Problematika

AKU kontrolle për ushqimet e skaduara në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.

Konkretisht, DRAKU Gjirokastër dhe Berat kanë zgjeruar më tej kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore të skaduara në zonat rurale të këtyre qarqeve.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në fshatin Memaliaj të Përmetit një subjekt me aktivitet “minimarket”, i cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj.

Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salsiçe, etj., me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme e të rrezikshme nga subjektet, që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues.

Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë, si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cenojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, apo çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected], si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët./atsh

AKU kontrolle për ushqimet e skaduara në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër Read More »

Parandalohet në kohë rekord zjarri në parkun Divjakë-Karavasta

Një djegie e pakujdesshme e mbeturinave, që në kushtet e temperaturave të larta, mund të kthehej në një katastrofë mjedisore duke rrezikuar edhe jetë njerëzish është parandaluar në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.

Parandalimi u bë i mundur nga shërbimet e vrojtimit të Parkut të cilët njoftuan për prani tymi në zonën e fshatit Babunje.

Pas njoftimit, janë mobilizuar menjëherë forcat e policisë së Komisariatit Divjakë, shërbimi zjarrfikës i bashkisë Divjake dhe i Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier.

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur dhe punonjësit e AdZM Fier, Fotjon Prence përgjegjës monitorimi dhe Astrit Jolla renxher i zonës, që konstatuan se kishin të bënin me djegien e një ferre nga pakujdesia.

Specialistët e AdZM së bashku me policinë monitoruan zonën për prani të gjurmëve të pa fikura të zjarrit dhe kontaktuan me fermerët aty afër, për kujdesin maksimal që duhet të tregojnë./atsh

Parandalohet në kohë rekord zjarri në parkun Divjakë-Karavasta Read More »

Do të na uroni për këtë këshillë: Mos blini kurrë bukë të prerë, ka arsyeja

Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në dyqanet e bukës, por të shitet si një e plotë. Z.Nela përse rekomandohet një gjë e tillë?

“Për arsye sepse buka kur del nga furra krijon një kore të vetën. E cila kjo kore nuk lejon që të hyjnë agjentët e tjerë mikrobi ose diçka tjetër. E dyta në qoftë se ne do ta presim këtë do të hyjnë shumë mikrobe brenda. E treta kjo bukë duhet të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë, ai klienti vjen thotë më jep një bukë të ngrohtë.

Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona mikrobe brenda. Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e bukës. Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë. Ja do ta presim një bukë për ta parë se si funksionon. Shiko sa foje sharre mori.

Shiko çfarë ndodh, kjo është shumë bukë e mirë dhe mori gjithë këto mikrobe, e vumë këtu ( mbi sharrë ) në do të përdorim qesen, e vumë në qese pastaj do e marrim dhe do e vendosim tek letra. Letra ka pjesën e vet, pastaj do e kapi goca ka disa prekje me dorë të paarsyeshme. Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë””, shprehet kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës, Avni Nela.

Do të na uroni për këtë këshillë: Mos blini kurrë bukë të prerë, ka arsyeja Read More »

Nga Shkodra deri në Gjirokastër, IGJEUM ngre alarmin: Rreziku sot është…

IGJEUM raporton se sa i ton rrezikut per zjarre, sot pasdite (e shtunë, dt.11) dhe nesër (e diel, dt.12) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.11) dhe nesër (e diel, dt.12) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta, lokalisht deri mesatare në 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 31 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 16 / 28 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.11) dhe nesër (e diel, dt.12) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Nga Shkodra deri në Gjirokastër, IGJEUM ngre alarmin: Rreziku sot është… Read More »

AKU kontrolle në mjetet që furnizojnë lokalet dhe marketet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye, AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.

Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.

Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.

Gjithashtu bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre./atsh

AKU kontrolle në mjetet që furnizojnë lokalet dhe marketet Read More »

Bllokohen 27 ton miell gruri më origjinë greke, dokumentacioni nuk garanton sigurinë

Një sasi prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kakavijë konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e AKU.

AKU thotë se do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Më tej në njoftim thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën sërish thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Bllokohen 27 ton miell gruri më origjinë greke, dokumentacioni nuk garanton sigurinë Read More »

Alarmi, dy peshq të rrezikshëm po përhapen me shpejtësi të madhe

Ringrihet alarmi për pushtimin e detit Mesdhe nga peshqit tropikalë.

Së fundmi janë shfaqur dy miq të padëshiruar, të cilët janë peshq të rrezikshëm dhe helmues.

Autoritetet italiane raportojne se peshku akrep dhe peshku top me njolla vijojnë zgjerimin e tyre gjeografik në detet tona.

Peshku akrep është parë për herë të parë në Mesdhe në vitin 2013. Fillimisht u fut aksidentalisht në Florida të SHBA në fund të viteve 80, duke pushtuar detin e Caraibeve dhe një pjesë të mirë të brigjeve të Atlantikut, deri sa arriti të kalojë kanalin e Suezit për t’u përhapur në Mesdhe.

Ky peshk është i pajisur me gjemba të gjatë dhe helmues dhe në rast të kontaktit pjesa e lënduar duhet shpëlarë mirë me ujë të nxehtë për të ulur efikasitetin e veprimit të helmit.

Edhe peshku top është shumë helmues dhe duhet evituar prekja apo konsumimi i tij, pasi efekti toksik ngelet i pandryshuar edhe pas gatimit. Ndërkohë që ekspertët thonë se ka një kafshim shumë të fuqishëm dhe duhet patur shumë kujdes.

Klan Plus

Alarmi, dy peshq të rrezikshëm po përhapen me shpejtësi të madhe Read More »

Gati 1 mijë lëkundje vetëm në një muaj… çfarë po ndodh me nën tokën? Sizmologët: Mund të…

Vendi ynë, sidomos zona e Qarkut të Durësit ka qenë e bombarduar nga tërmetet gjatë muajit korrik. Prej 4 korrikut kur u dënua tërmeti më i fortë me 5.1 ballë, deri më 9 gusht, ka pasur të paktën 930 tërmet.

Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit. Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.

Pra, vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin. Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.

Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.

Gati 1 mijë lëkundje vetëm në një muaj… çfarë po ndodh me nën tokën? Sizmologët: Mund të… Read More »