Problematika

Skandali me bukën, sapo u zbulua se çfarë “helmi” po hamë! Ky eksperiment na ka futur frikën të gjithëve

Buka është ajo që konsumojmë çdo ditë, por mesa duket jemi të mashtruar dhe të pasigurt e ku i dihet se si po na ndikon në shëndet. Top Channel kryen eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale.

E futur në ujë për 60 minuta ajo lëshon ngjyrë, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. Këtë rezultat e konfirmon edhe eksperti i ushqimit Abdyl Sinani.

“Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marri miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet Abdyl Sinani, që thekson se ka edhe ngjyrues që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer.

Skandali me bukën, sapo u zbulua se çfarë “helmi” po hamë! Ky eksperiment na ka futur frikën të gjithëve Read More »

Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës: Vendimi i beftë, s’na pyetën

Me një vendim të Këshillit Bashkiak të pak ditëve me parë, qytetarët e Vlorës do ta paguajnë me shtrenjtë çmimin e ujit të pijshëm. Nga 30 lekë që ishte, fatura e çdo muaji tani do të shkojë në 70 lekë për çdo m/3 ujë. Kjo rritje është rënduese për buxhetet e familjeve vlonjate, dhe për ta kundërshtuar atë, abonentët kanë zhvilluar një protestë para godinës së bashkisë.

Sipas tyre, instucioni nuk i ka pyetur ose informuar paraprakisht çka ka sjellë që vendimi të jetë tërësisht i papritur.

Vendimi i këshillit bashkiak do t’i kalohet Entit Rregullutar të Ujit në Vlorë, institucion ky që do të flasë fjalën e fundit në lidhje më këtë çështje. Problem tjetër për këta banorë është se ata nuk furnizohen 24 orë në ditë me ujë të pijshëm./kohajone

Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës: Vendimi i beftë, s’na pyetën Read More »

Minierë kromi, apo krimi? Pazaret e “efendilerëve” të politikës me Samirin, po torturojnë dhe vrasin minatorë

As në minierën e arit që kanë Likja e Zeni në Afrikë, nuk ndodh kështu
Në Bulqizë, atje ku njerëzit mbi tokë, nuk po hanë dot as bukë me gjizë prej varfërisë ekstreme, një koncesionar televizorësh e lavatriçesh me emrin Samir, që menazhon biznese “lavatriçesh”, nxjerr miliona euro fitim në vit, duke vënë nën thundrën e rryshfetit qeverinë, opozitën, sindikatat dhe drejtësinë, të cilat heshtin dhe e mbrojnë koncesionar-djallin me fytyrë ëngjëllore, megjithëse në biznes-krimin e tij, vriten e hidhen tutje minatorë!

As tatimet, as doganat, as bashkia e Bulqizës, as vetë minatorët që nxjerrin kromin si skllevër mesjete, duke u përballur me krimin jetësor, nuk e dinë se sa miliona euro fiton pronari de-fakto i minierës pronë shtetërore Samir Mane, ose më saktë “efendikoi” i shtetarëve shqiptarë, të cilët i ka blerë me ryshfete, për licensimin e vjedhjes gjigande që po i bënë pasurisë kombëtare.

Qeveria e licencon, sindikata i lëpihet për ndonjë dorë lekë e pagesa udhëtimesh jashtë shtetit, duke heshtur dhe shuar qëllimisht protestat e minatorëve, kur ata kërkojnë të drejtat minimale.

Deputeti i LSI në Bulqizë, bënë sikur nuk shikon asgjë nga ndyrësitë e koncesionarit Mane, sepse ka një “grykë miniere” kromi për vete dhe familjarët, duke bërë biznes “me qetësi e dashuri”.

Kryetari i bashkisë, joshet me ndonjë një makinë dhuratë dhe nuk ndihet, mbasi do vi dita të prishet ajo makinë dhe do kërkoj përsëri!

Tatimet e doganat, takohen “shoqërisht” në mbëmje pas orarit zyrtar me koncesionarin dhe bien dakort, për “letrat” e taksave, për sasinë e komit të prodhuar, për numrin e punonjësve që duhen siguruar, për dy palë borderotë e pagave të punonjësve, për dy palë letrat e eksportit të sasisë së kromit, për faturat e TVSH që bëhen me letra false e prej 11 vitesh nuk paguhet dhe, për detyrime të tjera, fiskale, që veprohet siç urdhrojnë “efendilerët” e qeverisë.

OSSHEE, dihet që nuk ja mat njeri me metër, me copë e me peshë energjinë elektrike, prandaj ca me dëshirën e vet dhe ca më shumë me urdhrin e qeveritarëve, i faturon minierës 30% më pak harxhim energji elektrike se fatura e kopështit të fëmijëve të Bulqizës!

Qeveria e ka bërë koncesionar-zuzarin e kromit, “mik qejfesh” për pagesa banketesh të partisë, kampingje të rinisë së partisë, për pagesa hotelesh e ushqimi “pikant” gjatë mbledhjeve të qeverisë jashtë Tiarnës, për pushime verore ministrash familjarisht jashtë shtetit, për karta krediti tregu në biznes-pisneset “Mane”, për mobilime shtëpie e dhurata veshjesh dhe, të gjitha këto “frymëzojnë” shtetarët, për të firmosur letrat e koncesionit hajdutëror e vrasës të kromit, siç kanë bërë edhe qeveritë e tjera Meta, Nano, Berisha.

Drejtësia di vetë si vepron kur vriten minatorë, mbasi ka kaluar nja 40 raste të tilla dhe “ia ka marrë dorën” koncesionarit, duke nxjerr të fajshme… viktimat!

Miniera e Bulqizës ka kushte pune mesjetare, madje më shkatëruese se miniera e arit, që kanë në ortakëri Samiri, Zeni, Likja dhe Fazlliç në Afrikë, por askush nuk flet, mbasi këta horra të lidhur në këtë krim, nuk mund të bllokojnë dhe ndëshkojnë krimin e tyre të përbashkët…/Pamfleti

Minierë kromi, apo krimi? Pazaret e “efendilerëve” të politikës me Samirin, po torturojnë dhe vrasin minatorë Read More »

Nuk ka lidhje shkrirja e akujve në Antarktidë me ngrohjen globale! Diçka shumë e rëndë është zbuluar

Në një prej sipërfaqeve akullnajore që po shkrin me shpejtësi në Antarktidën Perëndimore fshihet një sekret që nuk ka të bëjë me ngrohjen globale. Sipas mediave të huaja një burim i konsiderueshëm nxehtësie vullkanike është konstatuar nga studiuesit në këtë zonë.

Ishulli akullnajor Pine është një nga më të prekurit nga shkrirja. Copa të mëdha janë shkëputur prej tij që prej vitit 2000. Më e madhja është një ajsberg sa sipërfaqja e Uashingtonit, që u shkëput në shtator të vitit të kaluar.

Sakaq rrymat e ngrohta oqeanike shihen si shkaku kryesor për shkrirjen e akullit, por në këtë rast shtohet edhe nxehtësia që vjen nga poshtë tij, konstatohet në një studim të publikuar në gazetën “Nature Communications”.

Zona e Antarktidës, ku ndodhet ky ishull, shtrihet mbi një vargmal të krijuar si pasojë e aktivitetit vullkanik. Studime të mëparshme kanë treguar se shpërthimi i fundit në këtë zonë ka ndodhur 2200 vjet më parë.

“Zbulimi i vullkaneve nën shtresën akullnajore të Antarktidës do të thotë se ka burim shtesë nxehtësie që shkrin akullin dhe shton rrymat e ngrohta në oqean”, thotë Karen Heywood, profesoreshë në Universitetin e Anglisë Lindore, në Noruiç.

E sipas studiuesve, ky vullkan ndodhet 50-250 metra nën nivelin e oqeanit dhe ka kapacitet sa gjysma e vullkanit aktiv Grimsvötn në Islandë.

Nuk ka lidhje shkrirja e akujve në Antarktidë me ngrohjen globale! Diçka shumë e rëndë është zbuluar Read More »

Rrëqethëse, të moshuarit flaken në rrugë nga fëmijët, rrëfimi mes lotësh: S’kemi ku shkojmë

Një rast shumë i dhimbshëm ka ndodhur në Korcë, ku si pa të keq, fëmijët kanë nxjerrë prindërit e tyre nga shtëpia, duke i lënë si njeri pa njeri në mes të katër rrugëve.
Të moshuarit janë braktisur pa pikë dhembshurie duke mbetur të pashpresë prej të paktën dy ditësh.

Të pyetur nga qytetari që ka filmuar videon se kush i nxori jashtë dhe ku po shkojnë, i moshuari shprehet:

Në fillim djali, pastaj çupa. Po ja të shohim për ndonjë pemë, rrimë poshtë saj, pse ku të vemi.”

Më tej zotëria i moshuar shprehet:

Kemi dy ditë që endemi rrugëve dhe as policia nuk na bën derman, i kam njoftuar por asgjë.”

Qytetari: Po me se ushqehesh?

I moshuari: Me lekët e pensionit.

Qytetari: Po pse nuk shkoni në shtëpi?

I moshuari: Po s’kemi shtëpi fare, na kanë nxjerrë edhe djali edhe çupa, të dy. Bashkia na tha se do na strehonte sot, por hiç asigjë.

Qytetari: Po dje ku fjetët?

I moshuari: Atje në hotel. Na dhanë nga 4-5 veta nga 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe bëmë 10 mijë lekë. Por sonte jemi në krizë fare shkruan JOQ.

Qytetari: Po sot?

I moshuari nis të qajë dhe nuk përmban dot lotët dhe e shoqja i thotë “Mjaft qave!”, si për ta ngushëlluar, por asgjë muk mund t’i ngushëllojë dy prindër që u është thyer zemra nga bijtë e tyre./express

Rrëqethëse, të moshuarit flaken në rrugë nga fëmijët, rrëfimi mes lotësh: S’kemi ku shkojmë Read More »

Korçë/ 2 fëmijët nxjerrin prindërit nga shtëpia, të moshuarit mbeten në mes të katër rrugëve

Një çift të moshuarish kanë mbetur në mes të katër rrugëve pasi dy fëmijët e tyre i kanë nxjerrë nga shtëpia. Prej ditësh burrë e grua enden rrugëve e flenë poshtë pemës. Një qytetar i ka filmuar e teksa tregojnë vuajtjen që po përjetojnë, të moshuarit të thyejnë zemrën.

“Në fillim djali, pastaj çupa. Po ja të shohim për ndonjë pemë, rrimë poshtë saj, pse ku të vemi. Kemi dy ditë që endemi rrugëve dhe as policia nuk na bën derman, i kam njoftuar por asgjë”, shprehet i moshuari. Ushqehemi me lekët e pensionit. S’kemi shtëpi fare, na kanë nxjerrë edhe djali edhe çupa, të dy. Bashkia na tha se do na strehonte sot, por hiç asigjë. Dje fjetëm në hotel. Na dhanë nga 4-5 veta nga 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe bëmë 10 mijë lekë. Por sonte jemi në krizë fare”, shprehet i moshuari në videon e dërguar nga një qytetar tek “JOQ”.

Ai nuk i mban dot lotët me zemrën e thyer nga dy fëmijët. Azili i kishte premtuar se do t’i merrnin, por nuk i kanë kontaktuar, as policia nuk u ka ardhur në ndihmë. Urojmë që ndonjë person ose shoqatë t’i ndihmojë dy të moshuarit e mjerë.

Ai nuk i mban dot lotët me zemrën e thyer nga dy fëmijët. Azili i kishte premtuar se do t’i merrnin, por nuk i kanë kontaktuar, as policia nuk u ka ardhur në ndihmë. Urojmë që ndonjë person ose shoqatë t’i ndihmojë dy të moshuarit e mjerë.

Korçë/ 2 fëmijët nxjerrin prindërit nga shtëpia, të moshuarit mbeten në mes të katër rrugëve Read More »

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka miratuar me vota të majta rritjen e çmimit tëujit të pijshëm.

Sh.A Ujësjellës kërkoj rritjen e çmimit nga 30 lek/ m3 në 70 lek/ m3 në një rritje me 143 % për Vlorën, 244% Novosela, 188 % Njësia qendër dhe 313% Orikumi.

Argumentat e Bashkisë së Vlorë ishin rritja e çmimit me 60% të Energjisë Elektrike dhe ulja e të ardhurave pas aplikimit të ujëmatesit.

Projektvendimi është kundërshtuar me forcë nga të djathtët, ndërsa këshilltari Atird Hoxha e cilësoi totalisht abuziv vendimin.

Sipas tij me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm po abuzohet,ndërsa rritja e çmimit mbetet një tjetër problem madhor për qytetarët .Tarifa e miratuar nga Këshilli Bashkiak do ti kaloj për shqyrtim Entit Rregullator të Ujit.

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë Read More »

Skandaloze/Bashkia e Vlorës rrit me 143% çmimin e ujit, gjithçka ndodh në fshehtësi

Një vendim skandaloz është marrë në heshtje të plotë dhe larg syrit të mediave në qytetin e Vlorës.

Konkretisht këshilli bashkiak i qytetit bregdetar ka miratuar me vota të majta, rritjen abuzive të çmimit të ujit të pijshëm.

Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se Sh.A Ujësjellës kërkoi rritjen e çmimit nga 30 lek/m3 në 70 lek/m3, çka do të thotë një rritje me 143% për Vlorën, 244% për Novoselën, 188 % për Njësinë Qendër dhe 313% për Orikumin.

Argumentet e bashkisë së Vlorës ishin rritja e çmimit me 60% të energjisë elektrike dhe ulja e të ardhura pas aplikimit të ujëmatësit, mosmbledhja e të ardhurave të vitit të kaluar etj.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka thënë se për këtë rritje tarife ka mbështetjen e mbikqyrësve të entit rregullator të ujit.

Nga ana tjetër, i akuzuar nga nënkryetarja e këshillit bashkiak, se ujësjellësi nuk ka zhvilluar asnjë takim informues me qytetarët, drejtori i Ujësjellësit, Dorian Xhelili, ka thënë se qytetarët janë informuar.

Ndërkaq, tarifa e miratuar nga Këshilli bashkiak do ti kalojë për shqyrtim Entit Rregullator të Ujit.

Pra, siç mund ta kuptoni, rritja e frikshme me 143% e çmimit të ujit, është tashmë një fakt i kryer për qytetarët e Vlorës.

Duket absurde kjo rritje galopante e çmimit, duke marrë parasysh se Vlora është një prej qyteteve me burime të shumta ujore, por që sërish, një pjesë e madhe banorëve nuk furnizohen me ujë, uji që ju shkon në çezma është me orar dhe për më tepër, një pjesë e madhe e banorëve nuk e konsumojnë ujin për të cilin paguajnë.

Tepër i dyshimtë është fakti nëse me të vërtetë qytetarët janë njohur me këtë rritje të frikshme të çmimit të ujit, apo gjithçka do t’ju vijë surprizë në këtë verë të lagësht?/JOQ

 

 

Skandaloze/Bashkia e Vlorës rrit me 143% çmimin e ujit, gjithçka ndodh në fshehtësi Read More »