Problematika

Pesë tërmete kanë goditur vendin orëve të para të së dielës !

Pesë tërmete kanë goditur vendin sot vetëm gjatë tre orëve të para të së dielës. Ata kanë qënë me intensistet të ulët. I fundit ka rënë në orën 3:15 minuta në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, 2.6 ballë.

Nëntë tërmete janë regjistruar regjistruar gjatë datës 19 maj.

Pesë tërmete kanë goditur vendin orëve të para të së dielës ! Read More »

Fshati Bashaj i terrorizuar nga lëkundjet e tërmetit, ka banesa të dëmtuara !

Informacion i fundit… FSHATI BASHAJ I TERRORIZUAR NGA LEKUNDJET/KA BANESA TE DEMTUARA.

Sipas burimeve banoret e fshatit Bashaj dhe rrethinave te kesaj zone jane te terrorizuar nga lekundjet qe ende vazhdojne .

Sipas informacioneve termetet e rena te njepasnjeshme kane demtuar disa objekte dhe lekundjet vazhdojne te jene prezent edhe ne kete ore te vona sipas informacioneve jane demtuar dy banesa ne fshatin Bashaj.

Fshati Bashaj i terrorizuar nga lëkundjet e tërmetit, ka banesa të dëmtuara ! Read More »

Tërmeti i fuqishëm trondit Vlorën (Foto)

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur zonën e Vlorës. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmeti kishte magnitugë 4.5 dhe thellësi 14 km. Sipas IGJEUM: Epiqendra ishte në fshatin Vërnik, 31 km në veriperrëndim të Vlorës dhe 21 km në në Jugperëndim të Dhërmiut. Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar nga tërmeti që goditi në orën 18:14:40.

Tërmeti i fuqishëm trondit Vlorën (Foto) Read More »

Mediat gjermane: Ky problem në Shqipëri po kërcënon njeriun dhe natyrën

Televizioni gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë problemit të ndotjes së ambientit dhe plehrave në Shqipëri.

Reportazhi është publikuar edhe në faqen zyrtare dhe faqen e FB të këtij rrjeti, shoqëruar me shënimin: Shqipëria ka një problem të madh: Plehrat, aty ku askush nuk duhet të jetë.

Ajo që duket si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën. Ky televizion e ka konsideruar Shqipërinë si vendin i cili ka problemin më të madh të tij, plehrat. Plehrat të cilat janë vend e pa vend dhe që po kërcënojnë natyrën dhe njeriun.

https://www.facebook.com/ZDFheute/videos/10156477478835680/?t=0

Mediat gjermane: Ky problem në Shqipëri po kërcënon njeriun dhe natyrën Read More »

Djegia e Pallatit të Kulturës së Maliqit , Orgocka: Restaurojeni sa jam gjallë!

Emisioni “Stop” i është drejtuar Maliqit, ku është djegur Pallati i Kulturës që në 14 Dhjetor të vitit 2016 dhe që ende nuk është restauruar.

Nënkryetari i Bashkisë së Maliqit, Vasillaq Cinoku u shpreh se është folur me një studio në Tiranë për t’ju përmbajtur projektit rus.
“Ne po i përmbahemi projektit rus. Për fat të mirë projekti i kinemasë ishte depozituar dhe ruhej nga bashkia jonë. Ne për këtë projekt kemi kontaktuar me studion “Dean” në Tiranë, e cila është në përfundim të projektit.

Ky projekt ripërtërihet në krahasim me atë që ka qenë, duke patur si synim që të jetë një pallat që të jetë me parametrat e kohës, duke i shtuar edhe Teatrin e Kukullave”, tha nënkryetari Cinoku.
Ai tregoi se pas përfundimit të projektit, pushteti lokal do t’i drejtohet qeverisë dhe Ministrive përkatëse për financimin e Pallatit të Kulturës, që shkon në vlerën 180 milionë Lekë të reja. Por se kur do të nisë rikonstruksioni nuk dihet ende.
Ndërsa Dhimitër Orgocka, emrin e të cilit mban dhe ky institucion kulturor, rrëfeu me nostalgji detaje nga Pallati i dikurshëm i Kulturës dhe bëri thirrje për rindërtimin e tij.
“Janë ndonjëherë disa ngjarje që do, s’do, të lejnë pa mend.

Kështu më ndodhi edhe mua atë mëngjes kur më thirrën pa gdhirë dhe më thanë që po digjet Pallati i Kulturës”, u shpreh i emocionuar Orgocka.
Artisti i Merituar tregoi se institucioni kulturor ishte në gjendje shumë të mirë dhe me kushte të favorshme për aktivitetet artistike

Ndërsa tani ata nuk kanë se ku të zhvillojnë provat dhe detyrohen t’i kryejnë në lëndinën para Pallatit të Kulturës ose brenda saj, pavarësisht faktit që është e rrënuar.
“Më besoni që fjala ime është si një jehonë e të gjithë maliqarëve që kjo të bëhet. Tani unë jam plak dhe pallati do bëhet një ditë, nuk ka diskutim, por për ne pleqtë të bëhet sa më parë të jetë e mundur se të rinjtë mund të presin më gjatë, ndërsa ne nuk presim dot më shumë!”, e përmbylli apelin e tij aktori i përlotur./tvklan

Djegia e Pallatit të Kulturës së Maliqit , Orgocka: Restaurojeni sa jam gjallë! Read More »

Elbasan, bllokohen 8 tonë mish i kontaminuar

Sasi të mëdha mishi janë bllokuar në një subjekt tregtar në lagjen “5 Maji” të Elbasanit pasi dyshohet se janë të kontaminuara. Specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm,  në subjektin tregtar të E.L, 42 vjeç, banues të kësaj lagjeje

Këtyre produkteve do u bëhet analiza të mëtejshme “pasi dyshohen si të kontaminuara” thuhte në njftimin e policisë së Elbasanit.

Po kështu nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.L  për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Elbasan, bllokohen 8 tonë mish i kontaminuar Read More »

U bllokohet autobusi në Zvërnec, revoltohen turistët italianë/Foto

Një autobus me 30 italianë është bllokuar në Vlorë pasditen e sotme, përkatësisht në Zvërnec.

Shkak i kësaj ngjarjeje ka qënë prania e sasive të mëdha të baltës në rrugë.

Ata janë munduar që me mjete rrethanore ta nxjerrin autobusin por ka qenë e pamundur, ndërsa janë thirrur mjete nga qyteti për të nxjerrë autobusin nga balta.

Turistët e bllokuar, i ka zene nata në Zvërnec, ata janë të revoltuar për situatën por Bashkia ende nuk ka marrë asnjë masë.

Fotot nga Arben abazaj i cili dha ndihmen e tij per nxjerrjen e autobuzit nga balta.

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj Arben

U bllokohet autobusi në Zvërnec, revoltohen turistët italianë/Foto Read More »

Ka shkundur gjithë Shqipërinë sot! Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë.Të kenë kujdes këto zona

Jugu i Shqipërisë është lëkundur nga tërmeti gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë të Vlorës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth.

Duke iu referuar Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe ka rënë në një thellësi prej 4 kilometra nën tokë.

Vetëm tre ditë më parë dy tërmete të tjera kanë lëkundur vendin tonë dhe tërmeti është ndier më tepër në Jugperëndim të Memaliaj.

Ka shkundur gjithë Shqipërinë sot! Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë.Të kenë kujdes këto zona Read More »