Problematika

Çfarë po ndodh në fshatin Kocul , 30 km larg qendrës se qytetit te Vlorës ?

Çfarë  po ndodh në  fshatin Kocul?30 km larg qendrës se qytetit te Vlorës Koculi pjesë e njesisë  administrative Vllahine mbart një  të  panjohur të  madhe të  frikshme prej 2 vitesh, banorët jetojnë  me tmerrin se shpati i malit do tju perpijë  banesat, lekundje të  nendheshme që ndihen cdo natë  teksa dyshimi i kësaj dukurie në  dukje natyrore flet për dicka tjetër, dicka qe prej kohesh ka mbyllur gojët e po mbulohet me heshtje.

Një  lum nafte i nëndheshem, në  zonen më  të  njohur për prodhimin e arit të zi? apo gërmime të  minierës së  Selenicës që  po trondisin dheun e mbare zonës se Koculit? Shtepitë  e Koculit po i perpinë  toka… Janë  22 shtëpi që  sot kanë  dalë  nga përdorimi e te tjera që  vijojnë  të  demtohen për shkak të  malit që  po i mbulon e nëntokes që  po i përpinë .

Dyshimet ngrihen nga vet banorët lidhur me zhurrmat që  dëgjojnë  cdo natë  e që  vijnë  nga nëntoka. Banorët ngren dyshimet se keto dukuri natyrore lidhen edhe me shfrytezimin pa kriter të tokës për nxjerrjen e naftës.

Termeti i dy diteve më parë ka renduar situatën e dherave të rënë duke i ekspozuar banorët edhe më shumë para rrezikut. Deri në këto momente janë 22 shtëpi të dëmtuara. 10 familje tashmë kanë braktisur shtëpitë e tyre ndersa paniku ka përfshirë të gjithë fshatin.

Lëkundjet e tokës kanë përhapur panik tek banorët, ata tregojne se si i jetojnë orët e nates. te gjendur perballë një situate të rrezikshme jo vetem për banesat por edhe jeten e tyre, banorët kërkojne ndërhyrjen e instancave shtetërore si dhe një studim për të gjithë këtë zonë.

Çfarë po ndodh në fshatin Kocul , 30 km larg qendrës se qytetit te Vlorës ? Read More »

Sizmiologu: Një tërmet tjetër pritet, këto zona të marrin masa menjëherë!

Tërmetet e ditëve të fundit që u ndjenë në jug të vendit, shkaktuan jo pak panik tek banorët e Vlorës, Himarës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave të pyetur nga Ora News thonë se nuk ka vend për alarm.

Sizmiologu, Rrapo Ormeni, shprehet se lëkundjet 5-6 ballë janë normale pasi vendi ynë ndodhet në një zonë me aktivitet sizmik të lartë.

“Shqipëria këto tërmete i ka normale. Gjatë vitit bien disa tërmete të tilla në zona të ndryshme të vendit, janë tërmete të cilat ndihen fort, janë të frikshëm, por në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme. Dëmet e tërmeteve fillojnë me magnituda më të larta, kryesisht tek magnituda 5 ose itensiteti me epiqendër 7”, tha ai.

Tërmeti i 19 majit, është pasuar nga 30 lëkundje, të cilat sipas Ormenit do të pasohen edhe nga të tjera në ditët e ardhshme.

“Do të ketë lëkundje që vazhdojnë disa ditë. Sipas madhësisë së goditjes kryesore kur është e këtij rangu vazhdojnë disa ditë, kur është e madhe vazhdojnë me muaj dhe kur është shumë e madhe vazhdojnë me vite derisa në vatrën e tërmetit të vendoset gjendja e ekuilibrit, të çlirohet e gjithë energjia”, theksoi Ormeni.

Por si duhet të veprojmë kur ndodhin tërmete? Rrapo Ormeni ndan disa këshilla.

Gjithmonë duhet të ruhet qetësia, të vendosesh nën një objekt më të fortë, një tavolinë. E shikon që kaloi goditja kryesore, nuk ka më, e mira është të dalësh jashtë”, përfundon sizmiologu.

Në jug të vendit tërmeti i dytë 6 ballë, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale ku 9 shtëpi janë kthyer në të pabanueshme.

Sizmiologu: Një tërmet tjetër pritet, këto zona të marrin masa menjëherë! Read More »

Nga mësimi te lojërat e fatit, nxënësit kumar në prag të shkollës

Në qytetin e Bilishtit kumari duket se “kultivohet” në moshë të hershme.

Një pikë bastesh ndodhet krah shkollës publike “Fuat Babani”, ndërsa pak më tej ndodhet një pikë lojërash fati.

Nxënësit e kësaj shkolle jashtë kamerës pohojnë se disa herë i kanë frekuentuar këto pika duke luajtur me vlera të vogla monetare, ndërsa si të mos mjaftonte kjo edhe pika të tjera janë të shpërndara në qytet.

Edhe pse distanca mes shkollave dhe pikave të basteve apo lojërave të fatit është e përcaktuar, ligji në këtë rast është shkelur me të dyja këmbët duke bërë që në vend të shkollës, adoleshentëve t’u serviret kumari.

Nga mësimi te lojërat e fatit, nxënësit kumar në prag të shkollës Read More »

Vlorë : Vidhet kablli elektrik , zona e Ujit të Ftohtë në terr

Prej mbrëmjes së të dielës zona e Ujit të Ftohtë deri te Rrapi në terr të plotë.

Shak I kësaj situate është bërë vjedhja e një kablli elektrik I cili furnizon me energji elektrike shtyllat e ndricimit të instaluara përgjate zonës.

Kanë qenë vet banorët ata të cilët kanë bërë denoncimin për fenomenin e vjedhjes së kabllove nga persona të papërgjegjshëm të cilët me qëllim përfitimi kanë penalizuar një zonë të tërë duke e lënë në errësirë të plotë.

Vlorë : Vidhet kablli elektrik , zona e Ujit të Ftohtë në terr Read More »

Tërmetet në jug mbledhin shtabin e emergjencave në Vlorë

Termetet ne jug mbledhin shtabin e emergjencave ne Vlore. Me pjesmarrjen e  te gjithe aktoreve vendor gjate bledhjes jane diskutuar masat qe.do te merren per tu ardhur ne ndihme banoreve te prekur nga termetet.

Ne fjalen e tij, kreu i emergjencave civile, prefekti i qarkut Flamur Mamaj ka ber dhe nje bilanc paraprak te shtepive te demtuara ku numerohen 9 shtepi te demtuara ne total apo prane kufirit te te pabanueshmes. Ne kete bilanc perjashtohen shtepite e prekura ne fshatin Vermik, per shkak te bllokomit te komunikimit me kete fshat. Mendohet se ne Vermik jane mbi 10 shteli, por te pabanuara.

Prefekti Flamur Mamaj  ka sqaruar se per familjet e prekura eshte kerkuar nga rezervat e shtetit mobilizimi i banoreve me cadra per strehim. Si dhe eshte kerkuar ngritja e grupit te punes per te verifikuar demet ne terren.

Kryetari i bashkise selenic, Perparim Shametaj, pas mbledhjes ka thene se grupi i punes do te kryej verifikimet ne terren, por ai kerkon mbeshtetjen e qeverise si dhe te Emergjencave per masa te menjehershme per banoret e prekur. Shametaj ka thene se disa familje tashme jane ne qiell te hapur, dhe per ta duhen masa te menjehershme dhe perfundimtare.

Kreu i Bashkise Selenic ka sqaruar se harta e te prekurve nga termetet eshte zgjeruar, jane dhjetra shtepi edhe ne fshatin Kocul, qe kane pesuar plasaritje si dhe rrezikojne nga shkeputja e mases kodrinore te fshatit.

Tërmetet në jug mbledhin shtabin e emergjencave në Vlorë Read More »

Po paguani “qimet e kokës” për mjaltin natyral, por në fakt po blini helmin që ju çon drejt vdekjes! Ja çfarë ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë

Prodhimi i ushqimeve jashtë standardeve duke u kthyer në një problem të madh për shëndetin është një problem shumë i mprehtë ne vend.

Mashtrues nën emrin e tregtarit manipulojnë ushqime të ndryshme deri tek mjalti dhe më pas e shesin atë me çmime të shtrenjta sikur të ishte natyral.

Në një prej pikave ku shitet masivisht mjalt i pretenduar natyral, pikërisht tek “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, AKU ka sekuestruar sai të mëdha mjalti të falsifikuar.

E. Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.

Mjalti tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike. Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për “mjaltë natyral” dhe me çmim tё lartё, pushuesve dhe turistëve qё kalonin nё “Ujё tё Ftohtё”.

AKU ndërmori masёn administrative gjobё nё vlerën 200 000 leke dhe masën e konfiskimit. Ndërsa Sektori i krimit ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurës sё veprave penale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 tё Kodit Penal dhe veprën penale tё “fshehjes tё tё ardhurave”.

Po paguani “qimet e kokës” për mjaltin natyral, por në fakt po blini helmin që ju çon drejt vdekjes! Ja çfarë ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë Read More »

Bletët drejt zhdukjes, por shkencëtarët i kthejnë sytë nga teknologjia

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë ngritur shqetësimin e pakësimit të bletëve. Disa mund të mendojnë se kjo do të thotë “lamtumirë mjaltë natyral”, por në fakt është shumë më e thellë se kaq. Zhdukja e bletëve do të çonte edhe njerëzimin drejt fundit. Kjo sepse nga 100 llojet të kulturave që na japin 90% të ushqimit, 70% pllenohen nga bletët. Pra ato janë iniciueset e riprodhimit të bimëve, sepse bëjnë të mundur transferimin e polenit nga thekët te pistili.

Sipas Greenpeace, rreth 40% e bletëve që përdoren për prodhimin e mjaltit janë zhdukur që prej vitit 2006 në SHBA. Kjo për shkak të fenomenit që njihet si “kolapsi i kolonive” dhe ka të bëjë me zhdukjen e papritur të bletëve punëtore. Arsyet janë ende të panjohura, po ekspertët dyshojnë për  faktorë si infeksione të ndryshme, rritja e urbanizimit, shkatërrimi i habitateve apo përdorimi i shtuar i pesticideve.

Të gjendur para një kërcënimi të tillë, shkencëtarët po i drejtohen për ndihmë teknologjisë. Eijiro Miyako në Institutin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Industriale të Avancuar në Japoni udhëheq një ekip që po punon për zëvendësimin e bletëve me dronë. Këta të fundit janë pajisje me përmasa rreth 4 cm, të mbuluara me qime kali të lyera me një xhel që do të bëjë të mundur mbledhjen e polenit.

Studiuesit thonë se ky lloj droni mund të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar në mënyrë të pavarur lulet. Deri tani kjo teknikë ka rezultuar e suksesshme me zambakët japonezë.

Por nëse dronët nuk do të arrijnë ta kryejnë funksionin e bletëve, atëherë alternativa është një metodë jo kaq teknologjike. Pluhurosja me polen konsiston në hedhjen e polenit nga aeroplanët mbi sipërfaqet me bimësi. Por as kjo nuk do të ishte zgjidhje përfundimtare. Sipas një studimi të kryer nga MIT, pluhuri i polenit është efektiv për disa kultura, por jep rendiment më të ulët të frutave sesa pllenimi natyral.

Një metodë tjetër akoma më primitive është ajo e lyerjes së bimëve me dorë me anë të një furçe me polen.  Në Hanyuan, një rajon malor në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës, që prej viteve ’80 rriten dardhë duke përdorur teknika të pllenimit me dorë. Tradita zuri fill kur bletarët lokalë refuzuan të merrnin me qira bletë për pllenim të natyrshëm, pasi mësuan se po përdoreshin insekticide për të vrarë merimangat në pemë.

Asnjë nga këto alternativa nuk është pa kosto. Pllenimi me dorë për një sipërfaqe 1 hektar kërkon 120 ditë punë për një punëtor. Nëse llogarit koston e këtij procesi për 153 mijë ha pemishte me mollë në SHBA, ajo do të ishte 876 milionë dollarë, një shumë astronomike kur e krahason me punën me kosto zero që bëjnë bletët.

Sipas një studimi, ekonomia botërore kursen nga pllenimi natyral një shumë prej 265 miliardë euro. Por edhe nëse kjo kosto do të ishte e mundur të mbulohej, sërish rezultati nuk do të ishte i njëjtë me atë të punës së bletëve.

Mënyra më e lehtë mbetet shpëtimi i vetë bletëve. Ekspertët thonë se rrugët më efektive për ta bërë janë ndalimi i pesticideve, fungicideve dhe herbicideve dhe mbjellja e bimëve që i duan bletët. /Përgatiti: Gazmira Sokoli

Bletët drejt zhdukjes, por shkencëtarët i kthejnë sytë nga teknologjia Read More »

Tërmete për pak orë ne Vlorë, sizmiologu shqiptar: Bëhuni gati, do ketë të tjerë!

14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë tronditën gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë, ndërsa epiqendra ishte në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi me një thellësi prej 2 km.

Lëkundje përveç Vlorës ka pasur edhe në disa qytete të tjera, si Gjirokastra, Tepelena, Korça dhe Përmeti.

Nga lëkundjet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se pritet që të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.

Si paraqitet situata dhe a pritet që të ketë lëkundje të tjerë?

Seria e goditjeve, që kanë filluar në datë 14 maj, shoqëruar deri dje, që ka rënë me magnitudë 4.6 ballë në orën 20:14, epiqendra është në Dhërmi, në kufi me Tepelenën. Intensiteti ka qenë 6 ballë dje, është frikësues, është ndier edhe në Tepelenë 5 ballë, por edhe në Vlorë 4 ballë. Është shoqëruar edhe me një seri tjetër, magnituda ka qenë 3.2, pra ka ardhur në rënie. Intensiteti i tyre është në rënie.

Vetëm jugu është i rrezikuar, apo edhe zona të tjera?

Kur ndodh një tërmet ka prishje të ekuilibrit dhe derisa të vendoset, të çlirohet energji, do të kemi rënie të tërmeteve, vazhdim të lëkundjeve në këtë zonë në Jug-Perëndim, ku historikisht ka tërmete. Nga ecuria e lëkundjeve, themi se intensiteti është në zvogëlim./Report tv

Tërmete për pak orë ne Vlorë, sizmiologu shqiptar: Bëhuni gati, do ketë të tjerë! Read More »