Problematika

Luleshtrydhet e cuditshme : Pse ndodh deformimi dhe a kanë rrezik

Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe. Por prisni, ka diçka të çuditshme që ju tërheq syrin.

Shikoni luleshtrydhet e rregullta por me çmime të afishuara jo aq të lira dhe pranë tyre shihni luleshtrydhe të çuditshme që shiten me gjysmë apo edhe çerek çmimi.

A janë luleshtrydhe të mira apo të dëmshme? Pse luleshtrydhet janë të deformuara dhe çfarë duhet të dini për këtë?

Lexoni nga AgroWeb.org për të gjetur se çfarë shkakton luleshtrydhe të deformuara dhe nëse është e sigurt të mund t’i konsumoni këto luleshtrydhet në formë të pazakontë.

Para së gjithash, nëse ndeshni luleshtrydhet me pamje të çuditshme dhe të deformuara, pamja e tyre nuk do të thotë se janë të pangrënshme.

Aq e vërtetë është kjo sa mjaft konsumatorë i preferojnë pasi mendojnë se deformimi ka ardhur pasi tek luleshtrydhet nuk janë aplikuar kimikate dhe substanca të dëmshme që garantojnë bukurinë e pamjes së frutit në dëm të cilësisë të luleshtrydhes.
Por çfarë tregon deformimi i luleshtrydheve?
Ekzistojnë disa arsye për deformimin e disa prodhimeve të luleshtrydheve në bazë të këshillave të ekspertëve agronomë

Pjalmim i dobët i luleve të luleshtrydheve. Arsyeja e parë është më e mundshmja nga të tëra dhe ka të bëjë me mungesën e pjalmimit të plotë të bimës. Kjo mund të dallohet kundrejt llojeve të tjera të deformimit nga frutat që kanë madhësi të ndryshueshme të farës.

Farat e mëdha janë të pjalmuara ndërsa farërat e vogla nuk arrijnë ta kryejnë procesin.

Kjo ndodh më shpesh në pranverë kur moti i ftohtë dhe mbulesat që aplikohen në formën e mbulimit të rreshtit nga ngricat nuk lejojnë aktivitetin e plotë dhe funksional të bletëve për pjalmimin e luleve.

Dëmtimi nga ngricat. Krahas mungesës së pjalmimeve ka edhe një arsye tjetër madhore për luleshtrydhet e dëmtuara, që është si pasojë e ngricave të forta si të dimrit që lamë pas.

Nëse luleshtrydhet nuk kanë pasur mbrojtjen e duhur nga ngricat, kjo direkt mund të shkaktojë deformime.

Mangësi në vlerat e tokës ushqyese. Ashtu si të gjitha bimët, luleshtrydhet kanë nevojë për ushqyes. Boroni është një nga mineralet ushqyese në tokë, që i duhet patjetër luleshtrydheve për të prodhuar fruta të mira.

Mungesa e boronit shkaktohet nga kullimi i tepërt i tokave. Kur minerali i boronit nuk është i pranishëm në sasitë e duhura, shenjat më të dukshmet janë frutat e deformuar, gjethet asimetrike dhe rrënjë ë dëmtuara./AgroWeb.org

Luleshtrydhet e cuditshme : Pse ndodh deformimi dhe a kanë rrezik Read More »

Alarmi/ Në Shqipëri shkak për vetëvrasjet edhe rrjetet sociale

Ekspozimi në çdo orë të ditës në internet, përballja dhe krahasimi mes moshatarësh që jetojnë mes luksit, apo të pasur në dukje, i vë në presion adoleshentët dhe të rinjtë.

Për vetë ata është e vështirë të heqin dorë edhe pse janë të ndërgjegjshëm që përdorimi i telefonit për një kohë aq të gjatë nuk është normale.

Zgjidhja, sipas prindërve do të ishte më pak telefon dhe më shumë sport.

Megjithatë, ekspertët, jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë ngrenë alarmin se përdorimi i rrjeteve sociale nuk shkakton vetëm probleme fizike, por çon deri në aktet ekstreme të bullizmit në shkolla, apo vetëvrasje.

Të dhënat e INSTAT në Shqipëri tregojnë për një rritje të vetëvrasjeve për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç gjatë vitit të kaluar. Akte të tilla jo domosdoshmërisht shkaktohen vetëm nga problemet ekonomike.

Tirana, Lezha, Korça, Berati, Durrësi janë qarqet me numrin më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa Kukësi, më i varfri në vend, në statistikat e tilla renditet i fundit./topchannel

Alarmi/ Në Shqipëri shkak për vetëvrasjet edhe rrjetet sociale Read More »

Alarmohen të gjithë/ Prag sezoni janë shpallur 12 plazhe të ndotura në Shqipëri, shmangini menjëherë

Plazhet që janë vlerësuar me notën “dobët” janë 12 të tilla, nga 102 plazhe gjithsej. Në faqen e internetit të agjensisë europiane, është paraqitur edhe një hartë, që mund ta shihni më poshtë, nga ku gjithsesi është e vështirë të kuptohen plazhet ekzakte që janë vlerësuar me notën “dobët”.

Me ngjyrën e kuqe janë shenjuar plazhet më të ndotura të vlerësuara “dobët”, me blu janë plazhet e vlerësuara “shkëlqyeshëm” për nga cilësia e ujit, ndërsa me ngjyrën e kaltër, ato që janë vlerësuar “mirë”. Në ngjyrën e gjelbër janë plazhet e vlerësuar “mjaftueshëm”.

Raporti bazohet në analizat e 914 kampioneve të ujit. Kampionet u morën në 102 plazhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në ditë të ndryshme. Sipas raportit analizat janë bërë për bakteret “Escherichia coli” dhe “enterococcus faecalis”, që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det.

Gjithsesi në raport thuhet se 12 plazhet që u vlerësuan me notën “dobët” janë 1 më pak se vitin 2016 dhe ka një pëmirësim të dukshëm me vitin 2015.

Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.

Alarmohen të gjithë/ Prag sezoni janë shpallur 12 plazhe të ndotura në Shqipëri, shmangini menjëherë Read More »

Ka 6 muaj që ka skaduar dhe sërish e shesin !

Një qytetar ka shkruar në JOQ i shqetësuar në lidhje me një produkt shumë të konsumuar, lëngun e frutave Amita.

Qytetari poston fotot që tregojnë se lëngu i frutave pavarësisht se ka skaduar prej 6 muajsh sërish shitet në treg, një sjellje kjo plotësisht e papërgjegjshme nga ana e kompanisë.

Për më tepër shikoni fotot e postuara nga JOQ dhe denoncimi i qytetarit.

“Prsh. Ka 6 muaj qe ka skaduar. Ku esht kontrolli ushqimit ktu?

Zoti na ruaj me kete vap”

Ka 6 muaj që ka skaduar dhe sërish e shesin ! Read More »

Xhevria 61-vjeçare mban frymën gjallë me plehra (Video)

Xhevria 61-vjeçare përshkon çdo ditë 6 km rrugë për të punuar në landfillin e Durrësit.

E lodhur nga kërkimi i një vendi pune, ky vendgrumbullim mbetjesh urbane është kthyer në të vetmen mundësi punësimi për gruan e pashpresë në prag pensioni. Këtu Xhevria mbledh materiale të riciklueshme.

Por me 200 lekë në ditë që siguron nga puna te plehrat e ka të vështirë të mbajë familjen. Në dyqanet e lagjes e ka emrin në listat e borxheve.

Pas orësh të tëra pune mes plehrash, ndërron rrobat dhe merr rrugën e shtëpisë, ku e pret bashkëshorti, dhe ai i papunë, e bija e ndarë nga bashkëshorti së bashku me mbesën e vogël. Të gjithë varen nga duart e saj. Ndihmën sociale nuk e marrin dot.

Djali i familjes shkon çdo tre muaj të punojë në Greqi për të larë borxhet. 20 vjet më parë familja e Xhevries u vendos në Spitallë të Durrësit për një jetë më të mirë.

Mbi të gjitha, për të patur qasje në shëndetësi, e sot nga mungesa e këtij shërbimi deklarojnë se kanë humbur katër fëmijë, për të humbur së fundi edhe shpresën e dinjitetin mes plehrave.

Xhevria 61-vjeçare mban frymën gjallë me plehra (Video) Read More »

“Rroj se nuk vdes dot”, historia e trishtë e Shpresës pa shpresë !

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Gostil të Kukësit, ku ka pllakosur skamja.

Këtu fjalët të ngecen në grykë, e këto dy të moshuar jetojnë duke shpresuar që kjo dhimbje të mbarojë. Nuk kanë asnjë ditë të lumtur, nuk janë ngopur kurrë me ushqim, nuk kanë fjetur një herë në një shtrat të rehatshëm. “Është e vështirë, s’kalohet jeta këtu me një dhomë, çfarë bie jashtë bie brenda”. Rustemi dhe Shpresa, jetojnë në këtë gjendje që prej 6 vjetësh, kur papritur shtëpia e ndërtuar me kallamishte u shkrumbua nga flakët e zjarrit.

“Ju po e shihni vetë, mos të kesh ku me vdek” thotë. Ata nuk kanë fëmijë, jetojnë të vetmuar, në fshatin Gostil, në periferi të Kukësit. Kur e pyet Shpresën se sa vjeç është, ajo thotë se nuk e mban mend. “Që prej gjashtë vjetësh jam këtu, mu ka djegur shtëpia, pension nuk marr. Na ka mbajtur shoqëria, na kanë sjellë ushqime shkolla, xhamia na ka ndihmuar”. Ajo ka harruar edhe veten, nuk e di as se përse jeton. Mjerimi e ka shpërfytyruar, e ka rrënuar shpirtërisht, e ka mpakur fizikisht, ia ka shtuar rrudhat mbi ballë dhe zemrën ia ka bërë copë e thërrime. Por a ka patur Shpresa ndonjëherë një ditë të lumtur?

“Asnjëherë, me të këqija gjithmonë, mërzitem me veten s’kam ku të shkoj, lutem qe Zoti me më marrë shpirtin dhe mos shoh gjë më” thotë e moshuara. Bashkëshorti Rustemi, thotë se malësori është i fortë, por nuk i përmban dot lotët, sepse e di që kjo nuk është e vërtete, pasi vuajtjet e kanë mposhtur. Bashkë me ta jeton edhe nipi i Shpresës, i sëmurë mendërisht, ai nuk ka asnjë njeri tjetër përveç tyre, e gjithë familja i ka ndërruar jetë.

Mes këtij mjerimi ata gjejnë ngushëllim të besimi në Zot, ngushëllohen duke thënë se ka edhe më keq. Por vallë a mundet të ketë më keq se kaq? Ata agjërojnë çdo ditë të Ramazanit, por sofra e iftarit të tyre është përherë bosh. Me frymën që i merret, e me buzët që i dridhen, Shpresa kërkon vetëm një dhomë, ku të marrë frymë lirisht, pasi lagështia dhe myku, po ia merr shpirtin çdo ditë pak e nga pak.

“Rroj se nuk vdes dot”, historia e trishtë e Shpresës pa shpresë ! Read More »

Bllokohet 130 ton mish importi, kontrolli në kufi zbuloi salmonelën

Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium. Keto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun Shqiptar. Ky identifikim është një veprim i radhës i AKU në kuadërt të kontrollit të sigurisë ushqimore në importin e cdo ngarkese të produkteve shtazore në Shqipëri.

Vec këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

– Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.
– Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. .
AKU dhe MBZHR po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.
Ky standard kontrolli i bashkohet punës së AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në ciklin e therrjes në tregun vendas./lajmifundit

Bllokohet 130 ton mish importi, kontrolli në kufi zbuloi salmonelën Read More »

“Është e mbaruar po ik, e kam marr unë përsipër”, qytetares i bien të fikët nga avokatja

Histori te tilla besojme se keni degjuar. Mashtrime qytetaresh nga njerezit e drejtesise, pikerisht ata qe duhet te japin zgjidhje problemeve te tyre, ua shtojne akoma si psikologjisht ashtu edhe financiasisht.

Urani Dhima tregoi në emisionin “Stop” sesi u mashtrua nga avokatja Alma Bala, të cilën e pajtoi për një problem pronësie.

“U interesova, mora një avokate, Alma Balën. Ajo mori përsipër të bënte gjyqin. Vazhdoi gjyqi në Lushnje, mbaroi dhe e hodhën në Vlorë. Atje ka mbaruar në muajin Janar 2017. Avokatja mua më thoshte që nuk ka mbaruar. Më thotë në muajin Maj që gjyqi mbaroi, ka ardhur vendimi dhe tani do regjistrohen te Hipoteka. Më thotë që duhen 835 mijë Lekë (të vjetra) për këto letra, 500 mijë Lekë për regjistrim ndërtese, 300 mijë Lekë për tokën dhe 5 mijë Lekë për atë që do bënte letrat. Ia jap lekët se e besova, kur një ditë ajo ma mbyll derën dhe nuk më pret më”, rrëfeu denoncuesja.
Ndaj dhe Urani Dhima vendosi të shkonte të interesohej vetë për ecurinë e çështjes gjyqësore, por u përball me një të vërtetë të hidhur.
Më datë 09.12.2015, Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit më datë 25.01.2017, kishin vendosur rrëzimin e padisë, por avokatja e kishte gënjyer dhe i kishte marrë para për t’i regjistruar pronën në Hipotekë, një veprim që nuk mund të kryhej, pasi binte në kundërshtim me vendimin e gjykatave.

“Këtë dua të di unë! Pse më ka gënjyer për një vit të tërë?!”, u shpreh e shqetësuar denoncuesja.
Urani Dhima u përball me avokaten dhe nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” provoi që kjo e fundit vijonte ta gënjente.

Qytetarja – Çfarë do bëjmë, në dreqin do vejë?!

Avokatja Alma Bala – Po ik tani! Mbarova unë ato që kisha për të bërë, të miat, se tani hallet nuk mbarojnë, po të paktën…

Qytetarja – Mbarojnë, po kur?

Avokatja Alma Bala – Mbarojnë, domethënë këtu jam unë. Do të marr unë nesër në telefon. Këtu jam unë, nuk lëviz më!

Qytetarja – O, Alma! Unë nuk kam më durim!

Avokatja Alma Bala – Ik tani! Nesër do të marr vetë në telefon.
Qytetarja – Mos më thuaj ik!

Avokatja Alma Bala – Po ik tani! Unë kam respekt për ty, që të them ik!

Qytetarja – Dale, të llafosemi 5 minuta!

Avokatja Alma Bala – Po, po!

Qytetarja – Ose 2 minuta, sa të llafosemi! Më the për vendimin e gjyqit, që e kam marrë.

Avokatja Alma Bala – Tani, të gjitha këto i ke të bëra, i kam unë dosjet në shtëpi, ti më ke gjetur dy herë duke qenë në zyrë. Do të marr vetë në telefon edhe kaq! E kam vetë dosjen në shpi.

Qytetarja – Puna e gjyqit, qysh ishte?

Avokatja Alma Bala – Është e mbaruar, po ik, se kam dosjen në shpi tashi!
Qytetarja – Unë kam marrë vetë vendimin e gjyqit. Vendimi i gjyqit ka mbaruar. Nuk kam fituar. Pse më gënjen?

Avokatja Alma Bala – O, ti, do ikësh tani?!

Qytetarja – Po pse më gënjeve, se ke marrë gjithë ato lekë? O Almaa…

Avokatja Alma Bala – O Urani, do ikësh tani?!

Qytetarja – Pse m’i ke marrë lekët?

Avokatja Alma Bala – O Urani! Nuk të merrem, ik tani do marrësh ato të hipotekës, që të duhet dhe rri e qetë!

Qytetarja – Po kur do t’i marr unë ato?

Avokatja Alma Bala – Ja, do të thërras unë nesër!

Qytetarja – Kur do më thërrasësh?

Avokatja Alma Bala – Nesër, do të thërras unë të thashë! Nesër! Unë tani sa erdha. Nesër do të thërras unë edhe do ta shikosh Hipotekën, e ke marrë apo s’e ke marrë, se s’të merr njeri… Lërë moj ti se unë ça ta kam bërë ti tani… Kam vajt unë para teje, rri e qetë se do të marrë unë të thashë, do të marr unë më vonë thash. Do të marrë unë thash ça ke e kam marrë unë përsipër këtë, do ta çoj unë deri në fund.
Duke u bazuar në fjalët e avokates Alma Bala, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje për të pyetur nëse ka nisur procedura për certifikatën e pronësisë. Juristja e këtij institucioni, Elfrida Bilbili deklaroi se nuk ka asnjë aplikim në emër të zonjës Dhima, apo përfaqësueses së saj ligjore.
Por avokatja Alma Bala, e pyetur nga gazetarja, u shpreh se e kanë humbur procesin gjyqësor, ndaj dhe nuk ka paraqitur dokumentet në ZVRPP. Ajo gjithashtu mohoi të ketë marrë para nga denoncuesja, pasi këmbënguli në faktin që gjyqet i kanë humbur.

“Është e mbaruar po ik, e kam marr unë përsipër”, qytetares i bien të fikët nga avokatja Read More »