Problematika

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi

Nje tjeter shtet u mbyll shtigjet Shqiptareve, kete here Mali i zi.

Shengeni i hyre ne fuqi prej vitit 2010 duket se nuk do tu hyje me ne pune qytetareve te Republikes se Shqiperise pasi shteti fqinj ka nisur te beje kthimet e para ne kufi.

Jane punetoret ditore qe e kane pesuar te paret qe jane kthyer nga policia e Malit te Zi ne doganen e Hanit te Hotit.

Atyre u eshte kerkuar si kriter kalimi pasja e nje shume prej minimalisht 50 eurove me vete, ne momentin e kalimit. Ata nuk i kane patur dhe per pasoje jane kthyer, behet fjale per 15 shtetas.

Si kunderpergjigje apo hakmarrje shtetasit Shqiptare bllokuan per 3 ore kalimin e mjeteve te tjera. Nuk dihet nese kjo gjendje do te vijoje edhe ditet e ardhshme apo jo

Vete punetoret e quajne diskriminuese kete sjellje te policise duke kerkuar qe te mos behet pengese per te tilla kalime, pasi puna atje behet per te mbajtur familjet./ShkodraNews/

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi Read More »

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë (Foto)

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë, ndërsa është cilesuar një ngjarje e turpshme, ajo cfarë ka ndodhur në ate që quhet mushkria e qytetit bregdetar.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, nga Pylli i Sodës, aty ku situata ishte me të vërtetë shqetësuese, e ka quajtur një turp gjendjen dhe ndotjen në këtë zonë.

Nuk duhet të lëmë abuzuesit që të ndotin pjesë të territorit të Bashkisë së Vlorës dhe gjithkush nga qytetarët duhet të denoncoje raste të tilla.

Rasti në zonën e Pyllit të Sodës nuk e nderon sipas Lelit qytetin e Vlorës, ndërsa së bashku me inspektorë dhe punonjës të Bashkisë ka nisur pastrimi i zonës.

Referuar problematikës së krijuar, policia e rendit ka nisur hetimet, ndërsa një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Leli, për të vënë para përgjegjësisë personat që ndotin zona të caktuara të qytetit të Vlorës, si edhe është rasti në Pyllin e Sodes.

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë (Foto) Read More »

Vlorë – Skandal në Pyllin e Sodës . Ja cfarë ka ndodhur … (Foto)

Skandal në Pyllin e Sodës në Vlorë. Mbetje peshku depozitohen në këtë zonë, duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese. Nuk dihet se nga kush arkat me peshk dhe produkte të tjera të detit janë lënë në këtë zonë,duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese dhe nuk është hera e parë që Pylli i Sodës në Vlorë, përdoret për të depozituar mbetje peshku, pasi edhe në vite të tjera, pikërisht Pylli i Sodes është përdorur nga persona të caktuar për të depozituar mbeturina apo mbetje peshku.

Arkat me peshk dhe produkte deti janë lënë në afërsi të rrugës në zonën e Pyllit të Sodes, ndërsa nuk ka dihet se cilët janë personat përgjegjës që kanë shkaktuar këtë ndotje dhe gjendje të jashtëzakonshme Bëhet fjalë për peshk importi dhe jo produkte të vendit, ndërsa në qershor të vitit 2014, por edhe në periudha të tjera, në Pyllin e sodës janë rregjistruar sërish raste të tilla problematike, të cilat gjithësesi kanë mbetur pa autor. Ripërsëritet në prag të sezonit turistik, një tjetër ndotje ekologjike në Pyllin e Sodës.

Një zonë e lenë totalisht në harresë, që tashmë shërben vetëm për depozitimin e mbetjeve të ndryshme, rasti më i fundit hedhja pa kriter e mbetjeve të peshkut dhe produkteve të tjera të detit. Nga një zonë që është cilësuar mushkria e qytetit të Vlorës, Pylli i Sodës po degradon nga dita në ditë. Kontrollet mungojnë, ndërsa edhe pse është përcaktuar që policia bashkiake duhet të kontrolloje zonën, dicka e tillë ndodh rrallë, ose thuajse asnjëherë.

Vlorë – Skandal në Pyllin e Sodës . Ja cfarë ka ndodhur … (Foto) Read More »

“Gjurmë Shqiptare”: Vendi i shenjtë i shqiptarëve

Si po shuhet Frashëri? Çfarë ka mbetur pas dhe përse askush nuk do t’ia dijë më për këtë vend? Shkatërrimi i shtëpisë muze të Frashërllinjëve dhe braktisja e të gjithë zonës…

Patriotët e konsideronin një vend të shenjtë, sot thuajse është braktisur nga harresa, pamundësia e mungesa e investimeve.

Dikur ka qenë një qendër e rëndësishme ku lindën vëllezërit Frashëri. Sot është në kufijtë e mbijetesës, apo më mirë po shuhet. Si humbi Frashëri shkëlqimin e dikurshëm dhe cilat janë gjurmët që kanë mbetur pas?

Një dokumentar rrëqethës, për një vend kaq të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve.

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema. /TCH

“Gjurmë Shqiptare”: Vendi i shenjtë i shqiptarëve Read More »

“E mora beqar moj”, “Kjo kushedi… rrezik se i ha burrat!”, shpërthen publiku te Arditi

Drita dhe Sabrija janë dy zonja që kanë patur të njëjtin bashkëshort. Ato sot ishin protagoniste të seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, pasi bashkëshorti i tyre ka ndërruar jetë, duke i lënë në konflikt për një pasuri.

Drita është martuar në vitin 1984 me ish – bashkëshortin, Shaqirin dhe sollën në jetë dy fëmijë. Pas disa vitesh ajo vendosi të emigronte në Itali për të krijuar një ekonomi më të mirë, duke menduar se më pas do t’i bashkohej edhe  Shaqiri me fëmijët. Ndërkohë që në vitin 1991 kishin përfituar 2500 metra katrorë tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501, ku ndërtuan me të ardhurat që fitonte Drita.

Familja u bashkua në Itali në vitin 2000, por Shaqiri vendosi të kthehej në Shqipëri, të divorcohej nga Drita dhe më pas të martohej me Sabrien, pa e vënë në dijeni nënën e fëmijëve të tij

“Kjo ma mori burrin, tha se do kishte pasuri. E mbushi xhepin plot dhe më vinte deri në Berat!”, u shpreh Drita.  Ndërsa Sabrija tregoi se i ka prezantuar një e afërmja e Shaqirit dhe duke qenë se në gjendjen civile rezultonte i divorcuar, pranoi të martoheshin.

Drita – Ti ke ardhur e më ke shkatërruar jetën! Më ke shkatërruar fëmijët mua!

Sabrija – Nuk ta shkatërrova unë jetën moj zonjë që më solle këtu!

Drita – Fëmijët i rrita vetë se ti nuk i doje të shtëpia jote! Ti më ke shkatërruar se ke firmosur!

Sabrija – Ti deshe vetë dhe ike! Unë isha jetime, pyeta gjendjen civile, nuk ishte i kurorëzuar dhe unë e mora atë.

Drita – Do ma gjejë zonja Eni të drejtën e fëmijëve të mi!

Sabrija rrëfeu se ka qenë e martuar më parë, por bashkëshortin ia vranë dhe ngeli e vetme me tre vajzat e saj. Kur u martua me ish – bashkëshortin e Dritës, ajo nuk e dinte që ishte i sëmurë dhe tha se ka vuajtur për 16 vite me të.

Drita e ndërpreu duke thënë se ia ka marrë bashkëshortin për lekët e tij dhe se nuk kishte qenë i sëmurë në atë kohë. Por Sabrija tha se nuk kishte informacion për pasurinë e Shaqirit dhe se u martua me të për të kaluar jetën sepse ishte e vetme.

Juristja Eni Çobani tregoi një deklaratë noteriale, ku Shaqir Avdillari, Sabrije Nexhipi, Marjeta Avdillari dhe Sokol Avdillari kanë firmosur për t’ia dhënë shoqërisë “Pirgu” pronën me cilësinë e sipërmarrjes. Por Sabrija tha se nuk ka firmosur në këtë deklaratë noteriale, pasi nuk di të shkruajë e të lexojë, si dhe tregoi që bashkëshorti nuk e ka përfshirë në këtë situatë.

Ndërkohë që Drita u shpreh se në deklaratën noteriale është vendosur Sabrije Nexhipi me atësinë e saj, pra me emrin e babait të saj, Samiut.

Sabrija –E ka bërë kunati im, e ka falsifikuar.

Drita – Të lutem shumë! Kunati jot dhe kunati im, Xhevahir Demneri dhe Sali Avdillari të vijnë atje të hedhin firmat se kështu më thanë.

Sabrija – Unë kam vuajtur 16 vjet me atë burrë, s’më lë dhe kjo tani rehat! Nuk haja bukë me javë dhe ti më sjell këtu!

Drita – Te burri jot do shkosh ti moj! Do më japësh përgjigje se më more burrin!

Sabrija  – Nuk ta mora burrin moj, ti ike në Itali me fëmijët. Nuk e dija, unë isha jetime.

Drita – Ma shkatërrove familjen! I rrita fëmijët vet, nuk m’i rrite ti që më hëngre djersën e fëmijëve të mi dhe timen!

Zonja Eni tregoi se ish – bashkëshortët Avdillari kishin vendosur që Drita të punonte në Itali për pak kohë në mënyrë që të mblidhnin të ardhura. Por kur ajo do të kthehej në Shqipëri mësoi nga të afërmit që Shaqiri ishte martuar me dikë tjetër. Ai kishte përfunduar të gjitha procedurat e divorcit në mënyrë ligjore pa e lajmëruar fare Dritën lidhur me këtë fakt.

Juristja Çobani shpjegoi se pjesëtare e pasurisë së familjes bujqësore është Drita dhe jo Sabrija, ndaj dhe nuk kishte pse të firmoste kjo e fundit në deklaratën noteriale për dhënien e tokës. Ajo gjithashtu tregoi se në dokumente të ndryshme Sabrijes i janë vendosur të dhënat e Dritës dhe herë është përdorur mbiemri i bashkëshortit të saj të parë e herë e bashkëshortit të dytë.

“Ka patur falsifikime të njëpasnjëshme në disa kontrata. Këtu problemi është që pjesa më e madhe e kësaj pasurie është shitur për së gjalli, kur zoti Shaqir ishte gjallë. Ai pa firmën e zonjës Drita ka shitur pasuri, apartamente, mbi të cilat janë bërë dhe ndërtime. I ndjeri i ka shitur, ka marrë paratë dhe ka jetuar”, tha Eni Çobani.

Por përspos kësaj, Drita pretendon se janë falsifikuar edhe firmat e fëmijëve të saj, pasi ata kanë qenë në Itali dhe nuk kanë firmosur në asnjë dokument.

Sabrija nga ana tjetër e përlotur tha se të gjitha këto falsifikime i ka bërë kunati i saj, i cili edhe atë e ka lënë pa gjë. “Unë jam pa shkollë, ata ma fusin kur të duan moj motër! Duan vetëm të hanë, mua më lanë pa bukë!“, u shpreh ajo.

Një fakt tjetër i rëndë është një certifikatë që gjendet në dosjen e shit-blerjes së pronës. Certifikata e lindjes është me gjeneralitetet e të birit të Dritës dhe Shaqirit, Sokol Avdillarit, por me fotografinë e Artur Avdillarit, djalit të vëllait të Shaqirit.

Drita akuzon për gjithçka  Armand Dilen, i cili ka ndërtuar apartamentet në pronën e tyre. Ndryshe nga Drita, Sabrija akuzon kunetërit duke thënë: “Kunetërit e mi e morën në qafë se e mernin me të mira dhe ai gënjehej me një karamele. Nuk qante një hall për shtëpinë e vet, por qante vëllezërit e tij”.

Përsa i përket pretendimit të Dritës që Shaqiri nuk ishte i sëmurë kur ishte me të, moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea tha se ai mund të jetë sëmurur gjatë 4 viteve që ajo ka qenë në Itali dhe nuk janë parë.

Drita – Kjo kushedi… rrezik se i ha burrat! Kësaj i vdiq i pari, i vdiq dhe i dyti.

Sabrija –S’jam unë moj, është Zoti. E kam zemrën e mirë unë!

Drita – Ça zemre më thuaj ti moj? Ti po i ha! Dashke dhe të tretin ti.

Sabrija  Sabrija nuk i ha burrat, është fatkeqësi e zezë!

Dita – Moj zonjë ti e ke marrë tamam burrin tim, s’e ke marrë të sëmurë!

Sabrija –Ai ishte me diabet, e bëri me zemër. Merr pensionin Xhevahiri, por gjynah nga Zoti t’ia hajë kunati dhe mos t’ja haj unë që i bëra hysmet. Kunetërit më futën në hak, tani s’më lë as kjo rehat!

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” në këtë seancë ndërmjetësimi i dha të drejtë Sabrijes, pasi e besuan që nuk ka ndërhyrë për të përfituar në pasurinë e Dritës.

Juristja Çobani u shpreh se janë kryer shumë veprime të kundraligjshme, të cilat do të kenë pasoja juridike shumë të rëndësishme mbi ata persona që i kanë ndërmarrë këto veprime.

Drita është bashkëpronare në këtë pronë bujqësore, ndaj duhet t’i drejtohet gjykatës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  për të nxjerrë të pavlefshme të gjitha kontratat e shitjes së kësaj pasurie. Ndërsa Sabrija, pas vdekjes së bashkëshortit, ka trashëguar pjesën e tij të pasurisë.

Juristja – Të lutem qetësojeni shpirtin! Jeni dy zonja, e kuptoj që nuk është e lehtë kjo që keni ndarë një burrë, por shikoni …

Drita – Aman se ishte yll. Ma mori kjo!

Sabrija –Ishte si ishte, ishte i Zotit ai. Ishte yll a ishte i keq ai, e ka bërë Zoti dhe s’ke punë ta shash atë ti sot. Të lutem shumë mbaje vendin aty, e kam patur unë në momentin e fundit, jo ta shash ti!

Drita – Moj nuk e shaj burrin se ishte dhe i imi. Unë e mora beqar!

Sabrija –Lavdërohu me atë bukurinë që ke ti. Aman moj aman ti!

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” përfundoi me sukses, duke bërë të mundur që dy zonja që kanë patur një bashkëshort, tanimë të bashkohen për të një qëllim, të rifitojnë pasurinë që u takon./tvklan.al

“E mora beqar moj”, “Kjo kushedi… rrezik se i ha burrat!”, shpërthen publiku te Arditi Read More »

Sekuestroja e pronave në Razëm, pritet arrestimi i 14 zyrtarëve

Zbardhen të tjera detaje, sa i takon hetimeve të prokurorisë së rrethit Gjyqësorë të Shkodrës në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për nisjen e procedimit penal dhe vendosjen e sekuestros preventive për 25000 m2 tokë pyll në Razëm.

Sipas burimeve të Alpe news pranë prokurorisë së Shkodrës, përfitues i sipërfaqes prej 53902 m2 është një person i vetëm i cili do të shiste më pas tokën ndaj personave të tjerë.

Ndërkohe që priten, urdhër ndalimet për 14 zyrtarë dhe ish zyrtarë të njësive vendore, Zyrës së Regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe Agjencisë së Kthimit dhe kompensimit të pronave të cilët do të jenë pjesë e dëshmitarëve por edhe personave të cilët dyshohet se kanë kryer falsifikimin e dokumenteve duke i dhënë pa të drejtë këtë sipërfaqe toke personave të tjerë.

Ndërkohe në lidhje me këtë çeshtje, i kontaktuar me telefon, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj ka deklaruar se hetimi nuk ka lidhje me asnjë prej zyrtarëve që aktualisht janë pjesë e administratës së Bashkisë Malësi e Madhe dhe se hetimi nuk i takon vendimeve që mund të jenë marrë pas vitit 2015-te.

Çështja e pronave në Malësinë e Madhe është një gangrenë që e shoqëron prej vitesh këtë zonë. Edhe në vitin 2001-2002 Prokuroria nisi nje hetim për abuzime të pronave por kjo ceshtje u mbyll dy vite me vonë për mungesë faktesh dhe provash. Ngelet për tu parë se deri ku do të shkojë kësaj radhe kjo ceshtje, e cila nxjerr në pah një megaskandal të abuzimi të ish zyrtarëve  me pronat e banorëve të Razmës.

Sekuestroja e pronave në Razëm, pritet arrestimi i 14 zyrtarëve Read More »

Skandal në Kakome, banorët nuk futen dot në tokat e tyre

Megjithëse janë pronarë të tokave në Kakome, një pjesë e banorëve të Nivicës nuk mund ti shfrytëzojnë pronat e tyre, pasi shprehet se ato gjenden brenda rrethimit të vendosur nga kompania Riviera Kakome dhe se policia private e cila ruan këtë rrethim nuk i lejon.

Banorët e Nivicës kanë tentuar përsëri të shkojnë në pronat e tyre, por ndonëse janë të pajisur me certifikatat mbi pronësinë e tokave të tyre, ata nuk janë lejuar. Kryetari i fshatit Nivicë shprehet se ende vazhdojmë të besojmë në ligjet e shtetit dhe presim zbatimin e ligjit dhe vendimeve të gjykatave, pasi kompania Riviera Kakome megjithëse pretendon pronësinë në 29 hektarë, ata kanë rrethuar 110 mes tyre.

Banoret e Nivicës shprehen se një problem tjetër me të cilin përballen është se Hipoteka e Sarandës nuk po bën regjistrimin e pronës së tyre, pavarësisht se ata kanë gjithë dokumentacionin e duhur. Prej disa muajsh ata kanë aplikuar dhe kanë bërë pagesat e kërkuara në hipotekë dhe megjithëse afati për hipotekimin ka muaj që ka kaluar, ata shprehen çuditërisht hipoteka e Sarandës nuk u ka kthyer asnjë përgjigje.

Kjo ka bërë që banorët të dyshojnë se kjo është pjesë e lojës së kompanisë Riviera Kakome për të gllabëruar edhe pronat e mbetura në Kakome. Banoret e Nivicës kanë prej vitesh që përballen me problemin e tokave në Kakome dhe ende ky problem nuk është zgjidhur. Ata shprehen se këtë betejë do ta vazhdojnë pasi kjo është toka e tyre brez pas brezi./javanews

Skandal në Kakome, banorët nuk futen dot në tokat e tyre Read More »

Si e ngacmonte 11-vjeçaren mësuesi në Vlorë, denoncimi rrëqethës

E mitura 11-vjeçare denoncon se është ngacmuar nga mësuesi i saj dy muaj më parë, por familja e saj e bën publike për mediat pas dy muajsh për shkak të frikës nga gjykimi i opinionit publik.

Nxënësja e klasës së pestë në një shkollë në Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer se mësuesi i bënte shenja, ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur, por vajza kishte ikur me vrap.

Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur, pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve.

Por historia bëhet edhe më e rëndë për faktin se, sikurse denoncojnë edhe gjyshërit e 11-vjeçares, edhe drejtoria Arsimore Rajonale ishte në dijeni, por nuk ka marrë masa.

Nëna, gjyshërit por edhe vetë 11-vjeçarja rrëfejnë për Report Tv detaje nga kjo ngjarje, e rëndë.

Si e ngacmonte 11-vjeçaren mësuesi në Vlorë, denoncimi rrëqethës Read More »