Shendetesi

Qendra Shëndetësore Orikum në terren, vaksinon fëmijët rom dhe egjiptianë !

Personlei mjekesor i Qendres Shendetesore Orikum ka dale ne terren diten Marte dhe ka bere identifikimim dhe vaksinimin e femijeve te komunitetit Rom dhe Egjiptiane te pavaksinuar me pare.

Ndaj ketij komuniteti Qendra Shendetesore Orikum ka ofruar kujdes shendetesor.

Ky eshte postimi i Qendres Shendetesore Orikum ne faqen perkatese ne facebook :

Një ditë pune në terren për identifikimin, vaksinimin e femijeve Rom dhe Egjiptjan të pa vaksinuar dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor ndaj tyre.

Qendra Shëndetësore Orikum në terren, vaksinon fëmijët rom dhe egjiptianë ! Read More »

E ke barkun gjithnjë të fryrë? Problemi juaj është ky dhe duhet ta heqësh menjëherë atë

Pothuajse të gjithë njerëzit përjetojnë stomak shumë të fryrë dhe e gjithë kjo mund të krijojë parehati të vërtetë dhe siklete në stomak. Të parët që vuajnë nga kjondjesi janë gratë, por arsyeja për gjithë këtë janë toksinat në trup.

Për të pasur një stomak të sheshtë, gjëja e parë që duhet të bëni është të heqësh qafe këto toksina. Megjithëse shumë njerëz nuk flasin për këtë, zorrët janë një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë.

Falë tyre ne mund të eliminojmë të gjitha mbeturinat toksike të pranishme, shkruan ShkodraNews. Toksinat që grumbullohen mund të çojnë në probleme serioze, siç janë: koliti, kapsllëku, aciditeti, zorrët e irrituara, etj.

Ashtu si çdo organ tjetër, zorrët dërgojnë sinjale kur diçka është e gabuar. Këto shenja mund të jenë diabeti, parregullsi të zorrëve, probleme të lëkurës, çrregullime metabolike ose peshë të tepruar, shkruan ShkodraNews. Një klizmë, për shembull, mund të pastrojë pjesën më sipërfaqësore të zorrës së trashë, por nuk mund të arrijë në fund. Ka nga ata që përdorin pastrimin e zorrëve me ndërhyrje të posaçme, por nga ana tjetër janë shumë të shtrenjta.

Kjo është arsyeja pse sot, vendosëm të flasim me ju për një metodë që me siguri do t’ju ndihmojë, në një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Ne po flasim për farat e lirit, thjesht përdorim dy ose tre lugë të kësaj fare për të pastruar zorrët dhe zorrën e trashë.

Një mënyrë për të përfituar nga ajo është që ta përdorni atë për mëngjes, duhet ta përdorni atë për tre javë. Ne do të donim të theksonim se para se të filloni këtë dietë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Gjatë javëve të para, duhet të hani mëngjes me një lugë gjelle liri të përzier me 100 ml me qumësht të fermentuar, shkruan ShkodraNews. Javën e dytë rritet një lugë gjelle fara liri dhe me të njëjtën ml qumësht dhe javën e tretë tri lugë fara liri dhe 150 ml qumësht.

Për rezultate më të mira rekomandohet të pini dy ose tre litra ujë gjatë ditës. Sepse kjo mund të jetë gjithashtu një metodë që të ketë sukses në humbjen e peshës.

Ky trajtim mund të përdoret vetëm një herë në vit, por me miratimin e mjekut.

Ndani këtë artikull me miqtë tuaj! /Përshtati: ShkodraNews

E ke barkun gjithnjë të fryrë? Problemi juaj është ky dhe duhet ta heqësh menjëherë atë Read More »

Shkencëtari ju bën të ditur të gjithëve: Agjërimi shëron këtë sëmundje të rëndë

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që i sjell agjërimi në shëndetin tonë.

Agjërimi jua forcon trurin

Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.

Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit.

Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqijaPër shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

Kolesterol më të ulët

Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre.

Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Detoksikimi i trupit

Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë vetën shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për detoksikimin apo pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksina e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës.

Shkencëtari ju bën të ditur të gjithëve: Agjërimi shëron këtë sëmundje të rëndë Read More »

E dini çfarë ndodh në trupin tonë kur hamë rukola? Vëmendjen këtu ata që vuajnë nga tiroidet

Të ngrejë dorën kujt i pëlqen rukola?

Ne jemi shumë, jam e sigurtë, por kurrë nuk mjafton. Sepse të gjithë duhet ta hanë këtë perime të jashtëzakonshme. Ne vendosëm të flasim për këtë, sepse rukola është diçka që nuk mund të mungojë në tryezat tona.

Ne të gjithë e njohim atë. Ajo ka një shije shumë të fortë, me aromë dhe pak e athët, e është e famshme për vetitë e saj terapeutike dhe të tretjes.

Çfarë përmban rukola?

Kjo perime ka shumë vitamina (A, B6, B9, C dhe K), kripëra minerale (kalcium, magnez, kalium, hekur dhe shumë fibra).

Vetitë e rukolës

Rukola përmban sulforafano dhe beta karotene, dy komponentë që luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e tumoreve. Eshtë e panevojshme të thuhet se rukola që konsumoni do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë, falë vetive të saj tretëse dhe pastruese. Kjo perime e jashtezakonshme parandalon ulcerat, gastritet dhe problemet e melçisë, do t’ju lirojë nga lengjet dhe toksinat e tepërta.

Rukola stimulon oreksin, por edhe prodhimin e lëngjeve gastrike. Nëse e konsumoni atë në baza të rregullta, nuk do të keni më probleme me gazet e zorrëve, për më tepër, ju do të përmirësoni tranzicionin e zorrëve (ka një efekt laksativ). Rukola neutralizon viruset dhe bakteret.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ne gjithashtu themi se rukola ka shumë pak kalori (vetëm 25 kalori për 100 g rukola). Disa njerëz thotë se rukola ka një efekt qetësues dhe ka nga ata që thonë se është afrodiziak. Mjafton t’ju them se romakët e lashtë e përdornin atë për të përgatitur lëngjet e dashurisë.

Rukola stimulon metabolizmin tuaj dhe përdoret në dietat e dobësimit. Edhe ata që vuajnë nga anemia dhe veganët duhet ta konsumojnë atë në sasi të mëdha sepse kjo perime përmban shumë hekur.

Ekziston edhe rukola e egër dhe rukola e kultivuar dhe të dyja janë shumë të shijshme.

Si mund të hani raketa?

Mënyra më e mirë për të shijuar këtë delikatesë është e papërpunuar, në sallatë, shkruan ShkodraNews. Ju mund ta përzierni atë me lloje të tjera të sallatës, por gjithashtu mund ta hani atë vetëm me vaj ulliri ekstra të virgjër. Kripë është më mirë të mos hidhni. Ose mund të përdorni disa copa djathë parmigiano.

Edhe rukola e gatuar është e shijshme. Ama ju nuk duhet ta gatuani atë shumë për të shmangur humbjen e vlerave të saj ushqyese … vetëm një ose dy minuta dhe është gati të hahet.

Vetëm njerëzit alergjikë dhe ata që marrin terapinë antikoaguluese duhet ta shmangin rukolën. Natyrisht që nuk duhet të ekzagjeroni (ekzagjerimi do të thotë më shumë se një qeskë në ditë), sepse e tepërta stimulon prodhimin e metabolitëve që irritojnë trupin tonë.

Edhe ata me probleme tiroide duhet të konsumojnë këtë perime me kujdes

E dini çfarë ndodh në trupin tonë kur hamë rukola? Vëmendjen këtu ata që vuajnë nga tiroidet Read More »

Vlerat e lëngut të hithrës për zemrën dhe organizmin

Hithra është një bimë e egër që përdoret rregullisht në Shqipëri.
Lëngu i hithrës, ndoshta nuk futet në listën e zgjedhjeve të preferuara të çajrave për shumë konsumatorë.

Megjithatë ky lëng është i shijshëm e plot vlera, sepse arrin të ulë dhimbjet, qetësojë alergjitë, përmirësojë sistemin imunitar dhe mbrojë zemrën.

Po ashtu ai përmirëson tretjen, largon inflamacionin dhe shëron problemet me lëkurën.

Hithra është një bimë e egër që përdoret rregullisht në Shqipëri. Hithra gjendet kudo në vendin tonë, ndërsa emri i saj shkencor është Urtica Dioica.

Për mijëra vjet me rradhë, hithra është përdorur gjërësisht, jo vetëm si burim ushqimor dhe fibrash, por edhe për mjekësinë bimore.

Nëse hithra përdoret si burim ushqimor, duhet të dini që ajo është e pasur me proteina njësoj si spinaqi.

Hithra mund të thahet dhe të përdoret për çaj. Lulet e bimës së hithrës përdoren kryesisht për përgatitjen e këtij çaji.

Çaji i hithrës është i fortë dhe ka një efekt të menjëhershëm në organizëm, për shkak të flavonoidëve, karotenoidëve, vitaminave dhe mineraleve.

Hithra është veçanërisht e pasur me kalcium dhe magnez, madje më shumë se barishtet dhe zarzavatet e tjera.

Këta ushqyes merren direkt nëpërmjet çajit të hithrës që është shumë i kërkuar në mbarë botën.

Disa prej vlerave befasuese të hithrës janë të renditura më poshtë nga AgroWeb.org.
Vlerat shëndetsore të lëngut të hithrës
Shëndeti i veshkave

Vlerat më premtuese të lëngut të hithrës kanë të bëjnë me veshkat. Ky lëng ka efekt diuretik dhe ndihmon në stimulimin e urinimit të shpeshtë e të shëndetshëm.

Lëngu i hithrës përmirëson edhe shëndetin e prostatës dhe parandalon zhvillimin e gurëve në veshka.
Sistemi imunitar
Flavonoidët dhe karotenoidët që gjenden tek çaji i hithrës, së bashku me sasinë e lartë të vitaminës C, i japin kësaj pijeje efikasitet të plotë në lidhje me fuqizimin e sistemit imunitar.
Shëndeti i zemrës
Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes konsumit të rregullt të hithrës dhe uljes së tensionit të gjakut.

Përbërësit anti-inflamatorë si dhe kaliumi ndihmojnë në uljen e presionit të arterieve dhe enëve të gjakut. Në këtë mënyrë ata përmirësojnë qarkullimin e tij dhe fluksin e oksigjenit në çdo pjesë të organizmit.

Një gjë e tillë ul shanset për atakun në zemër, isheminë apo komplikacionet e tjera kardiovaskulare.
Tretja
Antioksidantët dhe vetitë kundër inflamacionit të lëngut të hithrës e bëjnë atë fantastik kundër problemeve me tretjen.

Lëngu i hithrës ndihmon në rimëkëmbjen e shëndetit të të gjithë aparatit tretës dhe promovon rritjen e baktereve të dobishme.
Shëndeti i lëkurës
Lëngu i hithrës ka efekt qetësues dhe ai ndihmon në lehtësimin e simptomave të akneve, ekzemës, irritimeve dhe njollave të tjera të lëkurës.

Ju mund ta pini këtë lëng për të përfituar këto efekte, ose mund ta përdorni lëngun për të lyer zonat e prekura në lëkurë për të siguruar një përthithje maksimale.
Osteoporoza
Lëngu i hithrës përmban shumë minerale të shëndetshme përfshirë kalciumin, magnezin dhe hekurin.

Kjo e bën këtë lëng,të jashtëzakonshëm për njerëzit që vuajnë nga anemia, por edhe për parandalimin e sëmundjes që gërryen kockat me kalimin e moshës.
Ul dhimbjet dhe inflamacionin
Lëngun e hithrës mund ta përdorni për të ulur dhimbjet e muskujve, shpinës, kokës, lëndimeve të lëkurës etj. Ky lëng është kaq i fuqishëm sa që pa mbaruar së piri do të vëreni se dhimbja ka ikur.

Aplikimet e jashtme të lëngut të hithrës janë po aq efikase, madje më të drejtpërdrejta, por gjithnjë sugjerohet ta pini lëngun e hithrës për të përfituar më shumë prej tij.
Si të përgatisni lëngun e hithrës
Vendosni hithrat, të thata ose të freskëta, në një çajnik. Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan me hithra, ju nevojiten 2 filxhanë me ujë.

Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë.

Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan.

Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale. Mund t’i shtoni akull nëse dëshironi.

Vlerat e lëngut të hithrës për zemrën dhe organizmin Read More »

Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri.

Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.

Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.
Buka e Thekur Për Diabetikët
Sipas të dhënave, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.
Indeksi i Glicemisë
Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.

Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.

Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.
Yndyrnat
Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.

Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.
Tretja
Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.

Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.
Më Shumë Energji
Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.

Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.
Të Përzierat
Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.

Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes

Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur Read More »

Njihni vlerat surprizë të luleve të shegës

Lulja e shegës ka një shije të mprehtë dhe të thartë, dhe si e tillë kombinohet më së miri me çajra të tjerë bimorë siç janë: mentja, kamomili, livando dhe trumza. Lulja e frutit, pra pjesa që i ngjason kurorës, nxirret në diell dhe thahet.

Ajo bëhet pluhur dhe hidhet në ujë të ngrohtë. Ky pluhur mund të gjendet edhe në farmaci në kapsula të vogla si ato të medikamenteve dhe të konsumohet tre herë në ditë.

Por pa diskutim që zgjidhja më e mirë është konsumi i luleve të shegës si çaj bimor të cilin e përgatisni vetë.

Shqipëria është e bekuar me pemishte shegësh dhe muajt e pranverës janë periudhë e artë për t’i gjetur pemët e shegës në lulëzim që të përfitoni nga lulet e tyre.

Lulja e frutit të shegës ka vlera në uljen e sheqerit në gjak, dhe si e tillë sugjerohet për pacientët që vuajnë nga hiperglicemia dhe diabeti.

Një studim i publikuar në Revistën Mjekësore të Ushqimit raportoi se farat e shegës, lulet dhe lëngu i saj përmbajnë tre acide me veti antioksiduese. Këto acide luajnë një rol aktiv kundër diabetit dhe hipoglicemisë.

Ekstraktet nga kurora e shegës mund të zvogëlojnë lëndimet që i vijnë organizmit nga forcimi i arterieve me 70%.

Ky është niveli më i lartë që arrihet nga të gjithë përbërësit e shegës, thonë studimet.

Studimi i lartpërmendur analizoi vlerat e lëkurës, farave dhe luleve të shegës dhe të lëngut kundër një sërë faktorësh që shkaktojnë bllokimin e arterieve.

Të dhënat treguan se shega e plotë kishte vlera të mrekullueshme dhe të pakundërshtueshme në mbrojtje të zemrës, por kurora e shegës kishte vlera të pazbuluara më parë.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Universitetin e Misisipit, publikuan gjetjet e tyre në Revistën e Bujqësisë, Ushqimit dhe Kimisë.

Fruti i pasur me antioksidantë përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron kundër tumoreve të prostatës, Alzheimerit dhe reumatizmës.

Këto antioksidantë siç është punicalagina, bën punën kryesore kundër stresit oksidues në organizëm dhe ka vlerat më të mëdha.

Të dhënat, tregojnë se ekstraktet e lules së shegës ulin nivelet e lipideve dhe glukozës në gjak me 18 dhe 25 përqind respektivisht.

Studiuesit zbuluan se tek kontingjenti eksperimental që kishte konsumuar lëngun dhe lëkurat e shegës, nivelet e kolesterolit të keq kishin rënë ndjeshëm.

Ata zbuluan se ekstraktet e shegës dhe në veçanti, lulet e frutit arritën të pengonin zhvillimin e arteriosklerozës.

Nëse rezultatet e studimit tek kafshët konfirmohen tek njerëzit, atëherë lulja e shegës mund të kthehet në një burim të mirëfilltë vlerash për disa industri ushqimore dhe farmaceutike.
Lëngu i Luleve të Shegës
Mblidhni lulet e shegës dhe i lini të thahen. Më pas kur të jenë tharë plotësisht, shtypni mirë që të copëzohen. Dy lugë çaji grimcash për një kupë çaj është sasia e duhur.

Lërini 3-4 minuta të vlojnë në ujë, filtrojini dhe mund t’i pini rregullisht deri në tri herë në ditë. Shëndeti juaj do t’ju falenderojë.

Njihni vlerat surprizë të luleve të shegës Read More »

Nuk e keni idenë e rrezikut që po ju kanoset: Këto janë 6 ushqimet helmuese që po i hani çdo ditë

Në ditet e sotme ushqimet janë të mbushura plot me kimikate ,dhe asnjëra prej tyre nuk është e mirë për shëndetin tuaj.

Duke filluar nga pesticidet dhe hormonet e rritjes deri tek ngjyruesit artificialë dhe aromatizuesit, ushqimet mund të na shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira.

Ekspertët e shëndetësisë mënjanojnë këto ushqime me çdo kusht për të zvogëluar rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata të shëndetit.

Konservat e domates

Mbulesat e rrëshirës në kanaçe përmbajnë bisphenol-A (BPA) ose estrogjene sintetike të lidhura direkt me infertilitetin, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe obezitetin.

Ndërveprimi i domate të konservuara dhe kuti prej kallaji çon në nxjerrjen e BPA në produkt.

Në vend të kësaj, zgjidhni të blini domate organike nga tregu i fermerëve tuaj lokal ose nga dyqani ushqimor.

Nëse jeni duke kërkuar për domate të gjata, gjeni dyqanet e domateve në një shishe qelqi ose në kutitë Tetra Pak.

Mish i grirë

Një studim i kryer nga USDA zbuloi se në krahasim me viçin e ushqyer me misër, viçi i ushqyer me bar ka permbajtje me te larte ne beta-karoten, vitaminë E, kalcium, magnez dhe kalium.

Plus, viçi i ushqyer me bar është më i ulët në omega-6 inflamator dhe më i ulët në yndyrna të ngopura të këqija të lidhura me sëmundjen e zemrës.

Kokoshka mikrovale

Qesja e kokoshkave është e mbushur me kimikate të rrezikshme, si acid perfluorooctanoic (një klasë e përbërësve që janë të lidhura me infertilitetin).

Studimet kane treguar se ato lidhen me kancerin e mëlçisë, testisit dhe pankreasit.

Mikrovala ben qe këto kimikate të avullojnë dhe të shkojne tek kokoshkat.

Patate Jo-Organike

Patatet jo-organike shpesh trajtohen me fungicide gjatë procesit te rritjes dhe vazhdimisht janë te mbuluara me herbicide para korrjes.

Plus, pasi ata janë gërmuar, ata trajtohen me më shumë kimikate për të parandaluar që ata të mbijnë.

Qumësht i prodhuar me hormone artificiale

Prodhuesit e qumështit trajtojnë lopët e qumështit me hormone të rritjes (rBGH) për të rritur prodhimin e tyre të qumështit.

Megjithatë, ky hormon rrit infeksionet e gjoksit te lopës që mund te kaloje në qumësht dhe të çojë në nivele më të larta të IGF-1 që është lidhur drejtpërdrejt me kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

Mollët
Mollët nuk mund të zhvillojnë një rezistencë ndaj dëmtuesve bujqësore, dhe për këtë arsye, janë te mbuluara me herbicide dhe pesticide. Sa herë që te jete e mundur, blini mollë organike.

Nuk e keni idenë e rrezikut që po ju kanoset: Këto janë 6 ushqimet helmuese që po i hani çdo ditë Read More »