Problematika

Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen (pamjet)

“Të hash apo të mos hash?” Të hash e të vdesësh ngadalë në vuajtje nga kanceri, apo të mos hash e të vdesësh prej anoreksisë?

Është kjo dilema më e re e kohëve moderne, prej së cilës nuk ka asnjë shpëtim çdo frymor në vendin tonë të mjerë!

Në një prej pikave të fruta perimeve që tregtohen në Durrës ndalova të blej një pjepër ose shalqi në mbrëmje. Tregtarit ia lashë në dorë ta zgjidhte ai, sepse bostanët më kanë dalë të kuq por pa shije dhe ëmbëlsi, ose të bardhë si kunguj në shumicën e radhëve që kam blerë këtë verë. I kam blerë dhe i kam hedhur në plehra.

Tregtari, një djalë rreth të tridhjetave më tha se asnjë shalqi apo pjepër nuk ia vlente ta fusja në shtëpi për konsum.

-Nuk ta sugjeroj më tha sepse niveli i lëndëve kimike dhe hormoneve është nga 10, 15 apo 20 herë më shumë se normalja në shumë produkte.

– Ku e di ti i thashë? Si ma vërteton?!

Me të shpejtë nxori një aparat nga sirtari i tavolinës dhe më tha se tek cilat fruta e perime do të doja të ndalja i shikonim lehtësisht.

Ndaloi tek shalqiri, tek pjepri, domatja, pjeshkët, domatet.

Tek ai shalqini që doja të merrja unë ta konsumoja në familje se vapë e nxehtë është, aparati u skuq e mori flakë “DANGER”! (E rrezikshme!) E pasigurt tregon aparati.

Norma e lejuar ështe 60mg/kg, ndërsa realisht përmbajtja e lëndëve kimike shkonte 230mg/kg. Hajde paguaj 220 lekë për kg që të shuaj etjen e në vend të shuaj etjen të fus kancerin në trup.

Tek pjepri, situata ishte edhe më katasfrofë. Norma e lejuar 90mg për kg, ndërsa përmbajtja me lëndë kimike rezultonte 1900 mg për kg. Pra 1810 mg /kg më shumë se standarti evropian.

Fshatarët e kanë lëshuar dorën e kanë rritur pjeprin që nga natyra shkon në 500 gram e kanë bërë 4 kg për fëmijët tanë. Të ngratët duan të fitojnë, se helbete kanë sezonin që vijnë emigrantët e shitjet janë të mëdha në këtë periudhë.

Në të njëjtën linjë ishin edhe frutat e tjera, por ndryshim kanë domatet zemër kau dhe pjeshkët që vijnë nga importi. Me përbërjen e lëndëve kimikate ishin brenda normës, ç’ka më ngrohu zemrën se pjeshkë e domate bleva pa frikë.

Tregtari, zotëri djalë, më tha se një aparat të tillë mund ta porosisja në Rusi e kushtonte 150 Euro. E falënderova që u tregua i sinqertë, se rrallë e tek gjen njerëz të tillë.

Po ndërsa ika pa frutat e stinës ky shteti të cilit ia paguaj taksat një e më një, ku është sot?

Ku janë një mori e madhe njerëzish të aftë e të paaftë që marrin rroga në 100 struktura që funksionojnë për të kontrolluar këto produkte kriminale që janë me shumicë në treg.

Dikush e ngriti dorën dhe vrau dikë e u quajt kriminel. Po këta që na japin për të ngrënë produkte pa asnjë siguri, pa asnjë çertifikatë, pa asnjë garanci, por përkundrazi të tejmbushura me lëndë kimike dhe hormone, çfarë janë? A nuk janë kriminelë që po na vjedhin jetën, lumturinë, e na stresojnë deri në pikëllim? Ku janë këta që duhet të ndalin dorën kriminale që po na shkurtojnë ditët? Po na helmojnë ditën për diell?!

Mjekët na thonë se ne jemi çfarë hamë e çfarë pijmë! Po ta dinin njerëzit realisht se me çfarë po ushqehen këtë verë, jam e sigurt se do të ngriheshin në revoltë, do të linin banjot e diellit, plazhin, kondicionerin, frigoriferin, do të merrnin ushqimet që i kanë blerë me lekë në dorë në tregje e dyqane, e do suleshin t`ja përplasnin çdo fermeri në fytyrë, çdo qeveritari, inspektori të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministrit të Bujqësisë, Kryeministrit, të gjithë atyre që po tallen me shëndetin, me jetën, me të ardhmen e fëmijëve, me shpresat e një populli të tërë! T’ju nxjerrin sytë, këtyre që po e helmojnë, po e vdesin, po e plakin, po ia shkurtojnë ditët e jetën me vetëdije e koshiencë të plotë popullit, i cili punon që të ushqehet e ushqehet që të helmohet, të shkojë në spitalet që po vetë i menaxhojnë, të kurohet me barnat që po vetë i shpikin e i sjellin që të mbajnë në jetë popullin.

Oh medet me çfarë po ushqehen sot bashkëqytetarët e mi!

Fermerët që i kanë prodhuar në arat e tyre këto produkte duhet të dënohen për “krim të rëndë kundër popullit” e po ashtu edhe inspektorët përgjegjës. Duhet të bëhen shembuj dënimi që nga importuesit e farave në doganë, importuesit e plehrave kimike e të hormoneve të bimëve, duhet të dënohen ata që i lejojnë të shiten këto produkte, dhe në fund edhe fermerët të cilët po e vrasin këtë popull!

Është mbushur spitali onkologjik me njerëz nga të gjitha moshat! Medet sëmundjet kanceroze po zënë vendin e parë në Shqipëri. Fëmijë e të rinj, jo vetëm gra e burra kanë varur shpresën tek mjekët. A ka alarm më të madh se kaq?

Fermerët në një anë, e buka në anën tjetër. Mielli i ardhur nga tokat e Çernobilit, së bashku me mishin e kuq të viçave që fryhen me hormone, të peshkut që po rritet në rezervate e po rritet me hormone, janë produktet që po mbushin nevojat e shqiptarëve për ushqim./Durreslajm/

Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen (pamjet) Read More »

Krimi shqiptar po gllabëron Evropën, mediat italiane: Kontrollojnë territoret me investime kolosale

Krimi shqiptar po pushton Evropën dhe organizatat kriminale kontrollojnë territoret duke bërë investime kolosale duke ndikuar edhe në politikën shqiptare. Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave raportet ndërkombëtare flasin se krimi i organizuar shqiptar është shumë aktiv në trafikun e drogës. Përveç prodhimit të kanabisit vendas, kanë krijuar dhe rrugë të rëndësishme nga Amerika e Jugut. Nga Osservatorio Balcani e Caucaso dhe burime të Remocontro.

Shqipëria, vendi udhëheqës në trafikun e drogës
Krimit shqiptar po pushton Evropën. ‘Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë territoret, bëjnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare’, thotë ‘Shoqëria e Hapur’, në një raport mbi evoluimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Financuar nga prodhimi dhe trafikimi i kanabisit, grupet kriminale kanë marrë një rol udhëheqës në ekonominë dhe shoqërinë e vendit. ‘Shqipëria në hartën globale të drogës vjen si një vend prodhues dhe nyje e shpërndarjes. Prodhimi i kanabisit dhe eksportet në Evropë, si vend transit për heroinën afgane dhe kokainë’, shkruante në raportin e tij në mars të vitit 2018, Departamenti i Shtetit të SHBA.

Vendi është konfirmuar në këtë fushë edhe në Raportin Botëror për Drogat në vitin 2017 të Kombeve të Bashkuara. ‘Përfshirja e grupeve kriminale Shqiptarët në të gjithë trafikimin e madh të drogës në Evropë (heroinë, kokainë, kanabis)’, shkruhet në raport. Dhe për ‘prova të tjera konkrete’, ironikishit, Giovanni Vale dhe Laetitia Moreni të OBC thonë se mjafton të shfletoni e të lexoni lajmet për konfiskime të mëdha të kokainës në Shqipëri ose vdekjet e dyshimta të shqiptarëve në Amerikën e Jugut.

https://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/La-criminalita-albanese-alla-conquista-dell-Europa-189434
Hegjemonia në Europë

Për Agjencinë Kombëtare të Krimit Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, NCA, ‘kriminelët ballkanikë po formojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore’. Në Lozanë, policia e Kantonit të Vaud-it se ‘shqiptarët dhe kosovarët janë ‘makina’ në rrjetin e importit dhe shpërndarjen e heroinës, dhe shkatërruar trafikantët e tjerë në Zvicër në mes të 1999 dhe 2000’.

‘Shqipëria shërben si bazë për operacionet e organizatave rajonale kriminale’, vëren Departamenti Amerikan i Shtetit. Riciklimi i thjeshtë i parave të pista, por për të bërë çfarë? Shoqëria e Hapur sugjeron shikimin e investimeve në pasuri të paluajtshme, kazino, qendrat e basteve. Saktësisht nuk dihet ende se si Departamenti i Shtetit e zbulon faktin që në raportin e tij, gjithashtu denoncon pamundësinë e qeverisë shqiptare për të luftën kundër pastrimit të parave.

Tregu i droguar i pasurive të paluajtshme dhe leku më i fortë se dollari
‘Paratë e drogës kanë shtrembëruar sistemin: aktivitetet e financuara me paratë e krimit, konkurrenca dhe drogës, nga një problem kriminal, po kthehet në një problem social’, thotë Carloalberto Rossi, një nga themeluesit e portalit shqiptar Exit.al. Dhe shembulli është bumi i pasurive të paluajtshme, një përzierje mes parave jo transparente, që është kritikuar shumë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një tjetër sinjal alarmant, janë operacionet në ‘lek’, monedha kombëtare shqiptare: kursi i këmbimit i lekut/euro prej vitesh është i qëndrueshëm rreth 140 lek për çdo euro. Por në qershor, Banka Qendrore e Tiranës u desh të ndërhynte për të ndalur rritjen e monedhës shqiptare. Sot 126 lekë janë të mjaftueshme për të blerë një euro. Shumë, shumë valutë e huaj (nga drogat) në treg./korrieri

Krimi shqiptar po gllabëron Evropën, mediat italiane: Kontrollojnë territoret me investime kolosale Read More »

Restoranti ku u helmuan 39 dasmorë në 3 dasma, lokali i VIP-ave (foto)

Pas helmimit te 39 personave ne 3 dasma te organizuara ne nje restorant ne Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas informacionit ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Dyshohet se helmimi eshte shkaktuar per shkak te pranise se salmoneles.

4

NJOFTIMI

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me Krimin Ekonomik gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri).

2

Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës. Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

3

Ndërkaq, po të hedhësh një sy të shpejtë në profilin e Facebook-ut të këtij lokali shohim që ka një eksperiencë disa vjeçare dhe se janë të shumta ceremonitë martesore që janë zhvilluar në ambientet e tij. Madje shpeshherë organizoheshin edhe festa apo party me të ftuar këngëtarë të njohur si Ermal Mamaqi, apo Xhensila Myrtezaj.

Restoranti ku u helmuan 39 dasmorë në 3 dasma, lokali i VIP-ave (foto) Read More »

Moti i nxehtë po bën hatanë. Ja vendi ku është shënuar temperatura më përveluese

I nxehti përvëlues ka pushtuar pjesën më të madhe të globit. Edhe në Shqipëri, ku vera u duk sikur nisi e freskët dhe me reshje shiu, termometri ka kapur vlera të larta.

E në këtë hartë që ka publikuar portali  Jakub Marian Maps, temperatura më e lartë e regjistruar është 43.9 gradë Celsius. Pas Greqisë, Serbia ka shënuar e dyta në rajon temperatura të larta, ku sipas hartës, vlera maksimale është 44.9 gradë Celsius.

Pastaj për rekord më të lartë renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku temperatura më e lartë ka qenë 46.2 gradë Celsius, Maqedonia me një temperaturë 45.7 gradë Celsius, Mali i Zi ka shënuar një temperaturë 44.8 gradë. Ndërsa Kosova regjistron temperaturën e lartë më të ulët në të gjithë rajonin.

Image

Ja temperaturat më të larta në botë: Temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht në botë është 56.7 ° C (134.1 ° F), e cila ndodhi më 10 korrik 1913 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu edhe  kontinentet e tjerë kanë disa vende me të vërtetë të nxehtë: si Tunizia në Afrikë, ku është shënuar temperatura 55.0 ° C, disa vende aziatike si  Izraeli, Irani, Iraku, Kuvajti, Pakistani ku temperaturat më të larta të shënuara janë 53-54 ° C, në Oqeani temperaturat më të larta të regjistruara janë 50.7 ° C, ndërsa në Amerikën e Jugut, temperatura më e lartë është shënuar në Argjentinë, 48.9 ° C.

Në krahasim me vendet e tjera, klima në Europë është shumë më e butë. Temperatura më e lartë në Europë është shënuar në Athinë, Greqi më 10 korrik 1977, ku termometri tregoi 48.0 ° C. Harta më poshtë tregon temperaturat më të larta të regjistruara zyrtarisht në vendet evropiane (bazohet kryesisht në këtë listë).

Moti i nxehtë po bën hatanë. Ja vendi ku është shënuar temperatura më përveluese Read More »

Diçka shumë e tmerrshme po vjen në Shqipëri, bëni mirë ta lexoni që të jeni gati. Në Shkodër ka rrezik për…

Europa është në “zjarr” nga temperatura apokaliptike. Në Shqipëri janë regjistruar temperatura mjaft të larta, por sa i rrezikuar është vendi nga zjarret?

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet rrezik i ulët. Kurse në qarqet e tjera pritet nivel “i moderuar”.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

E sipas IGJEUM Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarkun e Kukësit, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

Ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 34 °C, në vendet e ulëta: 21 / 35 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.

Diçka shumë e tmerrshme po vjen në Shqipëri, bëni mirë ta lexoni që të jeni gati. Në Shkodër ka rrezik për… Read More »

E ndaluar me ligj prej 10 vitesh, kripa e zezë vazhdon të shitet

Edhe pse është e ndaluar, kripa e zezë vazhdon të përdoret masivisht në tryezën shqiptare.

“E kam përdorur më tepër kur bëj turshi. Edhe kur therim ndonjë rosë, sikur ia heq puplat më shpejt. I regj lëkurën”, thonë qytetarët.

Shqipëria ka qenë një vend që ka vuajtur nga deficenca jodike, për këtë arsye kripa e zezë në vitin 2008 është ndaluar të tregtohet për përdorim human dhe shtazor.

Pavarësisht kësaj, ne kripën e zezë e gjetëm lehtësisht në supermarket. Mbi etiketën e produktit shënohet “Për përdorim industrial jo ushqimor”.

Jolanda Hyska, specialiste e shëndeti pranë ISHP-së, shprehet: “Kjo është e ndaluar me ligj sepse ligji e cilëson se kripa duhet të jetë kripë universale e jodizuar. Dhe në fakt në treg nuk duhet të ketë kripë të zezë për konsum human. Kripa e zezë apo çfarëdolloj kripe tjetër e pajodizuar lejohet për destinacione industriale, por jo ushqimore. Ajo kripë nuk duhet të jetë absolutisht nëpër supermarkete”.

Po çfarë është kripa e zezë dhe përse nuk duhet të përdoret ajo në industrinë ushqimore? Kapllan Sulaj, specialist për kontrollin e ushqimit, shpjegon: “Nëse ajo nuk pastrohet mirë dhe shitet gjysmë e kulifikuar ose e pastruar, siç tregtohet rëndom, kjo nënkupton që bashkë me këtë produkt në përmbajtjen e tyre të ketë edhe metale të rënda. Që mund të jenë mbetje të mërkurit ose të zhivës në gjuhën popullore, mund të jenë edhe mbetje të plumbit, mund të jenë mbetje të kromit dy dhe tre valent. Efekti toksik i metaleve të rënda është i shumëfishtë”.

E ndaluar me ligj prej 10 vitesh, kripa e zezë vazhdon të shitet Read More »

Gruaja e gjykatësit nga Shkodra që u nda nga jeta, shpërthen psikologia: Janë tregtarë ilaçesh, po marrin në qafë jetë njerëzore…

Enkelejda Hallunaj u nda dje tragjikisht nga jeta pasi u vetëflijua duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte në Tiranë.

37-vjeçarja nga Shkodra, bashkëshorte e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj la pas një fëmijë të mitur, shkruan ShkodraNews.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet që e çuan mjeken stomatologe të kryente këtë akt të rëndë, por të dhënat e para nga vendi i ngjarjes treguan se Enkelejda vuante nga depresioni.

Lidhur me lajmin e hidhur ka patur reagime të forta në rrjete sociale. Psikologia Rita Strakosha bën deklaratën shokuese në një postim:

“Psikiatria eshte dega me e deshtuar e mjekesise. Psikiatrit jane thjesht tregetare ilacesh, qe ne shumicen e rasteve i demtojne edhe me shume pacientet. Kur te mesojne psikiatrit se crregullimet mendore jane si semundjet e tjera kronike dhe se stili i jeteses eshte thelbesor ne parandalimin e tyre, dhe kur te kene pacientin ne plan te pare, jo xhepin, atehere do te mund te parandalohen vetevrasjet dhe jetet e shkaterruara”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. /ShkodraNews

Gruaja e gjykatësit nga Shkodra që u nda nga jeta, shpërthen psikologia: Janë tregtarë ilaçesh, po marrin në qafë jetë njerëzore… Read More »

Kapshticë, AKU sekuestron pesticide të ardhura nga Greqia, bllokon makinën me 72 kg mjaltë

AKU vijon aksionin e sekuestrimit të produkteve të pakontrolluara, ku në fokus të veçantë ka kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.

Trupat inspektuese në Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se  shtetasi, PetroKycyku  me makinën e tij tip “Seat  Ibizza” , me targë“NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Konkretisht në automjetin e tij u gjetën 10 kg disperss, 20kg fungicidorigjina greke, 10 kg, Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve,  miratuara nga MBZHR si dhe  në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin  9362,nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.

Po ashtu inspektorët e Aku-së  në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë  – produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal – shkelje të parashikuara në   ligjin 9863 dt:28.01.2008 për ushqimin, e ndryshuar sipas legjislacionit në fuqi.

Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, ArgiropulosThoma me automjetin e tij tip “BMW” me targë “KAH-9194”  tentoi  të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa  nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.

Kapshticë, AKU sekuestron pesticide të ardhura nga Greqia, bllokon makinën me 72 kg mjaltë Read More »