Problematika

“Përmbyten” tregjet me fruta e perime kancerogjene. Ditën e djeshme ka ndodhur hataja, ka arritur kulmi

Ditën e djeshme, profesor Zihni Sula, na tregoi detaje në lidhje me pesticidin methomyl, i cili përdoret nga fermerët për të vrarë insektet në fruta dhe perime, por që është shumë i dëmshëm për njerëzit.

Sipas profesorit, ky preparat depërton lehtë në organizëm dhe degradimi i tij shkon deri në 21 ditë.

Sot, spikeri i lajmeve, Denis Dyrnjaja, duke publikuar foton e një domateje të degraduar, të kalbur nga brenda, ngre alarmin se në tregje dhe supermarketet e vendit tonë po gëlojnë ushqimet vrasëse, të cilat po sjellin shtimin në masë të të prekurve me kancer.

Ai shkruan:

“Një popull jo gjithmonë mund ta vrasësh me armë ose me pushtim, pasi mund ta vrasësh edhe me ushqim.
Tregjet dhe supermarketet gëlojnë nga “perimet dhe ushqimet vrasëse”, shteti bashkëpunëtor në krim me heshtje dhe mosveprim.
Kanceri vijon të kosisë më shumë se 4 mijë njerëz në vit me kontributin e drejtpërdrejtë të ushqimit skandaloz që një popull i tërë konsumon çdo ditë”!
Vrasje e heshtur në masë!

“Përmbyten” tregjet me fruta e perime kancerogjene. Ditën e djeshme ka ndodhur hataja, ka arritur kulmi Read More »

Një thatësirë e frikshme po afrohet. Meterologët janë trembur dhe vetë nga parashikimi i kësaj vere, Shqipëria do thahet!

Mesiguri të gjithëve ju kanë rënë në sy temperraturat që kanë pushtuar këto kohë vendin, por duket se kjo situatë sapo ka filluar. Shqipëria do të goditet nga valë më ekstreme të nxehti për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërkohë që tendenca e reshjeve po shkon në kah të kundërt me atë që ka rajoni. Rënia e tyre është me të paktën 20%. Këto janë disa nga rezultatet që nxjerr një studim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal i lidhur me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.

“Ndryshimet në reshje nuk janë domethënëse në përgjithësi dhe raportohen në rritje në pjesën më të madhe të rajonit me përjashtim të rënies më të theksuar në Shqipëri. Shpërndarja hapësinore e reshjeve të akumuluara tregon ndryshime në pjesën më të madhe të rajonit me një interval plus ose minus 5% dhe në disa zona edhe rritje 10%.

Shqipëria dhe pjesët perëndimorë të Maqedonisë tregojnë për një rënie më e theksuar në pjesën bregdetare kryesisht 20%. Mesatarja 10-vjeçare e llogaritur për gjithë trendin nga 1961-2015 ka të njëjtën tendencë duke treguar një rritje kryesisht me 10-20 milimetra në 10 vjet, por një trend negativ në Shqipëri me 10-30 milimetra/10 vjet në rajonin bregdetar verior” thuhet në studim.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sipas studimit konsiderohen në brezin e vendeve me rrezik të mesëm deri në të lartë sa u përket ndryshimeve klimatike për shkak të përqindjes së lartë të popullatës që është e punësuar në sektorë të lidhur me motin dhe klimën. Edhe papunësia e lartë është një pengesë e dukshme e përbashkët për gjithë rajonin.

Sipas “Monitor”, të dhënat e mbledhura tregojnë se i gjithë rajoni është nën një rritje domethënëse të temperaturave më e theksuar në Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe më pak në Maqedoni.

Rritja e temperaturave është duke u intensifikuar nga Jugu në Veri. Republika e Maqedonisë dhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë kanë ndryshime në intervalin 0.5-1 gradë Celsius, ndërsa në veri të Shqipërisë dhe në katër ekonomi të tjera të Ballkanit Perëndimor në intervalin 1-1.5 gradë celsius.

Ndryshimet klimatike pritet të kenë ndikime edhe më të dukshme në të ardhmen e ndarë në parashikimet që bëhen në të paktën tre etapa. Për atë të parë që është 2016-2035 numri i ditëve të nxehta do të rritet me 5-10 ditë dhe me vlera më të larta domethënëse në disa rajone si zona bregdetare shqiptare, rajoni I Podgoricës,, Maqedonia, Serbia Jugore dhe qendrore dhe disa pjesë të Bosnjë Hercegovinës.

“Mesatarja e gjatësisë dhe frekuenca e valëve të të nxehtit po rriten lehtësisht me ndryshime të mundshme më të theksuara në disa rajone të jugut çka lajmëron për një rritje ndoshta më ekstreme sesa shihet, veçanërisht në zonat bregdetare të Shqipërisë, në zonën Jugore të Bosnjës, në Podgoricë dhe juglindjen e Maqedonisë”, vlerëson studimi

Një thatësirë e frikshme po afrohet. Meterologët janë trembur dhe vetë nga parashikimi i kësaj vere, Shqipëria do thahet! Read More »

Bëni kujdes, ja dy plazhet në Shqipëri që kanë rezultuar me ndotje alarmante

Ndonëse vitet e fundit kanë investuar miliona euro në infrastrukturë në kuadër të rritjes së turizmit, disa plazhe të qytetit të Vlorës mbeten ende të ndotura.

Dy prej zonave që cilësohen si shumë të ndotura nga kontrolli i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë rezultojnë Plazhi i Marinës dhe Plazhi i Vjetër. Në këto dy zona, prej shumë vitesh ujërat e zeza të pallateve pranë vijës bregdetare vijojnë të shkarkohen në det për shkak të mungesës së sistemimit dhe disiplinimit të kanalizimeve. Për këtë arsye, DSHP rekomandon që të mos laheni në këto dy zona pasi uji është i një niveli të lartë ndotjeje, për shkak të mungesës së një impianti për përpunimin e ujërave të zeza.

Por, jo vetëm derdhja e ujërave të zeza, pasi problem mbetet edhe papastërtia ku në shumë vende gjenden grumbuj inertesh kuturu. Më shqetësuese situata mbetet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, tashmë prej vitesh gjithmonë edhe më pak i frekuentuar, por edhe Plazhi pranë Akademisë së Marinës, nuk ndodhet në kushtet më të mira për të qenë nga të frekuentuarit për këtë sezon turistik.

Në Plazhin e Vjetër vijon të mbetet ende shqetësim kryesisht pastërtia, por në vende të caktuara, pavarësisht ndërhyrjeve, ka ende edhe derdhje të ujërave të zeza në det, duke e kthyer në një plazh shumë pak të frekuentuar, edhe pse mbetet një nga plazhet me rërë mjaft cilësore.

CILËSIA E UJIT

Në bazë të një informacioni të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë, rezulton se cilësia e ujit të detit në Plazhin e Vjetër, është mbi normat e lejuara sa i përket ndotjes, pasi ka prezencë të lartë të bakterit e.coli dhe streptokokut. Institucioni nuk ka dalë ende në një informacion zyrtar, pasi do të ketë sërish matje të kampionit të ujit, kryesisht në ditët kur pritet që plazhi të ketë një dyndje disa herë më të madhe nga pushuesit.

Sa i përket cilësisë dhe pastërtisë së ujit, mësohet se problematike mbetet dhe zona e plazhit pranë Akademisë së Marinës, edhe ky një plazh me ndotjen e ujit mbi normat e lejuara. Duket se shkaku kryesor mbetet pa dyshim derdhja e ujërave të zeza në det. Fakte që çojnë në përfundimin se në këto dy plazhe pritet të ketë gjithmonë më pak pushues edhe gjatë sezonit veror të këtij viti.

BASHKIA

Përveç mungesës së impiantit të përpunimit të ujërave të zeza që do të zgjidhte problemin e ndotjes së ujit, shqetësim mbetet edhe papastërtia. Bashkia e Vlorës ka ndërhyrë ditët e fundit për pastrimin dhe punimin e rërës si në Plazhin e Vjetër, ashtu edhe në Plazhin e Akademisë së Marinës apo Plazhin e Ri, të tre këto plazhe publike.

Nga informacionet e siguruara nga Bashkia e Vlorës, mësohet se gjatë këtyre ditëve, veç ndë- rhyrjes për pastrim apo punimit të rërës, do të ndërhyhet edhe në normalizimin për derdhjen e ujërave të zeza në det, duke e parandaluar përfundimisht këtë fenomen shqetësues, që vijon prej disa vitesh në Vlorë. Kjo do të zgjidhet me implementimin e fazës së dytë të impiantit për punimin e ujërave të zeza, që mund të sjellë përmirësimin e cilësisë së ujit për sezonin e ardhshëm turistik./Panorama

Bëni kujdes, ja dy plazhet në Shqipëri që kanë rezultuar me ndotje alarmante Read More »

“Gjurmë Shqiptare”: Çfarë hanë shqiptarët

Ato janë medikamente të ndaluara prej mëse 20 vitesh në të gjithë BE-në, pasi akuzohen si shkaktare të mundshëm të kancerit. Megjithatë, në Shqipëri ende përdoren ilegalisht për kafshët, e që më pas, përmes konsumit të produkteve të tyre kalon tek njerëzit.

“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema denoncon skandalin e përdorimit të medikamenteve të ndaluara te kafshët.

Cilat janë këto ilaçe të ndaluara në Bashkimin Europian mëse 20 vite më parë? Si duhet t’i shmangim dhe a fshehin shumë prej tyre sëmundje të rrezikshme për konsumatorët?

Ndiqni videon e plotë të investigimit tronditës të gazetarit Marin Mema:

“Gjurmë Shqiptare”: Çfarë hanë shqiptarët Read More »

Lajmi i fundit në Shqipëri, mijera njerëz po shtrohen në spital për këtë arsye

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i personave të cilët vuajnë nga shendeti mendor.  Por numri i të sëmurëve rritet sidomos gjatë stinës së verës.

Për këtë arsye Spitali i Vlorës është një nga më të frekuentuarit, pasi trajton të sëmurët duke nisur nga Lushnja deri në Sarandë. Kreu i spitalit psikiatrik të Vlorës Kujtim Llapi shprehet se në këtë spital kryhen deri në 40 vizita në ditë.

Sipas Drejtorit të Spitalit në të gjithë jugun e vendit janë të regjistruar 13.000 pacientë por ky numër sa vjen e rritet.

Aktualisht  në  spitalin psikiantrik të vlorës janë të shtruar 165 pacient, ndersa  ka nje kapacitet  200 shtretër . Mesohet se  shkaku i sëmundjeve , janë  edhe depresioni, alkoli ose droga .

Kohët e fundit vihet re edhe një shtim i të  sëmureve nga perdorimi i alkolit apo substancave narkotike.

Lajmi i fundit në Shqipëri, mijera njerëz po shtrohen në spital për këtë arsye Read More »

Numri i femrave shqiptarë që konsumojnë duhan rritet me 5%

Genta Qirjako shefe promocionit shëndetësor në ISHP, flet për duhanpirjen dhe pasoja e tij në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit.

Qirjako theksoi faktin se është përmirësuar ndjeshëm informacioni që lidhet me duhanin. Po ashtu ajo tha se është rritur me 5% numri i femrave që konsumojnë duhanin.

“Është përmirësuar ndjeshëm informacioni që lidhet me duhanin, pasojat e tij e kanë ulur duhanpirjen në ambientet publike. Pra është reduktuar duhanpirja masive. Duhanpirësi e ka vetë në dorë për ta pirë ose lënë duhanin. Kemi vënë re një trend rritje te femrat duhanpirëse. Por ne themi që studimi do ketë ndryshime shifrash. Informacioni është përmirësuar goxha”, tha në Report tv.

Cila janë aktivitet për të ndërgjegjësuar njerëzit?

Ka mesazhe të vazhdueshme, të mos harrojmë që duhani është shkaktari i shumë sëmundjeve të ndryshme. Pra ne shpeshherë bëjmë postera kur duam të japim mesazhin për lënien e duhanit. Por ka edhe aktivitete që këshillojnë për duhapirjen. Ai/ajo që do të lerë duhanin, duhet të marri këshilla nga mjeku i familjes për mënyrën sesi ta arrijë këtë.

Kush është forma më e mirë për ta lenë?

Ne promovojmë një stil jetese të shëndetshme, sporti është një ndër sjelljet me pozitive për të lenë duhanin.  Viti 2010-2014 ka pasur një trend rritje tek femrat. Por studimi do të nxjerrë shifra

Numri i femrave shqiptarë që konsumojnë duhan rritet me 5% Read More »

Konispol, AKU kap një sasi mishi kontrabandë…

KONISPOL, AKU KONFISKON MISH DHE AUTOMJETIN TË DYSHUAR KONTRABANDË NGA GREQIA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të një operacioni që po vazhdon ka konstatuar një shtetas që po transportonte një kafshë gjedh, lopë e therur. Sipas të dhënave dyshohet që kafsha vinte nga Greqia kontrabandë përmes kufirit të Gjelbër.
Kafsha e therur transportohej në mungesë të certifikatës veterinare dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.
Automjeti që transportonte mishin është në pronësi të shtetasit Thanas Ciko, i cili u ndalua pranë kufirit më shtetin grek në Sherret të Bashkisë Konispol.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Vlorë kanë konstatuar se kafsha gjedh transportohej në mungesë të dokumentacionit përkatës dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 200 mijë lekëve.
Gjithashtu është marrë masa e sekuestrimit të menjëhershëm të produktit dhe mjetit transportues.
Aktualisht rasti është në proces dhe po bashkëpunohet me policinë për më tej.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produktit mish, duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare dhe që plotësojnë standardet që parashikon legjislacioni në fuqi.

Konispol, AKU kap një sasi mishi kontrabandë… Read More »

“Mbytet” tregu me hormone! Domatet lyhen me bojë, shalqiri rritet me stimulantë kungulli, vetëm këto nuk pranojnë hormone

Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnjë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë. Ndërkohë, bima e shalqirit shartohet me një bimë kungulli, me qëllim që kokrra të jetë sa më e madhe. Më pas, kjo bimë, gjysmë shalqi dhe gjysmë kungull, stimulohet me plehra kimikë, me qëllim rritjen e kokrrës dhe pjekjen sa më të shpejtë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e Fiksit shkuan direkt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte se jo, madje treguan edhe “bëmat” e tyre.

Shalqiri me kungull dhe rritet me stimulantë
Fiks Fare zbuloi se bima e shalqirit fillimisht shartohet me kungullin. Dy bimët, mbillen veç e vet. Pasi rriten disa centimetra, ato shkulen nga kubikët dhe bashkohen me njëra tjetrën, duke i prerë të dyja në kërcell. Zakonisht, bimës së kungullit i priten sythët dhe rrënjët, duke lejuar që, në trupin e saj, të zhvillohet vetëm bima e shalqirit. Të dyja bimët e bashkuara mbillen në të njëjtin kubik, duke formuar një bimë të vetme. Pas disa javësh, bima bëhet gati për t’u mbjellë në fushë. Fiks Fare udhëtoi në zonën e Divjakës, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin për shalqirin. Fillimisht, gazetarët takojnë disa fermerë në një traktor të mbushur me shalqi dhe i kërkojnë disa kokrra të mira.

“Kanë ushqim, dje i hodha, ka ilaç nuk hahet. Nuk ta jap dot”, thonë fermerët. Më pas, gazetarët shkojnë edhe në tregun e shumicës në Divjakë, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin. “Nuk e hamë vetë shalqirin, se ne ble diçka hidhi, ble hidhi, se dimë ça ka brenda. Nuk është si më përpara fosfati në fillim, vetëm me nitratin dhe bëheshe kishe qejf, të ngjiste dora”, thotë fermeri, ndërsa shton se bima është e ushqyer dhe e ndikuar me substanca të ndryshme.

“Unë për vete s’ha as domate, as trangull, as shalqi” vijon fermeri.

Një tjetër thotë se shalqi pa stimulant, vetëm me vaditje, hajet vetëm në muajin gusht. “Jo, nuk ha për vete, edhe fëmijëve nuk u çoj, se këta u hedhin 100 % plehra” vijon ai.

Domatja me hormone

Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fika Fare” mbërritën dhjetëra ankesa për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone. Nisur nga këto ankesa, gazetarët e Fiksit bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar direkt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?

Në fshatin Qerret të Lushnjës, një fermer thotë se asnjëri se ka të saktë, do kenë çik bojë, çik helm. “Nuk të japin, ata që mbjellin pak për vete s’të japin”, – ndërsa shton se ai vetë nuk i konsumon fare domates, pasi do jetë e kuqe jashtë, brenda s’ka shije domatet, do jetë e athtë. Gazetarët shkojnë te një fermer tjetër, duke i kërkuar të blejnë domate për shtëpi. “Nuk janë për shtëpi, them kot merri. Mua s’më dhimbsen, se janë një hektar atje. Nuk janë për shtëpi, më mirë të jem i qartë, të them kot unë ty. Ne i çojmë te tregu” thotë ai.

Një fermer thotë se domatja e lashtë, lyhet me qëllim skuqjen e saj. “Tani s’ka nevojë tani, në fillim i lyejmë me leckë neve këtu (tregon vendin ku e lyen kokrrën e domates). Tani në qershor është gjynah ta lyejmë. I kam kapur me 700 me 800 lekë kilogramë. Përdorim helme shumë, atë seren andej e mbarova në prill unë. Unë nuk haja vetë. Sera e merr hormonin, nga këtu deri andej matanë. I lyejmë me acid. E fërkon. Ka lloj-lloj mënyre, e bën të bukur domaten. Duket brenda që ka hormone, s’ka fara” përfundon ai.

“Domate ‘bio’ vetëm ajo zemërkau”
Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në fshatrat e Beratit. Një fermer thotë se “s’ka sot domate të mira, janë të tëra me hormone. Nëse do domate, merr domate vendi, zemërkau, ajo po u bë me hormone prishet. Unë nga ajo blej vetë, merre haje dhe jepja kalamajve”. Një tjetër thotë se nuk ha për vete në serën e tij. Për të gjetur domate të mira, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë. Sipas fermerëve dhe tregtarëve, me ilaç bëhen në prill dhe më parë. “Zëmërkau është e mirë, s’duron ajo. Është e mirë ajo. Më përpara i kanë bërë, ata që i kanë shitur. Tani i pjek vapa”, thonë ata

“Mbytet” tregu me hormone! Domatet lyhen me bojë, shalqiri rritet me stimulantë kungulli, vetëm këto nuk pranojnë hormone Read More »