Zjarri në pyllin e Semanit ka shkaktuar djegien e 2 hekarëve pisha dhe shkurre, ku vatra kryesore mësohet se është në vendin e quajtur ‘Popma e Semanit’.
Mësohet se nuk ka banesa të cilat janë afër me pyllin apo biznese të cilat mund të dëmtoheshin nga flakët.
Prefekti i Fierit, Baki Bala ka kërkuar që qytetarët të jenë më të kujdeshëm në situata të tilla.
Gjithashtu ai ka thënë se janë rreth 60 forca zjarrfikëse të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës. Nga raportimet për Fax News mësohe se flakët janë duke përhapur në vatra të tjera.
Ndërkohë forcat e emergjencave po punojnë për shuarjen e tyre.
Ndërkohë kur në Vlorë do të nis ndërtimi i parkut fotovoltaik, që do të prodhojë energjinë elektrike direkt nga dielli dhe ky është trendi mbarë botëror, të tjerë vazhdojnë akoma me modelet tashmë të vjetëruara dhe primitive të prodhimit të energjisë me diga, betone, shkatërrimit të natyrës, dëmtimit të lumenjve, shtratit të tyre deri me përmbytjet që shkaktohen si pasojë por edhe thatësirën për tokat dhe bagëtitë e tyre, aq më tepër kur ngrohja globale po bëhet gjithmonë edhe më kërcënuese.
Shoqata Kulturore Atdhetare e fshatit Brataj shfrytëzoi rastin e festës së përvitshme që organizojnë me dt. 20 gusht dhe krahas festës banorët protestuan përpara mediave kundër ndërtimit të HEC -eve në lumin e tyre të trashëguar me shekuj, për shkatërrimin e natyrës dhe bujqësisë, klimës dhe shëndetit të popullatës. Por jo vetëm, ata janë të irrituar edhe për kulturën shumë shekullore të tyre që simbolizohet nga një urë e lashtë 800 vjeçare që zotron edhe statusin Monument Kulture që ruhet nga shteti.
Sipas projektit, kompania koncesionare Shushica Hidropower, do të ndërtojë disa diga mbi lumin Shushica dhe ujin do ta ¨burgosin¨ nëpër tuba për ti marë energjinë hidrike.
Ndërsa për bujqësinë, blegtorinë, vlerat natyrore, historike kulturore ose në fund të fundit “të zotët e vatanit” siç i thonë ata, nuk i kanë marë në konsideratë. Kjo i revolton së tepërmi banorët dhe ata thonë se do ta ndalojnë me çdo kusht.
Nga një sondazh i hapur, që realizoi nëpërmjet rrjeteve sociale shoqata e fshatit Brataj, rezultoi se 83% u shprehën kundër ndërtimit të HEC-eve madje pjesa 27% që votuan pro rezultuan se nuk ishin banorë të fshatit.
Në protestë mori fjalën edhe një rapsod popullor, që sipas traditës së zonës thuri bejte:
PO ÇE DUAM DJEPIN
KUR S’ KEMI EVLATIN
PO ASHTU DHE URËN
KUR I THAJMË SHTRATIN ?!
KUSH ËSHTË AJO DORË,
QË NA SHKRUAN FATIN,
TË LEMË SHKRETË TROJET
TË SHPËRNGUL BRATIN ?!
BURRA, MOS BINI NË GJUMË
PO BËNI KUVEND
E I IPNI DUM ….!
KUSH NGA TË DYJA
U PESHON MË SHUMË
TË BËNI NJË RRUGË,
A TË THANI NJË LUMË …?!
Banorët adresojnë shqetësimin dhe zërin e tyre tek vendimarrësit që të bëjnë kujdes dhe të dëgjojnë sovranin dhe të zotin e vatanit.
Organizatorët e protestës u asistuan edhe nga ekspertët e Rjetit Vizioni i Gjelbër dhe Rrjetit ECIM për problematikën mjedisore të HEC -eve.
Zona e Kanalit të Çukës në Sarandë prej tre orësh po vuan mungesën e energjisë elektrike. Pasojat më të mëdha po i vuajnë pushuesit dhe pronarët e hoteleve në këtë sezon veror.
Një çift italianësh kanë mbetur të bllokuar në një ashensor prej disa minutash, ndërsa është dashur ndërhyrja e pronareve të hotelit për nxjerrjen e tyre.
Ndërkohë një tjetër hotel në këtë zonë raporton djegien e disa pajisjeve elektroshtepiake si pasojë e luhatjeve të energjisë.
Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë marrja flakë e n/stacionit elektrik për shkak të ngarkesës. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe fiku zjarrin. Nuk raportohet për njerëz të dëmtuar, por vetëm djegia e transformatorëve.
Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjieno-sanitare dhe produkte të skaduara), si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.
Banorët e fshatit Sopëz, pjesë e bashkisë Divjakë, ankohen se mungojnë uji, rruga, dritat, dhe pastërtia.
Rruga hyrëse është e shkatërruar, kanalet janë të mbushura me plehra, ndërsa përpara çdo banese derdhen ujerat e zeza.
Alfred Peqi vjen nga Greqia dhe ka sjellë me vete edhe turistë grek, por e ka të vështirë t’u shpjegojë arsyet pse ne vendin e tij mungojnë shërbimet bazë.s“Gjithçka i kam bërë me shpenzimet e mia. Edhe ujin e pijshëm e sjellim me lekët tona. Ne i paguajmë tatimet, ku janë shërbimet”, shprehet Alfred Peqi, emigrant në Greqi.
“Njerëzit të shikojnë me dashuri dhe respekt, por fshati ka probleme, rruga, pastërtia, uji”, thotë Tolias Jorgos, turist grek.
Fshati ka rreth 2000 banorë, rruga hyrëse e gjatë 2km është e vështirë për kalimin e automjeteve.
Ujin e pijshëm banorët e blejnë nëpër autobote. Linjat elektrike janë një tjetër problem i shtuar pasi për çdo mot të keq ato nuk kanë drita dhe në shumicën e rasteve janë vetë banoret që blejnë telat për të riparuar demet.
Edhe të rinjtë e fshatit e gjejnë shpresën vetëm tek ideja e emigracionit.
Gjatë aksionit që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjieno-sanitare dhe produkte të skaduara), si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore./atsh
Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vazhdimësinë e kontrolleve në baxho konstatuan se shtetasi Edmond Zyba tregtonte nënproduktet e qumështit pa asnjë lloj etikete, si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi se subjekti me aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.
Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.
Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve të qumështit dhe nën produktet e tij, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend./atsh
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.
Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish (fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.
Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta./korrieri