Problematika

Uaaa për të vënë duart në kokë, tmerr. Shikoni si ruhej mishi i sekuestruar nga AKU, gjithë natën nuk…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka tronditur me njoftimin e fundit ku thote se ka konfiskuar në Pogradec afërsisht 1 ton mish (860 kg mish vici, lope dhe 35 kg të brendshme) gjatë mbrëmjes së datës 12 korrik 2018 aksion që ka vijuar deri në të gdhirë të datës 13.07.2018 për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti ilegal gjithashtu subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Konkretisht, shtetasi Iljaz Mancellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.
Produkteve të bllokuara, 9 karkasa vici me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.
Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës ( si 42 çengela, një thikë dhe një sopatë), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

   

Uaaa për të vënë duart në kokë, tmerr. Shikoni si ruhej mishi i sekuestruar nga AKU, gjithë natën nuk… Read More »

Kujdes, ministria apel urgjent njerëzve: Mbrohuni nga këto rreziqe gjatë Verës

Duke theksuar rreziqet që i kanosen njerezve gjatë Verës, Ministria e Shendetesise ka menduar te beje nje apel per qytetaret qe te mbrohen nga pickimet dhe kafshimet.

Ne rast pickimi, thote se duhet dezinfektuar zonw me një antiseptik!

“Vijon procesi i dezinsektimit👉 për një sezon turistik të sigurtë👍
Deri tani janë kryer mbi 40 dezinsektime nga veriu në jug, pranë zonave turistike dhe urbane dhe procesi do të vijojë deri në mbylljen e sezonit turistik në muajin Shtator”, shkruan Ministria.

Ja keshillat e tjera/korrieri

Kujdes, ministria apel urgjent njerëzve: Mbrohuni nga këto rreziqe gjatë Verës Read More »

Bleu domate dhe u shtrua të hante bukë, burri u tmerrua kur pa se brenda saj dolën…

Ju ka qelluar te blini fruta e perime te vini duart ne koke kur te shkoni ne shtepi, pasi i keni lare e shtruar ne tavoline per te ngrene? Keshtu edhe një qytetar dërgoi fotografinë e një domate të tejmbushur me hormone, të cilës i kishin çelur sytha brenda, duke shfaqur në këtë mënyrë se çfarë produktesh konsumojmë çdo ditë tek Stop.

Limontozit i ishte vendosur një etiketë tjetër sipër, duke i ndryshuar datën e skadencës. Qytetari hoqi etiketën dhe tregoi se faktikisht produkti ka skaduar që në vitin 2018.

Në zonën afër Drejtorisë së Doganave i është vënë zjarri kazanëve të plehrave, duke ndotur në këtë mënyrë ambjentin

Bleu domate dhe u shtrua të hante bukë, burri u tmerrua kur pa se brenda saj dolën… Read More »

“Vodafone” shet të dhënat personale të klientëve të saj, qytetari: Më kërkojnë informacion për njerëz që kanë humbur jetën

Kompania e telefonisë celulare “Vodafone” Albania, së fundmi është përfshirë në një skandal të paprecedentë, e cila jo vetëm dëmton imazhin e kompanisë mëmë, por përgjegjësit e saj, rrezikojnë të dënohen penalisht. Në mes të debatit botëror, të sigurisë së të dhënave personale, ku është përfshirë gjigandi “Facebook”, për përdorimin e të dhënave personale të rreth 50 milionë përdoruesve të rrjetit social nga “Cambridge Analytics”, kompania “Vodafone” në Shqipëri, të dhënat personale të klientëve të saj, ua shet pa u “frikësuar” kompanive fantazma, me qëllim, që të shqetësojnë pa asnjë arsye klientët e saj, për mbledhje borxhi të paqenë, apo grumbullim informacioni.

Për dijeni të autorëve të këtij skandali, kjo sjellje e paprecedentë e kompanisë  se telefonisë celulare, është një vepër e rëndë penale, e cila dënohet me gjobë dhe burg për kompaninë dhe përfituesit monetarë të saj, por që ul padyshim besueshmërinë e klientëve kundrejt kompanisë. Qytetarët, pas publikimit të disa artikujve denoncues nga mediat, kanë nisur të shkruajnë çdo ditë, shqetësime nga më të ndryshmet e të habitshmet, për skemat e mashtrimit dhe vjedhjet në kurriz të tyre.
Së fundmi, pjesë e këtyre skemave, është bërë shitja e të dhënave personale të klientëve të “Vodafone”, me qëllim përfitimi tek palët e treta!
Denoncimi vjen nga një qytetarë, me inicialet  A.S, që na tregon se si kompania telefonike, ka abuzuar me të dhënat e tij personale, duke u shqetësuar nga shoqëri “fantazma”, e mbledhjes së borxheve. Në rastin konkret, viktimë e kësaj skeme ka rënë një qytetar, të cilit i kërkohet informacion për motrën e tij të ndjerë, e cila kishte disa vite që nuk jetonte më. Për motive personale të qytetarit dhe gjykimit të rastit, nuk po e tregojmë emrin e plotë të tij, pasi ai dëshmon për gazetën, se kësaj çështje do t’i shkojë deri në gjykatë, duke paditur “Vodafone” dhe kompaninë fantazëm të quajtur “Tranzit”, që i ka blerë të dhënat.

Ja çfarë shkruan qytetari:

“Përshëndetje! Unë jam A.s nga Tirana dhe së fundmi, jo për fajin tim, jam bërë pjesë e një shqetësimi, jo pak të vogël…

Përgjatë muajve te fundit, jam kontaktuar disa herë në telefon nga një kompani e quajtur Tranzit, por telefonata e fundit me ta, ka qenë më datë 23 Qershor. Një vajzë, përfaqësuese e kësaj kompanie më thërret gjithmonë në emër duke kërkuar informacion për një person, që me të vërtetë ishte një njeri shumë i afërt i imi, i ndarë nga jeta 10 vite më parë.

U ndjeva tejet i tronditur dhe i fyer, se si mund të më kërkojnë llogari dhe të merrem në pyetje për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me personin tim, por me motrën time dhe kompanisë në emër të saj, vite më parë?! Vetvetiu më lindi pyetja, se ku e gjeti numrin tim personal dhe si arritën të bëjnë lidhjen, me personin për të cilin kërkonte  informacion!

Kam kërkuar dhe vërtetuar, se është kompania telefonike, që ka shitur të dhënat e mia personale dhe u ka dhënë kontaktin. Unë nuk kam asnjë lidhje me kompaninë “Tranzit”, përveç mbiemrit me personin për të cilin më shqetësonin, por isha vërtetë njeriu shumë i afërt i tij për rastin në fjalë, vëllai. Për të qenë të bindur natyrisht, duhen të dhënat e trungut familjar dhe ato merren fare lehtë nga karta e ID, ose të dhënat që merren kur blen një numër Vodafone.

Ndaj, do i drejtohem prokurorisë për dëmin që më kanë shkaktuar dhe për të hetuar Vodafone dhe Tranzit për shqetësimet që u sjellin qytetarëve të tjerë me përdorimin dhe shitjen e të dhënave personale, të abonentëve në bashkëpunim!

“Vodafone” shet të dhënat personale të klientëve të saj, qytetari: Më kërkojnë informacion për njerëz që kanë humbur jetën Read More »

Administrata e Ujësjellës Kanalizime Vlorë merr “pushimet”

Me nisjen e sezonit veror nisin edhe një sërë problematikash në qytetin e Vlorës, e një prej tyre është edhe mungesa e ujit të pijshëm në qytetin bregdetar. Gjatë një deklarate për shtyp, nënkryetari i Partisë Demokratike dega Vlorë, Kreshnik Alimerko theksoi: “Qytetarët e Vlorës nuk furnizohen 24 orë me ujë dhe cilësia është një ndër më të dobtat”.

Një prej zonave të cilat kishte dhe ka mungesa të theksuara të ujit është “Lagjja Kushtrimi’’ që njihet ndryshe edhe si pjesa e hyrjes së qytetit dhe për të verifikuar deklaratën e Alimerkos, ne komunikuam me qytetarët të cilët na treguan se aktualisht kjo zonë furnizohet me orar dhe uji vjen në orën gjashtë të mëngjesit dhe ikën në orën shtatë, e njëjta gjë ndodh edhe gjatë pasdites në po të njëjtat orare. Disa zona të Vlorës janë në po të njëjtat kushte. Për të mësuar se si qëndron e vërteta sipas pushtetit lokal, dhe për të marrë një përgjigje më konkrete, menduam të pyesim përgjegjësit apo ata që mund të na jepnin një përgjigje.

“Faktoje” vendosi të kontaktojë me ‘’Ujësjellës Kanalizime Vlorë’’, për të marrë një informacion më të gjerë mbi zonat që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Prej disa ditësh kemi kontaktuar në disa nga numrat e telefonit të vëna në dispozicion nga Ujësjellës SH.A Vlorë por askush nuk na është përgjigjur.

Kjo ngjarje na lë të mendojmë se ky institucion është jashtë shërbimit jo vetëm për ne si media por edhe për qytetarët e Vlorës të cilëve i’u duhet të gjejnë mundësi alternative për të siguruar ujin, një ndër elementët më bazikë të jetës dhe që në këtë periudhë të nxehtë, është i patjetërsueshëm.
INVA HASANALIAJ/faktoje.al

Administrata e Ujësjellës Kanalizime Vlorë merr “pushimet” Read More »

Siguria ushqimore, AKU bllokon mish pa certifikatë veterinare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdë të monitorimeve të njësive tregtare në të gjithë Shqipërinë, ka bllokuar sasi mishi dhe ka gjobitur disa subjekte. Kështu, në qarkun e Dibrës, në kuadër të kësaj fushate, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka shtuar shumë kontrollet dhe po mban në monitorim të rreptë të gjitha njësitë tregtare kryesisht të mishit.

Gjatë këtyre inspektimeve në qytetin e Burrelit, në lagjen Drita, AKU ka gjobitur 3 subjekte tregtare, ku bllokoi 20 kg mish viçi dhe 12 kg mish qingji pa vulë dhe certifikatë veterinare. Subjekti tregtar u gjobit me 200000 lekë. Në vijim të këtij aksioni u bë e mundur gjithashtu dhe bllokimi i një sasie prej 30 kg mish viçi, në një tjetër subjekt tregtar në të njëjtën lagje.  Dhe kjo sasi mishi ishte pa vulë dhe certifikatë veterinare ndërsa subjekti mori të njëjtën vlerë gjobe.

Subjektit të treti iu bllokua një sasi prej 39 kg mishi viçi. Dhe kjo sasi ishte jashtë standardeve ligjore, pa vulë dhe certifikatë veterinare. Dhe ky subjekt u gjobit me 200000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë.

Aksioni i AKU-së u shtri dhe në lagjen tjetër të qytetit të Burreli, “Pjeter Budi”, ku gjatë kontrollit u bllokua sasia prej 17 kg mish qingji pa vulë dhe certifikatë veterinare. Në total sasia e bllokuar nga ky aksion ishte 118 kg mish dhe vlera e gjobave të vëna arriti në shifrën 800000 lekë.

AKU u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare të tregtojnë produkte brenda standardeve ushqimore dhe të pajisura me vulë dhe certifikata veterinare, ndërsa nga ana tjetër u bën thirrje konsumatorëve të zgjedhin njësitë tregtare të licencuara dhe të kërkojnë gjithmonë dokumentin fiskal si një prej elementëve që garanton gjurmueshmërinë dhe për rrjedhojë sigurinë ushqimore. /atsh

Siguria ushqimore, AKU bllokon mish pa certifikatë veterinare Read More »

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme, Shqipëria përfshihet nga tornadot!

Pasi vendi ynë u përfshi nga disa tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit, fatmirësisht pa dëme në njerëz, radha u ka ardhur tornadove.

Me sa duket dukuritë e fuqishme natyrore nuk kanë ndërmend të largohen nga Shqipëria.

Sipas raportimeve të fundit nga banorët e Fushë-Krujës, retë morën formën e një mini-tornadoje dhe nisën të thithin sende në ajër.

Situata raportohet e frikshme pasi disa qytetarë kanë rrëfyer se kanë dëgjuar edhe zhurma të fuqishme erërash.

Qytetarët raportojnë:

Pershendeteje Joq, shikoni cfare dukurie ndodhi para 5 min ne Fushe Kruje. Shume sende i pame ne ajer dhe u ndiente nje zhurme shperthimi dhe reja mori forme tornadoje.
U ngriten sende ne ajer dhe u ndiente nje zhurme shume e madhe, shikojeni dhe formen e rese. Eshte bo shqiperia si me qene Amerika, tërmete përditë edhe tornadot kishim mangut tashi!”

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme, Shqipëria përfshihet nga tornadot! Read More »

Në Plazhin e Ri në Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det

Plazhi i Ri në Vlorë, pranë ish-shkollës së Marinës, edhe për këtë vit duket se nuk e ka të zgjidhur problemin me ujërat e zeza. Emisioni “BOOM” solli me pamje sesi tre kanale të ujërave të zeza derdhen në det.

I pyetur për këtë çështje, Drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Vlorë, Fajton Devolli, thotë se ka një projekt edhe për atë zonë por që me shumë gjasa pas përmbylljes së sezonit.

Devolli: E di që ka projekte që do të fillojnë shumë shpejt për të gjitha këto zona që janë të mbuluara nga projekti i BE për temën e kanalizimit të ujërave të zeza. Është një investim tjetër që do të bëhet tani. Investimet nuk mbyllen brenda natës.

Tjetër problematikë e këtij sezoni turistik janë kullat e vrojtimit dhe mungesa e rojeve bregdetare. Në Plazhin e Ri kullat janë ngritur por nuk ka roje./oranews

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1380727972052321/?t=0

Në Plazhin e Ri në Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det Read More »