha të fytyrës. Kjo maskë kthen fytyrat me problematike, në të bukura dhe plot jetë. Para se ta vendosni në fytyrë ju këshillojmë të bëni një provë të vogël te krahu, nëse ju bën alergji dhe nëse nuk pësoni asnjë reaksion atëherë mund të vazhdoni me proçedurën.

Përbërësit:

1-2 kokrra aspirin
pak ujë
1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Coptoheni aspirinën në një tas qelqi. Hidhini ujin dhe i përzieni mirë.
Hidh një lugë mjaltë dhe i përzieni sërisht
Aplikojeni maskën në një fytyrë të pastër dhe mbajeni për 10 minuta. Fërkojeni pak dhe shplaheni.
Kjo maskë duhet të përdoret 2-3 herë në javë.
Pas 10 ditëve do vëreni ndryshime të mëdha në fytyrën tuaj.

Pas tri orësh do të ndodhë mrekullia në fytyrën tuaj nëse përzieni mjaltin dhe … Read More »

Kjo është gjëja e parë që shikon i porsalinduri sapo vjen në jetë

Gjatë 2 javëve të para pas lindjes, bebet i kanë pothuajse gjithmonë sytë e mbyllura. Vetëm më pas fillojnë të tregojnë interes ndaj objekteve të mëdha.

Fëmija adhuron të shikojë fytyrën e nënës si edhe gjoksin, si edhe objektet me forma të rrumbullakëta të cilat i japin ndjesinë e mirëqënies.

Bebet e kanë në përgjithësi më të zhvilluar shqisën e prekjes dhe nuhatjes, dhe më pas do të përmendim shijimin, dëgjimin, duke bërë që shikimi të jetë shqisa më pak e zhvilluar.

Një bebe 2-3 muajshe fillon të shikojë edhe objekte në një distancë që i kalon 30 cm. Ai fillon të njohë shtëpinë e tij si edhe zhurmat. Në këtë periudhë tek fëmija mund të shfaqet një formë strabizmi, i cili është normal deri në muajin e 8-9.

Një bebe 6 muajshe, sistemi i shikimit në këtë moshë mund të krahasohet me atë të një të rrituri, por ndërtimi fiziologjik i syrit përfundon vetëm në moshën 12-vjeçare.

Rreth muajit të 6-7 fëmija fillon të kuptojë se ajo që shihet mund të preket dhe merret në dorë, pra në këtë periudhë ai do të fillojë të luaj me lodrat e tij me muzikë, të cilat mund ta kishin bërë atë kurioz edhë më parë por nuk ka qënë në gjendje t’i kapë.

Në këtë periudhë përpiquni ta stimuloni zhvillimin e shikimit të fëmijës duke përdorur sa më shumë lodra me ngjyra.

Kjo është gjëja e parë që shikon i porsalinduri sapo vjen në jetë Read More »

Manastirliu: Do mbulojmë 100% të nevojave për trajtimin e kancerit të gjirit

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të sigurojë 100% të trajtimit me barin e shtrenjtë Trastuzumab (Herceptine) për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, përmes një marrëveshje të negociuar nga qeveria shqiptare me kompanitë mëmë për të siguruar një ulje të rëndësishme të cmimit, në mënyrë që të garantojmë për herë të parë falas këtë kurë të shtrenjtë por jetike për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje”. Deklarata u bë sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, në takimin “Beteja me kancerin e gjirit vazhdon…”, organizuar nga shoqata YËCA.

“Ne të gjithë këtu e dimë shumë mirë sesa problem kemi patur ndër vite me mbulimin 100 % të medikamenteve për tumoret në Shqipëri. Sot me krenari them që ne mbulojmë 100 % të trajtimeve me medikamente të linjës së parë. Sigurisht, kemi shumë për të bërë por një lajm të mirë dua tja u jap sot. Nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne I kemi hapur rrugën trajtimit 100 % të kancerit të gjirit nëpërmjet një medikamenti, që ju e dini shumë mirë që është një medikament shumë i shtrejntë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti të vitit 2018 ne të mbulojmë 100 % të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha Manstirliu.

Ministrja deklaroi gjithashtu se përveç trajtimit medikamentoz, Brenda muajit Prill do të zgjerohet trajtimi radioterapeutik për sëmundjet tumorale, me vënien në punë të akseleratorit të dytë linear në shërbimin onkologjik në QSU.

“Nuk është e largët koha kur trajtimi me radioterapi kryhej përmes aparaturës së vjetër të kobaltit, ndërsa sot që flasim, rreth 50 pacientë në ditë e marrin shërbimin e radioterapisë me aparaturën bashkëkohore të akseleratorit linear në QSUT dhe Brenda muajit Prill do të vëmë në funksion akseleratorin e dytë linear që tashmë është instaluar pranë spitalit onkologjik, për të zgjeruar shërbimin për personat që vuajnë nga sëmundjet tumorale”, tha Ministrja Manastirliu.

Ajo vuri theksin te rëndësia e parandalimit, pasi, nëse kapet në kohë, kanceri I gjirit trajtohet dhe mund të kurohet.

“Dy mamografi të lëvizshme ofrojnë shërbimin në komunitet, kryesisht për gratë e zonave rurale që kanë më pak mundësi aksesi në këto shërbime, duke bërë të mundur që rreth 5 mijë gran ë vit të kryejnë këtë ekzaminim vetëm përmes mamografëve të lëvizshëm. Ndërkohë brenda muajve të parë të këtij viti, ne do të fuzisojmë spitalet rajonale me 5 mamografë të rinj, për të ofruar shërbimin sa më afër njerëzve, aty ku janë nevojat”, tha Manastirliu.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë gra të mbijetuara nga sëmundja e kancerit të gjirit, deputete, ambasadori amerikan Lu, ambasadori austriak Sattler, aktivistë të shoqërisë civile, etj. u dha mesazhi për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes sepse beteja me kancerin e gjirit është një betejë që mund të fitohet, nëse sëmundja kapet në kohë.

Manastirliu: Do mbulojmë 100% të nevojave për trajtimin e kancerit të gjirit Read More »

Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon, dhe ambasadori Lu ka një mesazh

Kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes së grave jo vetëm në Shqipëri.

“Unë nuk besoj se kjo gjë ndodh këtu më shumë se në vende të tjera por kudo ndodh shumë. Në fëmijërinë time kemi përjetuar kancerin e gjirit dhe shyqyr kemi mbijetuar “ tha ambasadori amerikan Donald Lu i ftuar në hapjen e fushatës kundër kancerit të gjirit që u mbajt sot paradite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Por diagonostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe fushatat sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese janë gjithmonë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

Donald Lu:“Më pëlqën shumë që fushata kundër kancerit të gjirit e nisur 10 vjet më parë nga YWCA ka zgjedhur Ermonela Jahon si ambasadore për këtë çështje të rëndësishme. Me zërin e saj kaq të bukur ajo do të frymëzojë gratë anembanë vendit për të mësuar rreth kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur veten përmes kontrolleve të rregulltave. Dua të falenderoj YËCA dhe të gjithë organizatat që kanë mbështetur këtë nisëm të rëndësishme. “

Të gjitha gratë e moshës mbi 40 vjeç  këshillohen ti nënshtrohen ekzaminimit me mamografi. Por jo për të gjithë gratë anembanë Shqipërisë është i përballueshëm financiarisht apo është i mundur ky diagnostifikim prandaj dhe nismat për mbledhjen e fondeve vlerësohen.

Donald Lu:Jemi të kënaqur të shohim shoqërinë civile të mbledhë fonde dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të mbështetur mamografi falas dhe edukim shëndetësor për të shpëtuar jetën e grave anembanë Shqipërisë. Për këtë do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të plotë.

Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon, dhe ambasadori Lu ka një mesazh Read More »

Mungesa e gjumit : Pse ju shendosh me shume se ushqimet

Studime të viteve të fundit kanë zbuluar një lidhje të fortë mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shtimit ne peshë.

Sipas studimeve, nëse njeriu fle më pak se pesë orë, rrit gjasat e shtimit në peshë.

Një studim i publikuar në://academic.oup.com/ajcn”>American Journal of Clinical Nutrition, zbuloi se mungesa e gjumit tek meshkujt, i bën ata më të predispozuar të përzgjedhin ushqime me shumë kalori.

Femrat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë më shumë gjasa të shtojnë minimalisht 5 kg në peshë, në krahasim me gratë që flenë 7 orë në ditë.

Raporte të tjera shkencore mbi këtë çështje kanë zbuluar që lidhja mes gjumit dhe mbipeshës është e vërtetë edhe tek fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas shkencëtarëve, kohëzgjatja e gjumit ndikon hormonet e urisë dhe stimulon oreksin.

Një faktor tjetër kontribues në këtë lidhje mes peshës dhe gjumit, është se mungesa e këtij të fundit shkakton lodhje dhe më pak dëshirë për aktivitet fizik.

Nga të dhënat, mungesa e gjumit krijon një rreth vicioz në organizëm.

Sa më pak të flini aq më të larta janë nivelet e kortizolit dhe aq më të uritur do të ndiheni.

Kjo nënkupton që do të kryeni zgjedhje të këqija ushqimore në përpjekje për t’u ndier mirë.

Kur organizmi është i stresuar, përpiqet të prodhojë serotoninë për t’u qetësuar.

Mënyra më e lehtë për të prodhuar këtë hormon është duke ngrënë karbohidrate dhe ushqime me yndyrë.

Këto të fundit nxisin një reagim neurokimik.
Mungesa e Gjumit e Frikëson Organizmin
Mungesa e gjumit prish aftësinë e organizmit për të përpunuar ëmbëlsirat.

Sheqeri mbetet në gjak dhe nivelet e tij janë të larta.

Mungesa e gjumit nënkupton se qelizat e yndyrës kanë 30% më pak aftësi të përballen me insulinën.

Nga ana tjetër, kur nuk flini, trupi ndihet sikur po i kanoset diçka e rrezikshme.

Metabolizmi ngadalësohet, sepse organizmit i duhet të akumulojë energji dhe të ruajë burimet e nevojshme për të mbijetuar.
Gjumi, Miku Juaj Më i Mirë
Gjumi është me të vërtetë miku më i mirë i trupit dhe trurit.

Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe jini besnikë të regjimit që do të vendosni.

Një regjim i mirë gjumi rregullon edhe orën e brendshme të trupit dhe ju fal qetësinë e nevojshme.

Gjumi duhet të jetë një prioritet sepse nëpërmjet tij ushqeni të gjithë organizmin./

Mungesa e gjumit : Pse ju shendosh me shume se ushqimet Read More »