Problematika

Mjerim, fle në shkallët e pallatit se s’mund të ngjitet deri në katin e pestë

Shumë të moshuar janë lënë vetëm dhe jetojnë në kushte mjerane.
E tillë është edhe historia e 60 vjeçares Drande Plani në Shkodër. Kur ajo nuk mund të ngjise shkallët e pallatit ulet dhe kalon natën poshtë në hyrje të tij.

Nuk i ka mbushur të 60-at, por duket e moshuar. Dhe pse shenjat e bukurisë së hershme shkodranes nuk i janë zhdukur, Drande Plani bën gjume këtu poshtë te shkallet e pallatit.

Kryesisht gjatë stinës së verës. Nuk mund të ngjitet dot në katin e pestë të pallatit në lagjen ”Ndoc Mazi” në Shkodër.

E vetme pa fëmijë dhe pa asnjë kushëri, Drandja gëzon një pension prej 9 mijë lekësh. Kjo është çfarë e mban gjallë gruan. Thotë se jeton me qumësht, herë e blen, herë ia falin.

Shoqëri i bëjnë qeni dhe macet e rrugës. Ata i shkojnë nga pas kudo ajo mundet të lëvizë. Kurse kartë identiteti nuk ka prej 40 vjetësh.

Gruaja nuk di të tregojë pse është e vetmuar dhe as pse është në këtë gjendje. As fqinjët e saj që jetojnë në një pallat prej shumë vitesh.

Kur ndonjë komshi e merr për krahu ajo mund të futet në gjirizin e saj.

Thotë se është shtëpia, por dikush shumë më herët ka futur aty orendi e mallra dhe e ka kthyer në magazinë.

60 vjeçarja mund të rrijë vetëm në korridor. Ajo është një nga shumë të moshuarat të lëna vetëm dhe të harruar, jo vetëm në Shkodër. /abcnews

Mjerim, fle në shkallët e pallatit se s’mund të ngjitet deri në katin e pestë Read More »

13 përputhjet dhe koincidencat mes hajdutëve të floriorit shqiptar, nga grabitja e 7 prillit 1939, tek zhvatja e 24 korrikut 2014

“Damka” që nuk zhduken

Nëse kujton “historinë” e vjedhjeve që i janë bërë floririt dhe Bankës së Shtetit Shqiptar qysh nga viti 1939 e deri në vitin 2014, konstaton disa koincidenca e afrimitete personazhesh me njera-tjetrin në muaj, data, sjellje, bashkime, funksione, moshë. Ja disa fakte, nga “historia” rastësitë, përputhjet, ngjashmëritë dhe lidhjet e tyre…

Në datën 7 prill 1939, në katrahurën e pushtimit prej Italisë fashiste, mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogolli, i shoqëruar nga “trimat” e tij besnik, vodhi 178 kilogramë flori (napolona) të Thesarit të Shtetit dhe u arratis me ta e me familjen jashtë Shqipërisë.
Në datën 14 prill 1997, në katrahurën e rebelimit të armatosur që shpërtheu prej rënies së piramidave financire, Ilir Meta i shoqëruar nga “trimat” e tij besnik, shpërtheu Tunelin e Krrabës dhe vodhi 280 kilogramë flori safi (lingota), të Thesarit të Shtetit dhe u kthye i qetë në vilën e vjehrrës!
Në datën 12 prill 1997, u rikthye në Shqipëri Leka Zogu, i biri I hajdutit të florrit më 7 prill 1939.
Në datën 13 prill 1997, një ditë para se Ilir Meta të vidhte floririn në Krrabë, u takua me djalin e hadutit, që vodhi floririn në 7 prill 1939
Në qershor 2003, gruaja e hajdutit që vodhi floririn në datën 14 prill 1997, priti me lule në Rinas gruan, djalin dhe nipin e hajdutit Ahmet Zogu, që vodhi floririn më 7 prill 1939
Në datën 9 prill 1974 është lindur Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, që më 14 prill 1997 vodhi floririn e Shtetit Shqiptar.
datë 12 prill 1997. Mbreti Ahmet Zogolli, për vjedhjen e 178 kilogramë flori (napolona), akuzoi drejtuesit e Bankës së Shtetit Shqiptar dhe i kërkoi qeverisë fashiste, që t’i dënonte.
Politikani Ilir Meta, për vjedhjen e 230 kilogramë flori safi (lingota), akuzoi 3 fshatarë të zonës dhe urdhëroi policinë, t’i arrestonte me gjithë gomerët, që u kapën në flagrancë duke ngrënë gjëmbaç në hyrje të tunelit bosh!
Në datën 7 priill 1939, kur Ahmet Zogolli vodhi floririn, djali i tij “Princ Leka-I” ishte 2 ditësh.
Në datën 24 korrik 2014, kur në Thesarin e Bankës Shqiptare u vodhën 7.3 milionë dollarë, Zaho Rama, djali i ryeministrit shqiptar ishte 2 ditësh.
Në datën 24 korrik 2017, në 3 vjetorin e vjedhjes së Bankës Shqiptare, Ilir Meta u betua si President Republike.
Në datën 28 Nëntor 2016 në pritjen zyrtare për Festën e Pavarësisë, të organizuar nga Presidenti Bujar Nishani, ishin të ftuar prej kreut të shtetit e dhe 3 personazhet që kanë lidhje e koincidenca me vjedhjen e floririt dhe Bankës së Shtetit: Nipi i Ahmet Zogollit, Ilir Meta dhe Ardian Fullani!/Pamfleti

13 përputhjet dhe koincidencat mes hajdutëve të floriorit shqiptar, nga grabitja e 7 prillit 1939, tek zhvatja e 24 korrikut 2014 Read More »

Bisedë me një killer serash që mbjell, korr dhe shet vdekje!

S’ka arsye që të shpëton o i pangopur nga paratë, i babëzitur nga zilia dhe i pashpirt nga akti që kryen.
Shkruan Andrea Danglli

Mbase ti nuk di mirë shkrim dhe këndim për të më lexuar drejt. Më saktë bën sikur je analfabet pasi frikesh të mësosh anën vrastare të punës që bën, ku në vend të gropave për të mbjellë fidanë, je shndërruar në varrmihës që hap tokën për të mbjellë kufoma.
Gjithsesi shpresoj që fëmija yt, ai për të cilin ti po punon dhe e sheh në dritë të syrit, të vijë aty tek sera e errët kur përgatit dozat e vdekjes, dhe me pafajësinë e një të mituri të t’i tregojë këto rreshta.

(Uroj që ai mos të ta kuptojë kurrë maskarallëkun)
Dëgjo! Këtu nuk po flasim për një bujk të zakonshëm dhe as për një tregtar të rastësishëm, por fjala është për vrasës me pagesë… si ti. Po mor po, fiks si ti që ashtu pa kuptuar ke marrë tiparet e një dose nëntoke dhe në vend të rrënjëve të bimëve, po kafshon pamëshirshëm kapilarët e jetës së qindra njerëzve të pafajshëm që blenë prodhimet e tua.

Sot nuk mund t’i gjej dot më një emër profesionit tënd. Tashmë ti lopatën e ke zëvendësuar me shiringë metali, gërshërën me agë të mprehtë dhe ujin e vaditjes me lëngje të helmuara që pompohen orë e çast.

Ti mendon gabim kur thua se nëse lahen frutat dhe perimet, atëherëpesticidet zhduken. Ato janë aty, potencialisht toksike për ne konsumatorët.

Qasja Ndërkombëtare Strategjike për Menaxhimin e Kimikateve (SAICM ), i ka të përcaktuara normat dhe standardet që duhet të ndjekësh, por ti s’ke faj që nuk t’i kanë sqaruar dhe ndaj konkurron kaq pandershmërisht tregun. E di ç’thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportet e saj mbi pesticidet që media dhe institucionet përkatëse përtojnë t’i përkthejnë?

Dhjetëra toksikologë kanë arritur në përfundime se shkaktojnë tumore të ndryshme, mutacione në gjene, sterilitet, dëmtime në tru, ndikojnë mbi sistemin imun, sjellin diabet, lindin autizëm dhe reflektojnë 1001 dëmtime të tjera në organizëm. Ke informacion për këto apo ke mësuar përmendësh veç ditët që i duhen një sallatori për t’u rritur shpejt?

Ekzistojnë, dhe ndryshe nga ti që gatuan lëngata për fëmijët e të tjerëve, askush nuk do që vogëlushi yt të kishte ndonjë nga këto sëmundje të tmerrshme. (Largqoftë).
Ne të gjithë e pranojmë me keqardhje që demek-demokracia jonë 28 vjeçare, historikisht ka hapur këmbët ndaj çdo politike bujqësore, duke e shndërruar këtë sektor në humnerë ekonomike. E dimë që edhe shtigjet e tregut janë kyçur babëzisht dhe djersa e fermerëve herë pas here përfundon nëpër ujëra kanalesh pa pasur mundësi të përkthehet në të holla.

Gjithashtu dimë për naftën, për ujin, farën, stërmundimin dhe vlerësimin që në fund prodhojnë veç hambarë të mëdhenj zhgënjimi. Këto i njohim mjaft gjerë, por ama as njëra dhe as tjetra s’janë justifikim që ti o katil i paditur të vrasësh nënat, baballarët, motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë që sot kërkojnë të hedhin shtat mbi tokë dhe jo të numërojnë centimetrat nën të.

Nëse je i zemëruar me “pushtet-tarët” tanë 28 vjeçar, (ashtu si unë) sille zetorin me prodhime dhe t’ia flakërijmë bashkë nëpër oborre. Silli këtu domatet e pashitura t’ipërplasim mureve tëkryeministrisë, patëllxhanin stok ta hedhim fasadave të Bujqësisë, kungullin t’ia derdhim Mjedisit, trangujt t’ia lemë në derë Infrastukturës dhe kalbësirat e djeshme t’ia vërvitim forcave opozitare që gjithashtu janë pjesë e skemës së falimentimit të fermerit.

Kjo formë proteste na nderon më tepër se sa rruga e skëterrshme ku ke zgjedhur të ecësh duke përfituar se agjencitë e paguara nga taksat tona s’kanë as kapacitete, as seriozitet dhe as vullnet për të të penguar.

Sot dhe nesër s’ka argument qëta justifikon mëkatin,pasi serën tënde dale-nga-dalë e ke shndërruar në një morg të kobshëm ku arkat që duhen mbushur me prodhime të freskëta bimore, i konsideron si arkë-morte bosh që do mbushen me njerëz prej gjaku e prej mishi.

S’ka arsye që të shpëton o i pangopur nga paratë, i babëzitur nga zilia dhe i pashpirt nga akti që kryen. Vendosa të të shkruaj këto reshta ku edhe pse mendoj që e ke helmatisur shpirtin tënd para se të helmosh organizmin tonë, besoj se do gjesh ndonjë grimcë përgjegjësie para fëmijës për të mos ja bërë tjetrit atë që nuk do dëshiroje të ta bënin ty.

Ndaj para se t’i skuqësh domatet artificialisht, mendo se po i skuq me gjak vogëlushësh dhe po i shpëlan me lot prindërish nëpër korridore spitalesh. Jepi fund marrëzisë, para se ajo të ulet këmbëkryq edhe në sofrën tënde!

Bisedë me një killer serash që mbjell, korr dhe shet vdekje! Read More »

Alarm! Këto qarqe rrezikohen nga zjarri si pasojë e temperatureve ekstreme

Javën e dytë dhe të tretë të muajit qershor pritet të vijojnë temperatura të larta mbi 30 gradë. Në pasditen e të dielës nuk do të ketë reshje shiu perveç se në dy qarqe Shkodër e Kukës që pritet të jenë mesatare sipas accuweather.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) “S’KA RREZIK” në të gjithë territorin. Një rritje e lehtë e rrezikut pritet në disa zona të kufizuara, respektivisht në qarqet Fier (Jugperëndim), Vlorë (Veri dhe Jugperëndim) dhe Korçë (Juglindje) ku rreziku pritet të jetë në nivelin “I ULËT”.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato pritet të jenë lokalisht mesatare.

Nesër (e hënë, dt.11) reshjet do të vijnë duke u pakësuar, duke u kufizuar në terrenet kodrinore-malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumё të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore.

Alarm! Këto qarqe rrezikohen nga zjarri si pasojë e temperatureve ekstreme Read More »

E frikshme, ky fshat i Shqipërisë është mbushur me gjarpërinj gjigand, banorët e tmerruar nuk dinë nga t’ja mbajnë

Kjo që po shihni është një video e regjistruar nga banorët e fshatit Kurcelaj në rrethin e Matit dhe gjarpri që shfaqet mbi një pemë i ngjason shumë për nga përmasat një pitoni. Banorët e kësaj zone nuk dinë ta përcaktojnë se çfarë lloji është ai ekzaktësisht, por thonë se kanë arritur të masin gjatësinë e tij, është plot 3,7 metra i gjatë.

Të pyetur nga gazetari i “BalaknWeb”, ata thonë se shfaqja e një gjarpri të tillë, i treti në pak ditë është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar pa masë, duke qenë se afër zonës ku është shfaqur ka edhe banesa të shumta. Të tmerruar banorët thonë se bëhet fjalë për një gjarpër jo karakteristik për zonën.

Gazetari ka biseduar nga afër me banorët e këtij fshati, të cilët thonë se: “Para 3 apo 4 vitesh kanë parë në këtë zonë disa turistë me motorë që hapnin disa kuti e hidhnin diçka. Pas 5 ditësh kur kaluam për të shkuar me bagëti pamë disa gjarpërinj të vegjël. Tani kanë ardhur sërish turistë dhe janë shfaqur këto krijesa”,- thonë ata.

E ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe.

https://www.facebook.com/NostalgjiMatjane/videos/189693421751285/?t=0

E frikshme, ky fshat i Shqipërisë është mbushur me gjarpërinj gjigand, banorët e tmerruar nuk dinë nga t’ja mbajnë Read More »

Gjendet te qershitë, ky është pesticidi që po vret shqiptarët (Emri)

Mediat shqiptare janë pushtuar ditët e fundit nga debatet e pesticideve që hidhen në mënyrë të paligjshme në frutat dhe perimet.

Ditën e sotme në Shqipëri ‘’Silicon Mix’’, pesticid i hyrë paligjshmërisht në Shqipëri dhe importohet si pleh për bimët, por që përdoret gjerësisht te qershitë.

‘’Top Channel raporton se fermerët e përdorin këtë pesticid për të vrarë insektet pak kohë para vjeljes së frutave. Në etiketë ai shënohet si pleh bujqësor, por ky kimikat nuk është i regjistruar.

Atë e gjen lirisht në farmacitë bujqësore të Tiranës.

Gjendet te qershitë, ky është pesticidi që po vret shqiptarët (Emri) Read More »

MJEDIS – WWF mobilizim për shpëtimin e Mesdheut nga plastika

Mesdheu është i kërcënuar të transformohet në “det plastik”, paralajmëroi sot WWF, që propozoi një sërë masash për ta shpëtuar nga mbetjet plastike që po e asfiksojnë si asnjë det tjetër në botë.

”WWF ka mbledhur një sërë të dhënash shkencore alarmante”, në një raport të publikuar sot.

Deti Mesdhe përmban një nivel rekord të mikroplastikës, grimca prej të paktën pesë milimetrash, që helmojë të gjithë zinxhirin ushqimor deri në kërcënimin e jetës njerëzore.

”Në total, përqendrimi i mikroplastikës është rreth katër herë më i lartë në këtë det pothuajse të mbyllur sesa në ‘kontinentet’ e mbetjeve plastike të gjetura në oqeane”, nënvizoi WWF.

Për të ndryshuar situatën, OJQ-ja kërkon një marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme për reduktimin e mbetjeve plastike apo për luftën kundër materialit të peshkimit “fantazëm”, të braktisur në ujë.

Në nivelin e vendeve bregdetare, WWF kërkon amplifikimin e riciklimit dhe mbledhjen e mbetjeve, si në veri ashtu dhe në jug, ndalimin e të gjitha qeseve plastike njëpërdorimshe dhe të shtimit të mikroplastikës si përshembull në detergjentë apo kozmetikë, deri në 2025.

Industria duhet të zhvillojë alternativa të riciklueshme apo të dekompozueshme për plastikën dhe të prodhojë duke u nisur nga lëndët e rinovueshme dhe më nga derivatet e naftës./ATSH

MJEDIS – WWF mobilizim për shpëtimin e Mesdheut nga plastika Read More »

Bukës po i rritet çmimi, por po i ulet pesha dhe siguria, bashkë me të po “hamë” edhe sëmundjet kancerogjene

Furrat duhen skeduar si “Vend krimi ushqimor”
Pas deklaratës së OSHEE, për rritje të çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit e bukës, që përevç bukës prodhojnë edhe ëmbëlsira e produkte të tjera brumi si pica, byrekë, torta, bakllava, akullore, biskota etj, ata nuk kanë deklaruar se do t’i vërsulen qeverisë me protesta, por se do të sulmojnë popullin me… “levën” e çmimit!

Natyrisht që rritja e çmimit të bukës, ka krijuar reagim tek të moshuarit të cilët e kanë pensionin mujor, sa dieta e 3 netëve të hotelit të një deputeti e ministri. Rritja e çmimit, ka krijuar shqetësim tek familjet me ndihmë ekonomike, të cilave shteti u jep pagesë mujore sa 1 larje makine ministri, ose vetëm 1 bukë në ditë! Por përpara se prodhuesit, të kërcënojnë me rritjen e çmmit të bukës ngaqë po u rritet çmimi i energjisë që për përdorin për prodhimin e tortave dhe bakllavasë, duhet të japin llagari edhe ligjore, se çfarë buke prodhojnë e na shesin!

Sepse po hamë bukë me infeksione kancergjene. Po hamë bukë, me standarde të falsifikuara! Po hamë bukë të përzierë me lloj-lloj lëndësh krunde, bërsi, tagji kafshësh e kimikate! Këtë krim ushqimor njerëzor, shqiptarët e dinë shumë mirë dhe e fusin në stomak përditë, por furrtarë-zuzarët e prodhimit të bukës e mendojnë popuyllin si “sylesh” ngaqë shteti i futur në “thesin e krundeve” të korrupsionit që nga importi i miellit serb, e ka lënë të bëhët “lesh arapi” problemi i cilësisë dhe sigurisë së bukës,!

Sa herë ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, aq herë rritet çmimi i bukës! Por ndërsa rritet çmimi i bukës, ulet pesha dhe siguria e saj, aq sa shqiptarët bashkë me bukën e paguar me çmim të lartë dhe për nga pesha sipas stilit paguaj 2 dhe merr 1, po “hanë” edhe sëmundjet kancerogjene. Aq me rrezik për shëndetin e jetën ështrë buka që prodhohet në Shqipëri, sa furrat e bukës mund të cilësohen “vend krimi”, por asnjë furrë nuk bllokohet si e tillë, paçka se lënda e parë e prodhimit të bukës e embëlsirave dhe produkteve të promit për fëmijë është mielli kancerogjen e tagji kafshësh, që importohet nga Serbia .

Sipas ekspertëve të miell-bukës, rezulton se buka në Shqipëri është me sëmundjen “Coli Bacil”, por shën deti publik, laboratroi i ISUV dhe specialistët e AKU (Kontrolli Ushqimor) e lejojnë, duke e “certifikuar” si të pastër e me standarde të vendeve të BE! Kjo sëmundje, nis qysh në fazën e prodhimit të grurit dhe shtohet në përmasa të mëdha në miellin që prodhohet prej këtij gruri të infektuar, duke krijuar element infektimi helmues e kancerogjen në organizimin e konsumuesit të miellit ose bukës së prodhuar prej këtij mielli.

Bukë e tillë vazhdon të prodhohet në 95% të furrave në Shqipëri, sidomos të atyre që janë nëpër bodrume e nëpër hyrje pallatesh! Mjekë infeksionistë, shprehen për “PAMFLETI”, se 80% e qytetarëve që kanë dhimbje barku, diare, marrje mendsh, ulje tensioni, të vjella tek fëmijët e moshës 1-10 vjeç, dobësi fizike, nevojë e shpeshtë për ujë, djersitje të qafës e fytyrës, kruarje të lëkurës në duar, në mesin e trupit e në gjoks, rëndesë në sistemin nervor, shpeshtim të rrahjes së pulsit dhe shpërqëndrim vëmendjeje gjatë bisedave, kanë si shkak ekzitencën e sëmundjes “Coli Bacil” që është në bukë./Pamfleti

Ja 8 standardet e dukshme, që duhet të ketë buka

  1. Buka duhet të jetë e shndritshme, e padjegur dhe pa të çara në kore

  2. Korja e bukës shumë e zezë flet për pjekje mbi normën e lejuar ( deri në 210 gradë celsius)

  3. Tuli nuk duhet të jetë i qullët

  4. Tuli i bukës i qullët tregon se buka është prodhuara me grurë në fazë të mbirë

  5. Buka e zezë duhet të përmbajë ashkla të rrëshqitshme në trupin e bukës

  6. Buka e pjekur në temperaturë mbi 220 gradë celsius është me rrezik për shëndetin

  7. Buka duhet të konsumohet të paktën 5 orë pasi ka dalë nga furra e pjekjes

  8. Konsumi ditor i fibrës nuk duhet të kalojë masën 7-9 gram.

Ja 12 produktet me elementë kancerogjenë, që futen nga Serbia në Shqipëri

  1. Drithëra për miell buke masive

  2. Drithëra për prodhim niseshtje

  3. Drithëra që prodhojnë miell për prodhime qumështi

  4. Produkte të gatëshme brumi, bukë, biskota, baza tortash

  5. Produkte të industrisë bluajtëse, malt; niseshte etj.

  6. Miell rifuxhio, i pa matrikulluar

  7. Mbetje dhe kthime të industrisë ushqimore

  8. Tagjia e përgatitur për kafshët

  9. Drithëra të papërgatitur, lëndë e parë për tagji kafshësh

  10. Drithëra të bluara me rreze të lartë, për koncentrat për shpendët

  11. Lloje të ndryshme të ushqimit për kafshë

  12. Drithëra me 17% infeksion fiziko-biologjik.

Bukës po i rritet çmimi, por po i ulet pesha dhe siguria, bashkë me të po “hamë” edhe sëmundjet kancerogjene Read More »