Problematika

Skandali/ Mikrobe dhe urinë në qumështin e fshatarëve

Qumështi që shitet nga fshatarët 100 lekë për 1.5 litër, i pakontrolluar, me bidonë plastikë të ripërdorur, ka ngarkesë mikrobike deri në 290 herë më e lartë sesa norma e lejuar.

Përgjegjësia është e institucioneve që e lejojnë tregtimin dhe qytetarëve që vazhdojnë ta blejnë. Edhe specialistët konfirmojnë që është i pasigurtë për t’u përdorur. I rrezikshëm për konsumatorin, pasi mund të mbartë edhe sëmundje si bruceloza dhe turbekulozi. Sipas tyre, është e vërtetë që ka raste që i hidhet edhe urina e kafshës për ta shtuar në sasi, pasi densiteti i saj është i njëjtë me atë të qumështit dhe nuk kuptohet kur i kryen analizat.

Për vite me radhë, “Fiks Fare” ka sjellë në vëmendje të publikut rrezikun që vjen nga konsumimi i qumështit të pakontrolluar. Institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë thuajse asgjë për ndalimin e tregtimit të tij. Në të gjitha tregjet e Tiranës, informale ose jo, qumështi shitet nga fshatarët me bidona plastikë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Por, vazhdimi i tregtimit të tij nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve, AKU-së, por edhe e konsumatorëve që, pavarësisht se e dinë që ky qumësht është i pakontrolluar, vazhdojnë ta blejnë atë.

Jo më larg se dy vjet më parë, Fiks Fare solli me zë dhe figurë se si përdoreshin bidonat plastikë të mbledhura në plehra për të shitur qumësht. Madje, ky ishte kthyer në një biznes fitimprurës për ata që i mblidhnin në kazanë, pasi i shisnin tek tregtarët me 5 lekë bidonin. Por, as ky fakt nuk mjaftoi për të ndërgjegjësuar konsumatorët apo institucionet për ta zhdukur këtë fenomen.

Edhe sot pas dy vjetësh, ky qumësht shitet sërish në çdo cep të Tiranës, i ambalazhuar në shishe plastike të ripërdorura. Gazetarët e Fiksit blenë disa bidonë me qumësht në tregtarë të ndryshëm. Të gjithë e shisnin qumështin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe me bidona të ripërdorur disa herë. Madje, njëri prej shitësve e pranon që nuk mungojnë rastet që i shtohet urina e kafshës qumështit, kjo për shtim të rezistencës së tij.

“E vërtetë, i hedhin urinë që mos të prishet dhe kur e çojnë në baxho, me urinë i ngrihet gradacioni. Ndaj e bëjnë”, i pohon shitësi gazetares së Fiksit. Këto bidona që ata i shisnin për qumësht të freskët dhe pa “hile” u dërguan për analiza pranë ISUV.

Në legjislacionin shqiptar, norma e lejuar e ngarkesës mikrobike është 100 mijë. Pas analizimit të produktit qumësht, 80% e tij rezultoi jashtë normës së lejuar. Madje, shkonte deri 290 herë më e lartë. Fiksi u konsultua me specialisten lidhur me përgjigjet e këtyre analizave. Sipas Prof. Bizena Bijo, që jep lëndën e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore në Universitetin e Mjekësisë Veterinare, ky qumësht nuk është i rekomanduar që të tregtohet, pasi pavarësisht temperaturës së vlimit, bakteret rezistente janë një rrezik i madh për sëmundje të shkaktuara nga konsumimi i tij. Bruceloza dhe turbekulozi janë dy sëmundje që transmetohen nga kafsha tek njeriu, nëpërmjet konsumimit të qumështit.

Ajo thekson faktin që këto toksina, nuk shkatërrohen edhe pas vlimit të qumështit në temperatura shumë të larta. Pasi konsumatorët nuk e dinë që duhet zier ndoshta edhe 30 minuta dhe sërish frika ekziston. Ndaj, është e rekomanduar që të mos përdoret qumësht me norma më të larta se 100 mijë. Siç e parashikon edhe legjislacioni.

Specialistja e pranon faktin që fshatarët i hedhin urinën e kafshës qumështit, pasi densiteti i saj me atë të qumështit është i njëjtë. Në rastet kur kryhet analiza e densitetit, rezulton brenda normës. Shtimi i qumështit me urinë është gjithashtu i rrezikshëm për konsumatorin pasi ajo përmban në të sëmundje që mund të transmetohen nga konsumimi i qumështit tek njeriu. Më të rrezikuarit janë fëmijët, të sëmurët, sidomos atyre që i rekomandohet që të pinë qumësht dhe mosha e tretë.

Bisedë me disa nga tregtarët e qumështit të “freskët”

Fiksi-Me sa e ke bidonin?
Shitësi-1 mijë lekë.
Fiksi-Të mos kem merak unë, se kam kalamaj.
Shitësi-Më vjen keq, ne e kemi me klientelë.
Fiksi-Më jep një ti, edhe të marr edhe një atje, të provoj kush më pëlqen. Një bidon njëherë. E di ça kam merak? Bidonat, nga i merrni?
Shitësi-Ne bidonat faktikisht, e do troç? Ne i kemi me klientelë. I jap unë bidonin, më jep bidonin. I kanë me shenjat e veta.
Fiksi-Nuk e përzien me gjë? Thonë që i hedhin edhe urinë lope.
Shitësi-Dëgjo mua tashti. Atë e hedhin…
Fiksi-Që mos të prishet?
Shitësi- Që mos të prishet. E çon në baxho ai ( qumështin) për djathë, ai i vë gradë. Ngre gradacionin.
Fiksi-Urina e lopës e?
Shitësi-Po. Po ti mos e vrit mendjen për mua. Do më kërkosh ti mua, jo unë ty.
Fiksi-Po ai aty? Ma jep dhe ti një bidon. Do t’i provoj, kush më pëlqen do vij të marr.
Fiksi-Një herë në dy ditë vini ju?
Shitësi-Po një ditë po, një ditë jo.
Fiksi-Me sa e ke bidonin e qumështit?
Shitësja-Një mijë lekë zemra. Qumështin e ke special, në radhë të parë i pastër, i kulluar.
Fiksi-Po këto bidonat nga i merrni se te qesja po shoh që qenkan…
Shitësja-Po qesja është vënë në tokë me zemër. Merre pa merak. Hajde më thuaj nesër a pasnesër.
Fiksi-Me sa e ke?
Shitësi-Me një mijë lekë.
Fiksi-Çdo ditë vjen këtu? Që të sjell bidonat e mi se kam shumë siklet.
Shitësi-Ma sill me shenjë.
Fiksi-Mirë, mirë, faleminderit.
Fiksi-Më jep dy bidona.
Shitësi-Merre, vëri shenjën edhe bjeri bidonat. Pasnesër. Një ditë po, një ditë jo.
Fiksi-Vetëm këtë bidonin ke?
Shitësi-Po.
Fiksi-Si kalove? Me sa e ke? E di ça kam merak, ti çdo ditë këtu del apo… si e ke?
Shitësi-Merre me shpirt, i çoj te shpija dhe marr ( bidona) të tjerë. Te shpija, se çoj qumësht te shpija.
Fiksi-E kuptoj.
Fiksi-O nëna me sa e ke bidonin?
Shitësja-Me një mijë lekë.
Fiksi-Ma jep një.
Shitësja-Pa merak fare, unë jam me myshteri ( klientelë). Ja shife bidonat që i kam.
Fiksi-Nga i merr këto bidonat që po marr unë tashti?
Shitësja-Mos ke merak. A kupton, ja shife si i kam bidonat. Bidona uji. /tch

Skandali/ Mikrobe dhe urinë në qumështin e fshatarëve Read More »

Plehrat e 5 bashkive në një vend, ky vend do kthehet në landfill

Jugu i vendit pritet të ketë një landfill të dytë të madh pas atij në Bajkaj, që përfshin menaxhimin e mbetjeve për Sarandën, Delvinën, Finiqin, Himarën dhe Konispolin.

Bashkia e Vlorës e ndihmuar nga banka gjermane KfW dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që do të jenë investitorë, ka përzgjedhur që zona ku do të ndërtohet landfilli i dytë më i madh është ajo në fshatin Sherishtë në Kaninë.

Në raportin ku jepen detaje për këtë projekt sqarohet se aktualisht, në zonën e Vlorës, ekzistojnë vende të grumbullimit të mbetjeve në Vlorë dhe Orikum.

“Këto vend-depozitime do të mbyllen dhe do të rehabilitohen në kuadër të ndërtimit të këtij landfilli të ri. Bazuar në studimin e fizibilitetit të kryer për këtë projekt është zgjedhur si zona më e përshtatshme për zhvillimin e tij, zona në lindje të qytetit të Vlorës, në afërsi të fshatit Sherishtë njësia administrative Kaninë. Landfilli përfshin disa facilitete si për trajtimin e mbetjeve (ndarjen e tyre, zonë kompostimi facilitate të ripërdorimit të materialeve) të cilat do të merren në konsideratë gjatë hartimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Për një menaxhim sa më të mirë të kullimit në landfill, ky i fundit do të mbushet me tre faza. Landfilli është projektuar për një periudhë prej 20 vjetësh”, thuhet në dokumentet e projektit.

I njëjti nënvizon se parashikohet që të zbatohet edhe një projekt pilot lidhur me grumbullimin e ndarë të mbetjeve dhe ngritjen e një fabrike të lidhur me këtë proces me një kapacitet 4200 tonë në vit.

“Gjatë një operacioni pilot do të përdoret ndarja me kthim nga ngarkuesi. Procesi nuk është i mbyllur dhe mundësitë e kontrollit të shkarkimit janë të kufizuara. Për më tepër, nëse përmbajtja e mbeturinave të gjelbra në materialin e inputit të impiantit të ndarjes është e ulët në krahasim me përmbajtjen e mbeturinave organike shtëpiake, atëherë në fabrikën e ndarjes do të shfaqen probleme serioze të aromave dhe kafshëve”, thuhet në raport.

Ai bën një analizë të alternativave të mundshme të trajtimit të këtij projekti.

Trualli në të cilën mendohet që të ndërtohet landfilli i përket aktualisht 40 familjeve, por është dhënë me qira në tre prej tyre, që kanë aktivitet në sektorin e blegtorisë./Monitor/

Plehrat e 5 bashkive në një vend, ky vend do kthehet në landfill Read More »

Skandali/ Viça të pavaksinuar hyjnë në doganën shqiptare me certifikatë false

Fiks Fare zbulon rrugën se si hyjnë në vendin tonë mish i pakontrolluar, por me matrikullim të rremë. Fiks fare tregon mënyrën sesi viçat kontrabandë e të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia në Shqipëri. Këto viça futen në pikat e kalimit kufitar me dokumente false. Bëhet fjalë për një skandal në tregun e bagëtive. Tashmë viçat kontrabandë kalojnë me furgona dhe hyjnë kryesisht nga Prespa dhe shiten në Shqipëri si mish BIO.

Këto fakte u zbuluan në Fiks fare. Gazetarët e ” Fiks fare” udhëtuan për në Tetovë të Maqedonisë, ku kërkuan të gjenin formën se si tregtarët maqedonas të lidhur me shqiptarë, sillnin në vendin tonë kafshë të pakontrolluara.

Gjatë bisedës me dy tregtarët që drejtonin punën në tregun e gjësë të gjallë në Tetovë, mësuam sesi përgatiten dokumentet dhe matrikulat false për viçat që hyjnë nga Maqedonia të pavaksinuar.

Sipas njërit prej pronarëve të këtij tregu “Për futjen e bagëtive në mënyrë jo ligjore, kontrabandistët kanë zgjedhur t’i kalojnë nga Struga, dhe Prespa me furgona, pak nga pak.”

Ndërkohë që të siguron për dokumentet e çdo bagëtie që do marrësh rregullimin e tyre sipas procedurave që kërkohen dhe e gjitha kjo kundrejt pagesës prej 15 euro për çdo krekë bagëti.

“Unë kam 16 vite që merrem me këtë punë dhe punoj me Shqipërinë. Nëse e vendos të punosh me mua , çdo dokument i mbyll unë” , i drejtohet ai gazetarit të Fiks Fare.

Mënyra ishte e thjeshtë, në treg blihen viça të pa matrikulluar dhe tregtari maqedonas i matrikullon, i pajis me certifikatë nga veterineri dhe me anë të mashtrimit plotëson edhe dokumentet për doganë. “Me të gjitha këto s’ka kush të ndalon ty”, shprehet tregtari maqedonas gazetarit të Fiksit. “Çdo gjë hyn në sistem” vazhdon ai.

Gazetarët i kanë kërkuar tregtarit maqedonas që të kalojnë të paktën 20 viça, ku pesë prej tyre ishin të pamatrikulluar ,dhe pa raportin e veterinerit.

“Të thashë një herë për atë mos u mërzit, i bëj unë të gjitha punët. Unë të thashë çdo gjë që hyn tek unë edhe jo legale, del legale këtë ta dish dhe jam i vetmi në Maqedoni që e ushtroj këtë aktivitet me Shqipërinë.”, tregon tregtari i bagëtive në Tetovë, duke shtuar se ka marrëdhënie të tilla tregtie me të gjithë tregtarët shqiptarë të mishit./Top Channel

Skandali/ Viça të pavaksinuar hyjnë në doganën shqiptare me certifikatë false Read More »

“Mos t’ja shohim surratin asnjë politikani”, qytetarët pas ndërprejes së transmetimeve analoge: Do i heqim lekët nga buka!

Ditën e sotme në kuadër të dixhitalizimit, janë ndërprerë zyrtarisht transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës dhe kjo situatë i ka kapur qytetarët të papërgatitur. Mjaft qytetarë janë shprehur se kjo situatë i ka gjetur të painformuar.

“Mos të ja shohim surratin asnjë politikani, qoftë majtas qoftë djathtas. Dua të shoh një film nuk dua t’ia shoh surratin atyre.  Hajdutët ku do i marrin lekët ata. Do i heqim lekët nga blerja e bukës. Do e marr për nipërit dhe mbesat”, janë shprehur qytetatët.

Ishte AMA ajo që njoftoi para pak ditësh fikjen e transmetimeve analoge më 10 shtator, ndërsa qytetarët janë ende të surpizuar nga lajmi. Tashmë shumë qytetarë apo familjarë për të ndjekur kanalet televizive në frekuencat dixhitale duhet të pajisen me dekoder, nëse kanë televizor të vjetër.

“Mos t’ja shohim surratin asnjë politikani”, qytetarët pas ndërprejes së transmetimeve analoge: Do i heqim lekët nga buka! Read More »

Bllokohen disa restorante nga AKU në të gjithë vendin, Mish i pasigurtë në dasma

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të shtatorit ka kryer disa inspektime për sigurinë ushqimorë.

Inspektoret ne Kukës gjatë kontrollit në doganën e Morinit ndaluan miell serb për kafshët për shkak të përmbatjes së lartë të aflatoksinës.

Ndërsa janë mbyllur disa lokale dasmash në Dibër, Përmet dhe Fushë-Krujë. Bllokimi ka ndodhur për shkak se mishi që përdoret në këto restorante dasmash është pa origjinë të sigurt.

Ndër të tjera në këto lokale është vënë re që kushte higjeno-sanitare janë jashtë standardit të kërkuar ku myku dhe lagështira janë të pranishme në ambientet e gatimit. Ndaj subjekteve abuzuese është marë mas administrative gjobë deri në mbyllje të aktivitet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 131 kg mish të pa certifikuar në një lokla dasmash në Fushë-Krujë. Ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë prej 600.000 lekësh të reja. Ndërkohë ajo që duhe t’i kujtojmë AKU-së para se të kryej inpektime në lokalet e dasmave, i kujtojmë që në tregjet e kafshëve, gjëja e gjallë vazhdon të shitet pa numër matrikulli dhe certifikatë veterinare.Top Channel

Bllokohen disa restorante nga AKU në të gjithë vendin, Mish i pasigurtë në dasma Read More »

VIDEO/ “Doni dru ju?” Mësuesja “shtron dorën” te nxënësit e klasës së parë

Emisioni investigativ Stop në Tv Klan ka shfaqur një video, ku mësuesja Miranda Bodini godet fizikisht një nxënës të klasës së parë në shkollën “Shën Vasil” në Sarandë.

“Doni dru ju? Ju jap unë dru sa të doni” – thotë mësuesja që godet nxënësit e mitur. (Video në minutën 8.30).

VIDEO/ “Doni dru ju?” Mësuesja “shtron dorën” te nxënësit e klasës së parë Read More »

Drama e 34-vjeçarit: Jeta ime është ferr, jam shkatërruar, më shpëtoni! (Video)

Gjithçka nisi 9 vjet më parë, me injektimin e dozë së parës që e rrëmbeu në vorbullën e zezë dhe e futi në një rrugë pa krye. Sot, ai është  34 vjeç e po lufton fort për të ardhmen me shpresën se do të kthehet sërish në jetën e mëparshme. Mund ta gjesh çdo ditë në qendrën Aksion Plus në kryeqytet pranë së cilës po merr trajtim të rregullt me metadon prej 3 muajsh. Sapo merr medikamentin “shpëtimtar”,  i riu fillon të rrëfejë kalvarin e gjatë të vuajtjeve, luftën për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të dalë përfundimisht nga bota e drogës.

Sa vjeç je dhe kur e ke filluar drogën?
Jam 34 vjeç dhe kam filluar konsumimin e lëndëve narkotike që 17 vjeç. Si fillim ka filluar hashashin, në 2009-ën kam filluar heroinën.

Ku e gjen heroinën, në cila zona të kryeqytetit?
E blej heroinën. Ka gjithandej. Një dozë është 10 mijë lekë. Një gram është 30 mijë lekë. E gjejmë, e kërkojmë kudo të jetë. Po ka.

Po paratë për ta blerë ku i gjen?
Po duke i lypur shokut. Këtu kam gënjyer njerëzit e njohur.

Gjatë kësaj kohe që je përdorues droge ke pasur probleme me drejtësinë?
Po kam pasur, kam qenë i dënuar. Kam përfunduar 3 herë në burg. Njëherë për dorezë dhe 2 herë për vjedhje.

Çfarë të shtyu?
Droga, duke konsumuar ilaçe, i pavetëdijshëm.

Për të riun, bashkëjetesa me drogën është ferri vetë, përpos faktit që duhet të luftojë i vetëm për jetën e tij. Prindërit e 34-vjeçarit kanë ndërruar jetë, ndërkohë që tregon se i ka shkëputur marrëdhëniet me motrën, vëllain e gjithë të afërmit e tjerë. Shoqëria e tij e vetme janë përdoruesit e heroinës.

“Ferr. Ngrihem në mëngjes, hap sytë s’kam njeri. Direkt mendja ku do më shkojë. Tek droga. Skam njeri, vetëm muret e shtëpisë. I vetëm. Pa drita, pa bukë, pa njerëz. Në 2011 më arrestojnë me një dorezë hekuri, në atë kohë më vdes mamaja, unë isha në burg. Nuk arrita ta varrosja, as ta shihja. Kur më vdiq mamaja atë kisha. Unë aty kalova në depresion. Mendova se jeta ime ishte vetëm kaq. E vetmja mënyrë ishte heroina që të harroja çdo gjë. Tani jetoj vetëm, nuk kam asnjë.

A ke motër ose vëlla?
Kam edhe motër edhe vëlla. Janë të martuar, nuk jam ngatërruar me ta. Nuk komunikoj. Nuk kam asnjë lloj ndihme. Unë jam shkatërruar, jam ndarë nga njerëzit e mi. Nuk ka faj asnjë.

A ke punuar më parë?
Kam punuar motorrist, kur ka qenë pa patentë dhe ka qenë më ndryshe, nuk pija heroinë. Nuk pija se e mbushja ditën, ikja punoja 12 orë. Ikja në mëngjes dhe vija në darkë dhe u largova. Kur u bë kjo e patentave, u detyrova, se unë skam ndihmë, skam përkrahje. Dhe u ktheva se tek lagjja ime pothuajse të gjithë e pinë”.

Ai dëshiron të jetojë si më parë, të ketë një familje dhe të punojë sërish, duke e lënë pas të shkuarën e hidhur. Duke kërkuar nga shteti një trajtim të specializuar mjekësor dhe një rehabilitim total, 34-vjeçari iu bën thirrje të rinjve që të mos bien pre e drogës pasi pasojat mund të jenë fatale.

“Nuk më mjafton vetëm trajtimi i metadonit. Më duhet një shtrim, një trajtim mjekësor. Nëse del dikush e të më ndihmojë. Unë shtrohem. Kush është i mundur të më ndihmojë, do bënte mirë. Ju lutem ju bëj thirrje brenda mundësive, në radhë të parë shtetit e secilit individ, ju lutem më ndihmoni të largohem nga droga e të bëj jetë normale si gjithë të tjerët. Kam gabuar, e di por çdo njeri mund të gabojë. Kjo nuk është jeta, këtu vdes. Isha pjesë e kësaj por ju lutem kushdo me qenë të më japë një dorë të kthehem në jetë. Shpëtoni një jetë njeriu se si puna ime janë shumë të tjerë. I bëj thirrje gjithë të rinjve, ju lutem mos bini viktimë e drogës , se do humbni prindërit, do humbni familjen dhe do katandiseni si unë dhe si shumë të tjerë nga droga”.

Aktualisht rreth 550 persona të varur nga heroina trokasin për të kërkuar ndihmë në dyert e organizatës jofitimprurëse, “Aksion plus” në kryeqytet, por dhe në degët e saj nëpër rrethe. Shifrat zbardhen për Neës 24 nga drejtori i kësaj qendre, Genci Muçollari. Ky i fundit thekson se kostot për çdo pacient shkojnë rreth 1 euro në ditë, përfshirë ilaçin metadon dhe seancat këshillimore.

“Në Tiranë bëhen rreth 200 persona, 182 persona, ndërsa bashkë me rrethet shkon numri 550. Po këtu të kemi parasysh që janë dhe ata që janë në burgje ose që kapen në komisariatet e policive dhe numri po vjen gjithnjë në rritje. Statistikat flasin për një numër nga 40 mijë deri në 50 mijë të të gjitha llojeve të drogave që mund të kenë përdorur edhe një herë por 6 mijë-7 mijë prej tyre janë persona që janë problematikë. Ndodh sepse këtu ka fluks drogash që qarkullojnë, që trafikohen etj etj.

“Kostoja është vërtetë e ulët dhe shtetit duhet të investojë dmth është një kosto shumë fitimprurëse. Nëse ti investon 1 euro për një person të tillë ti mund të fitosh nga 10 deri në 15 euro”, thotë Muçollari.

Muçollari bën thirrje për më shumë ndihmë financiare nga shteti për këta përdorues, të cilët nëse nuk marrin dozën e metadonit, rrezikojnë që t’i kthehen sërish rrugës së drogës.

“Në kushtet e shtetit tonë ku nuk ka investime të fuqishme në këtë fushë edhe një qendër që ishte është e mbyllur, metadoni është vetëm një hallkë e njuë zinxhiri të gjatë shërbimesh. Kështu që në mungesë të këtij sistemi shërbimesh shumë prej klientëve shkojnë nëpër vende fqinje. Kemi pasur dy raste në qendrën tonë që në mungesë të metadonit, pasojat kanë qenë të dëmshme, një rast preu damarët e duarve, ndihej keq. Shpresoj që të gjendet zgjedhje si të sigurohet metadoni sepse me fonde e projekte të huaja nuk mund të zgjasë shumë.

 

Drama e 34-vjeçarit: Jeta ime është ferr, jam shkatërruar, më shpëtoni! (Video) Read More »

VIDEO/ Skandali, makarona të skaduara greke për fëmijët e çerdheve

Kamera e fshehtë e emisionit ‘Stop’ nisi sezonin e ri duke shfaqur sesi tregtohen në mënyrë ilegale produkte të skaduara në një magazinë në Strumë të Roskovecit.

Flori quhet personi që e zhvillon këtë aktivitet, i cili thotë se produktet merren me TVSH nga Greqia dhe se janë të skaduara, çka për të nuk përbën problem.

Prindërit e Florit, të përfshirë në këtë ‘biznes’, thanë se tregtojnë edhe miell, apo sheqer për llokume.

Ndërkohë që këto produkte ushqimore kanë skaduar që në Janar të vitit 2018, apo në Tetor të vitit 2017, shiten edhe për çerdhe.

Takimi me Florin

Flori – Unë po synoj për vete, siç të thashë. Nuk janë, nuk kanë lagështirë… është ndryshe. Këto janë të pahapura, thjesht se iu ka kaluar data. Ato janë greke, se po të ishin shqiptare do i rrasnim datën tjetër.

Klienti – Ato prodhim shqiptar për Shqipërinë futeshin. E kupton? Për supermarketet shqiptare.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishin për… e kam fjalën ai rri në Greqi… pronari. Se po të rrinte këtu ai, e kishte ndërruar datën e skadencës. Se kishte bërë dhe ndonjë dallavere.

Klienti – Po, se më tha babi jot, kur isha atje. Tha që këto janë për ripaketim, më tha mua.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishte shqiptar ai e bën… po të rrinte në Shqipëri…

Klienti – Nga greku i sjell?

Flori – Po, pra!

Takimi me të ëmën e Florit

Klienti – Si je? Mirë? Shtëpia e Haxhiut është apo jo? Në mos gaboj, kam folur deri tani me çunin. Çuni juaj ma ka treguar rrugën në telefon, ngaqë s’po e gjeja dot dhe nuk ishte vetë. Kam ardhur të marr ca ushqime.

Tani e kemi lënë me çunin për makarona, po ai më tha mund të shikosh edhe gjë tjetër, ça të duhet.

E ëma e Florit – Ça për shembull?

Klienti – Unë i dua për çerdhe.

E ëma e Florit – Për çerdhe do shikosh një herë te makina.

Klienti – Ça ka aty te makina?

E ëma e Florit – Ja këto ka, po ta shikosh, këto ka.

Klienti – Këto janë të skaduara, apo jo?

E ëma e Florit – Eeeee, po t’i shikosh një çikë datën, se kanë nga 2 muaj, 3 muaj.

Klienti – Nga 2 muaj, nga 3 muaj që kanë ashtu… Këto nuk janë prodhim shqiptar?

E ëma e Florit – Ku di unë? Këto vijnë nga jashtë më duket.

Klienti – Orizi me sa e ka kilogramin?

E ëma e Florit – Me 6 (60 lekë)

Klienti – Makaronat me…?

E ëma e Florit – Me sa e ke lënë me djalin?

Klienti – Me 4 (40 lekë).

Blerja e produkteve të skaduara

Klienti – Tani unë dua të di dy gjëra.

I ati i Florit – Po!

Klienti – Këto nga vijnë?

I ati i Florit – Këto vijnë nga greku.

Klienti – Nga greku?

I ati i Florit – Janë futur nga Jorgocati, o mik. Këto janë marrë me TVSH.

Klienti – Me TVSH?

I ati i Florit –Po!

Klienti – Të sakta?

I ati i Florit – Jo të sakta jo, se ka kaluar një çikë skadenca.

Klienti – E pashë nga 2 muaj, 3 muaj…

I ati i Florit – Jam për pazar nesër.

Klienti – Nxjerr në pazar ëëë…

I ati i Florit – Po re, si jo? Marrin për të ngrënë. Ka dhe nga këto gjysëm kilëshe, ka nga kjo, ça është kjo, Mediterrano, Pasta Di Salmone, Di Granda Duro. Do si kto?

Klienti – E njëjta firmë është.

I ati i Florit – Do si këto? Po duhen gjetur dhe kodet. Mund të ketë edhe lloje të tjera, se kto janë ato gjysmë kilëshet.

Klienti – Kjo thotë pesha neto 340 gramë, data e skadimit Janar 2018, 100 % nga grurë i fortë.

I ati i Florit – Kurse kto janë Tetor i 2017-ës.

Klienti – Tetor 2017 thotë?

I ati i Florit – Po s’ka gjë dhe ajo… makarona o burrë.

Klienti – Nejse, mua do m’i bësh nga të gjitha llojet: 10 kg, 10, 10 edhe orizin!

I ati i Florit – 1 , 2 , 3 , 4 , 5 , 9 edhe 3 = dymbëdhjetë 14, 16, 18, 20.

Klienti – I hedhim në kandar ne më mirë?

I ati i Florit – I do nga 10 kile të tëra ti?

Klienti – Nga 10 të tëra m’i bëj mua! Po këtë e marrin supermarketet, apo e merrni direkt ju?

I ati i Florit – Edhe njëherë: këto kanë qenë në supermarkete. Po meqënëse ka kaluar ajo (data e skandencës)…

Klienti – Janë mbledhur.

I ati i Florit –Edhe i mbledhin prapë, ripaketohen. Kjo është ajo ‘latino’, prandaj them.

Klienti – Po hajt mo, bëj dhe 4 nga kjo! Kjo sa është? Gjysmë kilëshe?

I ati i Florit – 480 gramshe. Merri dhe këto 4.

Klienti – Po këta thasët, ça kanë këta thasët?

I ati i Florit – Ata janë thasë bosh. Aty ka sheqer të imët për llokume, për ëmbëlsira dhe sheqeri ka rënë. 17 kile 1200 (lekë).

E ëma e Florit – U rregulluat?

Klienti – U rregullua.

Klienti – Po kishe të 2017-ës, që kanë skaduar në 2017, kishte Janar, edhe Prill disa.

E ëma e Florit – Merrje të Prillit.

Klienti – Po pra, po! Të Prillit morëm, gjetëm ca të Prillit.

E ëma e Florit – E ato merr se s’i dihet. Ato s’kanë gjë, po merri tamam se fëmijë të vegjël.

I ati i Florit – Tashi…

Klienti – Urdhëro!

I ati i Florit – Unë të thashë 21 500. (llogaritje)

Klienti –  1 , 2 , 3 , 4 , 5, 25 mijë lekë.

I ati i Florit – Më jep 350 lekë këtu se s’kam asnjë lekë!

E ëma e Florit – Shiko! Atë 5 mijëshen, jepja 2 makarona ti, jepi 4 mijë lekë!

I ati i Florit – Ashtu 2 edhe 1, 3. Ça të jap 2 makarona?

Klienti – Ça të duash ti!

I ati i Florit – Merr dy pako, një kshu, një kshu, hidhi brenda. Ti ku e ke si dyqan?

Klienti – Unë s’i kam për dyqan, i kam për çerdhe. I kam për çerdhe unë, them.

I ati i Florit – E mirë, s’ka problem. Ajo ulet cilësia, pse deri dje nuk ishin në supermarket ato?! Ça kanë?! Asnjë gjë.

Por si e zbuloi emisioni ‘Stop’ shitjen e këtyre produkteve të skaduara? Flori ka nxjerrë një lajmërim në një faqe, ku shkruante: ‘Makarona të skaduara, janë shumë të pastra dhe të paketuara me pako kartoni, thjesht u ka kaluar afati. Për më shumë info telefononi ne 06XXXXXX61’.

Moderatorët e emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj bënë apel për reagimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në mënyrë që të na ofrojnë siguri ushqimore./tvklan.al

VIDEO/ Skandali, makarona të skaduara greke për fëmijët e çerdheve Read More »