Problematika

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona

Kthjellime e vranësira kalimtare do ketë veriu dhe pjesërisht zonat qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira sjell mesdita në zonat jugore.

Edhe pasditja vijon me rrebeshe shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër, por shira të izoluar do të ketë në veri, ndërsa thuajse pa shira i gjithë bregdeti.

Priten reshje të dobëta në të gjithë territorin por ato do të jenë lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë ndërsa ekstremumet luhaten nga 9 në 27 gradë celcius.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 28 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 23km/h nga perëndimi ndërsa në det krijohet dallgëzimi i ulët.

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona Read More »

Vlora mbetet pa ujë të pijshëm

Qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë pasi një firmë ndërtimi ka dëmtuar rëndë rrjetin e ujësjellësit.

Gjatë punimeve në bulevardin Vlorë-Skelë, firma dëmtoi një tubo gize 300 mm, që është pjesë e rrjetit kryesor që furnizon me ujë të pijshëm qytetin bregdetar.

Si pasojë e këtij defekti të shkaktuar paraditën e së enjtes, qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm gjatë orarit të pasdites.

Zona e vetme që nuk do të ketë mungesë të ujit të pijshëm nga ky defekt, është ajo nga Bashkia e Vlorës deri tek Spitali Rajonal.

Specialistët dhe punëtorët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime po punojnë që dëmtimi në tubacionin pranë Stadiumit “Flamurtari”, të riparohet sa më të shpejtë.

Ndërmarrja e Uësjellës Kanalizime Vlorë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve./oranews

Vlora mbetet pa ujë të pijshëm Read More »

Kemi lënë nam të gjithë! E turpshme të jemi në vend të parë për këtë gjë

Ndotja e ambientit dhe ajrit janë dy çështje që shkojnë paralel me njëra-tjetrën dhe mbeten problematika më shqetësuese në të gjithë botën.

Edhe pse shumë herë është tentuar të ndalohet dhe të reduktohet përdorimi i plastikës, sërish nuk ka pasur sukses dhe gjenerimi i mbetjeve prej tyre mbetet ende shumë i lartë.

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbetjeve plastike në kontinentin europian, kjo sipas të dhënave të INSTAT.

Vetëm gjatë vitit 2016 çdo shqiptar ka prodhuar rreth 396 kg mbetje, nga të cilat rreth 40 kg kanë qenë mbetje plastike.

Referuar të dhënave të Eurostat një qytetar i BE-së mesatarisht ka gjeneruar 31 kg mbetje plastike. Vendin e parë për gjenerimin më të lartë të plastikës e mban Irlanda, me 61 kg plastikë për banor në vit edhe pse për nga numri i popullsisë është shumë larg nesh.

Ndërkohë, Bullgaria është vendi që prodhon më pak mbetje plastike në Europë, vetëm 14 kilogramë.

Sipas një studimi të publikuar vitin e shkuar nga “Science Advances”, Shqipëria gjatë 6 dekadave të fundit ka prodhuar 8.3 miliardë metër3 plastikë, ku pjesa më e madhe e tyre përfundojnë si mbetje.

Parashikimi i frikshëm nga kërkimi i Forumit Ekonomik dhe fondacioni “Ellen MacArthur”:
“Çdo minutë një kamion me mbetje plastike përfundon në oqeane.  Nëse plastika vazhdon të gjenerohet me këto ritme, deri në vitin 2050 në dete do ketë më shumë plastikë se sa peshq.”

Kemi lënë nam të gjithë! E turpshme të jemi në vend të parë për këtë gjë Read More »

Nxënësi fle në klasë, mësuesja tenton ta zgjojë me shkelma e shpulla (Video)

Shumë nxënësve mund t’u ketë ndodhur që t’i ketë zënë gjumi në klasë, e pjesa më e madhe janë zgjuar të tmerruar kur mësuesja u ka folur.

Por ky nuk është rasti i videos së mëposhtme. Një nxënës në një shkollë në Karolinën Jugore në SHBA është zgjuar me shkelma dhe shpulla nga gjumi. Publikimi i pamjeve ka sjellë edhe shkarkimin nga puna të mësueses, e cila kishte 27 vite që ushtronte këtë detyrë.

E shikuesit e videos nuk i vënë edhe shumë faj mësueses, e cila është përpjekur me çdo formë që ta zgjojë deri sa situata degjeneroi në përdorimin e dhunës.

Mes atyre që nuk i vënë faj për aktin janë edhe prindërit e nxënësit të dhunuar, të cilët kërkojnë që mësuesja e matematikës të rikthehet në punë.

https://youtu.be/pSyIRpH8OHs

Nxënësi fle në klasë, mësuesja tenton ta zgjojë me shkelma e shpulla (Video) Read More »

DENONCIM: OSHEE vjedh qytetarët ditën për diell dhe askush nuk mban përgjegjësi (Video)

Fatura e muajit mars me ka ardhur 126 mije leke, nderkohe qe nuk kam qene ne shtepi, por me protesta per transparence ne lidhje me mareveshjen “Shqiperi-Greqi”. Fatura e Janarit ka ardhur 70 mije leke dhe fatura e Shkurtit 75 mije leke. Deri ketu nuk u ankova sepse mendova se ka qene ftohte, edhe mund te kem perdorur ngrohese. Por kur erdhi cmenduria, fatura e muajit Mars 126 mije leke, kjo eshte e paparanueshme. Une perdor pak paisje elektor-shtepiake dhe nuk kam hapur as byrektore dhe as nuk jam torrnitor dhe saldator. Jam faturuar a thua se jam biznes, me mbi 1000 kilovat, o monstra. Kjo eshte vjedhje hapur e Damian Gjiknurit dhe zgjatimeve te tij. Ose eshte mbifaturim absurd, ose eshte vjedhje energjie, ose nuk eshte kolauduar sahati, por gjithsesi eshte VJEDHJE. Kush e mban pergjegjesine?! Sigurisht qe bera ankese, por me thane qe brenda 45 ditesh do te kthejme pergjigje, nderkohe qe leket m’i moren kokerrr me kokerr dhe me kercenuan se do me prisnin dritat. Zoti Minister shiko keto vjedhje galopante qe i ndodhin qytetareve te zakonshem te ketij vendi dhe mos arrestoni pleq e te rinj, qe nuk kane para per ilace dhe buke dhe ju i kerkoni leke per energjine elektrike. I detyruat madje te benin edhe vetvrasje. Ndekrohe qe bizneseve te medha nuk keni te pasme t’ia merni leket e energjise elektrike. Ju i dini keto. Po vete valle, ju o pusht-tetar a paguani?! Nuk do e le me kaq. Perballe do me keni. Nuk jam mare me ju, por ju jeni hajdute dhe gjakpiresa. Turp e faqe e zeze, o kusare me kollare.

DENONCIM: OSHEE vjedh qytetarët ditën për diell dhe askush nuk mban përgjegjësi (Video) Read More »

Kaos tek Krimet e Rënda, dosjet “shëtisin” nga njëra gjykatë në tjetrën

Gjykata e Lartë nuk e ka zbardhur ende vendimin e prillit qe vulos kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda derisa të ngrihet SPAK e GJKKO. Ky verdikt vendos për fatin e mjaft dosjeve, të cilat sikurse gjyqtarët kohët e fundit po shëtisnin nga njëra gjykatë në tjetrën.

Vladimir Meçi është një prej avokatëve që përfaqëson jo pak klientë pranë Krimeve të Rënda. Ai ka ardhur për t’u informuar se ku ndodhet konkretisht dosja e shtetasve Fran Merdhoci dhe Alfred Mikeli.
Odisea e dosjeve nga Krimet e Rënda në rrethe e anasjelltas nisi në janar, menjëherë sapo Krimet e Rënda shpallen mos kompetencën duke ju referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë që caktonte si kompetence te Krimeve vetëm veprat që gjykon GJKKO.

Por ndërkohë një vendim i dytë i Gjykatës së Lartë saktësoi se duhet të kthehen tek Krimet e Rënda dosjet që kanë qenë nën gjykim prej saj para datës 1 gusht 2017. Mes të tjerash e tillë është edhe çështja që përfaqëson avokat Meçi që në lexim të vendimit të dytë kontradiktor me të parin, u përcoll nga Tirana në Kukës dhe tashmë duhet të kthehet nga Kukësi tek Krimet e Rënda. “Së pari ka krijuar kaos dhe si rregull në lexim te, IGJIT gjykata atje duhet të shpallë prapë mos kompetencën, sepse kemi dy gjykata që shpallin mos kompetencën duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë, e cila prapë duhet të shprehet për konfliktin e kompetencave”, tha Vladimir Meçi.

Në rastin më optimal duhet që Gjykata e Lartë të thërrasë kolegjet e bashkuara për unifikim praktike, por kolegjet nuk formohen prej 10 muajsh.

“Nga pikëpamja Kushtetuese, Gjykata e Krimeve nuk ekziston më, kjo Gjykatë nuk ka me emër, ajo nuk ekziston më qe prej shtatorit 2017. Do vijë një ditë që edhe këto çështje që po gjykohen do shkojnë në Strasburg dhe Strasburgu do shprehet se janë gjykuar nga një gjykatë që nuk ishte në parashikimin ligjor”, thotë Meçi.(T.CH)

Kaos tek Krimet e Rënda, dosjet “shëtisin” nga njëra gjykatë në tjetrën Read More »

Pikës sportive në Llogara, i shkulin gjithë ndriçueset që i jepnin kësaj pike një funksionalitet gjatë orëve të natës

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogara, një projekt ky i Këshillit të Qarkut Vlorë i financuar nga FZHR.

Pika sportive Llogara së bashku me 2 projektet e tjerë të përfunduara: ai Shtegut sportiv të Gjipesë dhe Pikës së vrojtimit në kalanë e Porto Palermos, bën pjesë në një paketë të plotë projektesh (BNB) që KQ ka miratuar me qëllim promovimin e turizmit dhe sporteve ekstreme në natyrë.

Me keqardhje u konstatuan në këtë investim dëmtime të mëdha nga dora e njerëzve të papergjegjshëm, si shkulja e gjithë ndriçuesve që i jepnin kësaj pike një funksionalitet dhe gjatë orëve të natës.

Këshilli I Qarkut Vlorë po ndjek të gjitha rrugët ligjore duke denoncuar pranë organeve kompetente, por fton dhe të gjithë komunitetin që të ruajë pronën publike dhe në rast konstatimi të akteve të tilla të njoftojë menjëherë organet kompetente.
Më poshtë disa foto të dëmtimeve.

Fotografia e Real RtvFotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Pikës sportive në Llogara, i shkulin gjithë ndriçueset që i jepnin kësaj pike një funksionalitet gjatë orëve të natës Read More »

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogora (Foto)

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogora, një projekt ky i Këshillit të Qarkut Vlorë i financuar nga FZHR. Pika sportive Llogora së bashku me 2 projektet e tjerë të përfunduara: ai Shtegut sportiv të Gjipesë dhe Pikës së vrojtimit në kalanë e Porto Palermos, bën pjesë në një paketë të plotë projektesh (BNB) që KQ ka miratuar me qëllim promovimin e turizmit dhe sporteve ekstreme në natyrë.

Fotografia e Real Rtv

Me keqardhje u konstatuan në këtë investim dëmtime të mëdha nga dora e njerëzve të papergjegjshëm, si shkulja e gjithë ndriçuesve që i jepnin kësaj pike një funksionalitet dhe gjatë orëve të natës. Këshilli I Qarkut Vlorë po ndjek të gjitha rrugët ligjore duke denoncuar pranë organeve kompetente, por fton dhe të gjithë komunitetin që të ruajë pronën publike dhe në rast konstatimi të akteve të tilla të njoftojë menjëherë organet kompetente.
Më poshtë disa foto të dëmtimeve:

Fotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Fotografia e Real RtvFotografia e Real Rtv

Fotografia e Real Rtv

Ekspertët e Këshillit të Qarkut Vlorë, inspektuan investimin e pikës panoramike dhe sportive në Llogora (Foto) Read More »