Problematika

Siguria ushqimore sipas modelit irlandez

Ambicia e qeverisë shqiptare është që standardet e sigurisë ushqimore në vendin tonë, të maten me standardet e vendeve të Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi bëri të ditur sot gjatë një interpelance online me grupe interesi se, mbështetur edhe në sugjerimet e Komisionit Europian, sektori i sigurisë ushqimore në Shqipëri, do të ketë si pikë referimi sistemin irlandez.

Një grup pune nga Ministria e Bujqësisë tha Peleshi, kanë qenë në Irlandë dhe jemi duke adaptuar sistemin më të mirë të sigurisë ushqimore irlandeze në vendin tonë.

Peleshi u shpreh optimist se edhe me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit, sektori i sigurisë ushqimore do të dalë nga problemet e trashëguara dhe do të shënojë standardet e kërkuara bashkëkohore.

Në përgjigje të pyetjes së agrobiznesmenit Alban Zusi, për implementimin e mendimit të ekspertëve në politika e vendimmarrje, ministri Peleshi dha shembuj konkretë të këtij bashkëpunimi, si në skemat e mbështetjes, edhe në politikat fiskale.

“Ministria e Bujqësisë e sheh vlerë të shtuar bashkëpunimin me ekspertë të fushës dhe e vlerëson mendimin akademik të specialistëve të fushës. Ne do të ngremë një bord të qëndrueshëm me pjesëmarrjen edhe të ekspertëve dhe specialistëve të bujqësisë për të kontribuar akoma dhe më mirë në shërbim të këtij sektori”, – tha Peleshi. /atsh

Siguria ushqimore sipas modelit irlandez Read More »

Mashtrimi me djathin, mjeku ngre alarmin: Niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve!

Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme serioze tek personat të cilët janë të prekur nga diabeti. Sipas mjekut Ramazan Buçi, niseshteja në organizmin e njeriut konvertohet në glukozë.

“Amidoni me futjen në organizëm kalon në disa faza. Zbërthehet në maltozë, dekstrozë dhe në fund në glukozë. Shtimi i amidonit në ushqime mund të shkaktojë çrregullim, rritje të glukozës në gjak, domethënë hiperglicemi, e cila tek diabetikët mund të shkaktojë një komplikacion shumë të rëndësishëm që është acidoza diabetike, që është hiperglicemi, një rritje tej mase e glukozës në organizëm. Dhe organizmi në mungesë të insulinës nuk e zbërthen dot dhe ndodh që prodhohen trupa ketonikë dhe lëndë të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut të cilët shkaktojnë komën acido diabetike”, deklaroi mjeku Ramazan Buçi.

Çfarë është koma acidodianetike?

Është çrregullim i metabolizimit glukozës. Shkakton dëme të rëndësishme në qoftë se ndodh në organizmin e diabetikëve.

Të tipit?

Shkakton deri në komë. Komë diabetike, e cila është gjendje terminale e organizmit dhe në qoftë se ndërhyhet pacienti vdes.

Djathë me ose pa niseshte, këtë gjë duhet ta tregojë prodhuesi dhe tregtari që e servir për konsumatorin. Nëse tregtari nuk e bën një gjë të tillë, është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ai që duhet ta detyrojë atë të jetë i sinqertë me konsumatorin. /TCH

Mashtrimi me djathin, mjeku ngre alarmin: Niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve! Read More »

Çfarë po i ndodh Tokës? Pas tërmetit që dje shkundi Tiranën, natën…

Pas termetit qe shkundi Tiranen serish te marten, tjeter termet eshte regjistruar ne oret e para te mengjesit te sotem.

Sipas IGJEUM lekundja eshte regjistruar ne oren 01:54 ne Kuraten, Durres dhe ka pasur magnitude 1.4.  Lekundja ka qene per fat e lehte dhe nuk eshte ndjere shume./korrieri

Te dhenat e fundit zyrtare per termetin e forte dje, sipas IGJEUM:

Data: 17/07/2018

Ora: 13:05:07

M=4.7

Place: 11 Km, VL Rrogozhin. 26 Km ne Jug te Tiranes 41.1° N, 19.78° E

Thellësia: 36 KM.

Çfarë po i ndodh Tokës? Pas tërmetit që dje shkundi Tiranën, natën… Read More »

Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, zhvendoset epiqendra e tyre

Të tjera lëkundje tërmeti në Shqipëri janë regjistruar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të datës 17 korrik.

Ndërkohë që deri në orët e vona të një dite më parë epiqendra vijonte te ishte Gjiri i Lalëzit, pak më vonë ajo u zhvendos fillimisht drejt Vlorës, më pas në Fier e së fundi ka goditur në Vorë.

Për fat nuk ka pasur vend për panik e frikë, pasi lëkundjet kanë qenë të lehta me magnitudë më e larta 2./koha

Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, zhvendoset epiqendra e tyre Read More »

Pas bukës “i del boja” edhe djathit, e frikshme ç’ka konsumojmë

Vetëm pak ditë më parë u publikua lajmi se buka që ne konsumojmë përmbante ngjyrues.

Mirëpo, duket se jo vetëm buka qenka problemi i vetëm, pasi edhe djathi, një prej produkteve më të preferuara në familjet tona po na rrezikon jetën.

Sipas Top Channel, pas një eksperimenti të thjeshtë, që mund ta bëj secili nga ne, duke hedhur në djath betadinë apo jod shohim nëse djathi do të nxihet apo do të marri ngjyrën e mjaltit.

Nëse merr ngjyrën e zezë ai është i përgatitur me niseshte, ndërsa nëse merr ngjyrën e mjaltit ai është djath cilësor.

Nga eksperimenti ka dalë se djathi është i përgatitur me niseshte, pra qumështi zëvendësohet me niseshten, ç’ka për tregtarët ul koston dhe rrit fitimin.

Kristaq Bërxholli, profesor në UBT shprehet:

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djath është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”

Pas bukës “i del boja” edhe djathit, e frikshme ç’ka konsumojmë Read More »

O zot kjo nuk pritej! Alarmi i mjekut në Tiranë: Përveç qenit ka filluar të kafshojnë edhe gomari dhe kali

3 deri në 5 persona paraqiten çdo ditë pranë urgjencës së shërbimit infektiv në QSUT me plagë në trup të shkaktuara nga kafshimi i qenve.

Mjeku i njohur Genti Stroni tregon disa nga rastet më të rënda që ai ka parë të vijnë në urgjencën ku punon e ku viktima të kafshimit kanë përfunduar edhe vetë pronarët e kafshëve.

Në një rast mjeku tregon se si i është dhënë ndihma e parë një personi nga Fushë Kruja i shpëtuar nga familjarët e tij që ishin detyruar ta vrisnin kafshën që t’i hapnin gojën.

Sakaq rastet që tregon doktor Stroni janë vetëm ato që vijnë në spitalin “Nënë Tereza”. Ndërkohë burime zyrtare nga spitali i traumës në Tiranë pohojnë se numri i urgjencave me plagë të shkaktuara nga qentë është edhe më i madh se në QSUT.

Më shumë sesa plagët, personi i kafshuar vuan traumën psikologjike që e trashëgon gjithë jetën ndërsa paniku e kap sa herë që shikon një qen në rrugë.

Ndërkohë shprehja e vjetër se ‘dielli i tërbon qentë’ sipas doktor Stronit vlen edhe për kafshët që përdoren në fermat fshatare. Mjeku pohon se ka pritur në urgjencë edhe persona të kafshuar nga gomari apo kali.

Në momentin e parë që një person i kafshuar nga qeni mbërrin në urgjencën e infektivit atij i injektohet serumi antitetanik ndërsa vaksina kundër tërbimit nuk këshillohet nga mjekët pasi në Shqipëri nuk ka raste të dokumentuara.

S’mungojnë as denoncimet e qytetarëve që përmes medias deklarojnë se janë kafshuar teksa shëtisnin në park për t’u çlodhur, si në rastin e kësaj gruaje e cila pranon se është treguar më shumë se zemërmirë me pronarin e qenit duke mos e denoncuar në polici rastin e kafshimit.

Por as denoncimet në organet ligj-zbatuese dhe ato në media nuk i kanë vënë fre fenomenit që po kthehet në një trend të rrezikshëm ku gjithnjë me shumë shohim qenë me pronarë në liri të plotë pa maska e zinxhirë mes tyre edhe raca që cilësohen nga specialistët tepër agresive si Pitbull, Doberman, Rottëeiler etj.

E për të ndërgjegjësuar pronarët e kafshëve nuk vlen as kjo tabelë detyruese e vendosur nga Bashkia Tiranë në çdo cep të parkut të liqenit, ku këshillohet që qentë pa përjashtim të mos lëvizin në park pa maskë mbrojtëse dhe pa litar.

Ka të rinj që vijnë nga liqeni jo për t’i shëtitur kafshët por për ti stërvitur sesi të sulmojnë më mirë.

Dhe të mendosh se gjithçka ndodh në sytë e strukturave policore të bashkisë dhe të rendit që monitorojnë parqet e Tiranës.

Për fatin e keq eksperienca ka treguar se shteti dhe strukturat ligj-zbatuese reagojnë vetëm pasi ndodh kafshimi, shkruan BW./korrieri

O zot kjo nuk pritej! Alarmi i mjekut në Tiranë: Përveç qenit ka filluar të kafshojnë edhe gomari dhe kali Read More »

Nëse gjeni fletushka te dera e shtëpisë lajmëroni menjëherë policinë, po bëhet nami në Tiranë dhe mund ta pësoni edhe ju

Ikja e qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesave.

Por çfarë kujdesi duhet të tregojnë qytetarët? Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, tregon se shpesh vjedhësit e banesave informohen për vendodhjen e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Ziu thekson se një metodë e re për vjedhjen e banesave është nëpërmjet vendosjes së fletushkës te dera.

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës tregon edhe banesat që janë më të rrezikuara për t’u vjedhur dhe mënyrat se si funksionojnë.

“Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi. Një mekanizëm tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera. Dhe pastaj e kontrollojnë nëse nuk ka lëvizur atëherë aty nuk jeton njeri. Objektet më të dëmtuara janë banesat e lënë të mbyllura për shumë kohë, ato të emigrantëve dhe ato në periferi”.

Ziu thotë se të rinjtë janë mosha që kryejnë këto grabitje dhe se Policia ka marrë masa përgjatë këtij sezoni për të shmangur vjedhjen e banesave. Shërbime Policie shtesë janë vendosur në zonat turistike, ndërkohë që në terren do të jenë edhe oficerë policie civil për të zbuluar çdo tentative për vjedhjen e apartamenteve dhe vilave.

Nëse gjeni fletushka te dera e shtëpisë lajmëroni menjëherë policinë, po bëhet nami në Tiranë dhe mund ta pësoni edhe ju Read More »

Sarandë, AKU bllokon 50 litra qumësht që tregtohej me bidona në rrugë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në bashkëpunim me policinë bashkiake ka konfiskuar në Sarandë në jug të vendit, afërsisht 50 litra qumësht disa shitësve ambulant që tregtonin qumështin me bidona dhe me kushte të rënda higjeno – sanitare.
AKU bën të ditur se, gjatë aksionit janë bllokuar 43 litra qumësht dhe janë dërguar për analizat përkatëse.
Sipas AKU nuk do të lejohet më të shitet qumësht i tillë nëpër rrugë.
Ky operacion i Aku është në vazhdën e punës për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim qumështi dhe tregtimin ambulant në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurt, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij). /atsh

Sarandë, AKU bllokon 50 litra qumësht që tregtohej me bidona në rrugë Read More »