Problematika

Vlorë : Ka filluar puna për shtrirjen e linjave të reja 20kV të qytetit (Foto)

Ka filluar puna nga kompania kontraktore me investime të Bankës Botërore për shtrirjen e linjave të reja 20kV në qytetin e Vlorës. Gjithashtu do të rikonstruktohen 15 kabina aktuale dhe do të ndërtohen 8 kabina të reja për një furnizim sa më cilësor të energjisë elektrike.
Lagjet ku po punohet janë:
– Për fiderin VJ7, Kuzumbaba, Topana, Spitali dhe Bashkia Vlorë.
– Pë fiderin VJ8, Partizani, Karabash, Llonxha dhe lagjia mbi spital.

Fotografia e OSHEE VLORË

Fotografia e OSHEE VLORË

Fotografia e OSHEE VLORË

Fotografia e OSHEE VLORË

Fotografia e OSHEE VLORË

 

Vlorë : Ka filluar puna për shtrirjen e linjave të reja 20kV të qytetit (Foto) Read More »

Vlore – Ja disa nga zonat qe do te mbeten pa energji elektrike

Bazuar në grafikun paraparak javor të nisur më parë, kërkohen stakimet e mëposhtem: Në n/st Babicë220/110/35, për punime për zëvendësimin e celësit seksionues 35 kV (aktualisht i shuntuar) më dt 04.05.2018 ora 00:00 deri 06:00 do të stakohen AT-1,2 nga ana 35 kV. Do të mbeten pa tension linjat L35 Babicë-TEC1, Babicë-TEC2, Babicë-Smokthinë dhe Babicë-Xhyherinë gjatë kësaj kohe.

u njoftojmë mbi kërkesën e ardhur nga OST-ja, për stakim të AT1 e të AT2 në N/stacionin Babicë 220kV, për zëvendesimin e Celësit 35kV të Seksionimit, i cili aktualisht është i dëmtuar e i shuntuar, më stakim të Zbarrave 35kV, Seksioni I + II-të në N/stacionin Babicë 220kV, në datën 04/05/2018 si më poshtë:

Stakim të AT1 e të AT2 në N/stacionin Babicë 220kV, në datën 04/05/2018 nga ora 00:00’ deri në orën 06:00’. Pa energji mbeten Zbarrat 35kV Seksioni I + II-të në N/stacionin Babicë 220kV. Pa energji mbeten N/stacionet TEC Vlorë, Skelë, Uji Ftohtë, Xhuherinë, Radhimë, Orikum. N/stacioni Smokthinë do të furnizohet nga L30-45/1 Amonicë – Smokthinë. Numri i konsumatorëve që mbeten pa energji është : 18144 Abonente. Zonat pa energji në Rrethin Vlorë / Lagja Pavarësia, Uji Ftohtë, 10 Korriku, 2 stacione pompimi, 15 Tetori, zona pranë spitalit të vjetër , Spitali Rajonal Vlorë, Hajro Cakerri, Topana, Partizani, Karabash, Isa Boletini, 29 Nëntori, Prefektura , Kinoteatri , Gjykate e Rrethit Vlorë, qëndra Studentore , Ambulanca Qëndrore , Prokuroria, Kanina, Rradhimë, Orikum, Tragjas, Fushë e Fshat Dukat, Llogara, Shën Thanase, Jonufër, Baza Pashaliman, Babic, Risili, Ceprat, Bunavi, Kërkove, Bestrovë, Babic madhe, Babicë vogël, Xhyerin, Inertem, Sherishtë, Drashovicë, Vodicë, Mavroivë, Lapardha, Maxhare, Llakatund, Beshisht, Shushicë, Mekat.

VO: Ky stakim do të realizohet vetëm nëse kanë përfunduar punimet, për zbritjet e përcjellësave në Linjën L110-53 Babicë – Sarandë.

OST-ja të njoftojë në media për Zonat e ndërprerjes të energjisë. Veç njoftimit të dhënë nga OST-ja , Njësia TL Rajoni Jugperëndim, Drejtoria Rajonale Vlorë, për konsumatorë të rëndësishem ti rinjoftojnë përseri mbi ndërprerjen e energjisë.

Vlore – Ja disa nga zonat qe do te mbeten pa energji elektrike Read More »

Zbulohet rrjeti i pedofilëve, 40-vjeçari josh fëmijët në Facebook. Ligji i lidh duart policisë (Foto)

“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gazetarët e emisionit investigativ në Top Channel treguan mbrëmjen e së mërkurës sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë. Mangësia që ka Kodi Penal në Shipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.

Në “Fiks Fare” erdhi një informacion për një burrë mbi 40 vjeç, i cili përdorte rrjetet sociale për t’u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël, për t’iu kërkuar më vonë favore seksuale, duke abuzuar me padijen e tyre për shkak të moshës.

Gjatë komunikimit me fëmijët, ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe duke i kërkuar të flasin nëpërmjet Facebookut, me mesazhe, por edhe me videotelefonata. Pas këtij informacioni, fillimisht u verifikua faqja e tij në Facebook. Ai kishte mbi 4.000 miq, mbi 80% e të cilëve nga fotot dukej që ishin minorenë. Nga komentet e bëra në Facebook nuk heziton të vendosë zemra, apo të shprehë dashurinë për “vëllezërit e tij”, siç edhe iu referohet atyre në shumicën e kohës.

Për të vërtetuar nëse ky ishte një rast i izoluar apo jo, gazetarët e “Fiksit” hapen dy profile në Facebook, atë të një djali dhe një vajze, përkatësisht 13-vjeçarë. Pas ftesave dhe pranimeve filloi komunikimi, ku në “chat”-in privat kërkonin informacion për moshën dhe nëse ishte aktiv apo pasiv, e më pas bënin bisedë seksuale.

Në bisedat që djali minoren, 13-vjeçari i “Fiksit”, ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë, i është kërkuar të bëhet: i dashuri i tyre, të dërgojë foto të vetes dhe organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë, etj.. I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet Facebookut dhe për më tepër, një 13-vjeçari i kanë dërguar foto të organit seksual, duke e pyetur nëse i pëlqen. Më pas i kanë treguar sesi do ia heqin turpin, apo sesi do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të, nëse ai shkon t’i takojë. Madje, njëri prej tyre i tregoi djalit 13-vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro, ose shumë të hollash në lekë.

Rasti më flagrant është ai i një 50-vjeçari, i cili i tregon djalit 13-vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai i tregon se çfarë do t’i bëjë gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet, ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet Facebookut, deri në orët e vona të natës.

Në profilin e vajzës, ftesat për miqësi vërshuan lumë. Nuk munguan kërkesat për favore seksuale, pavarësisht se merrnin vesh moshën e saj të vogël. Më e rënda është e një 30-vjeçari, i cili i thotë që është e njomë dhe e pyet nëse është e “prishme”, apo e virgjër. Ai i tregon se në çfarë mënyre mund të kryejë marrëdhënie me të, edhe pse është e ndaluar me ligj. Ai i tregon se ka mënyra të tjera për të bërë seks, pa humbur virgjërinë. Në Facebook mban emrin Çuni Pasiv.

 

Rreziku që vjen nga përdorimi i rrjeteve sociale nuk parashikohet në ligj

“Fiksi” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë lidhur me këtë ngjarje. Një specialiste e krimit kibernetik konfirmoi se, për ta është e ndaluar të stimulojnë raste si ky i “Fiks Fare”, për të zbuluar apo arritur te pedofilët apo abuzuesit. Sipas saj, denoncime të ngjashme që kanë ardhur për raste të tilla janë vetëm 2, e ato kanë ardhur nga shteti italian për dy shtetas shqiptarë. Ndërsa shumë denoncime nga Shqipëria bëhen për vjedhje të identitetit të personave.

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve thotë për “Fiks Fare” se, kjo është pedofili. Ligji nuk e parashikon këtë lloj krimi që vjen nga rrjetet sociale, ndërsa specialistëve të krimit kibernetik nuk iu lejohet të stimulojnë apo të infiltrohen në rrjetet sociale për të zbuluar abuzuesit.

“Në muajin nëntor kemi kërkuar pranë Kuvendit, Komisionit të Ligjeve, ndryshimin e 13 neneve të Kodit Penal, pikërisht për këtë situatë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për këtë arsye do ta ripërsërisim këtë kërkesë edhe në muajin maj”, shtoi ai.

“Fiksi” intervistoi edhe Vasilika Hysin, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila thotë se situata duhet të ndryshohet menjëherë dhe duhet filluar që nga ligji. Sipas një nisme edhe të UNICEF-it, situata në rrjetet sociale është alarmante dhe në to përfitojnë abuzues dhe pedofilë./top channel

Zbulohet rrjeti i pedofilëve, 40-vjeçari josh fëmijët në Facebook. Ligji i lidh duart policisë (Foto) Read More »

Vlorë : Skandali në Shtëpinë e Foshnjes, e frikshme ajo që kishte ndodhur 1 vit më parë

Vetem pak ore pasi ne media u transmetua dhe me pas u perhap me shpejtesi sketerre ne internet video e dhunës verbale e fizike në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë, pesë punonjëset që janë shfaqur në video janë shkarkuar nga puna nga Bashkia e Vlorës, me motivacionin dhunë verbale dhe veprim e mosveprim për aktet e dhunës.

Por nga ana tjetër, disa shkresa të siguruara nga institucioni i Avokatit të Popullit tregojnë se situata ka qenë e njohur dhe e paralajmëruar prej tyre rreth një vit më parë.

Më datë 09.06.2017, komisioneri Ermir Kapedani iu drejtua Bashkisë Vlorë dhe Shërbimit Social Shtetëror me një shkresë, ku thuhet: “Marrjen e masave të menjëhershme për tërheqjen e vëmendjes së stafit që punon direkt me fëmijët, për një komunikim sa më etik dhe profesional me fëmijët e këtyre grupmoshave, si dhe trajnimin e stafit mbi etikën e komunikimit në punë, si dhe për parandalimin e çdo forme dhune ndaj fëmijëve”.

Por Bashkia e Vlorës nuk ka kthyer kurrë përgjigje, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror, pasi ka realizuar monitorimin në Shtëpinë e Foshnjes, më 21.06.2017 është shprehur se nuk ishin evidentuar probleme të sjelljes së stafit ndaj fëmijëve.

Avokati i Popullit ka konstatuar gjithashtu se në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë asokohe nuk ka patur psikolog, roje, mjek dhe infermier. Gjithashtu u vërejt se godina kishte lagështirë të theksuar dhe shumë të dëmshme për shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve.

Vlorë : Skandali në Shtëpinë e Foshnjes, e frikshme ajo që kishte ndodhur 1 vit më parë Read More »

Llogara : Kjo është situata mbas festës së “1 Majit” nga turistat në Parkun Kombëtar Llogara (Foto)

SENSIBILIZIM!!
Pamvarsisht fushatave të vazhdueshme sensibilizuese mbi mbajtjen pastër të ambientit ku jetojmë dhe ushtrojm aktivitet. Kjo është situata mbas festës së “1 Majit” nga turistat në Parkun Kombëtar Llogara.
Parku është i të gjithëve, ju lutemi na ndihmoni ta mbajmë pastër.

Sensibilizim nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë.

Fotografia e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

Fotografia e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

Fotografia e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura VloreFotografia e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura VloreFotografia e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura VloreFotografia e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

Fotografia e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

Llogara : Kjo është situata mbas festës së “1 Majit” nga turistat në Parkun Kombëtar Llogara (Foto) Read More »

Si trajtohen fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë:Do ju dënoj prapë ëëë… Pse je aq ku*** ti, moj?!

Një situatë skandaloze është ajo e zbuluar në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë të administratës dhe stafit që paguhet nga taksapaguesit shqiptare dhe fëmijëve të fëmijëve. Përpos abuzimeve me fondet dhe paratë publike, më e keqja qëndron tek trajtimi që u bëhet vogëlushëve të cilët thirren me nofka dhe epitete nga më të ndryshmet deri edhe k***ve.

Detajet e dialogut mes punonjësve dhe famijëve erdhën përmes emisionit “Stop” i cili mëson se janë shpenzuar 700 mijë lekë te vjetra për servis makinen e drejtoreshës Olta Ganajn e cila ia ka dhënë atë në huapërdorim institucionit i cili nuk ka makinë fare.

Gazetari – E di për çfarë kemi ardhur? Pretendimet janë të shumta nga shumë anë, por ne funksionojmë në bazë të transparencës. Na ka rënë në dorë një shkresë e këtij institucioni.

Drejtoresha – Po, mund ta shoh?

Gazetari – Dhe thuhet servis makine, riparime të ndryshme 70 mijë lekë. Ndërkohë që në një informacion pretendohet se ky institucion nuk ka makinë fare.

Drejtoresha – Kemi një makinë që e kemi në gjendje të keqe, por ndërkohë përdorim edhe furgonin e Qendrës së Shërbimeve.

Gazetari – Ka apo s’ka makinë institucioni fare? Kjo është pyetja ime, shumë e drejtë.

Drejtoresha – Atëherë, makina që tashmë me dokumentat, që i kemi dorëzuar, gjendet jashtë institucionit. Që është… për momentin e kemi jashtë funksionit.

Gazetari – Domethënë lekët shkojnë për atë?

Drejtoresha – Jo, nuk shkojnë më për atë.

Gazetari – Po për kë do shkojnë këto lekë?

Drejtoresha – Të kujt viti e keni këtë?

Gazetari – Ideja është te transparenca.

Drejtoresha – E pra… po prandaj po them të kujt viti e keni?

Gazetari – Unë po them, që nëse ka një dosje si institucion, hajd ta shohim të gjithë, që të gjithë të jemi në rregull. Unë të jap dhe kohë, s’ka problem, që ta shohësh.

Drejtoresha – Po normale! Do bëni edhe një kërkesë pranë institucionit, që t’ju kthejmë një përgjigje.

Drejtoresha Ganaj në përgjigjen zyrtare tregoi se ajo ka dhënë makinën e saj me kontratë huapërdorjeje pa shpërblim për institucionin që drejton vetë.

Por ky rezultoi abuzimi më i vogël në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë dhunën verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.

Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!

Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!

Punonjësja – O, të keqen una…

Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.

Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.

Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!

Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!

Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!

Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.

Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!

Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…

Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu shërbyer.

Si trajtohen fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë:Do ju dënoj prapë ëëë… Pse je aq ku*** ti, moj?! Read More »

Sekuestrohen 58 mijë katrore në Razëm, zbulohen detaje ekskluzive

Me urdhër të prokurorisë së përgjithshme, janë plot 58 mijë metra katror tokë që janë në sekuestro preventive dhe po hetohen nga organi i akuzës në zonën turistike të Razmës. Burime për shkodraneës bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pasi blerësit kanë kërkuar ta regjistrojnë tokën, por kur i janë drejtuar ZRPP-së kanë zbuluar mega – skandalin që po ndodh prej vitesh me shumë territore në vendin tonë.

Toka në fjalë ishte blerë dhe shitur disa herë. Janë jo pak por mbi 50 blerës të cilët nuk mund të çertefikojnë tokën e tyre, ndonëse për atë territor kanë paguar paratë. Përballë mungesës së regjistrimit dhe kaosit të krijuar, ata janë detyruar të kërkojnë ndihmën e organeve shteterore, prokurorisë dhe policise që ti japin zgjidhje. Mësohet se organi i akuzës po heton për transaksione të dyshimta në shitjen e pronës në zonën turistike. Ata janë pronarët e rinj të një sipërfaqeje toke prej 58 mijë metra katrorë, e cila u është shitur nga dy pronarët e vetëm që e kishin fituar përmes aktit të kthim-kompesimit të pronarëve.

Në këtë sipërfaqe ka dyshime se 25000 m2 tokë e llojit pyll u mor padrejtësisht. Pak ditë më parë gjykata e Shkodrës, pas kërkesës së prokurorisë së rrethit, vendosi sekuestro preventive për rreth 25 mije metra katrorë. Hetimi i krimit ekonomiko-financiar kishte filluar në mars 2016, ndërsa vendimi i gjykatës u dha më 25 prill 2018. Sipas organit të akuzës së Shkodrës, kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve nga vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve.

Hetimet treguan se vendimet e këtij komisioni ne Malësi te Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të fallsifikuara. Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit e ketyre pasurive në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Aktualisht nga ana e prokurorisë po merren ne pyetje te gjithë blerësit e parcelave të ndryshme në Razem si dhe po hetohen procedurat e ndjekura nga ana tyre. Të njëjtat burime nuk përjashtojnë mundësinë që në ditët në vijim të behen gati fletë – arrestet për zyrtarët vendorë që kanë abuzuar me detyrën, duke sjellë të gjithë këtë kaos të krijuar në një prej zonave më të lakmuara turistike të rrethit të Malësisë së Madhe. Megjithese detajet jane të rezervuara, nuk përjashtohet mundësia që në këtë skandal të jenë të përfshirë edhe emra të njohur të cilët veprojnë në qarkun Shkoder, të njohur për përfshirjet e tyre politike.ShkodraNews

Sekuestrohen 58 mijë katrore në Razëm, zbulohen detaje ekskluzive Read More »

Do rritet çmimi i bukës? Deputeti i Ramë tregon çfarë do ndodhë

Deputeti i Rames, Erjon Brace, i cili eshte edhe kreu i komisionit te Ekonomise, ka sqaruar nje here e mire te verteten per lajmin qe po qarkullon, se mund te rritet cmimi i bukes.

REAGIMI I ERJON BRACE

NUK KA ARSYE TE RRITET CMIMI I BUKES!

Fare!
Te pakten jo per shkak te cmimit te energjise elektrike!

CMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE PER FURRAT E BUKES,
NUK KA NDRYSHUAR E NUK NDRYSHON!

Kemi vendosur politikisht dhe ai vendim qendron ne fuqi!

Kush po fshihet pas biznesit te bukepjekjes,
per te bere biznes tjeter, pa asnje diskutim qe do paguaj si cdo biznes tjeter, jo si furre buke!

Pyetja me te cilen Top Channel po kerkon te krijoje nje furtune ne gote, eshte teresisht abuzive dhe per kete arsye e turpshme.

Nese ti ju thua bukepjekesve, “po u rrit cmimi i energjise, a do e rritet cmimi i bukes”, pa asnje diskutim qe ata “po” do pergjigjen.

Por,
cmimi i energjise elektrike per bukepjekesit nuk ndryshon!
Ka vendim per kete.

Kjo do te thote se,
nuk ka asnje arsye qe bukepjekesit te rrisin cmimin e bukes!

Kush tjeter qe vec bukepjekesit ben edhe biskota, pasta, byrek me gjize apo me presh, do paguaj cmimin e energjise qe eshte i njejte per te gjithe.

Nese nuk do, atehere te ndaje biznesin e bukepjekjes nga ai i byrekut me gjize apo presh.

Shantazh me buken-cmimin e saj per te bere biznes tjeter falas,
nuk mund te bej dot kush.

Do rritet çmimi i bukës? Deputeti i Ramë tregon çfarë do ndodhë Read More »