Shendetesi

Përse duhet ta pini kafen e mëngjesit me kanellë

Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit.

Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe.

Kanella thuhet të ketë qenë erëza e preferuar e mbretërve dhe perëndive ndaj roli i saj në shëndet vlerësohet shumë.

Kohët e fundit ka patur rekomandime të shumta për të pirë kafenë e mëngjesit me një shtresë të hollë kanelle.

Arsyet do t’i zbuloni në këtë artikull
Kanella Mund Të Zëvendësojë Sheqerin
Studimet konfirmojnë se pirja e kafesë është diçka e mirë për trurin.

Por nëse kafenë e pini me qumësht dhe shumë sheqer, atëherë më siguri nuk po e ndihmoni trurin.

Kanella është e ëmbël dhe zbut dëshirën për sheqer.

Për më tepër, falë saj, kafeja do të ketë më pak kalori.
Kanella Shmang Nivelet e Larta Të Sheqerit Në Gjak
Ushqimet e pasura me karbohidrate shkaktojnë një rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, që në vetvete nxit prodhimin e insulinës.

Më pas, vërehet një rënie e menjëhershme e sheqerit që nxit oreksin dhe nepsin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kanella ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Ajo vonon përthithjen e glukozës në gjak dhe rrjedhimisht dëshirën e tepërt për ushqim.
Kanella Për Diabetikët
Kanella është efikase në uljen e nivelit të sheqerit në gjak  nëse përdoret rregullisht.

Ajo mundet të ulë kolesterolin.

Nëse jeni diabetikë atëherë mjafton gjysëm luge çaji me kanellë në kafenë e mëngjesit për të ruajtur nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak.
Kanella Kundër Mbipeshës
Kanella ndihmon në humbjen ne peshë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë kohë.

Sheqeri i tepërt në gjak, transformohet në yndyrë që akumulohet në organizëm.

Kanella përshpejton metabolizmin duke e vënë në punë sheqerin dhe jo duke e magazinuar atë.

Për më tepër, kjo erëz e mirë përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve nga organizmi.
Kanella Kundër Inflamacionit
Kanella është e pasur me antioksidantë ndaj mbron qelizat dhe indet nga dëmet e stresit oksidues.

Në këtë mënyrë, kjo erëz ëshë efikase kundër inflamacionit dhe sëmundjeve që shoqërohen me dhimbje si artriti.
Kanella Për Qarkullimin e Mirë Të Gjakut
Kanella hollon gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij.

Kjo aftësi e bën kanellën mike të zemrës sepse parandalon sëmundjet që i kanosen asaj.
Kanella Kundër Mykut Dhe Infeksioneve
Infeksionet ose prania e mykut në organizëm tregon se imuniteti i njeriut është kompromentuar.

Këto infeksionet si në rrugët e frymëmarrjes ashtu edhe në organet gjenitale kanë tendencën të rishfaqen ndaj një dozë e vazhdueshme e kanellës në kafenë e mëngjesit është një zgjidhje e mirë.
Kanella Përmirëson Shijen e Kafesë
Kanella dhe kafja përshtaten shumë mirë me njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe në stimulimin e trurit.

Një filxhan me kafe i pasuruar me kanellë, ju ndihmon ta nisni ditën mbarë dhe të përqendroheni më shumë në punë.
Kujdes Me Kanellën
Të bëni kujdes sepse shumë lloje të kanellës janë toksike.

Shkopinjtë e kanellës së vërtetë dhe të shëndetshme janë të hollë dhe të ngushtë.

Lloji toksik i kanellës i njohur si  vjen në formën e shkopinjve të trashë, me një shije dhe aromë të thellë.

Kjo kanellë dëmton veshkat dhe mëlçinë dhe është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit që konsumojnë ilaçe për hollimin e gjakut.

Përse duhet ta pini kafen e mëngjesit me kanellë Read More »

Një caj sherebele kundër mërzisë, ankthit dhe …

Në Shqipëri sherebela është një kulturë me shumë rëndësi.
Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

Por edhe në malësi të tjeta të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Dhe nuk është çudi që amerikanët, gjermanët, francezët apo turqit e duan dhe kërkojnë kaq shumë sherebelën tonë, për shkak të vlerave unike.

Diçka është e sigurt, asnjë vend në botë nuk prodhon këtë cilësi bime, si kjo jona. Sipas burimeve të AgroWeb.org, sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente.

Por kjo duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë.

Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike!

Por sherebela mund të gjendet në treg, njëlloj siç gjendet çaji i malit. Me siguri pasi të mësoni mbi vlerat e saj do të nxitoni të gjeni sherebelën e jugut e të veriut.

Sidomos në stinën e verës, preferohet shumë çaji i ftohtë i i sherebelës, i cili përgatitet njëlloj si çaji i malit dhe i nënshtrohet procesit të ftohjes dhe servirjes me akull.

Sherebela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese and anti-mikrobiale, por gjithashtu ndihmon në hapjen e oreksit.

Për shkak të këtyre cilësive, çaji i sherebelës ka shumë veti të mira shëndetësore, të cilat  renditen në vijim.
Efekte antioksiduese
Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi.

Antioksiduesit ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.

Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë. Sipas  burimeve ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.
Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në parandalimin e disa formave tumorale të qelizave të dëmshme.

Sipas një studimi të publikuar nga “Revista e Bujqësisë dhe Kimisë Ushqimore” përbërësit fenolikë të sherebelës sigurojnë vlera antioksidante, të cilat mbrojnë ADN-në nga dëmtimet në zorrën e trashë.

Ekstraktet e sherebelës sigurojnë riaftësim të menjëhershëm të ADN-së.
Mëlçi më e shëndetshme
Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë.

Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherebelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë. Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi.

AgroWeb.org ju tregon se çaji i sherebelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.
Ndihmon kundër ankthit
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.

Në një studim të kryer, një grup të rinjsh të shëndetshëm morën 300-600 miligramë suplemente të gjetheve të sherebelës përpara dhe pasi u bënë pjesë e një testimi për vlerësimin e nivelit të stresit.

Të dyja sasitë përmirësuan humorin. Sasia më e ulët e përmirësoi ankthin përpara testit por jo gjatë tij. Ndërsa sasia më e madhe përmirësoi vigjilencën dhe qetësinë dhe performoi rezultate më të larta të testeve.
Për të mos u neglizhuar
Çaji i sherebelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna.

Sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.
Të mira plus
Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët. Po ashtu për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes

Një caj sherebele kundër mërzisë, ankthit dhe … Read More »

8 sëmundjet që të lexohen menjëherë në fytyrë

Kur mjekët komunikojnë me pacientët sy në sy, nuk e bëjnë këtë për të krijuar një raport.

Disa tipare të fytyrës mund të zbulojnë gjurmë jetike për kushtet themelore të shëndetit. Ne pyetëm mjekë në të gjithë vendin që të ndanin atë që kërkojnë gjatë ekzaminimit të pacientëve.

Këshilla më e rëndësishme që morëm: Ju duhet të shqetësoheni më shumë për një ndryshim në pamje. Nëse simptomat janë të reja, tregojini mjekut tuaj.

Buzë ose lëkurë e thatë apo e ciflosur

Kjo është një shenjë paralajmëruese e dehidratimit.

Ajo gjithashtu mund të tregojë një problem më serioz që ndikon në funksionimin e gjëndrës së djersës, siç është hipotiroidizmi (i shënuar nga niveli i pamjaftueshëm i hormoneve tiroide) ose diabeti, thotë Roshini Raj, MD, profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë.

Shenjat e tjera të hipotiroidizmit përfshijnë të ftohtët, shtimin e peshës dhe lodhjen. Simptomat e diabetit përfshijnë etje ekstreme, urinim të shpeshtë dhe shikim të paqartë.

Qime të tepërta në fytyrë

Push i padëshiruar, veçanërisht përreth nofullave, buzëve dhe mjekrës mund të jenë një simptomë e sindromës ovarian policistike, një çekuilibër hormonal në të cilin nivelet e hormoneve mashkullore janë të larta.

Pika të buta, të verdha në qepalla

Pacientët me këto dëmtime të ndikuara nga kolesteroli, të quajtur xanthelasmata, mund të kenë një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Një studim Danez i vitit 2011 me rreth 13,000 pacientë zbuloi se rreth 4% kishin pika dhe se ata pacientë kishin pothuajse 70% më shumë gjasa të zhvillonin forcim të arterieve dhe pothuajse 50% kishin më shumë të ngjarë të kishin sulme në zemër gjatë dekadave të ardhshme sesa pacientët që nuk i kishin.

Qeska poshtë syve dhe fryrje

Sytë me pamje të lodhur mund të jenë një flamur i kuq për alergjitë kronike, të cilat zgjerojnë enët e gjakut dhe shkaktojnë rrjedhje.

Në lëkurën e ndjeshme poshtë syve tuaj, kjo krijon fryrje dhe një ngjyrë të errët vjollcë në blu, thonë ekspertët.

Asimetria e fytyrës

Kjo mund të jetë një nga shenjat e para të atakut kardiak, thotë Leana Wen, MD, një mjeke emergjente në Universitetin George Washington.

“Pacientët shpesh do ta përshkruajnë atë kështu: “Jam parë në pasqyrë, dhe fytyra ime dukej ndryshe.”

Ju gjithashtu mund të vëreni se njëra anë e fytyrës tuaj është e mpirë ose ndjeheni sikur nuk mund të buzëqeshni plotësisht. Ose mund të keni probleme për të folur.

Çehre të zbardhur

Edhe ndryshimet e vogla mund të tregojnë se diçka nuk po shkon.

Zbehja mund të jetë një shenjë e anemisë. Një ton i verdhë mund të tregojë për sëmundjen e mëlçisë.

Një ngjyrë kaltëroshe në buzë ose në shtresat e thonjve mund të tregojë për sëmundjen e zemrës ose të mushkërive, thotë Mallika Marshall, pediatër në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts.

Skuqje të fytyrës dhe njolla

Disa probleme digjestive mund të shfaqen në lëkurë, thotë Dr. Raj.

Ngritje në fytyrë në formë gungash të kuqe dhe të acaruara mund të tregojnë për sëmundjen celiac, një çrregullim autoimun në të cilin trupi reagon ndaj glutenit.

Një skuqje në formë fluture në mollëza dhe mbi urën e hundës mund të jetë një shenjë e lupusit, një sëmundje autoimune.

Alergjitë, ekzema dhe rosacea si dhe infeksione të caktuara mund të shkaktojnë skuqjen e fytyrës.

Mjekër e tërhequr

Së bashku me tipare të tilla si një qafë e trashë dhe nofulla të vogla, mund të shfaqen shenja të problemeve me gjumin si një çrregullim në të cilin fryma juaj ndalet në mënyrë të përsëritur për dhjetë sekonda ose më shumë gjatë gjumit, thotë Dr. Raj.

Nëse gërrhitni shumë, keni dhimbje koke që në mëngjes, ose ndjeni lodhje të tepruar gjatë ditës, kërkoni mjekun për t’ju ekzaminuar.

8 sëmundjet që të lexohen menjëherë në fytyrë Read More »

Mahniti botën, foshnja erdhi në jetë krahë hapur dhe e buzëqeshur

Një fëmijë i ka mahnitur të gjithë në momentin që erdhi në jetë.

Sullivan u soll në jetë pasi nëna e tij, Angel Taylor, kaloi katër ditë rraskapitëse.

Mjekëti i thanë që duhet të lindë një javë përpara datës së caktuar, pasi po përballej me rrezikun e këputjes së mitrës dhe dëmtimit të shëndetit të fëmijës së saj.

Përfundimisht Angel u dha një leksion C, në të cilën Sullivan u soll në jetë në një mënyrë shumë të qetë, me krahët e tij në ajër, veprim ky i cili mahniti të gjithë.

Arritja e Sullivan u kap nga Laura Shockley, e cila arriti të kapë një pamje të momentit kur fëmija mirëpriti botën me krahë hapur dhe një buzëqeshje.

Mahniti botën, foshnja erdhi në jetë krahë hapur dhe e buzëqeshur Read More »

Dieta, puna vjen pas

Si të arrish të mbash rezultatet e një diete, pa humbur humorin e mbi të gjitha pa tu bërë fiksim peshorja. Pjesa më e vështirë e një diete? Sigurisht të humbësh kilet e tepërta nuk është lojë fëmijësh, por problemi i vërtetë është në fazën pasaardhëse të qëndrueshmërisë së peshës, ku vëmendja më e madhe është të mos marrësh kilet e humbura.

Faza post diet: ajo që thotë shkenca

Një studim i ri tregon se kjo fazë e dytë e dietës është më afër dështimit pasi do të keni më shumë uri dhe dëshirë për të ngrënë. Problemi? Këto simptoma vijojnë deri në një vit pasi të keni kaluar dietën. Edhe kur hormonet dërgojnë sinjale të forta të ngopjes në tru pas një vakti, nuk ndihemi të ngopur. Studimi i Universitetit Norvegjian të Shkencës dhe Teknologjisë, është shfaqur në revistën “American Journal of Physiology-Endocrinology and Metabolism”.

Si tia bëni?

Nutricionistët thonë se duhet të bazoheni në post-diet në dy objektiva themelore, të mos zbehni sforcimet e bëra gjatë dietës, dhe mbi të gjitha të mos humbisni humorin.

Dieta, puna vjen pas Read More »

Nëse keni këtë formë trupi, jeni më të rrezikuar nga diabeti

Shkencëtarët kanë zbuluar përse njerëzit me formë trupi si molllë janë më të rrrezikuar nga diabeti I tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës krahasuar me personat që kanë formë trupi si dardhë.

Edhe pse në shumë studime është zbuluar se ka lidhje mes tyre, shumë pak kanë arritur të japin një shpjegim çfarë e bën të rrezikshme dhjamin përreth belit për rezistencën ndaj insulinës.

Së fundmi, shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Universitare Irving në Kolumbi kanë zbuluar se të paktën një nga shkaktarët pas këtij inflamacioni vjen nga mëlçia.

Enzima në fjale quhet DPP4 që kalon nëpërmjet qarkullimit të gjakut në pjesën abdominale si tek minjtë ashtu edhe njerëzit. Sapo të kalojë brenda indeve dhjamore, DPP4 ndihmon për të aktivizuar qelizat dhjamore shkruan shendeti.

Ka dy lloje ilaçesh ne treg që veprojnë si frenues të enzimës DPP4 (të ashtuquajtura glipitine), që ju jepen njerëzve të diagnostikuar me diabet për të menaxhuar sëmundjen. Ata ulin nivelet e sheqerit në gjak duke parandaluar ndërhyrjen e enzimës DPP4 ne hormonet që stimulojnë prodhimin e insulinës.

Nëse keni këtë formë trupi, jeni më të rrezikuar nga diabeti Read More »

Kujdes! Nëse keni këto simptoma, vuani nga …

10 shenjat paralajmëruese që ju vuani nga sëmundja e mykut:

  1. Teshtimë

Kjo është për shkak se sporet e mykut mund të irritojnë hundën dhe fytin tuaj.

  1. Rrufë ose hundë të bllokuara

Kjo ndodh kryesisht kur sistemi imunitar krijon një mukozë për të mbrojtur trupin kundër sporeve të mykut.

  1. Kollitje

Ekspozimi ndaj mykut për një kohë të gjatë mund të çojë në komplikacione të tilla si pneumonia dhe bronkiti.

  1. Sy të skuqur, të irrituar e të përlotur

Ashtu si alergentët e tjerë dhe myku mund të acarojë shqisat tuaja pasi janë ato, vija e parë që përballen me agjentët e jashtë dhe bëjnë filtrin e tyre.

Nëse vëreni që vuani nga këto shenja, apo druheni se në të ardhmen mund të vuani nga sëmundja e mykut pasi muret e shtëpise suaj janë me myk klikoni në këtë link për të mësuar si te parandaloni krijimin e mykut dhe pastrimin e tij.

Kujdes! Nëse keni këto simptoma, vuani nga … Read More »

Cilat Janë Llojet Më Të Mira Të Aloe Verës – Zbulojeni Përmes Fotove

Aloe njihet si bima e përjetësisë dhe simbol i parajsës.
Vlerat e Aloe Verës janë të mrekullueshme dhe me siguri lexuesit e AgroWeb.org janë të mirëinformuar.

Këtë bimë të mrekullueshme mund ta kultivoni edhe në shtëpinë tuaj dhe ta keni gati për urgjenca si gërvishtje, çarje apo djegie.

A e dinit se nga kjo bimë mund të përfitoni shumë edhe nëse e pini?

Aloe Vera përmban mbi 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale që promovojnë përthithjen sa më të mirë të ushqyesve për të cilat trupi ka aq shumë nevojë.
Llojet më të mira të bimës së Aloe Verës
Në botë, gjenden mbi 400 varietete të bimës së Aloe Verës, por jo të gjitha janë të mira dhe të vlefshme për konsum nga njerëzit.

Shumica e këtyre varieteteve shërbejnë për dekorim, dhe vetëm pak prej tyre kanë efektet çudibërëse për mirëqenien e njeriut. Sipas një publikimi të Medical Plants of the World, varietetet më të mira të Aloe Verës janë:

Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

Kjo bimë në Shqipëri gjendet në pikat e tregëtimit të luleve, por edhe pranë kompanive që furnizojnë me lule të gjithë tregun e qyteteve në vend.

Të dhënat e publikuara nga “The Journal of Environmental Science and Health”, tregojnë se Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar.
Por këto nuk janë vlerat e vetme të bimës së Aloe Verës.
Nëse konsumoni ose përdorni Aloe Vera, atëherë do të përmirësoni disponibilitetin e vitaminës B12 në organizëm.

Kjo do të thotë se trupi do ta përthithë dhe përdorë më mirë këtë vitaminë të nevojshme.

Ajo përmban gjithashtu vitaminat A, C, E, acid folik, si edhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B6.

Kjo bimë e mrekullueshme përmban 20 nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Përveç rolit të pastrimit të organizmit, Aloe Vera përqendrohet kryesisht tek largimi i toksinave nga stomaku, veshkat, shpretka, tëmthi dhe mëlçia. Gjithashtu  ndihmon me tretjen, ulçerën dhe inflamacionin në stomak.

Aloe Vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti.

Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.

Kombinojeni xhelin në lëngjet tuaja të preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas. Sigurohuni që të përdorni xhel të pastër që nxirret nga pjesa e brendshme e gjetheve të bimës.

Shija e xhelit mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, por mund ta përzieni me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta

Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

Aloe Arborescens

Aloe Arborescens

Aloe Saponaria, që mund të gjendet edhe me emërtimin Aloe Maculata
Aloe Saponaria, që mund të gjendet edhe me emërtimin Aloe Maculata

Aloe Ferox

Aloe Ferox

Cilat Janë Llojet Më Të Mira Të Aloe Verës – Zbulojeni Përmes Fotove Read More »